Muzika Popullore Shqiptare

WxP

Staf në FV.AL
Xhesti i bukur i Parashqevi Simakut

nga Blendi Salaj


Pa Dikur princesha e padiskutueshme e skenës së muzikës së lehtë shqiptare, Parashqevi Simaku edhe pse larg prej shumë vitesh akoma mban të forta ato emocione që i ka falur vetëm publiku shqiptar. Ajo ka tepër dashuri dhe respekt për muzikën popullore shqiptare e kjo vihet re fare kollaj kur dëgjon secilën prej këngëve të albumit të saj të ri, JEHONث NGA ILIRIA.


http://www.simaku.com/albanian_files/image043.jpg



Një sukses i padiskutueshëm për këngëtaren, tashmë nënë e një djali të vogël, ishte kontrata që lidhi me gjigandin e muzikës SONY/MBG për prodhimin dhe shpërndarjen e albumit të ri në ShBA dhe perëndim. Hera e parë që një zë shqiptar do të ketë një mbështetje kaq të fuqishme në marketing.

E megjithatë ndërsa këto më lart janë të gjitha mirë e bukur, dëshiroj të ndalem tek një tjetër surprizë nga Parashqevia. Ajo dhe bashkshorti kanë vendosur që për të gjithë territorin shqiptar në Ballkan pra Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të mos përfitojë asnjë qindarkë nga të drejtat e autorit. Ajo ua dedikon dhe fal këtë album shqiptarëve.

Me pak fjalë Parashqevia u jep lejë të plotë të gjitha radiove dhe TV shqiptare ta transmetojnë pa drojë albumin e ri “Jehonë nga Iliria”. Ajo u jep leje shitësve të muzikës të shumfishojnë dhe shesin albumin me këngë popullore. Shpresoj që tregëtarët e muzikës në Shqipëri të tregohen po aq zemërgjerë sa Parashqevia e ta shesin CDnë kundrejt një çmimi minimal - ose sa për të mbuluar kostot.

“Kjo është muzika e popullit tim…” shprehet Parashqevia, dhe këtë vendim për të mos përfituar nga shitjet e albumit në trevat shqiptare këngëtarja dhe bashkshorti e shohin si detyrimin dhe ndihmën e tyre për muzikën shqipare, të cilën të dy e adhurojnë sinqerisht.

Albumi “Echoes from Iliria” gjendjet në shitje në shumë prej dyqaneve të muzikës në ShBA, përfshi Borders, Tower Records, Wal Mart, Best Buy, Circuit City apo amazon.com.



Më poshtë mund të lexoni deklarimin publik të çiftit:

Gjatë kësaj periudhe dëshiroj të deklaroj se i jap të drejtat e prodhimit,
shumëfishimit dhe shpërndarjes së albumit tim të fundit ‘Jehonë nga Iliria’
falas për territorin e Shqiperisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Këto këngë popullore i perkasin popullit tim sepse këto janë këngët
që më kanë bërë të jem ajo që jam sot.”

”Unë, Parashqevi Simaku, i jap të drejtën të gjitha dyqaneve muzikore dhe
stacioneve radio-televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të shesin,
transmetojne dhe të shpërndajnë albumit tim ‘Jehonë nga Iliria’.
Në Shqipëri unë tashmë kam shpërndarë 250 kopje të masterit
të kompakt diskut që është prodhuar nga Sony/MBG në SHBA.
Kjo është një dhuratë nga ana ime dhe e bashkëshortit e në të njëjtën
kohë producentit Robert Nolfe si një kontribut i yni
për të ruajtur muzikën Shqiptare.”

Me shumë dashuri dhe respekt…Parashqevi Simaku dhe Robert Nolfe.

www.simaku.com (http://www.simaku.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top