Motrat Keshi 22 vite të lidhura në zinxhirë

Love

βeℓℓe â๓e
Që prej tre vitesh më parë, pas publikimit në media të trajtimit çnjerëzor të dy motrave Keshi me probleme mendore në Maqellarë të Dibrës, situata mbetet aq problematike për to.

motrat.gif


Pas heqjes së zinxhirëve që i mbanin të lidhura për 22 vite, ato vijojnë të mbahen të kyçura në një dhomë, pa parë kurrë dritën e diellit, raporton News24.
Gjendja shëndetësore dhe psikologjike e dy motrave Thëllënxa dhe Fidane Keshi, 50 de 41-vjeçe është përkeqësuar. Ato kanë humbur çdo aftësi reagimi ndaj personave të tjerë, ndërkohë që edhe pse temperaturat shënojnë rreth 40 gradë, qëndrojnë të mbuluara me batanije dhe me sobë të ndezur.
Vëllai i tyre kërkon ndihmë nga shteti për përmirësimin e situatës së dy të sëmurave.
“Dua ndihma që t’ju krijoj kushte më të mira. Janë të sëmura, i kemi lënë kështu në dhomë se nuk lejon shteti që t’i lidhim. Vjen edhe mjeku, i bën ilaçe, gjilpëra”, thotë ai.
Kushtet në të cilat jetojnë dy motrat janë çnjerëzore, ku e njëjta dhomë shërben për të ngrënë, fjetur dhe për nevojat personale. Megjithëse marrin një pension invaliditeti, motrat e sëmura jetojnë ende në robëri, vetëm me babanë e tyre. Ndërsa ky i fundit deklaron se i mban në kushte izolimi, pasi janë agresive dhe përbëjnë rrezik për banorët.

Në vitin 2009, për mbajtjen e motrave të lidhura në zinxhirë, kishte shkruar e përditshmja e njohur gjermane “Bild”. Motrat që mbaheshin të lidhura prej 22 vjetësh nuk merrnin mjekim për gjëndjen e tyre shendëtësore, ndërsa familja që jeton në kushte të mjerueshme, mbahej vetëm me pensionin e tyre të invaliditetit.
Tani përveç se u janë hequr zinxhiret, pak gjë ka ndryshuar, Ato jetojnë në kushte shumë të vështira, edhe pse kanë një lloj përkujdesje shëndetësore të kohëpaskohshme.
Burimi: news24



Pika shtetin që kemi ne..
 
Pe: Motrat Keshi 22 vite të lidhura në zinxhirë

Mire qe kemi paragjykimin,e semure mendore smeriton asgje,cdo gje,cdo investim qe hidhet per ta sja vlen...
 
Titulli: Motrat Keshi 22 vite të lidhura në zinxhirë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top