Ndëshkoni arrogancën e Sali Berishës!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ndëshkoni arrogancën e Sali Berishës!

Nga “TemA”
Rreth 2 milionë shqiptarë do t’u drejtohen të dielën kutive të votimit, pas një fushate elektorale arrogante dhe të trukuar nga një regjim mediatik, që mund të konsiderohet si një nga regreset e mëdha të këtij katërvjeçari. Në këto kushte, qindra e mijëra qytetarë shqiptarë nuk arritën dot të mësojnë diçka konkrete rreth dështimeve apo sukseseve të këtyre katër viteve, dhe aq më pak rreth një projekti serioz për katër vitet e ardhshme.
Kjo thirrje nuk është për votuesit e majtë, pasi ata i kanë alternativat e tyre për të votuar.
Kjo thirrje është një qëndrim i një gazete, e cila ka mbështetur tradicionalisht në çdo zgjedhje të djathtën shqiptare.
Fakti që ne sot jemi ende të bllokuar me policë, fakti që kryeministri i këtij vendi ka angazhuar gjithë administratën shqiptare kundër nesh, vetëm pse guxuam të flasim për përfshirjen e djalit të tij në lobimin e kontratës tragjike të Gërdecit, vetëm pse guxuam të nxjerrim në dritë të diellit historinë e sekserit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, vetëm pse publikuam faturat prej tridhjetë milionë eurosh të vajzës së tij për biznesmenë që kërkonin firmën e babait të saj, ne kemi sot një redaksi të rrethuar me policë.
Qëndrimi i Sali Berishës ndaj gazetës “TemA” dhe gazetarëve të saj është testi real që dëshmon shkallën e mirënjohjes që ka Sali Berisha ndaj njerëzve që e kanë ndihmuar dhe i kanë qëndruar pranë në ditë të vështira.
Qëndrimi i Sali Berishës ndaj gazetës “TemA” është dëshmi e mungesës së moralit që ai ka në raport me medien, në varësi të qëndrimit servil apo dinjitoz me të. Sot, në paradhomat e Sali Berishës ka botues që kanë urdhëruar vrasjen e tij më 28 nëntor 2000, apo të tjerë që janë ortakë në biznese me Delijorgjin, apo serbë të Bosnjës, që kanë pushtuar Shqipërinë pas ardhjes së Sali Berishës në pushtet.
Qëndrimi ndaj gazetës “TemA” është testi që tregon shkallën e lirisë që ka në mendje Sali Berisha për medien shqiptare.
Qëndrimi i Sali Berishës ndaj gazetës “TemA” tregon dhe perspektivën e një jete anormale me Sali Berishën në këtë vend, pasi çdo betejë me të përkthehet në djegie makine, rrethim gazete, shkatërrim biznesi, fadroma në shtëpi, dhunë mbi të afërmit etj.
Qëndrimi i Sali Berishës ndaj gazetës “TemA” është në fund të fundit një dëshmi për shkretëtirën politike që Berisha kërkon të formojë në të djathtën shqiptare, duke mos lejuar askënd të ketë mendimin e tij kritik për të dhe familjen e tij. Në emër të gjithë këtyre arsyeve, stafi i gazetës “TemA” iu bën thirrje lexuesve besnikë të saj, që nuk e kanë lënë vetëm në ditët e vështira, të ndëshkojnë arrogancën e Sali Berishës dhe të votojnë për Polin e Lirisë.
E ritheksojmë se kjo thirrje nuk është për votuesit e majtë apo të lëkundur, por për ata votues dhe mbështetës së gazetës sonë që kanë votuar gjithmonë të djathtën shqiptare. Historia e të zhgënjyerve të së djathtës është më komplekse. E djathta i ka më konservatorë votuesit e vet, dhe ata janë sot në dilemë për t’i dhënë dhe një shans Sali Berishës apo për ta ndëshkuar atë. Shumë prej tyre janë ende të paqartë nga çfarë të motivohen në vendimin e tyre për të votuar.
Të motivohen nga spoti i Sali Berishës, që thotë kemi bërë 6 mijë km rrugë, dhe në fakt me letra të qeverisë së tij ka prokuruar vetëm 640 km rrugë, pra gati dhjetë herë më pak se sa thotë publikisht?
Të motivohen nga përurimi i tunelit, i cili u shemb të nesërmen e shiritit, për shkak të keqpërdorimit flagrant dhe rrezikimit të jetës së njerëzve vetëm për arsye elektorale?
Të motivohen nga fjalimi i Erdoganit që na premtoi në vend të Schengen-it evropian “Schengen-in e Perandorisë Osmane deri në Bosnjë”? Natyrisht, jo! Të gjitha këto janë gënjeshtra të verifikueshme dhe arroganca për të të imponuar gënjeshtrat në të tilla raste ndëshkohet me votë kundër.
Por ka një arsye më të madhe që ata duhet t’i demotivojë për të votuar Sali Berishën. ثshtë tradhtia që ai u bëri përfundimisht ish-pronarëve dhe të persekutuarve, duke u grabitur pronat nga Velipoja në Ksamil dhe duke fyer mundimet e tyre nëpër burgjet e regjimit komunist. Bregdeti shqiptar është i mbushur tashmë me licenca dhe koncesione që kompani të huaja nën lobimin e vajzës dhe djalit të tij janë bërë zot të asaj pasurie që ka pronarë shqiptarë, të cilët enden rrugëve me letra në duar. Të persekutuarit e regjimit komunist, që u keqpërdorën në një fushatë false për pastërtinë e figurave, shikojnë tani se si lista e deputetëve të Sali Berishës është e mbushur me bashkëpunëtorë të deklaruar të Sigurimit të Shtetit. Në këto kushte ata duhet të ndëshkojnë me votën e tyre njeriun që synon të jetë sërish kryeministër i Shqipërisë, Sali Berishën.
I dimë shumë mirë mijëra pyetje që do vijnë, përse duhet votuar Poli i Lirisë në vend të Sali Berishës, por kemi vetëm një përgjigje për të gjithë ata që kanë dilemë. Nëse e djathta ka shanse reale të rimarrë pushtetin, vota për Polin e Lirisë mund të zbresë në tokë Sali Berishën dhe të ridimensionojë Partinë Demokratike.
Edhe nëse kjo votë mund të bëjë që PD të humbasë zgjedhjet, sërish i kanë dhënë një shans PD të ndryshojë dhe të ridimensionohet për të formuar një parti me rregulla dhe garë të hapur. Nëse PD humb zgjedhjet, militantët dhe mbështetësit e saj nuk kanë humbur ndonjë gjë të madhe, se edhe kështu ata nuk e prekën dot pushtetin e saj për katër vite. Në vend të atyre që sakrifikuan, u shfaqën në karriget e pushtetit shokët e Argitës dhe Shkëlzenit, nipat e mbesat e Liri Berishës e deri te sekserët e Bosnjës dhe Serbisë. Mbështetësit e PD janë thuajse njësoj si katër vite më parë, me rrezikun se Berisha mund t’i gënjejë përsëri.
Duke votuar kundër regresit që mund të prodhojë për Shqipërinë Sali Berisha, çdo votues i së djathtës tradicionale i ka bërë nder vetes dhe Shqipërisë, pasi do të na ndajë nga një epokë e gjatë dhe e lodhshme e të jetuarit dhe plakurit me Sali Berishën.
Dhe në fund stafi i kësaj gazete ka një thirrje dhe për ata që sot votojnë për herë të parë dhe që kanë lindur në vitin 1990, kur brezi i gazetarëve të gazetës “TemA” ishin thuajse studentë që përmbysën komunizmin. Votuesit e rinj të 28 qershorit janë lindur dhe rritur për 19 vite me një lider para sysh, me Sali Berishën, njësoj si ne që u gjendem 20-vjeçarë në vitet ‘90 me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë në krye. ثshtë e drejta e tyre të përsërisin historinë dhe t’i japin një shans të ri jetës së tyre. Ata duhet ta nisin kontributin e tyre në shoqëri duke votuar kundër Sali Berishës, arrogancës së tij, edhe për arsyen e thjeshtë se nuk do t’u jetë kurrë mirënjohës, nëse ia japin atij votën.
Sot është dita që realisht Shqipëria të provojë se po ndryshon dhe prova e vetme është të ndëshkojë Sali Berishën.Gazeeta Tema
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top