Mossadi për vrasjen e Erdoganit

Kresha

A pretty face can never trick me
Mossadi kishte përgatitur një njësit special prej 10 anëtarësh për vrasjen e Tajjip Erdoganit




Mediat turke njoftuan se në një kompjuter personal të një prej anëtarëve të organizatës së fshehtë terroriste "Ergenekon" është gjetur një skemë e Mossad-it, shërbimit sekret të Izraelit, për vrasjen e Kryeministrit Turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas raporteve nga mediat, shefi i Mossad-it, Meir Dagan, në vitin 2004 kishte përgatitur një njësit special prej 10 anëtarësh për vrasjen e Tajjip Erdoganit, të cilin e kishte vlerësuar si "Terrorist Islamik". Për këtë aksion ai kishte pritur "dritën e gjelbër" nga një person në Turqi me nofkën "zotëri Dogu", e që besohet se ky person është kryetari i partisë komuniste turke, Dogu Perincek, i cili tani gjendet nën arrest dhe po gjykohet në rastin "Ergenekon".

Policia turke deri më tani ka arrestuar disa dhjetëra ish ushtarak të lartë, gazetarë dhe të tjerë të lidhur me organizatën terroriste "Ergenekon" e cila kishte planifikuar grushtet ushtarak për rrëzimin e qeverisë aktuale. Në aksionet e policisë janë gjetur shume depo armësh dhe plane të ndryshme për aksione terroriste. /dunyabulteni.net/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top