Mrekullia me 1-vjeçaren që zgjon shpresat për kurimin e kancerit

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 13:10 / 6.11.2015

mrekullia-me-1-vje-ccedil-aren-q-euml-zgjon-shpresat-p-euml-r-kurimin-e-kancerit_hd.jpg


Mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë 1-vjeçares Layla Richards pasi ishte e sëmurë me kancer. Por kjo vogëlushe sfidoi vdekjen e tani mjekët e kanë quajtur një mrekulli.

Layla Richards është i pari person në botë që ka përfituar nga një teknikë e re e editimi të gjeneve, e zhvilluar nga spitali "Great Ormond Street", e cila manipulon qelizat imune për të luftuar qelizat kancerogjene.

Shiko fotografinë 1788339

Fillimisht kjo terapi është testuar tek minjtë. Ndërkohë, kjo mënyrë revolucionare kurimi pritet të zgjojë shpresat te mijëra familje.

Nëna e vajzës, Lisa Fole tha se ajo refuzoi që të dorëzohet dhe tentoi gjithçka për të shpëtuar jetën e të bijës.

Layla ishte vetëm 14 javëshe kur u diagnostikua me leukemi akute limfoblastike, që është forma më e zakonshme e leucemisë tek fëmijët.

27-vjeçarja shprehet se mjekët kishin thënë se sëmundja e saj ishte në formën më agresive që kishin parë ndonjëherë.

Ajo iu nënshtrua kimioterapisë dhe një transplantit të palcës së kockave.

Por disa javë më vonë, kanceri u rikthye.

Shiko fotografinë 1788340

Një trajtim eksperimental në Shefild, dështoi po ashtu. Për këtë arsye, mjekët thanë se nuk ka mbetur asgjë që mund të bëhet. Por, prindërit dëgjuan për një trajtim eksperimental. Trajtimi përfshin përdorimin e gërshërëve molekulare për të redaktuar gjenet dhe krijuar disa qeliza imune, që gjuajnë dhe vrasin leuceminë.

Prindërit fillimisht u frikësuan, pasi ishte hera e parë që po përdorej një ilaç i tillë tek njerëzit.

Por mjeku që udhëhoqi ekipin e kurimit thotë se nëse suksesi përsëritet në një rast tjetër, ky do ishte një hap shumë i madh për mjekësinë në trajtimin e leukemisë dhe kancereve të tjera.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top