Modelja Halima është duke i ridefinuar standardet e bukurisë

Jetmira

V.I.P
Përderisa industria e modës është duke punuar për t`a thelluar hendekun e larmisë, nuk do të kishim përparim po mos të ishin zërat e atyre që mbajnë mbulesë islame sikurse Halima Aden, Miss Minesota e cila u bë bajraktare e veçantisë kulturore në botën e bukurisë dhe modës. Që nga paraqitja e saj në CR Fashion Book, ajo vazhdoi me nënshkrimin e kontratave të rëndësishme dhe me ngritjen e vetëdijes për tërë një gjeneratë femrash të cilat e idolizojnë për guximin e saj.

Ajo na tregoi për pikëpamjet e saj mbi bukurinë si dhe ndikimin e standardit të zakonshëm në fëmijërinë e saj, problemin me zbardhjen e lëkurës në komunitetin ku jetonte, diskriminimin si dhe kujtimet nga vendlindja afrikane që e la në moshë shtatë vjeçe për të arritur në Amerikë.


اfarë është ideja juaj për bukurinë, diskriminimin dhe inferioritetin?
Të qenit somaleze dhe afrikane është ëndje për lëkurë më të zbehtë. Lëkura e zbehtë nënkuptonte bukuri dhe fat. Kjo ka shkaktuar që shumë vajzave t`u tentohet zbehja e lëkurës me kimikate, produkte që janë të ndaluara në Sh.B.A.
Mendoj se shoqëria, media dhe të gjitha ato imazhe të bjondeve sykaltroshe janë arsyeja që njerëzit nuk ndjehen mirë me pamjen dhe ngjyrën e lëkurës së tyre.
halima-modele-bukurise-1.jpg

A keni pasur shembull të fortë të femrës që ju drejtonte drejt një perspektive më të mirë?
Kam pasur nënën time. Ajo më bëri të kuptoj se nëse ndjehesh tërë kohën keq për veten dhe fajësoni të tjerët, do të fundoseni. Nuk duhet të zgjedhësh këtë mënyrë por të vazhdosh luftën dhe jetën dhe të mundohesh për më mirë duke u përmirësuar vazhdimisht. Për nënën time bukuria nuk është e patjetërsueshme dhe edukimi e arsimimi duhet të jenë prioritetet e mia, gjithmonë ishte kundër grimit.
halima-modele-bukurise-2.jpg

Na flisni për problemet e juaja si minoritet si dhe për diskriminimin racor në Amerikë.
Për shkak se kisha mbulesë në shkollë më ngacmonin se nuk kam flokë dhe më detyronin të hiqja mbulesën për t`ua dëshmuar të kundërtën.
Sa i përket diskriminimit në Amerikë mendoj se unë si person me ngjyrë kam tjetër përshtypje për të bardhët pasiqë jam nga Afrika ndërsa afroamerikanët që janë pasardhës të skllevërve kanë një përshtypje tjetër. Mendoj se ky është problem botërorë e jo vetëm i Sh.B.A-ve pasiqë kudo në botë po ndodh bumi demografik dhe shoqëritë janë më të përziera se asnjëherë. Mendoj se Amerikanët janë duke u njohur me muslimanët nëpërmjet lajmeve dhe mediave, duke krijuar kështu një urrejtje të pabazë. Megjithatë shoh ndryshim në qëndrimet e njerëzve, ata kanë filluar të flasin me njëri tjetrin dhe të bashkohen.
halima-modele-bukurise-3.jpg


Si ishte kur u larguar nga vendi juaj dhe a keni dëshirë të shkoni prap në Afrikë?
Njerëzit që vijnë në Amerikë nuk e bëjnë këtë nga qejfi por nga nevoja. Do të doja ta shoh Somalinë pasiqë nuk kam qenë asnjëherë atje dhe e di se është një gjë e mundshme edhepse ka pjesë të Somalisë që nuk janë aspak të sigurta.

A mendon se gjenerata juaj është ndryshe nga ajo e prindërve tuaj?
Gjenerata e prindërve ka kaluar më tepër vështirësi se ne, kanë përjetuar trauma të ndryshme dhe kanë dëshmuar për horrore të pashpjegueshme. I janë përshtatur jetës ku asgjë nuk është e sigurtë, madje as e nesërmja mirëpo ajo gjë i ka bërë më të fortë.

اfarë tjetër ju kujtohet nga fëmijëria juaj?
Njerëzit mendojnë se kam pasur një fëmijëri të tmerrshme. Tani i shoh kusherinjtë e mi duke parë fëmijë tjerë se si lozin në Youtube mirëpo nuk dalin të luajnë në oborr. Më parë fëmijëria ishte më interesante dhe më dinamike, tani gjithçka është pasive./femra.net/
halima-modele-bukurise-4.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top