Ndryshime në qeveri/ Ikën Gent Cakaj, Rama kthen Niko Peleshin

hgfhgfjg-1024x457.jpg

Fundi i vitit 2020 duket se po korrespondon dhe me fundin e disa ministrave të qeverisë në pushtet. Kryeministri Edi Rama e shiti largimin e Cakajt si një zëvendësim të kryer prej tij, por në reagimin e vetë ministrit kuptohet se bëhet fjalë për një dorëheqje të parevokueshme.
Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.
Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama.
Cakaj nga ana tjetër shpreh mirënjohjen për besimin që iu dha, por nuk tregon shkaqet e vërteta që e bënë të jepte dorëheqjen e parevokushme dhe siç e thotë edhe ai, duke mbyllur kështu kapitullin në shërbim të diplomacisë shqiptare, por jo vetëm. Cakaj tregon se nuk do të garojë as si deputet në zgjedhjet e ardhshme.
“Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar“, shprehet Cakaj.

Vendin e tij do e zë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila në pozicionin që ka aktualisht do të zëvendësohet prej ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshit.
Kujtojmë se pas protestave për vrasjen Klodian Rashës, kryeministri Edi Rama largoi nga qeveria edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj duke emëruar në vend të tij, Bledi Çuçin. Ndërsa postin e Ministrit të Bujqësisë, që e mbante Çuçi e zuri Milva Ekonomi.

Lapsi.al
 

Attachments

  • hgfhgfjg-1024x457.jpg
    hgfhgfjg-1024x457.jpg
    38.9 KB · Shikime: 0
  • hgfhgfjg-1024x457.jpg
    hgfhgfjg-1024x457.jpg
    38.9 KB · Shikime: 0
Friken e kam qe ket pacov naj servojn tani ne zgjedhjet ne Kosove, ky si biri i Baton Stanishit, ka mundesi te kyqet ne PDK.
 
Ce nuk ndjenje deri ne 31 qe ta merrje rrogn e plote o Gent i ministrise.. :p LOL
 
Cakaj/Rama si ministra te jashtem fajesohen direkt per ceshtjen e detit me greqine si dhe mbylljen e dyerve Shqiperise nga BE. Normal qe kjo metoda e doreheqjes eshte mundesi e arte per ti ricikluar serish ne qeveri.
 
Do behet naj proteste nga fejsbuki per detin apo do kendojme kenge labce per shqiptarine o marla.... :p
 
I ra goja Genc Sejkos po aha sja var njeri e kane mendjen ke bakllavaja lool
Genci asht sabotator, dunjet te na e ngreje rama atthedashurinje.. lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top