Mos komentoni më kurrë ‘Amin’ në rrjetet sociale, mësoni arsyen!

-800-0-5fd71ea0c67b4.jpeg

Të gjithëve na ka ndodhur që kur kemi parë një foto apo video prekëse të komentojmë ‘AMIN’. Mirëpo duke nisur nga sot nuk duhet ta bëni më këtë.


Të gjithë e dimë se askush nuk mund të shpëtohet me një “Like” ose asnjë sëmundje nuk mund të shërohet duke shkruar “Amin” në Facebook, por njerëzit e bëjnë këtë për të treguar mbështetje.

Pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, duke komentuar kështu ju jeni duke i ndihmuar ‘hakerët’ që të fitojnë para lehtë.


Këto postime manipuluese janë të dizajnuara për t’i mashtruar ose shtyrë njerëzit për të bërë like, share ose komentuar, gjë që rezulton me grumbullim të madh të ndjekësve.

Krijuesit e faqes më pas shpërndajnë viruse, publikime të dëmshme dhe mashtrime të tjera.

Ata gjithashtu mbajnë të dhënat tuaja dhe e dinë se ku jetoni, datën e lindjes dhe e-mail adresën, që më pas mund të përdoret për të hakeruar llogarinë tuaj.


Kur i shpërndani këto postime, ju në fakt po bëni keq duke e rritur popullaritetin e tyre. Për shkak se ndodh kjo, pronarët e këtyre faqeve fitojnë para duke përdorur fotografi të vjedhura të një kafshe duke vuajtur ose një foshnje të sëmurë, familja e së cilës nuk ia ka idenë se është duke u përdorur fotografia e saj.
Kështu që herën tjetër kur të ndiheni keq që nuk po i shpërndani postimet e tilla, mbajeni në mend se “Like”-u juaj dhe “Amin”-i nuk do të shpëtojë jetë.

Thjeshtë do t’i ndihmojë këta njerëz të përfitojnë për vete.

Sot.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top