Ndodh edhe kjo, hapet kisha e parë për ateistët

Aren

Anëtar i Respektuar
kisHa-300x209.jpg

Aktori komik Sanderson Jones dhe producentja e radios Pippa Evans, vendosën të themelojnë një kishë për… ateistët. Kisha e themeluar në Eslington të Londrës, është e para në llojin e vet, për të gjithë ata që nuk besojnë tek Zoti.

Liturgjia e kishës do të mbahet të dielën e parë të çdo muaji. Themelimi i saj erdhi si rezultat i një sondazhi, sipas të cilit një në tre banorë është i pafe.

“Menduam se nuk do ishte mirë që të mos merrnin të gjithë pjesë në ceremoni të ndryshme që bashkojnë komunitetin, vetëm pse janë të ndryshëm sa i përket besimit fetar”, deklaroi Jones.
Në këtë kishë do të zhvillohen të gjitha ceremonitë, si martesa po funerale, por në versionin ateist.
Gjithashtu, rolin e priftit do ta mbajnë persona të ndryshëm, të cilët çdo herë do të flasin për tema të ndryshme. Gjithashtu, nuk do të mungojnë as veglat muzikore apo artistët. /alb-observer.com/
 
Pe: Ndodh edhe kjo, hapet kisha e parë për ateistët

Po fol mi... qeka komik LOL

gjithsesi mendoj se eshte budallik..
leket qe kan harxhuar per kishen mund ti kishin perdor per gjera me vlere.
 
Titulli: Ndodh edhe kjo, hapet kisha e parë për ateistët

Secilen here deshmojne edhe vet se nuk ekziston ateizmi.
 
Pe: Ndodh edhe kjo, hapet kisha e parë për ateistët

Po ti kishin vene ndonje emer tjeter te pakten, jo kishe...se sikur s'shkon ateizmi me kishen :S
 
Titulli: Pe: Ndodh edhe kjo, hapet kisha e parë për ateistët

Po ti kishin vene ndonje emer tjeter te pakten, jo kishe...se sikur s'shkon ateizmi me kishen :S

Pikerisht mbledhje komuniteti
Sepse keto ne fakt cf bejne qetesohen kalojne disa ore duke qeshur, ''keshilla'' nje kishe pa prif e pa meshe
Keto te 2 jane komik..dhe lexova qe ky burri ish veshur edhe si pastor :p
 
Titulli: Pe: Ndodh edhe kjo, hapet kisha e parë për ateistët

Po ti kishin vene ndonje emer tjeter te pakten, jo kishe...se sikur s'shkon ateizmi me kishen :S
Besoj qe e kane perkthyher gabim, ose jane shprehur vete gabim.
Sepse kisha eshte vendi/shtepia besimit, nderkohe qe ata nuk besojne ne ekzistence te Zotit, por ne mungesen e tij.
Eshte nje soj si vendet e lutjes/mbledhjes te sekteve te ndryshme, qe po ashtu nuk quhen "kisha">
 
Titulli: Ndodh edhe kjo, hapet kisha e parë për ateistët

Ateistet me kishe ?:lol: Cfare nuk lexon edhe degjon ne kete dite sot :studim:
 
Titulli: Ndodh edhe kjo, hapet kisha e parë për ateistët

Ky rasti me kujtoj nje rast tjeter qe ka ndodh me nje maqedon qe thoshte se eshte ateist, vet ka tregu, se gjate nje udhetimi ne Greqi me veture, humb kontrollin ne timon dhe gjate asaj kohe te shkurter asgje nuk i shkon nder mend, vec Pomogni mi Gospode( O Zot me ndihmo), qe deshmon se ai me goje thot se sbeson por vet zemra, shpirti i njeriut e din se ekziston...edhe keta ndoshta vec tallen....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top