Ndjekja e një të kërkuari përfundon me 5 të plagosur

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Ka përfunduar me aksident dhe 5 persona të plagosur, një aksion i Policisë së Elbasanit në ndjekje të një personi të shpallur në kërkim prej 2018 për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ardilent Shehu u vu në ndjekje që nga qyteti i Korçës, por arriti t’i shpëtonte tre postblloqeve edhe pse policia qëlloi në ajër për ta paralajmëruar.

Mjeti tip “Volkswagen Passat” me targa greke u ndalua në një pikë kontrolli të përforcuar në Librazhd.

Pasi mori përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë dhe çau postbllokun e policisë, 27-vjeçari u përplas me dy makina të tjera, ku si pasojë mbetën të lënduar çifti Diana e Durim Plaka, punonjësi i policisë Eugen Abdurrazaku, Albert Cani dhe Adriana Mukja.

Ishte ky momenti kur forcat e policisë bën të mundur arrestimin e Ardilent Shehu, makina e së cilit përfundoi me rrota në ajër.

Shehu u tha efektivëve të policisë se nuk kishte ndaluar pasi që nga Devolli po e ndiqte një fuoristradë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Tv Klan


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top