Muzeume shqiptare

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
muzeutr.png

1. Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.
Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 Tetor 1981.
Ai është institucioni më i madh muzeor shqiptar. Në mjediset e muzeut ndodhen 4750 objekte muzeore. Spikat në këto mjedise Pavijoni i Lashtësisë, që nis me periudhën e paleolitit e deri në antikitetin e vonë, në shek. VI pas Krishtit, me afro 400 objekte, të gjitha të klasit të parë.
Në Pavijonin e Mesjetës, me afro 300 objekte, dokumentohet qartë shndërrimi i procesit historik të ilirëve të vjetër në arbrit e hershëm.
Ky pavijon pasqyron historinë shqiptare deri në shek. XVI.
Pavijone të tjerë janë ai i Rilindjes Kombëtare si edhe ai i Pavarësisë e i krijimit të Shtetit Shqiptar, deri në vitin 1924.
Në vitin 1996 është krijuar Pavijoni i Gjenocidit me 136 objekte.
Pavijoni i Ikonografisë, me 65 ikona të klasit të parë, u ngrit në vitin 1999.
Në këtë pavijon zënë vend veprat më të mira të piktorëve të shek. XIII dhe XIX, si Onufër Qiprioti, Joan اetiri, Kostandin Jermonaku, Joan Athanasi, Kostandin Shpataraku, Mihal Anagnosti dhe disa autorë anonimë.
Në vitin 2004, u ri ngrit Pavijoni i Antifashizmit me 220 objekte.
Në vitin 2005, në një nga sallat e muzeut, u shtua edhe Pavijoni i Etnokulturës shqiptare, me rreth 250 objekte.

2 . Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë.
Në ndërtesën ku ndodhet sot Muzeu Kombëtar i Arsimit shqiptar, ndërtesë Monument Kulture 150 -vjeçare, është hapur Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, ose siç thirrej atëherë, "Mësonjëtorja e Parë Shqipe".
Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria Osmane.
Ndërtesa ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamanti Terpo i cili e dhuroi këtë banesë për shkollën shqipe.
Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908.
Në këtë Muze pasqyrohet historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi).
Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi.

3. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë, u përurua më 24 Prill 1980.
Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit.
Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre.
Aty ka vepra të autorëve anonimë të shek. XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi etj.

4. Muzeu Kombëtar Etnografik, Berat
Muzeu i Beratit u përurua në vitin 1979.
Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut.
Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe treshekullore, tipike e trevës beratase.
Në katin e parë është ngritur një sallë, në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavijoni i lashtësisë. Po kështu, në katin e parë janë vendosur objekte që janë përdorur për përpunimin e ullirit. Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për pritje miqsh. Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes se fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes se qytetit.
Në mjediset e jashtme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore.

5. Muzeu Etnografik, Krujë.
Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor 1989. Ai është i ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së parë. Në 15 - 16 mjediset e saj, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara.
90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë.
Mosha e këtyre objekteve varion nga 60 - 70 deri në 500 -vjeçare.

MuzeuSkenderbeut.png
6. Muzeu Gj. K. Skënderbeu Krujë.
Muzeu Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" është përuruar më 1 Nëntor 1982.
Ky muze është ndërtuar në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të arbrit dhe personifikim i disfatës së ushtrive turke, për tri herë rresht, në shek. XIV - XV.
Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.
Në këtë muze numërohen pavijone të tilla si: Pavijoni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës.
Në këto pavijone janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

7. Muzeu Kombëtar Onufri, Berat.
Muzeu Kombëtar "Onufri", gjendet në qendër të lagjes së banuar në kalanë mesjetare të qytetit të Beratit.
Në të janë përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe disa objekte të shërbesës.
Muzeu është organizuar në mjediset e kishës së katedrales së Shën Mërisë, që është ndërtuar në vitin 1797, mbi themelet e një kishe më të vjetër me të njëjtin emër.
Ky muze mban emrin e piktorit më të shquar shqiptarë të shek. të XVI, Onufrit, i cili ka lënë një fond mjaft të pasur në krijimtarinë ikonografike.
Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qendrore e kishës, mjedisi i altarit, si edhe nga një sërë mjedisesh ndihmëse njëkatëshe, në anën veriore, dhe dykatëshe, në anën perëndimore.
Ndërtimi shquhet për ngritje në lartësi, duke përbërë një variant të rëndësishëm të arkitekturës së kultit në kalimin nga shek. i XVIII -të në shek. XIX -të.
Muzeu ka tri salla kryesore, në të cilat janë të ekspozuara veprat më të mira të autorëve që përmendëm më lart si edhe të autorëve të tjerë.
Veç ikonave të ekspozuara në mjediset e muzeut, një seri të veçantë përfaqësojnë edhe ikonat e vendosura në ikonostasin e praruar të kishës të cilat janë vepra të piktorit Joan اetri.
Në vitrina janë të ekspozuara edhe disa tekstile dhe objekte metalike, të cilat dëshmojnë për një traditë artizanale të një niveli të lartë të Trevës së Beratit.
8. Vendvarrimi i Skënderbeut.
Memoriali u përurua më 23 Nëntor 1981.
Objekti themelor më i rëndësishëm këtu është vetë ndërtesa e Kishës Katedrale të Shën Kollit, e cila është selia e Kuvendit të Lezhës, të 2 Marsit 1444, dhe vendi i varrimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 Janar 1468.
Elemente të rëndësishme që ruhen sot në këtë kishë janë: Afresku origjinal i Shën Kollit, absida (harku i altarit) e kishës, tri dritaret dhe dera origjinale e kishës, si edhe harku mbi derë, një element dekoracioni origjinal i kishës.
Muzeu ka edhe sektorin e jashtëm, mjedisin arkeologjik me objekte nga periudha antike dhe mesjetare e Lezhës, që ndodhen rrotull objektit.
 
Muzeumet e Vlorës

Në qytetin e Vlorës ndodhen dhe funksionojnë 3 muzeume. Secili prej tyre përfaqëson vlera, problematikë dhe periudha të caktuara në historinë e rrethit. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, Muzeu i Relikeve Historike(Muzeu Historik) dhe Muzeu Etnografik, janë të vendosur në tre godina në pozicione të ndryshme në qytet. Madje, secila prej këtyre godinave përfaqëson dhe mbart në vetvete vlera të caktuara historike e arkitektonike. Gjatë këtij viti, këto tre objekte të rëndësishme janë vizituar nga rreth 12000 qytetarë vendas e të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë kosovarë. Ata i kanë pëlqyer këto muzeume, vecanërisht atë të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ku kanë gjetur edhe pjesë të rëndësishme të historisë së tyre.


Muzeu i Pavarësisë Kombëtare
image001.jpg

ثshtë krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Prej krijimit e deri në ditët tona, është rritur, plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, u shpall Muze Kombëtar. Vetë godina dhe gjithcka ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë, janë hedhur themelet e shtetit shqiptar.
Për 6 muaj, aty u vendos dhe funksionoi Qeveria e Ismail Qemalit, që u krijua pas shpalljes së pavarësisë. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm. Ai përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, pesha e së cilës i kalon caqet lokale.
Për herë të parë pas shumë dekadash, godina e Muzeut të Pavarësisë u rehabilitua plotësisht në vitin 2002, me rastin e 90 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Me këtë investim, ky objekt mori vlera të tjera dhe u bë më i pëlqyeshëm për vizitorët. Mjediset e tij i vizitojnë cdo ditë, dhjetra qytetarë.
Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit.



Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik)
MUZEU-HISTORIK.jpg

Ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të vecantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua në vitin 1962.
Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Në këtë muze, vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës si, Orikut, Amantias, Plocës,
Olimpias(Mavrovë) e më tej, Kioninës(Kaninë). Në mjediset e këtij muzeu ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes tyre, përfshihen dokumente origjinale për qytetin e Vlorës, armë, sende luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik, ka një kënd të vecantë ku pasqyrohet kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavione të vecanta, që evokojnë Luftën e Vlorës në 1920, si dhe Lëvizjen Demokratike të Qershorit 1924. Në këtë muze, është vendosur edhe arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, në momentin që u varros e deri në castin kur u zbulua për t'u rivarrosur në të njëjtin vend. Arkivoli me trupin e tij u gjet rastësisht në mesin e viteve '80-të të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë-Skelë. Gjatë gërmimeve në vendin ku ndodhet sot statuja e Avni Rustemit, punëtorët zbuluan papritur një mjedis të nëndheshëm me të paktën dy kthina, në njerën prej të cilave ndodhej arkivoli me trupin e Avni Rustemit, i ruajtur në një gjendje mjaft të mirë. Më pas ai u rivarros pothuajse në të njëjtin vend, ndërkohë që arkivoli origjinal u vendos në mjediset e Muzeut Historik. Arkivoli, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombëtar, është një objekt mjaft i rrallë. Ai është ndërtuar prej plumbi dhe nje pjesë xhami.



Muzeu Etnografik
MUZEU-ETNOGRAFIK100.jpg

ثshtë vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të vecantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku vecojnë ato të punimit të metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik "Labëria" me president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u cel shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio.
 

Attachments

  • image001.jpg
    image001.jpg
    15.6 KB · Shikime: 0
  • MUZEU-HISTORIK.jpg
    MUZEU-HISTORIK.jpg
    21 KB · Shikime: 0
  • MUZEU-ETNOGRAFIK100.jpg
    MUZEU-ETNOGRAFIK100.jpg
    13.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Muzeume shqiptare

Muzete e Vlores, ku mund te gjesh rrenjet e antikitetit


Muzeumet e qytetit te Vlores jane te hapura per pushuesit dhe turistet e huaj, qe vizitojne qytetin ne kete sezon vere. Drejtori i Qendres Kulturore, Istref Dobi, thote se prej fillimit te sezonit e ne vazhdim, keto institucione i celin dyert gjate gjithe diteve te javes, duke perfshire edhe te dielen. Sipas tij, per kete periudhe shtohet ndjeshem numri i vizitoreve, te cilet jane ne nje pjese te madhe turiste te huaj, gjermane, angleze, franceze, italiane, amerikane etj. Ne keto kushte, ai sqaron se eshte ndertuar nje grafik i vecante qe personeli i muzeumeve te jete ne dispozicion te vizitoreve. Ne te njejten menyre, po operon edhe stafi i Muzeut te Pavaresise Kombetare, drejtori i te cilit, Krenar Shtino, thote se fluksi me i madh i vizitoreve regjistrohet ne periudhen e veres. Jane qindra turiste te huaj, shqiptare te Kosoves, maqedonas, italiane, franceze, gjermane, angleze, amerikane etj, qe ne menyre te organizuar vizitojne mjediset e ketij objekti te rendesishem muzeal. Per te bere me te lehte dhe me te perceptueshem materialin e muzeut, stafi i tij ka pergatitur dhe botuar fletepalosje, te cilat u ofrohen vizitoreve. Ne qytetin e Vlores funksionojne tre muzeume. Secili prej tyre perfaqeson vlera, problematike dhe periudha te caktuara ne historine e rrethit. Muzeu i Pavaresise Kombetare, Muzeu Historik dhe Muzeu Etnografik, jane te vendosur ne tre godina, ne pozicione te ndryshme ne qytet. Madje, secila prej ketyre godinave perfaqeson dhe mbart ne vetvete vlera te caktuara historike e arkitektonike. Gjate vitit te kaluar, keto tre objekte te rendesishme jane vizituar nga rreth 12.000 qytetare vendas e te huaj, nje pjese prej te cileve ishin kosovare. Ata i kane pelqyer keto muzeume, vecanerisht ate te Shpalljes se Pavaresise Kombetare, ku kane gjetur edhe pjese te rendesishme te historise se tyre. Kurse Muzeu Historik ndodhet ne qender te qytetit, ne nje godine mjaft te vecante, e cila me pare ka sherbyer per organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua ne vitin 1962 dhe ndodhet ne qender te qytetit, ne nje godine mjaft te vecante, qe ne vitet ‘20-‘30-te ka sherbyer si rezidence per bashkine e Vlores. Ketu jane ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, te cilat perfaqesojne dhe pasqyrojne periudha te ndryshme historike, qe fillojne me antikitetin dhe vazhdojne me ditet tona. Ne kete muze, vizitoret mund te shohin objekte arkeologjike qe u perkasin qyteteve te ndryshme antike ne rrethin e Vlores si, Orikut, Amantias, Plloces, Olimpias (Mavrove) e me tej, Kionines (Kanine).
Nga: KohaJone
 
Titulli: Muzeume shqiptare

ne muzeumet shqipetare kame qene vetem ne butrint dhe me la per te deshiruare
drita nuk kishte keshtu qe ishte pak e veshtire te shikoje ,
pllaka qe shenonte per hapjen e muzeumit kishte 10 vjete diference nga shqipja ne anglishte
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Muzeume shqiptare

Muzeumet

Shqipëria me vlerat e saj të trashegimise kulturore, vazhdon të mbetet
një muze tërheqës dhe i hapur për të gjithë.

E gjendur mes dy qytetërimeve antike, atij grek dhe romak, ajo
trashëgon një thesar të vyer të pasurive kulturore, pjesë e trashëgimisë
kulturore botërore.

Kjo trashëgimi e pasur, gjendet ngado, në parqet e qendrat arkeologjike,
në parqet natyrore, në galeritë e artit, në arkivat fotografikë
e filmikë, në kalatë dhe keshtjellat, në monumente fetare dhe banesat
popullore, në kalldrëmet e rrugicat e gurta, si edhe në të gjitha muzetë
e saj.

Ajo është e vyer në cilësi dhe sasi, është e njohur jashtë vendit, e adhuruar
nga vizitorët që duan të shikojnë kryeveprat e kultures dhe artit, për tu njohur me dëshmitë e parahistorisë, periudhës arkaike, paraqytetare ilire, periudhës ilire, për tu njohur me dëshmitë materiale të gërshetimit të kulturës ilire me atë greke dhe romake.

Veç muzeve të njohur, Shqipëria ka edhe shumë koleksione të rafinuara
jo të zakonshme , që befasojnë këdo dhe që shtrihen në çdo fushë, nga natyra tek arti, nga zejet tek etnologjia, nga arkaikja tek fetarja, nga materialja tek shpirtërorja.

Deri më sot, nuk ishte botuar një udherrefyes që të respektonte të
gjitha kriteret e nevojshme të katalogimit të muzeve shqiptarë.
Ky udherrefyes përbën një instrument unik dhe një motiv më shumë
për të gjithë ata vizitorë vendas dhe të huaj, që duan të udhëtojnë
përmes kulturës, traditës dhe qytetërimit shqiptar.

Lista e muzeumeve ne Republiken e Shqiperise:
Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, Krujë
Muzeu Kombetar Etnografik, Krujë
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë
Muzeu Kombëtar i Arsimit, Korçë
Muzeu Kombetar “Onufri”, Berat
Muzeu Kombëtar Etnografik, Berat
Vendvarrimi i Skënderbeut, Lezhë
Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
Fototeka Kombëtare “Marubi”, Shkodër
Muzeu i Pavarësisë, Vlorë
Muzeu Arkeologjik, Durrës
Muzeu Prehistorik, Korçë
Muzeu Arkeologjik, Apolloni
Muzeu Arkeologjik, Butrint
Muzeu Arkeologjik, Tiranë
Muzeu Etnografik, Elbasan
Muzeu Historik , Shkodër
Muzeu Etnografik, Vlorë
Muzeu i Armeve, Gjirokastër
Muzeu Historik , Mat
Muzeu Historik , Dibër
Muzeu Etnografik, Kavajë
Muzeu i Kulturës Popullore, Durrës
Muzeu Historik , Lushnjë
Muzeu i Kalasë, Shkodër
Muzeu Vangjush Mio, Korçë
Shtepia Muze “Kongresi I Lushnjes”
 
Titulli: Muzeume shqiptare

Muzeu_Historik_Kombëtar,_Tiranë.jpgMuzeu Historik Kombëtar
“Muzeu Historik Kombëtar” synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij. “Muzeu Historik Kombëtar” u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Godina e “Muzeut Historik Kombëtar” zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar që prezantimi i tij të bëhet nëpërmjet tetë pavioneve.

Pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar
Pavijoni i Lashtësisë është pavioni më i rëndësishëm dhe nga më të pasurit në “Muzeun Historik Kombëtar” me afro 400 objekte të ndryshme. Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona. Në stendat e muzeut gjenden bjekte që i përkasin epokës së bronzit (2100-1200 para Krishtit) si dhe objekte të epokës së hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e popullit ilir. Prej shekullit të VII para Krishtit kemi vendosjen e kolonive helene gjatë vijës bregdetare të detit Jon dhe Adriatik. Nga kjo periudhë i kanë rezistuar kohës disa enë prej qeramike dhe disa shpata. Pavarësisht nga ndikimi helen qytetërimi ilir thekson dukshën karakterin autokton të tij, e cila dëshmohet me origjinalitetin e armatimit ushtarak. Në “Muzeun Historik Kombëtar” gjendet pafka prej argjendi e një princi ilir, e cila është zbuluar në një varr monumental në Selcën e Poshtme. Në pafkë paraqitet një luftëtar ilir i armatosur, i cili ka hipur mbi kalë. Prapa krahëve të tij paraqitet një dragua. Jeta kulturore e ilirëve nuk mund të perceptohet pa hyjnitë e tyre, sidomos në shekujt IV-I para Krishtit. Hyu i luftës Medaur paraqitet me anën e një kalorësi të armatosur dhe hyu i detrave Redon paraqiet në formën e një koke burri në profil. Një figurinë bronxi paraqet sfinksin me fytyrë të bukur femre, krahë shqiponje dhe kthetra luani. Objekti është gjetur në Antigone dhe daton në shekullin III para Krishtit.

Interes të veçantë paraqet "Mozaiku i Mesaplikut", i cili u zbulua në vitin 1979 nga arkeologu Damian Komata dhe prej vitit 1981 gjendet në "Muzeun Historik Kombëtar" në Tiranë. Mozaiku ka përmasa 230x349 centimetra dhe përbëhet prej gurësh të vegjël kubikë duke krijuar figura zoomorfe. Figura kryesore në mozaik është ajo e një burri. Ai paraqitet në profil duke buzëqeshur dhe në kokë mban një kësulë me antenë, në të cilën është lidhur një kordele dyshe. Përpara fytyrës së personit është shkruar një frazë e vendosur në formë kolone që lexohet APARKEAS, i cili mendohet të ketë qenë emri i ktitorit të mozaikut. Një kryevepër mozaiku është "Bukuroshja e Durrësit", e cila daton që nga shekullin IV para Krishtit. Mozaiku paraqet portretin e një gruaje dhe është i punuar me gurë zalli të formave të ndryshme. Në qendër të mozaikut paraqitet koka e bukuroshes, e cila rrethohet nga bisqe të mëdhenj me dredhëza, rrotëza, lule zambaku e lule kambane, që mbushin njëkohësisht të gjithë sipërfaqen e mozaikut.
Pavijonit të Mesjetës i janë kushtuar dy salla ku vizitorët kanë mundësi të njihen me zhvillimitn ekonomik, social, politik dhe kulturor të shqiptarëve në periudhën nga shekulli VI e deri në atë XV. Nëpër stendat e muzeut gjenden mjaft dokumenta, të cilat dëshmojnë për qëndresën e popullit shqiptar ndaj pushtimeve të huaja bizantine, anzhuine, serbe, osmane. Në vitrina të ndryshme janë paraqitur objekte origjinale të prodhimeve artizanale, monedha të principatave shqiptare, stema të princave arbërorë etj. Një vend të veçantë zë ekspozimi i një numri të madh veprash arti e arkitekturore si kalatë e Beratit, Shkodrës, Prizrenit dhe Durrësit. Në muze gjendet porta monumentale e Manastirit të Gjon Vladimirit në Elbasan me stemën e princit Karl Topia. Kjo portë daton në shekullin XIV. Po në këtë shekull kemi edhe Epitafin e Gllavenicës, i cili daton në vitin 1373 dhe është zbuluar në qilarin e një shtëpie të rrënuar në afërsi të Ballshit. Epitafi i Gllavenicës është i qëndisur me fije ari në mëndafsh të butë nga dora e murgut Savia me porosi të Gjergj Arianitit.

Pavijoni i Rilindjes Kombëtare jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor të Shqipërisë nga fillimi i shekullit XIX deri në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Epoka e luftërave të Skënderbeut paraqitet e lavdishme, sepse me emrin e tij, për 25 vjet me radhë, u frymëzua lëvizja antiosmane e botës së krishterë. Nëpërmjet objekteve të ekspozuara në stenda dhe vitrina, vizitori ka mundësi të njohë nga afër prodhimet e mjeshtrave artizanë shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë si në Shkodër, Prizren, Elbasan, Berat, Korçë etj. Një hartë paraqet grafikisht lidhjet tregtare midis qyteteve të vendit me ato të Ballkanit dhe më gjerë.

Pavijoni i Pavarësisë çelet me veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorës dhe organizimi i shtetit të pavarur shqiptar. Më tej, vizitori nëpërmjet dokumentave dhe hartave ka mundësi të njihet me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 lidhur me kufijtë e Shqipërisë, me pazaret e Fuqive të Mëdha në dëm të tokave shqiptare, me qëndrimet e prera të përfaqësuesve të Qeverisë Kombëtare të Vlorës, si dhe me protestat popullore në mbarë vendin për të kundërshtuar këto vendime. Në këtë pavion një vend të rëndësishëm zë Lufta e Vlorës e vitit 1920 si dhe veprimtaria e qeverisë së kryesuar nga Fan Noli në vitin 1924.
Pavijoni i Ikonografisë ka të ekspozuar një koleksion prej 65 ikonash të shekujve XIV-XIX, ku vizitori njihet me mjeshtrat e mëdhenj të ikonografisë shqiptare duke filluar me Onufrin, të birin Nikollën, Onufër Qipriotin, Kostandin Shpatarakun, David Selenicasin, Kostandin e Athanas Zografin, Mihal Anagnostin, vëllezërit اetiri, Kostandin Jeremonakun e shumë autorë anonimë. Ikonografia lindi, triumfoi dhe u zhvillua bashkë me krishtërimin. Ikonat pikturohen mbi dërrasë dhe më pas vendosen në ikonostas sipas një renditje të caktuar. Arti bizantin i pikturimit të ikonave i nënshtrohej rreptësisht kanoneve të kishës. Ikonografit nuk i lejohej të ndryshonte përmbajtjen dhe rregullat që përcaktonin kanonet e shenjta dhe tradita e kishës. Fytyrat e shenjtorëve që paraqiten nëpër ikona shprehin asketizëm dhe përulësi, sepse ata kanë qenë njerëz që kreshmonin, luteshin dhe bënin jetë të përkushtuar ndaj Perëndisë.

Pavioni i Etnokulturës paraqet kostume tradicionale shqiptare të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Ato i përkasin shekujve XIX-XX. Origjina e tyre është nga të gjithë trevat: kostume tradicionale të Tiranës, të Zadrimës, të Korçës, të Gjirokastrës, Kukësit, Labërisë, etj. Ky koleksion pasurohet me 32 kostumet arbëreshe të shqiptarëve të Italisë. Pavioni i Etnokulturës shqiptare, u krijua në vitin 2005 dhe përmban rreth 250 objekte.

Pavijoni i Luftës Antifashiste në të cilin paraqiten ngjarjet që nga Lufta e Vlorës (1920), duke vazhduar më pas me ngjarjet në vitet `20 -`30 pas ardhjes në pushtet në Itali të diktaturës fashiste të Benitto Musolinit. Rëndësi i kushtohet Luftës së Spanjës dhe vullnetarëve shqiptarë që morën pjesë. Për herë të parë, në këtë pavion zë vend edhe antifashizmi në اamëri, organizimi i popullsisë së kësaj krahine në rezistencën antifashiste. Në pavion ka shumë relikte të dëshmorëve apo heronjve të popullit, rënë në luftë kundër nazifashizmit italo-gjerman. Pavioni i Antifashizmit ka rreth 220 objekte dhe është ngritur në vitin 2004.

Pavijoni i Genocidit Komunist është çelur në vitin 1996 dhe përfshin ngjarje nga viti 1944-1991. Ky pavijon përmban 136 objekte. Në vitrinat e para të tij jepen fakte, foto e dokumenta që paraqesin krijimin e forcave politike si "Balli Kombëtar" dhe "Legaliteti". Në vazhdim vizitori njihet me denoncimin e Marrëveshjes së Mukjes nga këto forca nacionaliste. Vend të gjerë më pas zë pasqyrimi me shumë dokumenta e foto i operacioneve të spastrimit të forcave antikomuniste, gjyqi special ndaj kundërshtarëve politikë të kohës së luftës, si dhe likuidimi i opozitës antikomuniste. Në vitrina vizitori njihet gjithashtu me relikte të shumta të personave të dënuar apo të pushkatuar nga rregjimi i kohës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top