Mitologji - 12 zotat e olimpit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe.
Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “periudha mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime merituese ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive.
Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Perendive aktive, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt ndaj qenieve njerëzore. Pikerisht për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore…
Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe token, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin,lavdinë …
Në këtë sistem të përsosur të kijerakisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit.
Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë.
Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme.
Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZIAN dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre…
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

ZEUSI

ZEUSI (greq. Zeus, gjenitiv Dia, lat. Juppiter) - i biri i titanit Kroni dhe gruas së tij, Rea, zoti suprem i grekëve të lashtë.

Nuk ka qenë përherë zot suprem dhe nuk ka sunduar prej kohërave të stërlashta. Sundimin mbi zoterat dhe njerëzit e ka marrë me kryngritje kundër babait të vet, Kronit, i cili poashtu e ka rrëzuar nga froni babain, Uran, sundimtarin mbi botë pas Kaosit të mirëfilltë. Për dallim nga zotërat suprem (apo të një zoti) të religjioneve të shumta, Zeusi e ka biografinë e vet. Nuk ka qenë gjithëherë dhe përgjithmonë i pandryshuar dhe vetes nuk ia ka mishëruar virtytet më të larta. Grekët e kanë krijuar simbas shembylltyrës së njeriut dhe sipas figurave të sundimtarëve tokësorë të asaj kohe. I ka pasur pra vetitë njerëzore dhe karakterin e njeriut, ndonëse, kuptohet, të egzagjeruara, siç i ka pasur hije atij që sundon mbi sundimtarët e vdekshëm dhe mbi zotërat e pavdekshem.
Zeusi ka lindur në shpellën e malit Dikta në ujëdhesën Kreta, ndërsa nëna e tij, Rea, fshehurazi e ka lindur në Kretë për ta shpëtuar prej Kronit, i cili ia ka marrë të gjithë fëmijët dhe i ka gëlltitur nga frika e kryengritjes së tyre të mundshme. Në vend të djalit Rea ia jep Kronit gurin e mbështje llur në mnela, dhe kështu Zeusi i ka shpëtuar fatit të vëllezërve dhe motrave të veta më të vjetër, Hestiut, Demetrës, Herës, Hadit dhe Poseidonit. Pasi që Rea nuk ka mundur t'i kushtohet Zeusit të vogël, ia beson nimfave Adrestesë dhe Idasë. Ato e kanë ushqyer me qumështin e Amaltesë, dhisë hyjnore dhe me mjaltë të bletës. Nga rreziku që mos ta zbulojë Kroni e kanë mbrojtur Kuretët, demonët e maleve. Kur qante i rrahnin mburojët e tyre me shpata dhe kërcenin në zhurmën shurdhuese dhe britmat e egra, kështu që Kroni nuk e dëgjonte. Në malin Dikta, por edhe më tepër në Ida, Zeusi u rrit dhe vendosi që të ngritet kundër Kronit dhe ta rrëzojë nga pushteti.
Kryengritjen kundër Kronit Zeusi e filloi me lirimin e vëllezërve të vet që jetonin në barkun e Kronit, sepse si qenie hyjnore kanë qenë të pavdekshëm, dhe e detyroi Kronin që t'i vjellë. Motrat Hestinë, Demetrën dhe Herën i çoi në skaj të botës, ndërsa vëllezërit Adin dhe Poseidonin i ftoi që t'i bashkohen. Ata pa u hamendur e dëgjuan dhe të bashkuar e sulmuan Kronin. Ateherë Kroni i ftoi në ndihmë vëllezërit e vet titanët dhe, ndonëse të gjithë titanët nuk iu përgjigjën thirrjes, i shkon përdore ta zmbrapsë sulmin e Zeusit, dhe gradualisht ta zbrapsë deri në majën e Olimpit. Në çastin e ankthit më të madh Zeusit i erdhën në ndihmë kiklopët viganë me një sy. I farkuan rrufetë dhe vetëtimat me të cilat u mbrojt dhe kaloi në kundërsulm. Gjasat e Zeusit me këtë iu përmirësuan dhe kur në mesin e titanëve shpërtheu mosmarrëveshja, Oqeani, Stiksi dhe Prometheu, si dhe disa të tjerë, kaluan në anën e Zeusit. Përkundër kësaj lufta dhjetëvjeçare mbeti e pavendosur. Andaj Zeusi vendosi që nga brendësia e tokës t'i lëshojë Hekatonkeiret, viganët e tmerrshëm njëqinduarësh, të cilët atje i kishte burgosur babai i tyre Urani. Me ndihmën e aleatëve të vet Zeusi, më në fund, korr sukses. Kronin dhe titanët e tjerë armiqësorë i rroposi në errësirën e amshueshme të Tartarit dhe shpallet sundimtar i gjithësisë.
Të shpallesh mbret dhe të bëhesh mbret nuk është e njëjta gjë dhe Zeusi për këtë u bind shpejt. Para së gjithash, këtu ishin vëllezërit Hadi dhe Poseidoni, por lufta për pushtet në mes tyre nuk u bë, sepse u paraqit armiku i përbashkët. Hyjnesha Gea u hidhërua në Zeusin për shkak të dënimit të ashpër të titanëve, u bashkua me zotin e errësirës së pafund, Tartarin dhe e sjell në botë Tifonin, viganin njëqindkrerësh të shëmtuar për ta vrarë Zeusin. Tifoni ka qenë aq i madh sa që nën të u fut gjarpri, bërtiste me zëra të kafshëve dhe nga fyti i dragoit villte zjarrin shkatërrues. Zeusit i shkoi për dore që me vetëtima dhe me rrufe pas betejës së rëndë t'i mundë dhe t'i rroposë në Tartar. Pastaj u propozon vëllezërve që pushtetin ta ndajnë me short. Kur u pajtuan me këtë, Zeusi u kujdes që për vete ta ndalë pjesën më të mirë. Poseidonit i takoi deti, Hadit bota nëntokësore, ndërsa Zeusit qielli dhe toka.
Në fillim ka sunduar si titan dhe dy herë është përpjekur për ta çfarosur njerëzimin. Herën e parë këte ka dashur ta bëjë për arsye se njerëzit i dukeshin të pavlefshëm. Këtë e ka penguar titani Promethe, krijues i njerëzve, i cili u ka sjellë zjarrin dhe u ka mësuar shkathtësi dhe dituri të ndryshme. Herën tjetër Zeusi ka dashur ta çfarosë njerëzimin për arsye se iu kanë dukur tejet të fuqishëm, dhe kjo gati i shkoi përdore. E çoi në kotë përmbytjen, por Prometheu ua mundësoi djalit të vet, Deukalionit dhe gruas së tij Pirhës të shpëtojnë dhe që sërish ta popullzojnë botën me njerëz. Kur Zeusi e forcoi pushtetin e vet, kështu që asgjë nuk mund ta rrezikonte i lëshoi fre rët e sundimit të vet dhe i lëshoi në liri armiqtë e vet të dikurshëm. Kuptohet, se edhe më tutje mbeti sundimtar absolut jo vetëm si udhëheqës i kryengritjes së vet ngadhënjimtare dhe zgjedhjes se vet me short, por edhe për këtë që kishte andaj vetë zotërat kanë qenë të vetëdijshëm për fuqinë e tij kështu që edhe kanë degjuar. Nganjëherë, kuptohet, këtë e bënin kundër vullnetit të tyre, dhe ndonjëherë çoheshin edhe kundër tij. Njëherë kanë dashur që ta rrëxojnë nga froni, por ky mbrohet me ndihmën e Briareut, viganit njëqinduarësh. Gjatë tërë sundimit të Zeusit ka shpërthyer vetëm një kryengritje, e cila e ka rrezikuar seriozisht ishte kjo kryengritja e gjigantëve, mirëpo, Zeusi, me ndihmën e zotërave të tjerë dhe Herakliun, djalin e vet të botës tokësore, në një luftë të pakompromis, i ka mposhtur. Megjithatë, zotëra kanë qenë, në përgjithësi, të mendimit se me zotin suprem, duhet të jenë mirë. I këtij mendimi, tek e fundit, ka qenë shumica e njerëzve. Në periudhën heroike, Zeusi tani më ka qenë sundimtar i cili nuk e ka harruar pushtetin e vet. Ndonëse ka pasur shumë mungesa njerëzore, megjithatë ka qenë më i miri prej të gjithë sundimtarëve të njohur mhi zotërat dhe njerëzit.
Përkundër kësaj që Zeusi ka qenë sundimtar absolut nuk ka sunduar në mënyrë të pakufishme. Me këtë dallohej prej zotërave të religjioneve të tjera sipas të cilëve pa vullnetin e zotit nuk bie as një fije e flokut. Zotërat e tjerë, sikurse edhe njerëzit, e kanë pasur vullnetin dhe lirinë e vet. Mbi të gjithë zotërat dhe njerëzit, pra edhe mbi vetë Zeusin, ka mbizotëruar diçka më tepër, e pakuptueshme dhe e pandryshueshme: fati. Në të vërtetë flitej, se Zeusi sundon edhe me fatin, por kjo ka qenë vetëm metaforë. Me fat, Zeusi, sikurse secili zot ose njeri, ka mbizotëruar vetëm aq sa i ka kuptuar ndërlidhjet në mes shkaqeve dhe pasojave në pajtim me këto njohuri. Kundër fatit Zeusi ka qenë i paaftë të ndërmerrte çfarëdo. Nuk ka qenë sundimtar i fatit, por vetem rojtar dhe kryes i tij.
Si sundimtar suprem mbi zotërat dhe njerëzit, Zeusi ka qenë nismëtar dhe mbrojtës i ligjeve hyjnore dhe njerëzore. Mbretërve u jipte pushtet, i mbronte kuvendet popullore, e forconte rendin dhe të drejtën, ishte dëshmitar dhe mbrojtës i besës, e dënonte padrejtësinë dhe shkeljen e drejtësisë. Ishte mbrojtës i të gjithë atyre që prej tyre kërkonin ndihmë (ndonëse në këtë nuk ka qenë konsekuent). E ka ditur poashtu edhe ardhmërinë dhe ndonjëherë i ka shpallur edhe ngjarjet e të ardhmes me shenja të ndryshme, kryesisht përmes dukurive natyrore, ëndrrave dhe profecive (sidomos poqese njerëzit e kanë lutur për këtë dhe i ofronin flijime gjegjëse). Njerëzve ua ndante të mirën dhe të keqen. Dhuratat e veta i zgjedhte, sipas dëshirës së vet, prej dy enëve të mëdha që i ka pasur në pallatin e vet. Arma më e fortë e Zeusit ishin vetëtimat dhe rrufetë e tij, ndërsa mburoja (egisi ose egida) ka qenë e pamposhtur.
Selia kryesore e Zeusit ka qenë maja e malit Olimp në Tesali, në Greqi, e cila zhdukej në re dhe mbërrinte deri në qiell. Atje ishte edhe pallati i tij madhështor, të cilin ia ka ndërtuar prej floriri zoti Hefest! Me ëndje qëndronte edhe në Ida, malin e Kretës, në Troadë, Parnas në Fokidë, Kiteron në Beoti dhe në malet e tjera. Kur nën emrin Jupiter u bë edhe zot i romakëve, banonte edhe në Kapitolin romak. Sa herë e merrte malli nga Ohmpi largohej me qerre prej floriri. Sidoqoftë ka qenë kudo i pranishëm dhe njeriu ka mundur ta lusë për ndihmë jo vetëm në tempullin e tij, por edhe kudo gjetiu. Ndonjëherë zbriste në botë me pamje të ndryshuar. Ta marrë pamjen e çfarëdo njeriu, kafshe ose dukurie natyrore ka qenë privilegj i secilit prej zotërave.
Sundimi me botën e zotërave dhe të njerëzve Zeusin nuk e ngarkonte tepër. Pjesën më të madhe të kohës e kaloi me zotërat e tjerë në gostitë madhështore në pallatet olimpike, ku shërbej ambrozi si ushqim dhe pije, përgatitjen e të cilëve, për fat të keq, ne nuk e njohim, zotërave ua ka siguruar pavdekshmërinë dhe freskinë e amshueshme, pa të cilat edhe vetë pavdekshmëria nuk do të kishte kushedi çfarë vlere. Gjatë gostive, të cilat njëherit kanë qenë edhe këshillimet e zotërave, Zeusi ulej në fronin e artë, e shërbente Ganimedi, i cili i mbushte gotat me verë dhe hyjnesha Heba, me vallëzim e argëtonin Karitet, hyjneshat e bukurisë dhe Muzat, hyjneshat e arteve të bukura. Gjatë kryerjes së detyrave të sundimtarit e përcillnin zotërat e hyjneshat Krato, Zelli, Bia dhe Nika si mishërim i fuqisë, zellit, forcës dhe të fitores. Me rastin e kryerjes së funksioneve të judikaturës pranë fronit të tij rrinin hyjneshat e rendit legjitim Temida dhe hyjnesha e drejtësisë Dika. Me rastin e sigurimit të rendit në natyrë e kanë ndihmaur Horet, hyjneshat e stinëve të vitit. Përcjellëse të pandara të Zeusit kanë qenë Tika, hyjneshë e fatit të mirë, Eirena, hyjneshë e paqes dhe Irida, hyjnesha e ylberit, e cila së bashku me zotin Hermes ka qenë edhe kasnec i tij.
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

Gruaja e Zeusit ka qenë hyjnesha e Hera, motra e tij e bukur dhe dinjitoze. Me të i ka pasur tre djem: Aresin, zotin e luftës, Hefestin, farkatarin dhe armëpunuesin e zotërave dhe Hebën, hyjneshën e rinisë së amshueshme. Ja shprehte të gjitha ndërimet dhe e çmonte lartë. Kjo, kuptohet, nuk e pengonte që kohë pas kohe mos ta shikonte ndonjë femër tjetër, e cila i pëlqente.. „Kohë pas kohe" është shprehje tejet e butë. Në të vërtetë Zeusi ka qenë dashnor i madh dhe i zgjedhte dashnoret me dëshirën e zjarrtë të njëjtë si ndër hyjnesha ashtu edhe ndër gratë e gjakut vdekatar. Me hyjneshën Demetra e ka pasur të bijën Perzefonen, me Mnemozinën Muzat, me Eurinomën Karitet, me Tetidën Horet, Mioirën dhe Dikën, me Dionën Afroditën, me Maien Hermesin, me Letën bineqët Apollonin dhe Artemidën. Me to nuk e ka pasur përhere lehtë, aq më tepër, as shumë gra vdekatare nuk e dëshironin fort. Por ai nuk nguronte që të shndërrohet në bashkëshort të tyre, në dem, mjellmë, shi ose në çfarëdo tjetër, vetëm e vetëm t'i shtinte në dorë. Numri i pasardhësve të tij me gratë e kësaj bote ka qenë për çdo respekt: me Alkmenën e ka pasur Herakliun, me Semelën Dionizin, me Danaen Perzeun, me Europën Minosin, Sarpedonin dhe Radamantin, me Antiopën bineqët Amfionin dhe Zetin, me Ledën djalin Polideuk dhe vajzën Hekenën. Por Athenën, bijën e vet më të dashur, nuk e ka pasur me asnjë grua - e ka lindur nga koha e vet nga edhe ka kërcyer me armatim të plotë. Për të gjithë fëmijët e vet, ata të numëruar por edhe shumë të tjerë, Zeusi rëndom kujdesej madje në të shumtën e rasteve më mirë se sa për dashnoret e veta dhe të gjithë kanë pasur rol të rëndësishëm në botën e miteve. Hollësitë për ta janë dhënë pranë emrave gjegjës.
Hera, gjë që kuptohet, ndaj shkeljes së kurorës ka qenë mjaft xheloze. I përsekutonte dashnoret e tija dhe djemtë e tyre; Zeusit i kurdiste skena të tilla që dridhej Olimpi, ndërsa në tokë tërboheshin shtrëngatat. Zeusi përherë dinte që disi ta qetësojë. Tek e fundit ka qenë jo vetëm bashkëshort, por edhe zot. Përveç dobësive të veta ndaj grave ka pasur edhe mungesa të tjera.
Ka qenë i prirur kah verbësia, nganjëherë e mposhtë Ata, hyjnesha e gënjeshtrës, dhe ndonjëherë syçeltësinë e tij ka ditur ta mposhtë edhe Hipnosi, zoti i gjumit. Zotërat e tjerë i kanë njohur mirë dobësitë e Zeusit, dashamirsinë e tij dhe antipatinë ndaj konflikteve, me shkathtësi kanë ditur ta shfrytëzojnë këtë dhe më së shumti edhe më së miri Hera, gruaja e tij.
Përkundër kësaj Zeusi ka qenë zoti më suprem dhe më i madhnueshëm prej të gjithë zotërave. I kanë takuar titujt dhe nofkat, të cilët në greqishtën e vjetër kanë tingëlluar më mirë si sa në përkthim: i gjithëpushtetshëm, i gjithëdijshëm, sundimtar i shtrëngatave, zotërues i vetëtimave, rrufedhënës, më i shkëlqyeshëm. Njerëzit më se shpeshti e quanin „Olimpik" ose „Më i larti", dhe ndonjëherë në raste solemne, „Baba i zotërave dhe i mbretërve". Simbolet e tij ishin rrufetë dhe vetëtimat, prej shpendeve shqiponja, ndërsa prej lisave bungu. Grekët (dhe romakët) e kanë imagjinuar si burrë të ndershëm menjëherë, me shikim të qetë, nga fytyra e të cilit rrezaton vetëdija madhështore e pushtetit suprem dhe të paluhatshëm të sundimtarit më të lartë.
Për nderë të Zeusit grekët ndërtuan tempuj dhe elterë, skalitën trupore anembanë botës dhe kuptohet se nuk kufizohej vetëm në Greqinë e sotme, por e ka përfshirë tërë Turqinë perëndimore dhe Italinë e Jugut dhe me degezimet e veta në veri ka arritur deri në Rostov në Don (Tanais), në jug deri në Nilin e mesëm (Hermopolisin), në lindje deri te India (Aleksandria) dhe në perëndim deri te Marseillei (Massalia). Prej tempujve që i janë përkushtuar më madhështorët janë Tempulli i Zeusit (në Olimpi nga mesi i shek, para e.s., tempulli në Arkagant (sot Agrigenti) në Sicili, përafërsisht rreth vitit 480 para e.s. (në sipërfaqe prej gati 7000 metra katror), dhe Olimpeoni në Athinë, i filluar në mesin e shek. V para e.s. dhe përfundon në shek. II të e. s. Sot të gjithë janë në gërmadha. Prej elterëve të Zeusit më i mrekullushmi ka qenë i ndërtuar në Pergam. ثshtë i vitit 180-160 para e.s. dhe sot, i rekonstruktuar, është në Muzeun Shtetëror në Berlinin Lindor. Prej skulpturave të tij më e njohura është e ashtuquajtura Zeusi Otrikol dhe i ashtuquajturi Zeusi Verosp, kopjet romake të origjinaleve greke nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s. (sot në Muzeun e Vatikanit). Skulptura më e lashtë e Zeusit me cilësi të larta artistike prej bronze Zeusi nga Artemisia, është nga gjysma e parë e shek. V para e.s., dhe që është nxjerrë prej detit te kepi i Artemisisë në vitin 1928. Origjinali i tij gjendet në Muzeun Arkeologjik në Athinë, ndërsa kopja besnike e stolis aulën e ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Më e famshmja ka qenë Truporja e Zeusit në Olimpi, që e ka punuar Fidia rreth vitit 430 para e.s. prej ari dhe fildishi. Antika e ka konsideruar njëren prej shtatë mrekullive të botës, por në fillim të shek V të e.s. qe bartur në Konstantinopol si kumir pagan, ku pastaj është zhdukur pa lënë gjurmë.
Shumë herë Zeusin e kanë pikturuar edhe artistët e kohës së re. Prej pik-turave të shumta po e përmendim vetëm veprën e Rafaelit, në pikturën e të cilit Këshilli i zotërave (prej vitit 1515-1516.), sot në Villa Farnese (Farneze) në Romë), figura qendrore, sikurse edhe në pikturën Asamblea e zotërave Olimpikë (me siguri nga vitit 1602), sot në Galerinë kombetare në Pragë.
Pas Uranit dhe Kronit Zeusi ka qenë zoti i fundit më i lartë i grekëve të lashtë. I ka zëvendësuar zoti i krishterë, i cili në greqisht quhet Teos (Theos), dhe kur grekët e sotëm ndahen thonë „adio", kështu që duket se në këtë „lamtumirë" ende gjithmonë tingëllon emri i Zeusit (greq. gjenitiv prej Ze-us = Dia).
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

DEMETRA

DEMETRA (greq. Demetre, lat. Geres) - e biaj e Titanit Kron dhe gruas së tij Rea, hyjneshë e plleshmërisë të tokës dhe e bujqësisë.
Posa lindi e gjet i njëjti fat si edhe i motrave të saj Hestisë e Herës dhe i vëllazërve Hadit dhe Poseidonit: i ati i saj Krona, nga frika prej kryengritjes së mundëshme - i gëlltiti. Mirëpo, Demetra si qenie hyjnore jetoi edhe më tej në barkun e tij dhe priti ditën kur e shpëton Zeusi, vëllau i saj më i vogli, i cili i ik fatit të vëllazërve të vet, sepse e ëma fshehurazi e lind dhe e fsheh në ujëdhesën Kreta. Kur Zeusi e rrëzon Kronin dhe shpallet zot suprem, e merr Demetrën në Olimp dhe me rastin e ndarjes së funksioneve në mes zotërave ia beson kujdesin për plleshmërinë e tokës. Qe kjo plleshmëri mos të jetë e kotë, Demetra i mësoi njerëzit ta punojnë tokën dhe kështu u bë jo vetëm themelues i bujqësisë, por edhe e mënyrës së re të jetës së njerëzve, të jetës sedentare në vendbanimet e përhershme, e cila ka zëvndësuar blegtorinë dhe gjuetinë e deriatëhershme endacake. Njrëzve ua jep edhe ligjet, të cilat kane qenë të detyruar t'i përfillin në këto rrethana të reja të jetës.
Ndonëse Demetra ishte dhuruese e jetës së qetë dhe të rehatshme, vetë nuk qe në gjendje të realizojë. Me Jazionin, zot më pak i rëndësishëm ose gjysmëzot ka pasur djalin Pluton, i cili u bë zoti i pasurisë dhe shkak i dhëmbjes së saj të madhe. Kur, në të vëtretë, Zeusi mësoi për lindjen e Plutonit, me rrufe e mbyt Jazionin, sepse më parë kot orvatej që ta fitojë dashamirësinë e Demetrës. Pas kësaj Demetra nuk mundi t'u kundërvihej sulmeve të Zeusit dhe ia lind bijën Perzefonën, e cila pas gëzimit të shkurtër nënës së vet i shkaktoi vuajtjen dhe dhëmbjen e re.
Kur Perzefona një herë luante me nimfat në livadhet e ulta para saj u hap toka dhe nga thellësia u paraqit Hadi, zoti i botës nëntokesore, e kap dhe zhduket me të në humnerë. Demetra e ndien britmën e saj trishtuese dhe i shkon në ndihmë, por nga Perzefona nuk kishte kurrfarë gjurme. Nëntë ditë Demetra bredhi nëpër botë pa ushqim dhe pije duke e kërkuar bijën e vet derisa, më në fund, Heli, zoti i gjithëdijshëm nuk ia zbuloi fshehtësinë e zhdukjes së Perzefonës. Atëbotë e ëma e saj e mjerë shkon në Olimp dhe vendosmërisht kërkon prej Zeusit që si zot suprem të ndërmarrë diç lidhur me veprën e dhunshme të Hadit dhe t'ia kthejë vajzën. Mirëpo, Zeusi pothuajse asgjë nuk ka mundur të ndërmarrë më sepse Hadi, në ndërkohë, martohet me Perzefonën, i jep të shijojë kokrrat e bërthamës së shegës, dhe kushdo që shijon diçka në botën nëntokësore, nuk ka mundur më të kthehet në tokë. Demetra, pas kësaj, e braktis Olimpin, mbyllet në tempullin e vet në Eleuzinë dhe lëshon në botë një shterpësi, e cila ka pasur pasoja katastrofale jo vetëm për njerëzit, por edhe për zotërat - njerëzit, në të vërtetë, më nuk i adhuronin zotrat dhe nuk u ofronin më flijime. Kur gejndja u bë e padurueshme, Zeusi e zgjidhi me një kompromis. E detyroi Hadin që ta japë fjalën se do ta lëshojë Perzefonën dy të tretat e vitit në botë, ku do të jetojë me nënën e vet, ndërkaq Demetra u pajtua që Perzefona të kalojë me burrin e vet në botën nëntokësore një të tretën e vitit. Kështu edhe ndodhi: kur fshatari në vjeshtë e hudh farën në tokë, Perzefona shkon në botën e të vdekurve, kurse Demetra e pikëlluar natyrës ia merr plleshmërinë. Mirëpo, kur në pranverë bija e saj sërish kthehet në tokë, e ama e përshëndet me lule dhe gjelbërime në të cilat natyra vishet përsëri.
Njeriu i parë të cilin Demetra e mësoi të kultivojë bimët ishte Triptolemi, i biri i Keleut, mbretit të Eleuzinës. Demetra këtë e bëri nga mirënjohja që prindërit e Tripolemit në pikëllimin e saj të thellë për Perzefonën e kishin pritur mirë në pallatin e tyre, ndonëse as që e kanë marrë me mend se janë duke e pranuar hyjneshën.
Tripolemit ia dhuroi kokrrat e drithit dhe e mësoi se si ta lëvërojë tokën. Me urdhërin e saj Tripolemi e përhap anë e mbanë tokës mjeshtrinë e vet. Demofontit, djalit të dytë të Keleut, Demetra donte që t'ia falte pavdekshmërinë. Mirëpo, kur e ëma e tij Metanira e vëren se si hyjnesha e farkon djalin në zjarr, bërtet e tmerruar dhe Demetra e frikësuar e lëshon në zjarr dhe Demofoni digjet. Pas largimit të Demetrës, për nderë të saj, mbreti Kele urdhëron që në Eleuzinë të ndërtohet një faltore madhështore, e cila më vonë u bë qendër e kultit të saj.
Shjetnorja e Eleuzinës, të cilën e njohim nga gërmimet arkeologjike është e kohës së sundimit të Pizistratit në Athinë, përkatësiht nga gjysma e dytë e shek. VI para e.s. Në gjysmën e dytë të shek. V para e.s. e rekonstrukton Perikliu sipas planit të arkitektit Koroib. Shejtnorja e ka pasur planimetrinë drejtkëndëshe dhe në të kanë mundur të qëndrojnë madje 4000 njerëz. Në qendër të tempullit ishte skena në të cilën në kohën e mbajtjes së kremteve të Eleuzines janë zhvilluar pamjet nga jeta e Demetrës. Këto kremte në fillim kanë qenë të thjeshta, kurse ritualet simbolizonin punët bujqësore dhe të fushës. Më vonë në to shpjegohej vdekja dhe ringjallja e vegjetacionit, dhe në fund përpiqej që të shpjegohej misteri i jetës së njeriut dhe fati i njeriut pas vdekjes, kurse ritet kanë qenë të afërta vetëm për priftërinjët. Kremtet kryesore për nderë të Demetrës janë quajtur misterie, fillonin kah mbarimi i shtatorit dhe zgjatnin nëntë ditë, ndërsa në muajin para zhvillimit të tyre shpallej paqja e shenjtë e gjithmbarshme (Ekekria) në gjithë qytetet greke qytetarët e të cilave merrnin pjesë në këto solemnitete.
Demetra është njëra prej hyjneshave më të lashta greke. Emrin e saj e gjejmë, madje, në pllakat e të ashtuquajturit tempulli Nestor në Pilos, të shkruar me shkrimin linear „B", që janë përafërsisht të shek. XIV-XIII, para e,s. ثshtë adhuruar në të gjitha vendet ku jetonin grekët në pajtim me rëndësinë që në ekonominë greke fitonte bujqësia. Përmes Sicilisë dhe Italisë së Jugut Demetrën e njohin edhe romakët, të cilët e kanë identifikuar me Ceren, hyjneshën e tyre të vegjetacionit dhe të plleshmërisë së fushave. Më vonë kulti i Demetrës u shkri me kultin e nënës tokë, Gea dhe hyjneshës, Rea dhe pjesërisht me ate të Kibelës.
Artistët antikë e paraqesin Demetrën të ngjashme si edhe Herën, bashikëshorten e Zeusit. Mirëpo, figurës se saj i kanë dhënë më pak elemente sunduese e më tepër ato të nënës. Simbolet e saja ishin kurora me kallinjët e grurit, shporta me frute dhe pishtarët. Na është e njohur në saje të shumë pikturave në vazat greke prej të cilave më e lashta është e shek. VIII para e.s., në saje të pikturave murale romake në Pompejë nga fillimi i erës sonë, kuptohet kopjet e origijnaleve të lashta helenistike. Më të famshmët janë skulpturat e saja të ashtuquajtura Demetra e Knidit, origjinali grek për afërsisht nga viti 330 para e.s., me siguri punim i Leoharit, që sot gjendet në Muzeun Britanik në Londër dhe në agorë në Smirna e shek. III para e.s., prej relieveve dallohet vepra e shkollës së Fidisë, e gjetur në gërmadhat e tempullit të Eleuzinës, Triptolemi në mesin e Demetrës dhe Korës, (i vitit 440-430 para e.s., dhe që sot gjendet në Muzeun Kombëtar Arkeologjik në Athinë). Prej tempujve dhe shejtnorëve të Demetrës kryesisht janë ruajtur vetëm gërmadhat (në Knid, Prieni dhe në akropolin e Pergamit; ky i fundit për nga aspekti turistik është më atraktiv).
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

POSEIDONI

POSEIDONI (greq. Poseidon, lat. Neptuni) - i biri i Titan Kronit dhe gruas së tij Rejës, zot i detit.
Ishte njëri prej tre zotërave më të fuqishëm grek. Ishte sunduesi suprem i perandorisë së madhe detare, sikur që ka qenë vëllau i tij më i madh, Hadi, sundues i botës nëntokësore, ndërsa vëllau më i ri, Zeusi, sundues i qiellit dhe i tokës. Të gjithë zotërat e detit i janë nënshtruar, ishte zotërues i të gjitha kafshëve detare, ka vendosur për çdo gjë çka ka ndodhur mbi det dhe nëndet.Me tredhëmbëshin e vet ka mundur ta shqetësojë detin deri te shtrëngatat e furishme, por ka mundur edhe t'i qetësojë dallgët më të tërbuara. Kur me tredhëmbeshin e vet i ka mshuar tokës, ka shkaktuar tërmet. Ka qenë i furishëm dbe i fuqishëm, por për nga natyra labil mu sikurse gjallesat mbi të cilat ka sunduar. Andaj nuk duhet habitur pse i janë frikësuar më së shumti, dhe për këtë arsye edhe më së shumti e kanë adhuruar marinarët dhe banorët e viseve bregdetare të tërë botës greke.
Pushtetin e vet të madh dhe të fuqishëm Poseidoni e ka fituar sipas të drejtës trashigimore me short. Kur u lind i ati i tij e gëlltiti, që kështu ta evitojë mundesinë që dikush prej të bijve të tij ta rrëmbejë pushtetin. E përjetoi të njëjtin fat sikur se edhe vëllazërit e tij, përveç më të riut, Zeusit, të cilin e ëma e tij e kishte lindur tinzisht dhe e kishte fshehur në Kretë. Si qenie hyjnore edhe më tutje jetoi me vëllazërit dhe motrat e veta në barkun e Kronit. Nga ky burg e shpëtoi Zeusi kur u ngrit kundër Kronit. Poseidoni, menjëherë iu bashkangjit vëllaut të vet dhe së bashku me Hadin dhe aleatët e tjerë ndihmoi për ta rrëzuar Kronin nga froni. Pas fitores Zeusi u muar vesh me vëllazërit se pushtetin do ta ndanin me short. Poseidonit i takoi deti. Ishte, pra, siç e theksonte më vonë në mosmarrëveshje, "i barabartë në të drejtën" me zotin suprem Zeusin, dhe pasi që pushtetin mbi det nuk e ka fituar me hir të Zeusit, nuk e konsideronte veten të detyruar për të dëgjuar. Megjithatë, e ka dëgjuar, dhe këtë e ka bërë plotësisht me vullnet dhe kryesisht, sepse e ka respektuar pushtetin e tij.
Selia e Poseidonit ka qenë pallati i mrekullueshëm i nëndetit në Egi (në bregun perëndimor të Eubesë, ose në bregun perëndimor të Akesë). Nga aty shkonte në qerren e vet detare që e tërhiqnin kuajt me jele të arta në Olimp, në cilën do anë të perandorisë së tij ose të rrethinës së tij. Lundronte nëpër det të hapët, jo nën sipërfaqe të detit, ndërsa dallgët para tij largoheshin dhe vetvetiu zmbrapseshin. Rëndom e kanë përcjellë zotërat e detit dhe banorët e tjerë të detit. Kudo që të shkonte, dilnin nga strofullat e tyre edhe përbindëshat e detit, duke ditur se ndoshta do të ketë nevojë për ta. Me ta shërbehej kryesisht si mjete hakmarrëse. Një përbindësh kështu e dërgoi kundër Trojës kur mbreti Laomedont refuzoi tia paguajë shpërblimin e premtuar për ndihmë në ndërtimin e mureve të Trojës, tjetrin e dërgoi në tokën e mbretit Kefe, sepse bashkëshortja e tij me madhështi dhe lavdërata i ka fyer nimfat e detit. (I pari prej këtyre dy përbindshave është dashur ta vrasë Hezionën, të bijen e Laomedontit, tjetri Andromedën, të bijën e Kefeut).Ndërkohë, Poseidoni hakmirrej vetë. Me tredhëmbëshin e vet i shkatërroi muret e Trojës, madje këtë e bëri dy herë (herën e dytë jo deri në themel, sepse në vitin 1871 i ka zbuluar të ruajtura mjaft mirë arkeologu gjerman Hajnrih Shliman. Poashtu personalisht e ka ndjekur mbretin e Itakës, Odiseun, i cili duke u kthyer nga Troja e pushtuar ia kishte verbuar djalin Polifem. Dhjetë vjet e pengoi të kthehet në Itakë, deri sa Zeusi nuk e shfrytezoi moskujdesin e tij për një çast dhe kështu u dha fund vuajtjeve të Odiseut.
Derisa Poseidoni, në perandorinë e vet gëzonte autoritetin suprem me zotërat e tjerë nuk kalonte gjithherë mirë. Me ta ka pasur mosmarrëveshje dhe rëndom u nënshtrohej. Me Athenën bie në konflikt për shkak të sundimit në Itakë, me Heliun për shkak të Korintit, me Dionizin për shkak të Naksosit, me Apollonin për shikak të Delfeve, me Herën për shkak të Argut, ndërsa me Zeusin, për shkak të ujëdhesës Egina. Zotërave të tjerë rëndom u shkonte përdore që disi ta mashtrojnë ose ta detyrojnë që të tërhiqet. Njëherë madje u ngrit kundër Zeusit dhe për vete i bëri edhe zotërat e tjerë. Me ndihmën e Herës dhe të Athenës e lidhi, por nuk e rrëzoi nga froni. Thirrjet e Zeusit për ndihmë i pat dëgjuar hyjnesha e detit, Tetis dhe e dërgoi në Olimp Brierin, djalin e vrazhdët njëqindëduarësh të Poseidonit. Posa e pa Poseidoni, u vërsul ne të dhe e lëshoi litarin kështu që Zeusi u lirua pa mund. Ndërkaq Poseidoni ka qenë shok i këndshëm i zotërave të tjerë dhe u ka dhënë shpërblime të vlefshme edhe njerëzve. E ka bërë, për shembull, kalin dhe i ka mësuar njerëzit se si ta zbusin dhe si ta mbrehin që t'u shërbejë. Tokës ia dhuroi lagështinë dhe kështu e bëri të mundshme rritjen e bimëve, Tesalinë e shpëtoi nga vërshimet, sepse me tredhëmbëshin e vet lumit Penea ia hapi rrugen për në det. Veçmas mirënjohës ndaj tij kanë qenë romakët. Ndonëse në luftën e Trojës u ndihmoi akeasve, e shpëtoi Enenë, udhëheqësin e trojanëve, i cili pas rënies së Trojës u vendos në Itali dhe e themeloi qytetin prej të cilit u zhvillua Roma.
Bashkëshortja e Poseidonit ka qenë Amfitrita, e bija e Nereut, zot i detit, ndërsa djali i tij më i dashur ka qenë zoti i detit, Tritoni. Ka pasur edhe shumë pasardhës të tjerë dhe siç ndodh kjo në mite, jo vetëm me gruan e vet legjitime. Me nimfën Toata ka pasur Polifemin me një sy, me nimfën Libia, Agenorin, mbretin e Sidonit, me nimfën Naida, Proteun, zotin e detit, me hyjneshën e tokës Gea, Gjigantin Anteu dhe të tjerë. Djalë të tij shumë autorë e kane konsideruar edhe kreshnikun athinas, Tezeun, të cilin e ka pasur me Etren, gruan e mbretit athinas, Egjeu.
Posidonit grekët i kanë shprehur respekt që nga kohërat më të lashta. Veçmas e kanë rrespektuar jonët, detarët e famshëm. Prej shtazëve ia kanë kushtuar delfinin, kalin dhe demin, ndërsa prej drunjëve pishën. Me emrin e tij janë quajtur shumë qytete, dhe për nderë të tij çdo dy vjet janë organizuar lojërat istmike. Tempujt madhështorë i kanë ngritur në Istm, në Prienën e Azisë së Vogël, në ujëdhesën Paros dhe në Atikë në kepin Sunion, shtyllat dorike të mirëfillta të të cilit shkëlqejnë në bardhësinë e vet edhe sot mbi dallgët e detit Egje. (Tempulli më i madh dhe më i bukur grek në perëndim të Athinës,në Poseidoninë antike, Pestin e sotëm në jug të Napolit, nuk ia kanë kushtuar Poseidonit, por, siç po tregojnë kërkimet e reja, hyjneshës Hera). Poseidonin gati pa kurrfarë ndryshimesh prej grekëve e kanë marrë romakët dhe përafërsisht në shekullin V para e.s., e kanë identifikuar me zotin Neptun.
Poseidoni është ruajtur në përmendore të shumta figurative antike prej të cilave shumë spikaten me vlera të larta artistike. Në mesin e tyre, para se gjithash, hyn skulptura më e njohur Poseidoni me tredhëmbëshin, kopja romake e origjinalit grek nga gjysma e dytë e shek. IV para e. s., sot në Muzeun e Lateranit në Romë, pastaj Poseidoni nga Mela, origjinali helenistik i shek. II para e.s. (në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Athinë), pastaj Poseidoni i madh helenistik, i zbuluar në vitin 1946, në Smirnën antike (në Izmirin e sotëm) kopja romake e skulpturës së Lizipit Poseidoni me Apollonin dhe Artemidën nga frizi lindor i Partenonit, i cili është bërë në gjysmën e dytë të shek. V para e.s., nën udhëheqjen ose pjesëmarrjen e Pidisë (sot në Muzeun Britanik në Londër). Piktura në vaza me Poseidonin kemi afro dyqind. Kryesisht janë të shek. VI-V para e.s., dhe paraqesin Poseidonin dhe Amfitritën, Poseidoni dhe hyjnitë detare, Konfliktin e Poseidonit dhe Athenës për shkak të Atikës etj. Prej mozaiqeve më të shquara janë Neptuni dhe Amfitrita për nga koha është nga kalimi i erës së vjetër në atë të renë (nga Villa Cervi (اervi) në Herkulanum), Triumfi i Neptunit, me siguri nga shek. III para e.s. nga Suza (sot në Muzeun Bardo në Tunisë) dhe Triumfi i Neptunit dhe i Amfitritës nga fillimi i shek. IV të e.s. nga Konstantina, sot në Luvër të Parisit.
Në kohën e re Poseidoni, kryesisht nën emrin e vet latin Neptun bëhet dekor i dashur i fontanave. Në mesin e tyre veçmas dallohet Fontana e Neptunit në Firencë e Bartolomej Amanatit (e vitit 1560) dhe fontana me të njëjtin emër në Bolonjë, vepër e Giovani di Bologna (Gjovani di Bolonja), e vitit 1563-1567), dhe prej më te vonave Neptuni i Amoldit, e vitit 1716, në Petrodvorc afër Leningradit dhe Triumfi i Neptunit dhe i Amfitritës në parkun e Versajit e L. S. dhe N. S. Adamit (e vitit 1740). Së bashku me skulpturën e Marsit e dekoron Neptuni i Jacopo Sansovinit e ashtuquajtura Shkallët e gjigantëve në atriumin e pallatit të Dukës në Veneci, përafersisht rreth vitit 1527. Piktura me Neptunin në koleksionet botërore ka shumë. Ndër krijuesit më të njohur hyjnë Paolo Veronese (Paolo Vereoneze), Rubnesi dhe François Boucheri (Fransoa Busheri). Origjinali i Gjovani da Bolonjes i vitit 1560, dhe i Adriaen de Vriesit (Adriaen de Vrizit) i vitit 1626 prej luftërave tridhjetëvjeçare gjenden në Suedi (në Muzeun Kombëtar në Stokholm dhe në kështjellën Drotningholm).
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

ATHENA

ATHENA (greq. Athena dhe Athene, lat. Minerva) - e bija e Zeusit, zotit suprem, hyjneshë e menqurisë dhe e udhëheqjes së suksesshme të luftës, mbrojtëse e rendit juridik, e drejtësisë dhe artit.

Mbi lindjen e Athenës nga mitet e lashta dimë relativisht pak. Homeri thotë se ka lindur prej Zeusit pa nënë. Te shkrimtarët për nga koha më të rinjë për këtë gjejmë më tepër detaje. Sipas Hesiodit Zeusi e ka lindur nga koka e vet pasi që e han Metidën, hyjneshën e mençurise me qëllim që ta pengojë ta lindë bijën e cila, sipas profecisë, është dashur ta tejkalojë në mençuri, dhe djalin i cili është dashur ta tejkalojë me fuqi dhe t'ia rrëmbejë fronin. Mitet edhe më të reja thonë edhe atë se si e ka lindur Zeusi Athenën. Kur e ka ngrënë Metidën, aq shumë i dhimbi koka sa që mendoi se do t'i pëlcasë. Për këtë arsye thirri zotin Hefest (sipas verzionit tjetër zotin Hermes, madje edhe Titanin Promete) që me sopatë t'ia çajë kokën. Posa veproi kështu, kërceu prej kokës së Zeusit hyjnesha e ndritshme me pajisje të plotë luftarake - Palada Athena.
Simbas simbolikës së miteve Athena, pra, ka qenë mishërimi i fuqisë dhe mençurisë së Zeusit. Sunduesi i zotëratve dhe i njerëzve e ka dashur më tepër se të gjitha vajzat e tjera. Me të ka biseduar si me mendimet e veta, asgjë nuk ka fshehur para saj dhe përherë ia ka plotësuar të gjitha lutjet e saj. Athena ka qenë e vetëdijshme për këtë anim të Zeusit ndaj saj.Përherë qëndronte në afersi të tij dhe kurrë nuk ka dashur ndonjë zot tjetër ose ndonjë mashkull dhe kurrë nuk është martuar edhe pse ishte e bukur dhe madhështore.Ka mbetur Athena Virgjër- Athena Parthenos.
Në saje të origjinës së saj dhe të dashurisë së Zeusit Athena u bë njëra prej hyjneshave më të fuqishme të panteonit grek. Prej kohërave më të lashta ajo ishte, para së gjithash, hyjneshë e luftës që dilte nga funksioni i saj mbrojtës prej armikut. Për luftë, në të vërtetë, kishte meritë Aresi, i biri i Zeusit, mirëpo, Athenës kjo nuk i pengonte. Aresi, thënë saktësisht, ishte zot i luftes dhe betejave të mllefosura, ndërsa ajo ishte hyjneshë e udhëheqjes së mençur dhe të ekuilibruar të luftës, e cila rëndom përfundonte me ngadhënjim, gjë që nuk mund të thuhet për luftërat e Aresit. Si hyjneshë e luftës grekët e adhuruan me emrin Athena Enoplos (Athena e armatosur) ose Athena Promachos (Athena e cila fton në luftë). Si hyjneshë e luftës ngadhënjimtare e quanin Athena Nike (Athena Ngadhënjimtare).
Athena që prej fillimit e deri në mbarim të botës antike ka qenë mbrojtëse e grekëve, veçmas e athinasve, të cilët i donte më së shumti. Si Palada Athena ajo mbronte përveç Athinës qytetet, që në tempuj i kanë pasur truporet e saja të shoqëruara, të ashtuquajtura paladet. Derisa paladi gjendej në qytet, qyteti ishte i papushtuar. Palad të tillë kishin edhe trojanët në qytetin e tyre. Për ta pushtuar Trojën, akeasve u është dashur ta vjedhin dhe ta marrin me vete, gjë që u shkon përdore Odiseut dhe Diomedit. Sikurse në luftë Athena i mbronte grekët dhe qytetet e tyre edhe në paqe. Ishte mbrojtëse e kuvendit dhe e së drejtës, kujdesej për fëmijët dhe të sëmurët, njerëzve u sjell mirëqenie. Ndihma e saj shpesh ishte tejet konkrete. Athinasve, për shembull ua ka falur ullirin dhe u bë themeluese e njerës prej degëve me të rëndësishme të ekonomisë greke - thënë kalimthi, deri më sot njera prej degëve më të rëndësihme. Veç kësaj, Athena ishte hyjnesha e arteve dhe e zejtarisë (këto dy fjalë grekët rëndom nuk i dallonin - punën e skulptorit, gurëgdhendësit dhe këpucëtarit i emëronin me të njëjtën fjalë „techne" (tekne - shkathtësi). Gratë i ka mësuar të thurin dhe të endin. Njerëzve ua ka mësuar zejen e farkëtarit, argjentarisë dhe ngjyrosjes, u ka ndihmuar ndërtuesve të tempujve dhe të anijeve, jetën e njerëzve u ka begatuar me shpikjen e kavallit (flautës). Për shpërblim për ndihmën dhe mbrojtjen e vet kërkonte nderimin dhe flijime, që ishte e drejtë e secilit zot. Mosrespektimi dhe ofendimet i dënonte, por mëshirohej më tepër se hyjneshat e tjera. اdo ndërmarrje e saj përfundonte siç dëshironte ajo. Me Poseidonin, zotin e detit ra në konflikt për shkak të sundimit në Atikë dhe Athinë. Para këshillimit të zotërave, në krye të të cilit ishte Kekropsi, mbret i parë i Athinës, këtë gjyq e fitoi sepse me dhurimin e ullirit ia siguroi vetes simpatinë e Kekropsit. Kur trashëgimtari i Trojës Paridi e ofendoi, përkatësisht kur në grindje me hyjneshat Herën dhe Afroditën nuk ia pranoi përparësinë në bukuri,. iu hakmuar në atë mënyrë që u ndihmoi akeasve për ta korrur fitoren ndaj Trojës. Kur Diomedi, adhuresi i saj, në betejën në rrafshënaltën e Trojës, u gjet në rrezik vdekje vetë e zuri vendin e drejtuesit të karrocës së tij luftarake dhe e detyroi Aresin, vëllain e vet, që të ikte. I ,ka ndihmuar Odiseut, mbretit të Itakës, përkundër vullnetit të Poseidonit, zotit të detit, që pas pushtimit të Trojës të kthehet në atdhe. I ka ndihmuar poashtu edhe Telemakut, birit të Odiseut, Orestit, birit të Agamemnonit dhe veçmas Belerfontit dhe Perzeut. Për këto dhe për ndërmarrje të tjera bëhet fjalë nën emrat përkatës. Mbetet që të shtojmë se besnikëve të vet kurrë nuik ua ka kthye shpinën, përherë u ka ndihmuar grekëve, veçmas athinasve dhe të njëjtën ndihmë ua ka dhënë edhe romakëve, të cilët e kanë adhuruar me emrin Minerva.
Prej nderimeve që grekët ia kanë shprehur Athenës më të rëndësishmet ishin Kremtet Panatenase. Janë mbajtur çdo katër vjet si të ashtuquajtura Panatenet e Mëdha, kurse pjesë përbërëse të tyre ishin garat muzikore, poetike, retorike, gjimnastike, kalorësie dhe lundruese. Fillonin në vigjilen e ditëlindjes, së Athenës, në gjysmën e gushtit. Panatenet e Vogla kremtoheshin poashtu çdo katër vjet dhe me përmasa ishin më të vogla. Procesioni panateneas është paraqitur në frizin e Parteonit athinas, në të cilin ka punuar Fidia, njëri prej skulptorëve më të mëdhenj botëror. Në Romë kremtet për nderë të Minervës janë organizuar dy herë në vjet (në mars dhe në qershor).
Veprat artistike të arkitekturës të krijuara në Greqi lidhur me kultin e Athenës (sado edhe në gërmadha) bëjnë pjesë në mesin e margaritarëve të kulturës së gjithmbarshme njerëzore. Në rend të parë është Partenoni në Akropolin e Athinës vepër e arkitektëve Iktin dhe Kalikrat e viteve 447-434, para e.s. Gadi 2121 vjet i ka rezistuar kohës deri sa nuk e ka shkatërruar eksplodimi i barotit që gjatë luftës me venedikasit e kishin vënë turqit. Në afërsi të Partenonit është një tempull i vogël Nike, kushtuar Athenës Ngadhnjimtare. Gjatë okupimit turk tërsisht ështe shkatërruar, por në vitin 1835-1836 sërish u ngrit nga gërmadhat. Prej ndërtesave në Akropol e fundit është Erehteoni i kushtuar Athenës, Poseidonit dhe Erehteonit. Në të dikur ruhej Paledi athinas dhe është mbjellë „ulliri i Athinës" (i sotmi është i vitit l917).

Tempujt luksozë Athenës i janë kushtuar në Delfe, Tege, në Arkadi, në kepin e Suniut, në trevën e Azisë së Vogël në Prienë në tokat e Azisë së Vogël dhe me të krenohej edhe Troja.

Prej skulpturave të Athinës në antikë më të famshmet i kanë konsideruar truporet madhështore prej arti, bronzës dhe fildishit: Athena Parthenos, Promachos dhe Athena Lemnios. Për fat të keq i njohim vetëm në saje të imitimeve te mëvonshme, kryesisht të cilësisë së dobët (që sot gjenden në Mu-zeumet e Vatikanit, Napolit, Bolonjës, Berlinit, Drezdenit e gjetiu). Imitim i skulpturës së Fidisë në Partenon është me siguri dhe e ashtuquajtura Athena Varvakease që gjendet në Muzeun Kombëtar Arkeologjijk në Athinë dhe Minerva vigane në Muzeun në Terme. Prej trupave të tjera po përmendim Athenen Farnese dhe Athenën Gistuiniani (Gjustiniani). Këto janë kopje romake të origjinaleve greke, sigurisht të mbarimit të shek. V. para e.s. (dhe që sot gjenden në Muzeun e Vatikanit dhe në Luvër. Këtyre veprave mund t'i bashkohet kopja e mirë helenistike e Pidisë, ndonëse jo e madhe dhe pjesërisht e dëmtuar Athena Parihenos nga Heraklea Linkestis te Manastiri sot në Muzeun Popullor në Beograd. Athena, skulpturë e Mironit nga grupi Athena dhe Marsia, ndoshta e mesit të shek. V para e.s. e dimë vetëm nga kopjet e relieveve (njërit prej më të bukurve është në Muzeun e Akropolit në Athinë). Pikturat në vazat me pamjen e Athenes janë ruajtur me shumicë, prej të cilave disa dhjetra që nga shek. VI para e.s. Prej të tjerave më vlerë të veçantë janë: Mosmarrëveshja e Poseidonit dhe Athenës rreth Atikës në amforat e Atikës nga mesi i shek. VI para e.s. (gjendet në Luvër) dhe Lindja e Athenës nga fillimi i shek. V para e.s. (gjendet në Muzeumin Britanik në Londër). Prej skulpturave të saja të kohës së re po përmendim atë të Drosisit, i fillimit të shek. Tonë, në shtyllën e lartë jonike para Universitetit të Athinës dhe Houdonit (Hudonit), kah mbarimi i shek. XVIII, e cila e zbukuron Institu de France në Paris.
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

HERA

HERA (greq. Hera, lat. Iuno) - bija e Titanit Kron dhe gruas së tij Reas, motrës dhe gruas së Zeusit, zotit suprem.

Kur lindi e gjet po ai fat sikurse edhe vëllazërit e saj më të vjetër. I ati Kron e gëlltiti për t'i shpëtuar kundërshtarit të mundshëm ndaj pushtetit të vet. Si qenje hyjnore, Hera jetonte edhe tutje, në barkun e tij deri në atë ditë kur vëllazërit i shpëtoi më i riu në mesin e tyre, Zeusi, i cili i është shmangur fatit të fëmijëve të tjerë të Kronit, të cilin nëna e lindi tinëzisht dhe i fshehu në Kretë. Kur Zeusi e filloi fuftën kundër Kronit, hyjnesha Teida e çoi Herën në skaj të botës, te Oqeani. Zeusi e gjen aty pas ngadhënjimit të tij . Pasi që i pëlqente fort, e merr në Olimp dhe martohet me të. Fakti që Hera ishte motra e Zeusit nuk e pengonte këtë martesë. Martesat farefisnore nuk kanë qenë të jashtëzakonshme, njësoj si ndërmjet kusherinjëve të sunduesve të kësaj bote. Kështu Hera u bë hyjnesha më e lartë dhe mbretëresha e qiellit.
Në botën e zotërave Herës i ka takuar funksioni i mbrojtjes së martesave. Veçmas kujdesej për sakralitetin dhe pandashmërinë e lidhjes martesore, burrave u jipte pasardhës dhe nënave u ndihmonte gjatë lindjes. Si grua e Zeusit, ishte bashkësunduese e tij, aq sa ka lejuar nënshtrimi i gruas në mitet antike (të cilat kështu e shprehnin pozitën e gruas në botën antike). Zeusi shpesh këshillohej me të dhe ia besonte të gjitha mendimet e veta për të cilin zotërat e tjerë nuk dinin. Lutjet e saj rëndom i pranonte edhe për arsye se kur i kundërvihej, me të grindej dhe grindjet e tilla të panevojshme e lodhnin. Por, nëse ishte e nevojshme, ia tregonte se deri ku shtroheshin kufijt e saj. Kur, për shembull, pa kurrfarë ndjenjash e ndiqte djalin e tij, Herakliun, të cilin e kishte me Alkmenën, gruan e kësaj bote, e la durimi dhe e lidhi në pranga (kuptohet të floririt) dhe e vari në mes qiellit dhe tokës. Por atë edhe e ka nderuar, i ka shprehur të gjitha nderimet e mundshme dhe ka kërkuar që ta nderonin edhe zotërat e tjerë.
Rolin e mbrojtjes të bashkëshortësisë e ka kuptuar tejet seriozisht dhe ka jetuar ashtu që me besnikërinë e vet bashkëshortore të bëhet shembëll e të gjitha hyjneshave dhe grave vdekatare. Pikërisht për këtë arsye assesi nuk mund të duronte që burri i saj përherë e shkelte shejtërinë e martesës. Në të vërtetë, Zeusi ka qenë gordës i madh dhe nuk ka ekzistuar hyjneshë e pashme të cilën nuk e ngacmonte. Ka pasur shumë dashnore edhe në mesin e grave të kësaj bote dhe me to edhe shumë fëmijë. Hera kur mësonte për ndonjë aventurë dashurie të tij, i krijonte skena të tilla sa që i tërë Olimpi dridhej, ndërsa në tokë tërbohej murlani. Në fund, kështu apo ashtu, bashkëshortët rëndom pajtoheshin dhe në Olimp kremtohej gostia hyjnore. Hera ia ka falur Zeusit tre pasardhës: Aresin, zotin e luftës, Hefestin, farkëtarin dhe armëpunuesin hyjnor dhe Hebën, hyjneshën e rinisë së amshueshme (këtë sipas disa miteve e ka lindur prej vetvetës, sikurse Zeusi Athenën). Bija e saj, hyjnesha Eilitia, kinëse ka qenë mbrojtëse e të lindurit. Sipas Hesiodit e ka pasur me bashkëshortin e vet, Zeusin, ndërsa, sipas disa autorëve të tjerë, kinëse e ka lindur nga vetvetja, kurse sipas të tretëvë kjo ka qenë vetëm emër i dytë të saj si mbrojtëse e të lindurit. Gjatë kryerjes së funksionit hyjnor në gostitë olimpike Hera ka qenë e ulur në fronin prej floririt, përbri vetë Zeusit. Armët e saj kanë qenë mjegullat, rrufetë dhe shtërgatat. Ka mundur po ashtu ta ndryshojë pamjen e njerëzve. Asaj i është kushtuar shega, simbol i plleshmërisë, qyqja (në të cilën kinëse është shndërruar Zeusi kur, herën e parë, ka tentuar të vijë te ajo), pallua (sytë e rrumbuilakët në bishtin e hapur kanë qenë simbol të qiellit yllëzor) dhe më në fund kojrrili. Homeri e quan Heren "fronçare prej arit", „madhështore" dhe „Hrërëbardhë".
Një epitet i saj është „sylopa" që kurrsesi nuk mendohej me përçmim, sepse lopa me të vërtetë i ka sytë e mëdhenj dhe të bukur. Në jetën e heronjëve mitikë Hera ndërhynte rrallë dhe me këmbëngulje i ndiqte pasaardhësit e Zeusit, të cilët i ka pasur me gratë vdekatare, ndërsa në luftën e Trojës ishte kundër mbrojtësve të Trojës.
Herën e kanë nderuar në tërë botën greke dhe më së shumëti në Arg, Mikenë, Spartë, Korint dhe në ujëdhesën Samos. Në Arg ia kanë përkushtuar një kompleks tempujsh, ndërsa në Mikenë e ka pasur shejtnoren e veçant. Tempuliin madhështor ia ngritën në Posejdoni (Paestum). Tempulli i saj në Olimp është tempulli më i vjetër që dihet se është ndërtuar në trevën greke. ثshtë ndërtuar para më se 2.600 vjetësh, dhe nga mesi i shek. VII të e.s. gjendet në gërmadha. Në Romë Herën e kanë adhuruar me emrin Iuno. Kësaj i përkushtonin tempuj së bashku me Jupiterin por edhe ndaras.
Piktura me figurën e Heres nga antika na janë ruajtur mjaft shumë. Prej gati njëqind pikturash në vaza do t'i përmendim Zeusi me Herën dhe Horet përafërsisht nga viti 570 para e,s. dhe gjendet në Luvër të Parisit dhe Heren në kuti për shminkë me siguri nga viti 465-460 para e.s. dhe gjendet: në Muzeun Metropolitan në Nju Jork. Njëra prej figurave më të lashta të saja është nga metopa, (i „ashtuquajturi tempulli Heraia) në Selinunt (Zeusi dhe Hera përafërisht nga viti 450 para e.s. dhe sot gjendet në Muzeun Kombëtar në Palermo). Përafërsisht nga e njëjta kohë është ruajtur edhe koka e Herës e punuar në terakotë dhe gjendet në Muzeun në Gele. Shtatorja më e famshme e saj ka qenë në tempullin e saj në Arg. Sipas burimeve antike e ka punuar Polikteti prej ari dhe fildishi, por e ka përjetuar të njëjtin fat sikurse edhe truporja e Zeusit Olimpik, vepër e Fidisë. Pas ngadhënjimit të krishtërimit kjo trupore është thërmuar si idhull pagan. Prej truporeve të ruajtura më të njohura janë: Hera Barberini, kopja romake e shtatores greke, përafërsisht nga viti 420 para e.s. dhe sot gjendet në Muzeun e Vatikanit, Hera Farnese (Hera Farneze), poashtu kopje romake e veprës së lashtë greke dhe gjendet në Muzeun Kombëtar të Napolit dhe e ashtuquajtura Hera Ludovisi (Hera Ludovizi) në Muzeun Kombëtair në Terme të Romës për të cilën Gëte pak në mënyrë të tepruar është shprehur, se „me të vërtetë vlen aq sa edhe i tërë epi i Homerit". (Deri vonë kjo trupore është konsideruar si kopje e Herës së Polilkletit. Mirëpo, sot është konstatuar se eshtë vepër romake e cila me siguri paraqet mbretëreshën Antonia si hyjneshë).
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

ARTEMIDA

Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.
E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETثN dhe motra e Apolonit.
Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.
Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave.
Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.
Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

AFRODITA

AFRODITA (greq. Afrodite,lat. Venus)-hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë, më e bukura prej të gjitha hyjneshave të miteve antike.

Origjina e saj disi na është e paqartë. Sipas Homerit ishte e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e Dianës, hyjneshës së shiut, ndërsa sipas Hesiodit lindi nga shkuma e detit dhe prej detit doli në ujëdhesën Qipro.Në këtë rast origjinën e vet tejet të ndërlikuar e ka prej Uranit, zotit të qiellit. Qoftë kështu apo ashtu, Afrodita, në saje të bukurisë dhe të magjepjes së vet me të cilat ka qenë e pajisur u bë njëra prej hyjneshave më të fuqishme. As zotërat as njerëzit nuk kanë mundur t'i përballonin. Përveç kësaj ka pasur shumë bashkëpunëtorë dhe bashkepunëtore: Karitet, hyjneshat e magjepjeve dhe të bukurisë, Horet, hyjneshat e stinëve të motmotit, Peitën, hyjneshen e lajkave dhe te mistoreve, Himerin, zotin e dëshirës së zjarrt, Potin, zotin e dëshirës së dashurisë, Himenin, zotin e martesës dhe sidomos Erosin, zotin e ri të dashurisë, shigjetave të të cilit nuk ka qenë e mundur qe t'iu shmangen.
Pasi që dashuria ka rol tejet të rëndësishëm në jetën e zotërave dhe të njerëzve, Afrodita ka qene tejet e nderuar dhe e çmuar. Kush e ka nderuar dhe i ka bërë flijime, ka mundur të jetë i sigurtë në dashamirësinë e saj, por disi nuk ka qenë e qëndrueshme,kurse fatin të cilin ua ka ofruar shpesh ,ka qenë i përciptë. Nganjëhere bënte mrekullira të vërteta çfarë di të bëjë vetëm dashuria: skulptorit qipriot, Pigmalionit, ia ka ngjallur, për shembull, truporen e ftohtë prej mermerit në të cilën u dashurua. Të dashurit e vet i mbronte në beteja, në shtërgata detare dhe nga sulmet e armikut. Ka ditur edhe të urrej, sepse urrejtja është motra e vërtetë e dashurisë. Kështu djaloshi frikacak, Narcisi, i cili sipas tregimit të nimfave i ka përbuzur dhuratat e saj sa që është dashuruar ne vetveten, më në fund bën vetëvrasje. Por, për çudi, vetë nuk ka pasur shumë fatë në dashuri dhe nuk e ka mbajtur asnjë dashnor. As bashkëshortesia nuk ka qenë e lumtur. Zeusi ia cakton për burr më te shëmtuarin prej gjithë zotërave, Hefestin e çalë dhe përherë i djersitur, farkatarin hyjnor. Si shpërblim për këtë ka kërkuar ngushllimin në Aresin, zotin e zemëruar të luftës, me të cilin i ka pasur pesë fëmijë (Erosin, Anterin, Deimosin, Fobin dhe Harmoninë), pastaj në Dionisin, zotin e verës (me të cilin ka pasur të birin, Priapin), dhe përveç të tjerëve edhe në Hermesin, zotin e tregtisë, madje edhe në të vdekshmin e rëndomtë, Anhizin, mbretin dardan, të cilit ia lind të birin, Enean.
Prej ndërhyrjeve të saja në ngjarjet e vrullshme të botës së miteve pasoja më të mëdha ka pasur dashamirësia e saj ndaj Paridit të ri, birit të Priamit, mbretit trojan. Pasi që në grindje me hyjneshat, Herën dhe Athenën, i ka dhëne përparësi, për shpërblim ia premton gruan me të bukur prej të gjitha grave të vdekshme. Kjo grua, sipas mendimit unanim të zotërave dhe të njerëzve, ishte Helena nga Argu, bashkëshortja e Menelaut, mbretit spartan. Afrodita i ndihmon Parisit për ta sjellë Helenën në Trojë. Menelau nuk dëshiron që të heqë dorë nga gruaja e vet dhe kërkon t'ia kthejnë. Pasi që Paridi e refuzon këtë, Menelau me ndihmën e vëllait të tij, Agamemnonit, mbretit te fuqishëm të Mikenës, i dërgon të gjithë mbretërit akeas në akspeditë ndëshkuese kundër Trojës. Nën udhëheqjen e Agamemnonit lundruan njëqindmijë akeas përtej detit dhe e sulmuan Trojën. Afrodita, kuptohet, u ka nidhmuar trojanëve, ndonëse lufta nuk ka qenë vetia e saj e fuqishme. Mjaftonte, që për shembull, çjerr shigjeta e Diomedit, komandantit ushtarak dhe të ik me vaj nga fushëbeteja. Në luftën e tmershme, në të cilën morën pjese të gjithë trimat e atëhershëm dhe gati gjithë zotërat, Paridi më në fund u vra dhe pas vdekjes së tij bie edhe Troja. Ushtria ngadhnjimtare akease e shndërroi Trojën në gërmadha - prej saj ka mbetur vetëm fama e pavdekshme në epët e Homerit.
Në bazë të kërkimeve të tanishme, Afrodita, si duket, ishte me origjinë nga Azia e Vogël, siç duket nga Ishtari, hyjnesha sirio-fenikase e dashurisë. Grekët e marrin që në kohërat më të lashta, sipas të gjitha gjasave përmes ujëdhesave të Qipros dhe Kiterës, ku po ashtu e kanë adhuruar. Asaj i qenë dedikuar mërsina, trandafili, molla, lulëkuqja, pëllumbesha, delfini, dallëndyshja dhe bliri, si dhe tempujt madhështorë në Kind, Pafos, Korint, Alaband e gjetiu. Kulti i saj u përhap nga kolonitë greke në Italinë e Jugut deri në Romë, ku e kanë identifikuar me Venerën, hyjneshën e lashtë italike dhe e kanë adhuruar në të njëjtën mënyrë si në Greqi. Prej tempujve të ndërtuar për nderë të saj më të mëdhenjt kanë qenë në forumin e Cezarit (tempulli i Venerës Nënë) dhe pranë rrugës së shenjtë kah forumi romak (tempulli i Venerës dhe i Romës). Kulti i saj zhduket me ngadhënjimin e krishterimit, kurse emri i është ruajtur në saje të poetëve, të skulptorëve, të piktorëve dhe të astronomëve.Afrodita, hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë, ndoshta është shembulltyrë që është paraqitur më së shumti nga mitet antike: bukuria dhe dashuria, megjithatë më së shumti i ,kanë tërhequr dhe i tërheqin artistët e të gjitha kohërave.
Prej shembëlltyrave të saj nga koha antike më të njohura janë: Afrodita në mjellmë, pikturë në gotën antike të viteve 470-460 para e.s.; Venera dhe Marsi, pikturë muri në Pompejë nga fundi i shek para e.s. dhe të shek. IV para e.s. për tempullin e Asklepiut në Kojo (për të dimë vetëm në saje të burimeve antike të cilën e quajnë „të paarritshme"); përveç kësaj janë ruajtur edhe disa qindra enë të pikturuara me figurën e Afroditës. Prej relievëvet më i famshmi është e ashtuquajtura Afrodita Ludovisi, vepër e skulptorit grek rreth vitit 460 para e.s., sot në Muzeun Kombëtar Romak në Termë. Skulpturat e saj janë krijime më të larta të artit antik. Në mesin e tyre hynë Afrodita e Knidit, të cilën me siguri e ka skalitur Praksiteli për tempullin në Kind (pas vitit 350 para e.s.; kopjet e saja të shkëlqyeshme gjenden në Muzeun e Vatikanit në Romë, në Luvër të Parisit dhe në Muzeun Metropoliten në Nju-Jork), pastaj Afrodita e Kirenës, kopja romake e skulpturës helenistike në shak. III para e.s. (tani në Muzeun Kombëtar Romak në Termë), Venera e Kapitolit kopja romake e origjinalit helenistik, siç duket nga gjysma e shek. III para ejs. (në Museo Capitolino romano-Muzeu i Kapitolit Ro-mak), Venera e Mediqve, kopja romake e veprës së Kleomenit nga shekulli II para es. (në Galleria degli Uffizi në Firencë). Se çfarë realizimi të lartë ,kanë arritur skulptorët grek në paraqitjen e figurës së Afroditës, tregojnë skulpturat e saj të cilat autorët antik nuk i përmendin. Më e famshmja ndër to është Afrodita e Melosit e shek. III - II para e.s., e gjetur më 1820. (dhe sot gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris). Koka e mirë e Afroditës (ose e Artemidës) prej bronze të praruar, e cila është e gjysmës së dytë të shek. IV para e.s., me siguri e shkollës së Praksitelit, gjendet në koleksioinin arkeologjik në Vis.


Interesi për paraqitjen e figurës së Afrodites në artin e kohërave të reja është i njëjtë me atë të kohërave antike. Pikturat dhe skulpturat e Afroditës praktikisht nuk është e mundur të numërohen. Ndër më të famshmet është: Lindja e Venerës dhe Venera dhe Marsi të Sandër Botiqellit e vitit 148C. dhe 1847 që sot gjendet në pallatin firentin Ufici dhe në Galerinë Kombëtare Londoneze), Venera pushon e Giorgoneut (Gjorgjoneut), (e përfundon Tiziani) pas vitit 1510), Lindja e Venerës e Luca Girodanit (Lukë Gjordanit) sot gjendet në Muzeun e qytetit në Bel) Venera me Amorim i Luca Granachuat (Lukë Granakut) plak (sot gjendet në Villa Borgese të Romës), Venera dhe Amori të Palmo Vecchiut (Palmo Vekkiut) (rreth vitit 1520, që sot gjendet në Galerinë Kombëtare në Bukuresht), Venera në gjumë edhe Venera dh muzikanti me mandolinë e Tizianit (Ticianit) (sot gjendet në Galerinë e Dresdenit), Lindja e Venerës, Kremtimi i Venerës dhe Venera dhe Marsi të Pierre Paule Rubensit (Pjer Pol Rubensit) (prej vitit 1622—164G, e para në Galerinë Kombetare Londoneze, kurse tjetra në Muzeun Artistiko-historik të Vjenës, dhe e treta në Palazzo Bianco (Palaco Bjanko)) në Gjenovë), Venera me Amorin i Guido Renit (Gvido Renit) (pas vitit 1605) dhe piktura me të njëjtin emër e Nicolas Poussini (Nikolas Pusini) (rreth vitit 1630., sot gjendet në Galerinë e Dresdenit), Toaleta e Venerës dhe Venera e argëton Amorin e François Boucherit (Fransoa Busher) (e para prej 1746 që gjendët në koleksionin e Walleceit (Waillaceit) në Londër dhe tjetra përafërsfeht e vitit 1751 ne Galerinë Kombëtare në Washington), si dhe Venera dhe Kupido e Velazqiuezit (Velaskezit) (rreth vitit 1651, sot gjendet ne Galerinë Kombëtare në Londër).Prej të rejave t'i pëarmendim së paku Afroditën e Raoul Dufyut (Raul Dufy) në Galerinë Kombetare të Pragës, rreth viteve 1930).Prej veprave të autorëve në Ballkan në këtë vend duhet përmendur Veneren me kandil të Milena Pavlloviq-Barilit e vitit 1938 (sot gjendet në Muzeun e Artit Modern në Beograd).
Prej veprave skulpturale duhet përmendur Venerën dhe Marsin e Anton Canovës (Anton Kanovës) (dhe skulptura e tij portretike e Paolina Bonapartes si Venerë e vitit 1807, që gjendet në Villa Borgese në Romë), Venerën Ngadhënjimtare të August Renoireit (August Ronoarit) e vitit 1914 dhe Venerën me qafore prej margaritave të Aristid Maillolit, e vitit 1918 (sot gjenden të dyjat në Tate Galleri në Londër), dhe ndoshta edhe Venerën e Marin Marinit e vitit 1940 (sot gjendet në koleksion privat në SH.B.A). Lidhur me këtë ndoshta do të na interesojë edhe Muzika e njohur e Myslbekut (e viteve 1907-1912), përpunim i modelit antik siç është konstatuair në trashigiminë e tij; e ka punuar në bazë të studimit minucioz të proporcioneve të Venerës së Eskvilinit (e shek. I para e.s.)
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

EROSI

EROSI (greq. Eros, lat. Amor ose Cupido) — zoti i dashurisë dhe vetë dashuria. Sipas miteve të lashta mishërimi i fuqisë jetëdhënëse që lindi nga kaosi fillestar. Sipas miteve të mëvonshme i biri i Aresit, zotit të luftës dhe Afroditës, hyjneshës së dashurisë dhe bukurisë.

Nuk duhet të habitemi pse mendimet për origjinën dhe natyrën e Erosit janë të ndara. اka dimë në të vërtetë, për origjinën e dashurisë? A është vërtet e lashtë sa bota? Pikërisht këtë e pohon Hesiodi: Erosi ka lindur njëkohesisht me hyjneshën e tokës, Gea. A është i vërtetë pohimi se pa dashuri nuk do të kishte jetë në tokë? Sipas Hesiodit pikërisht Erosi i ka bashkuar fillet e shpërndara të gjërave nga kanë dalë gjitha qeniet e gjalla, zotërat, njerezit dhe kafshët. Vallë, a nuk mund t'i përballohet me të vërtetë dashurisë, ndonëse sjell edhe harenë edhe pikëllimin? Ajo është pikërisht e tillë çfarë është edhe Erosi, i biri i Afroditës, i cili sundon mbi të gjitha dhe kudo; ngritet me krihë të artë i armatosur me hark dhe shigjeta, ia zgjedh vetes viktimat dhe kend e godit me shigjetën e vet ai i nënshtrohet dashurisë që i sjell gëzim ose vuajtje ose të dyat. Përvoja në dashuri shpjegon pse njerëzit i merr malli për të, pse këndojnë për të dhe pse e mallkojnë.

Zeusi, zoti suprem, ka ditur mirë çka do të sjellë në botë dashuria, sikurse edhe faktin se nuik do të mund as vetë t'u përballojë shigjetave të Erosit. Prandaj vendosi që ta vrasë posa lindi. Mirëpo, Afrodita e fshehu Erosin e vogel thellë në pyll, ku syri i Zeusit nuk ka mundur të depërtojë dhe ua besoi të kujdesen luaneshat e egra. Kur u rrit, u kthye te Zeusi në Olimp dhe gjithë zotërat e përshëndëtën për shkak të natyrës së tij të mirë dhe të bukurisë. U bë ndihmës i Afroditës. Ka pasur tepër punë, ndërsa ndërhynte pothuaj se ne jetën e secilit zot dhe të secilit njeri. Sipas miteve më të reja u detyrua të marrë ndihmësa: Eroitetët ose Amorët. Këta ishin kinse vëllazërit e tij. Vëllau i tij sipas miteve të reja, ishte edhe Anteri ("Kundërdashuria").

Por kundër dashurisë pa ndihmën e Anterit ishte i paaftë edhe vetë Erosi. Dimë per disa ndodhi të dashurive të tij. Më e mira, sikurse edhe te njerëzit, është ajo për dashurinë e tij të parë. U dashurua kundër dëshirës se nënës së vet në Psikën, vajzën e bukur, e cila ishte qenie e thjeshtë vdekatare. Nga kjo lindën komplikime të ndryshme dhe që të dy vuajtën shumë. Mirëpo, në fund çdo gjë përfundoi mirë, sepse, Zeusi, zoti suprem, e pranoi Psikën në Olimp në mesin e zotërave dhe kështu Psiken e shpalli si bashkëshorte te ligjshme të Erosit.

Në antikë, sidomos në ate të vonën, Erosi është njëri prej zotërave i paraqitur më se shpeshti. Ndeshemi me të pothuajse gati në të gjitha pikturat dhe relievet, tema e të cilave është e lidhur me dashurinë. Prej shtatoreve antike në mesin e më të shquarve bën pjesë i ashtuquajturi Erosi Centecellian (Erosi اentoçellian), kopja romake e origjinalit grek nga fillimi i shek. IV para e.s. punuesi i të cilit me siguri ka qenë Kefisodoti, i ati i Praksitelit (sot gjendet në Muzeun e Vatikanit), dhe Erosi e ngreh harkun, kopja romake e shtatores së Lisipit nga gjysma e dytë e shek IV para e.s. (egzemplari më i ruajtur gjendet në Pallatin e Dukës në Veneci, kurse të tjerët janë Villa Albana në Romë, në Muzeun e Kapitolit dhe të Vatikanit, pastaj në koleksionet e tjera. Prej gjetjeve të reja, para së gjithash, është Erosi në gjumë, shtatore prej bronze e kohës helenistike, ndoshta e shek. III—II para e.s. (sot gjendet në Muzeun Metropolitan ne Nju Jork), ndërsa prej ansambleve skulpturale Amori dhe Psika, sipas te gjitha gjasave e shek. II para e.s. (sot gjendet në Muzeun e Kapitalit në Romë dhe në Pallatin Ufici në Firencë). Pikturat me pamjen e Erosit të kohës më të re praktikisht nuk mund të numërohen. Prej tyre po përmendim, të paktën Edukimin e Amorit të Ticianit, pikturën e ka kryer Damian Mazzo, siç duket pas vitit 1599. Dënimin e Kupidit të Manfredit (përafërsisht e vitit 1610, sot gjendet në Institutin e Arteve në اikago), Venerën me Kupidin të Bronzinit (nga gjysma e dytë e shek XVI, sot gjendet në Galerinë Kombëtare në Londër), Kupidin në gjumë të Carravaggionit (Karravagjionit) rreth vitit 1600 (sot gjendet në Galerinë e Palatinit në Firencë), Veneren me Amorët e vegjël të vitit 1630-1640 (sot gjendet në Prado të Madridit), Kupidin e zënë' (përafërsisht e vitit 1754) dhe Amorët në gjumë të Frigonardit (rreth vitit 1766, të dyja në koleksionin e Wallaceit në Londër). Ndërsa nga të gjitha të tjerat të paktën duhet përmendur edhe Amorin dhe Psikën, pikturë e Gerardit (e vitit 1795, dhe sot gjendet në Luvër të Parisit). Situata është e njëjtë edhe me veprat skulpturale. Le t'i përmendim vetëm disa: Kupidin e E. Bouchardonit (Bushardonit), përafërsisht e vitit 1749-1750, sot gjendet në Galerinë Kombëtare në Vashington, Amorin me flutur të A. Chaudetut (Shodeut), me siguri e vitit 1802, 1790, sot gjendet në Ermitazhin e Leningradit, dhe cilindo prej Kupidëve të Rodenit në Muzeun e Rodenit në Paris dhe në Filadelfi. Prej skulpturave të tjera po e përmendim njërën të cilën çdo ditë e shohin shumë njerëz: ky është Erosi i këndshëm i A. Gilbertit (A. Gjilbertit) në qendër të sheshit Picadilly të Londrës.
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

APOLONI

Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme.
I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. ثshtë i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETثN, dhe vëllai binjak i hyjneshës ARTEMIDA.
Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm.
Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë.
Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveç me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: HIJAKITI dhe KIPARISI.
Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur PITIJA.
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

HESTIA

Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia Romake, asaj përshtatej hyjnesha VESTA.
Ka qenë motra e Zeusit.
Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera.
Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë
Në shekullin e 5 p.e.s., ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës.
DIONISI ishte fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe SEMELES.
Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej Zoti BAKHO
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

ARESI

Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej MARSI. Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në konflikt me Zotat tjerë.
Edhe ky si Zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore.
Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.

HEFESTI

Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë. Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej VULLKANI.
Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura.
Nga aviturat e shumta dashurore që kishte, përpos Afroditës, përmenden edhe AGLEJA dhe HARI.
 
Titulli: Mitologji - 12 zotat e olimpit

HERMESI

Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJثN.
Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.
Shpesh ju ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU ...
 
12 Zotat e Olimpit dhe fuqia e tyre

Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe.

c07903596391b121bc49eb7abd443225.jpg


Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive. Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Zotave aktiv, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt qenieve njerëzore. Mu për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore. Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe token, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin, lavdinë.

Në këtë sistem të përsosur të kijerakisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit. Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë. Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme.
Zotat e Olimpit ushqeheshin me Ambrozion dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre.

602745_308317715960485_1092809412_n1.jpg



1. ZEUSI


Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe i tokës, babai i njerëzve dhe zotave të tjerë. Konsiderohet si i pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë zotat e tjerë të Olimpit. ثshtë lindur në një shpellë të malit Dikta dhe ka jetuar në një shpellë tjetër të malit Ida, ku e kishte fshehur e ëma e tij Rea, duke e ushqyer me tamblin e dhisë nimfë e quajtur Amaleteja. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë zotave të tjerë. Arma e tij ka qenë rrufeja, ndërsa pushteti i tij sundimi i tokës dhe i qiellit. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte Hera, e cila besnikërisht ka qëndruar pranë tij gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: Arejën, Hebunin, Ejejtjanin dhe Hefajasten. Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota dhe heronj. Si shembull nga dashuritë e tij të shumta mund të përmendet dashuria e tij me Majën, sepse nga kjo lidhje ka lindur Zoti Hermes, pastaj me Selmën, nga e cila ka lindur Zoti Dionisi, ndërsa nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me Menemusën, kanë lindur 9 muza të famshme. Të gjithë këta fëmijë jashtëmartesorë Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuar nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA. Përveç qindra grave të tjera, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshme e ka magjepsur edhe Ganimedena, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë.

2. HERA

Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara. Lidhja e Herës me Zeusin ka nisur shumë para se këta të dy të martoheshin. Ata takoheshin fshehurazi. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet mes zotave të tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë këta të dy lidhën martesë. Hera është përmendur në shumë tregime mitologjike të asaj kohe. Si më karakteristike për të ishte se ajo, përveç fëmijëve të saj, rriste dhe kujdesej edhe për fëmijët e tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj. Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtarë dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.

3. ATENA

Atena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë romake, asaj i përshtatet hyjnesha Minerva. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike. Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake. Përkundrazi, njihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që të ndihmojë trimat dhe heronjtë si: Perseu, Akili, Odiseja dhe shumë të tjerë. Dashuria e madhe që ajo ndjente ndaj tyre, nuk kishte të bënte aspak me erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që mos të martohej kurrë, pavarësisht ofertave të shumta që kishte nga zotat e tjerë.

4. POSEJDONI


Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjisë romake, atij i përshtatet Zoti Neptun. Vëllezërit e tij ishin: Zeusi dhe Hadi. Jetonte në pallatin e tij nëndetar. Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristik në dorë. ثshtë konsideruar si njëri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse pas Zeusit dhe Herës, ishte më i vjetri në moshë. Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean. Edhe Posedoni, sikurse zotat e tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm dhe nga këto lidhje i kanë lindur shumë fëmijë.

5 DEMETRA

Ishte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellorisë së tokës. Konsiderohej si nënë e arave dhe grurëve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokës në përgjithësi. Tek mitologjia romake, asaj i përshtatet hyjnesha Cerera. Ishte nëna e Fefersonës, një hyjneshë femër, të cilën e kishte lindur nga marrëdhëniet e saja jashtëmartesore me Zeusin dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë emocionale.

6. APOLONI

Ishte zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies dhe profetizimit. I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. ثshtë i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me Letën dhe vëllai binjak i hyjneshës Artemida. Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat e tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, prandaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm. Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveçse me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj kanë qenë: Hijakiti dhe Kiparisi. Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, e tregon fakti që për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i famshëm

7. ARTEMIDA


Ishte hyjneshë e Hënës, e kafshëve të egra dhe e gjuetisë. E bija e Zeusit nga marrëdhënia e tij me Letën dhe motra e Apolonit. Në mitologjinë romake asaj i ngjasonte hyjnesha Diana. Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushat.

Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse, e cila iu hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin të pandershëm. Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe e njerëzve të ndërgjegjshëm.

8. HERMESI

Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave të tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si zoti i tregtisë dhe oratorisë. Nga mitologjia romake atij i përshtatej Mërkuri. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me Majën. Hermesi shfaqet me sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë dhe kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër. Shpesh u ka shkuar në ndihmë shumë heronjve legjendarë si: Herakliu, Perseu dhe Odeiseja.

9. AFRODITA


Ishte hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia romake, asaj i përshtatej hyjnesha Venera. Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të zotave. Ka qenë e pirur që të bëjë shumë intriga, vetëm e vetëm që t’i nxiste zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm.

Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra ndaj Zeusit, i cili gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore. Edhe pse ishte e martuar me Hefaistin, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me Arejin. Nga kjo lidhje asaj i lindën fëmijët: Erosi, Dejmo, Fobi dhe Harmonia. Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Arejin, por ka pasur lidhje të shumta edhe me të tjerë. Si karakteristikë e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj trëndafilit. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e ngrinin çifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.

10. ARESI

Ishte zoti i luftës dhe i betejave. Nga mitologjia romake, atij i përshtatej Marsi. Gjithnjë paraqitej me helmetë në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh shkonte në konflikt me zotat e tjerë. Edhe ky si zotat e tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore. Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.

11. HEFESTI

Ishte zoti i zjarrit, zanateve të ndryshme, artit dhe metalurgjisë. Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia romake, atij i përshtatej Vullkani. Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe sendeve të ndryshme artistike. Edhe pse në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mundur t’i shpëtojnë shumë femra të bukura Nga aventurat e shumta dashurore që kishte, përveç asaj me Afroditën, përmenden edhe Agleja dhe Hari.

12. HESTIA

Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia romake, asaj i përshtatej hyjnesha Vesta. Ka qenë motra e Zeusit. Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa aventura. Ndoshta, ky ka qenë shkaku kyç, pse kjo hyjneshë, në krahasim me zotat e tjerë, nuk është përmendur aq shumë. Në shekullin V p.e.s. ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zë DIONISI, që njihej si zoti i flirteve, pjellorisë dhe verës.

B:toksore.

PS:nuk me del,por kam bindjen qe diku kete teme e kam postuar ne kete forum .
Gjithesesi po gjetet link te njejte na sillni ti bashkojme.
 
E mira e mitologjise greke eshte se nuk ndalet tek 12 Perendite dhe Perendesaht, por te kenaq e te ushqen interesin me Ninfat, me Muzat etj. Teme per t'u thelluar dhe per t'a nxjerre ne pah ne forme debati.

10 me lavde
 
Kane mitologji kreative.
 
Kur isha e vogel e lexoja me endje mitologjine greke.... Odiseun e me rradhe
Sot i degjoj si i transformojne
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top