Ndarja e mandateve, PS: KQZ u bë si PD

Зngjεll

___________
Ndarja e mandateve, PS: KQZ u bë si PD
Nga: ADI SHKEMBI

Shpallja e rezultateve paraprake të zgjedhjeve të 28 qershorit nga zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, ka shkaktuar debate në mbledhjen e djeshme të këtij institucioni. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, tha se deklarata e zëdhënësit i ngjante një deklarate të Partisë Demokratike, teksa i kërkoi kryetarit Arben Ristani të distancohej nga ky prononcim publik. “Deklarata e zëdhënësit Olli është me prapavijë politike dhe nuk ishte për transparencë të procesit, por për të manipuluar opinionin. Zëdhënësi nuk ishte i autorizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deklarata e tij ngjante me deklaratat e Partisë Demokratike. Ju kërkoj zoti kryetar të distancoheni nga deklarata të tilla”, u shpreh Gjonçaj. Qëndrimi i tij u mbështet edhe nga anëtari socialist i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Lazaj, i cili theksoi se zëdhënësi i këtij institucioni nuk mund të shprehë opinionin e tij personal. Por kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se deklarimi publik i zëdhënësit Olli nuk kishte asgjë më shumë se sa konferencat e mëparshme ku ka informuar publikun mbi pjesëmarrjen në zgjedhje apo rezultatet paraprake. E reja e kësaj konference, sipas Ristanit, ishte kalkulimi i mandateve mbi shifrat që ishin bërë publike më parë. “Puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë transparente. Gjatë procesit të votimit janë dhënë shifra të pjesëmarrjes dhe më vonë janë dhënë rezultate, ne e kishim paralajmëruar që do nxjerrim rezultate paraprake. Në funksion të kësaj është edhe rezultati i djeshëm, i cili ka qenë paraprak. Dje është bërë pjesëtimi për mandatet. Shifrat kanë qenë, vetëm u bë pjesëtimi”, u shpreh Ristani.

Lezha e Fieri

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u mbyll përfundimisht procesi i votimit në qarkun e Lezhës, teksa u numërua dhe kutia e gjashtë e Fushë Kuqes. Kjo kuti rezultoi të kishte 171 vota të Partisë Socialiste dhe 135 për Partinë Demokratike. Në total koalicioni i kryesuar nga PD-ja mori në këto gjashtë kuti 1919 vota, ndaj 959 të koalicionit të drejtuar nga PS-ja. Por diferenca prej 960 votash nuk ishte e mjaftueshme për koalicionin e djathtë që të merrte mandatin e pestë në këtë qark. PD-së i duheshin minimalisht 2500 vota më shumë për të përfituar një mandat shtesë. Por në mbledhjen e cila filloi dje në mëngjes dhe pas një pushimi në drekë zgjati deri në orën 22:30 të mbrëmjes, u shty vendimi për numërimin e nëntë kutive të qarkut të Fierit. Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, tërhoqi propozimin për të miratuar mbrëmë kutitë e mbetura, të cilat mbajnë peng shpalljen e rezultateve në këtë qark, por edhe për t’i dhënë fund dilemës se kujt do t’i shkojë mandati i 140 i Kuvendit, Partisë Socialiste apo Partisë për Drejtësi dhe Integrim, pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike. Shkak i kësaj tërheqje ishte mungesa e dokumentacionit për anëtarët e komisionit. Numërimi i nëntë kutive të këtij qarku pritet të bëhet javën e ardhshme.

Institucionet

Qarku Lezhë
6 kutitë e Fushë Kuqes
Koalicioni “Aleanca e Ndryshimit”, PD 1919 vota
Koalicioni “Bashkimi për Ndryshim”, PS 959 vota
Diferenca mes dy koalicioneve 960
Diferenca që i duhej PD-së për të marrë një mandat shtesë 2500 vota

Në total
Koalicioni “Aleanca e Ndryshimit”, PD 40658 vota
Koalicioni “Bashkimi për Ndryshim”, PS 25671 vota
Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” LSI 4200
Koalicioni “Poli i Lirisë” 2500

Qarku Fier
Rezultati për 474 qendra nga 488
Koalicioni “Aleanca e Ndryshimit”, PD 69494 vota
Koalicioni “Bashkimi për Ndryshim”, PS 89361
Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” LSI 11065
Koalicioni “Poli i Lirisë” 2668
Diferenca që i duhet PS-së për të marrë një mandat shtesë 37 vota

3 kuti nuk u votua
2 kuti të pavlefshme
3 kuti Fieri
2 kuti Patosi
3 kuti Libofsha
1 kuti komuna Dushk

hapat e Ankimimeve

• اdo parti politike, dhe kandidati i propozuar nga zgjedhësit kanë të drejtë të ankohen në KQZ kundër vendimeve të KZAZ-së, që cenojnë interesat e tyre të ligjshëm, brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit.
• Për çdo kërkesë ankimore të regjistruar KQZ-ja cakton me short si relator njërin nga anëtarët e saj. Relatori bën verifikimin e ekzistencës së elementeve të formës. Rezultati i verifikimit relatohet në mbledhjen e KQZ-së jo më vonë se 24 orë nga çasti i regjistrimit të kërkesës ankimore.
• Seanca e shqyrtimit zhvillohet jo më parë se 24 orë dhe jo më vonë se 48 orë nga data e shpalljes së vendimit të pranimit.
• Ankimi në Kolegj për të gjitha vendimet që KQZ-ja merr në periudhën, e cila fillon 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme ose të përgjithshme deri në përfundim të shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, bëhet brenda 5 ditëve nga shpallja e tyre. Për vendimet që KQZ-ja merr jashtë kësaj periudhe, afati i ankimit në Kolegjin Zgjedhor është 30 ditë.
• Kolegji Zgjedhor njihet me kërkesëpadinë jo më vonë se 24 orë nga dërgimi i saj.
• Kolegji Zgjedhor gjykon dhe vendos për kërkesëpaditë brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesëpadisë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top