Nata e Vetmisë Sime të Dërmuar

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar


Nata e Vetmisë Sime të Dërmuar

Në dhomë
troket e plakur,
e rrudhur
vetmia.
Asnjë stinë s’guxon të hyjë aty,
asnjë stinë…..
krevatet janë të verbëra pa vështrim,
me një gojë të shqyer, të uritur.
Asgjë s’është në vendin e vet
E përsëri ky gjymtim i pështirë
i rregullit.

...
Bluzë, fanella, brekë, këpucë
Janë flakur si mendimet e mija.
Ndërsa mbi to,
pluhuri
pushon i qetë dhe përshëndet
merimangat.

Dhe sonte po vdes nata ime,
nata e vetmisë sime
të dërmuar.

26 prill 1976


Monolog

Linda i bardhë....
Padyshim me instikte linda...
Dhe më rritën,
dhe më mësuan
dashurinë për çdo gjë
lirinë për të gjithë....
Por
Kurrë nuk më mësuan
Politikë....
Dhe tani
Unë jam i lirë
Pa liri
Rrugëve....

Dhe me ca monedha
Ndershmërie......
Nuk e di
Se si buzëqesh...???!!!

Brookline
1 janar 2002


Ballkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top