Ndërron jetë ushtaraku i dytë në Letoni

MrCool

Old School.
Shiko fotografinë 1690872

Ka ndërruar jetë edhe ushtaraku i dytë, i plagosur paraditen e 6 majit në Letoni. Major Kolodian Tanushi, nuk ka arritur të mbijetojë pas plagëve të marra, pavarësisht kujdesit intensiv në një spital letonez.

Olta Xhaçka në Facebook:

Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se prindërve të majorit ua ka dhënë lajmin shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë Manushaqe Shehu.

/albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top