Munter: Serbia të harrojë Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Cameron Munter ka deklaruar se shteti i tij nuk pajtohet me iniciativën e Serbisë që Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të deklarohet rreth pavarësisë së Kosovës – dhe ka shtuar se Serbia duhet të shikojë kah e ardhmja dhe jo kah e kaluara.

“Shpresojmë se mund të bindim këtë qeveri të fokusohet në ardhmëri dhe jo të shikojë kah e kaluara... që bashkërisht me ne të punojë në afrimin me BE-në, pasi që për këtë kanë votuar qytetarët e shtetit tuaj”, ka thënë Munter në një intervistë për gazetën Blic, duke shtuar se në këtë formë, Serbia mund t’i tërheq investitorët amerikanë dhe të tjerë – sepse përndryshe ata do të investojnë në vende të tjera të botës.

I pyetur nëse kjo do të thotë se Serbia duhet a harrojë Kosovën, Munter ka thënë se, “poenta nuk është të harrohet Kosova, por çfarë dëshirojnë qytetarët e Serbisë”.

“Të gjitha anketat tregojnë se (qytetarët e Serbisë) dëshirojnë përparim, demokraci dhe jetë të dinjitetshme, derisa çështja e Kosovës nuk është në mesin e prioriteteve”, ka thënë ia. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top