Ndarja e mandateve elektorale për 12 qarqet e vendit

WxP

Staf në FV.AL
Në zgjedhjet parlamentare që mbahen sot në Shqipëri, për herë të parë zbatohet sistemi zgjedhor proporcional rajonal, ku nga 12 qarqe të vendit do të zgjidhen 140 mandate deputetësh. Ndarja e 140 mandateve zgjedhore në 12 qarqe të vendit, të cilat përkojnë njëkohësisht me 12 zona zgjedhore, është bërë në bazë të një formule të thjeshtë, bazuar në përcaktimin që ka bërë Kodi Zgjedhor. Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që zhvillohen sot në Shqipëri janë regjistruar për të marrë pjesë 34 forca politike nga të cilat vetëm njëra konkurron e vetme, ndërsa të tjerat janë grupuar në 4 koalicione të mëdha. Më poshtë vijojnë të dhëna për numrin e mandateve që ka përfituar secili qark:



Tirana 32 mandate

Fieri 16 mandate

Elbasani 14 mandate

Durrësi 13 mandate

Vlora 12 mandate

Korça 12 mandate

Shkodra 11 mandate

Berati 8 mandate

Lezha 7 mandate

Dibra 6 mandate

Gjirokastra 5 mandate

Kukësi 4 mandate

TVSH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top