Miti i virgjerise po zhduket dhe ne Shqiperi .

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Ndërsa Tirana përqafon revolucionin modern seksual, kodet tradicionale morale ende ruhen në Shqipërinë e largët të Veriut. Por edhe atje, gjërat po ndryshojnë gradualisht.
Nga Ervin Qafmolla në Tiranë, Kukës, Dhërmi dhe Palermo
Altini është kthyer në shtëpi për të gjetur një virgjëreshë. Tridhjetëvjeçar i gjatë dhe i pashëm, ai është kthyer nga Britania ku ka punuar për më shumë se një dekadë për të gjetur një nuse të përshtatshme.
Por mbas tri javë qëndrimi në qytetin e tij të Korçës në Shqipërinë e Jugut, kërkimi po rezulton frustrues. “Ka javë qysh se erdha këtu dhe mbas katër ditësh më duhet të kthehem,” ankohet ai.
Altini thotë se të afërmit dhe miqtë e tij i kishin premtuar t’ia gjenin një numër të madh virgjëreshash që t’i takonte gjatë qëndrimit.
Me gjithë pritshmëritë e larta, kërkimi për nusen e tij të virgjër deri tani ka rezultuar i pafrytshëm. Virgjëreshat thjesht nuk ishin ajo çka priste ai.
“Ato janë ose tepër të reja, ose thjesht të papërshtatshme,” deklaron ai duke mbledhur supet, ndërsa thith cigaret Gaulloise që i ka marrë prej Britanisë.
Me sy të ngulitur në perëndim, ai nuk përpiqet ta fshehë ndjesinë e parehatshme që e mundon. “Po nëse zgjedh njërën dhe zbuloj mandej që është e prekur?” pyet ai. “ا’duhet të bëj pastaj, ta kthej?”
Në Londër, ku punon kamarier, Altini është përfshirë në disa marrdhënie rastësore me vajza të vendit. Por këto lidhje kurrë nuk kishin synim të çonin në martesë. Një bashkëshorte shqiptare, flet ai, “ka një rol të ndryshëm dhe detyrime të tjera”.
Ndërkohë, Shuke Deda [pic] është vërtet e virgjër, megjithëse jo në moshën e duhur për martesë.
Me moshë 90 vjeç, ajo mban veshur çorape të gjata të bardha prej leshi, simbol i statusit të saj të paprekur. Ka jetuar gjithë jetën në Theth, katund malor në Shqipërinë e Veriut.
“Nuk më pëlqejshin burrat që m’i propozun për martesë, kshtu puth vendosa me nejtë virgjën për tanë jetën. Ky asht zakoni,” pëshpërit ajo nën zë, ku një pjesë të fjalëve ia përkthen e kunata.
Virgjëreshat e betuara (Burrneshat)
Shukja është shembull klasik i mbijetesës së kodit të lashtë shqiptar të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Kanuni thotë që nëse një vajzë refuzon kandidatin që i propozohet, pa ndonjë arsye të veçantë të jashtëzakonshme, ajo duhet të rrijë e virgjër përgjithmonë.
Ajo ka jetuar me të vëllain, por qysh se vdiq ai, e veja e tij ka qenë shoqëruesja e vetme e saj. Shukja ende jeton në të njëjtën shtëpi ku kanë jetuar prindët e saj, një kullë impozante dykatëshe e ndërtuar më se një shekull më parë, që mishëron stilet dhe motivet tradicionale.
Si kulla e saj e lashtë e dinjitoze, edhe vetë Shukja është një eksponat muzeal, relike e një bote në zhdukje. Sot, edhe në pjesët më të humbura të Shqipërisë, ku tabutë zakonore kanë jetuar për shekuj, dinamikat seksuale po ndryshojnë.
Historitë e Shqipërisë për kohë të gjatë kanë mbetur në këmbë bazuar në rëndësinë e virgjërisë në shoqëri. Prej shekullit XIX e këndej, shkrimtarët e huaj i kushtojnë vëmendje të veçantë kodeve të martesës, gjakmarrjes, fesë, mikpritjes si dhe dukurive të tilla si “virgjinet e betuara”, grave që kanë marrë status burri duke u betuar për virgjëri të përhershme.
Ata e portretizojnë “Vendin e Shqipeve” si një shoqëri e egër dhe arkaike, e izoluar nga bota moderne.
Shqipëria ka ndryshuar shumë që atëherë dhe sot synon të hyjë në Bashkimin Europian. Por copëza të kodeve të vjetra kulturore kanë mbijetuar.
Kodi i lashtë i sjelljes
Në Shqipërinë malore rurale, humbja e virgjërisë së një gruaje me një mashkull tjetër e jo me bashkëshortin mbetet tabu, në pjesë të madhe falë ndikimit të vazhdueshëm të Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Nebi Bardhoshi, [pic] ekspert i kodit zakonor shqiptar dhe pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, shpjegon se ajo çka njihet zakonisht si “kanuni” përfaqëson një grup të përpunuar rregullash dhe vlerash të përditësuara përgjatë shekujsh nga disa autorë, ligjbërës dhe prijës vendore ose kombëtarë.
“Megjithëse ky grup rregullash, zakonisht i referuar si “kanuni”, ekziston kryesisht në Shqipërinë e Veriut, vlera të njëjta ose të ngjashme ekzistojnë ende në pjesë të tjera të vendit, me të njëjtën origjinë dhe trashëgimi,” vëren Bardhoshi.
Kanuni përfshin një kornizë të ndërlikuar rregulloresh, që shkojnë nga çështjet me interes të përbashkët deri tek dënimet për shkelje të caktuara, për disa prej të cilave kanuni kërkon dënimin me vdekje.
Duke iu referuar kërkesave për dënim me vdekje në rast të shkeljes së kodit seksual, Bardhoshi qartëson se dënime të tilla të ashpra kryesisht kufizoheshin në rastet e marrdhënieve seksuale mes të afërmve të gjakut. Dënimi me vdekje jo domosdoshmërisht zbatohet në rastet e humbjes së virgjërisë.
“Nëse nusja kuptohet që e ka humbur virgjërinë para natës së martesës, ajo normalisht kthehet mbrapsht tek familja dhe mbyllet në shtëpi përgjithmonë, ose martohet prapë me një burrë të një statusi më të ulët,” thotë ai.
Aferdita Onuzi, pedagoge antropologjie në Universitetin e Tiranës, [pic] thotë se në kuadër të zakoneve shqiptare, virgjëria nuk përfaqësonte vetëm një çështje morale. Ajo tradicionalisht luante një rol praktik, duke përkufizuar statusin e institucionave si martesa.
“Sipas vëzhgimeve të mia, veçanërisht në zonat rurale, pothuajse një gjysë shekulli sundimi komunist dhe imponimi i vlerave të tij nuk ia dolën të kishin shumë ndikim mbi zakonet dhe vlerat ekzistuese morale,” shprehet ajo.
Një revlucion moral
Vlerat tradicionale mund të qëndrojnë në këmbë në zonat fshatare, por qysh prej rënies së sistemit komunist ndryshime të shpejta janë vënë re në qasjen e shqiptarëve ndaj seksit.
Urbanizimi, depertimi më i thellë në shoqëri i medias dhe emigrimi po luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e moralitetit të Shqipërisë.
Në një klub nate të Tiranës, Artemisi sillet e vetmuar, e humbur në ritmet bossa nova dhe pa i kushtuar vëmendje vështrimeve këmbëngulëse të meshkujve të ulur në tavolinat e klubit.
Muzika e butë dhe dritat e zbehta krijojnë një ndjesi intimiteti në Charles Bistro, klub i njohur në qendër të kryeqytetit të vendit.
“Muzikantët s’janë edhe aq të mirë, por gjithsesi mund të kërcehet,” thotë ajo duke i dhënë fund koktejlit Cuba Libre që ka në dorë. ثshtë gota e parë dhe e fundit e saj për atë natë. Ndjehet e trishtuar ngaqë është ndarë nga i dashuri më se dy javë më parë.
“Ime më e di këtë punë por ne nuk flasim shumë, jo për këto gjëra,” shton ajo. 23-vjeçare, Artemisi ka dhjetë vjet që jeton në Tiranë. Mmë parë, ajo dhe familja e saj kanë jetuar në rajonin shumë më të vogël e më konservativ të Kukësit në Shqipërinë e Veriut.
I ati, tashti tregtar, ka qenë mësues shkolle fillore, ndërsa e ëma ishte shtëpiake. Artemisi ndjehet fatlume që familja është shpërngulë në Tiranë, përndryshe do të kishte mbetur peng i kufizimeve të ashpra tradicionale mbi vajzat shqiptare, pre e të cilëve kanë rënë kushërirat e saj.
“Të gjitha vajzat e xhaxhait tim janë të martuara ose të fejuara, edhe pse dy prej tyre janë më të reja se unë,” shpjegon ajo, duke shtuar se vajzat në qytetin e saj rrallë dalin jashtë. Sa i përket zënies në flagrancë, “është mirë që ai të jetë bashkëshorti yt i ardhshëm, përndryshe…”.
“Duhet të jesh e virgjër dhe ta ruash nderin të paprekur që të mund të martohesh me një burrë të përshtatshëm,” shpjegon ajo, “dhe ky është burri i vetëm me të cilin do të qëndrosh për gjithë jetën.”
Në Kukës, gjërat nuk janë kryer siç janë bërë në Tiranë. Këtu, mbas perëndimit të diellit, ende është e rrallë të shohësh femra të pashoqëruara. Kafeteritë shpesh janë plot, por klientela është mashkullore në shumicë.
Ahmet Merguti, babai i gjashtë fëmijëve që është rreth të tetëdhjetave, e ka përjetuar zëvendësimin e vlerave të vjetra me ato të rejat ashtu si ka përjetuar zëvendësimin e sistemit komunist me këtë të riun. Ai ka dëshmuar shpërbërjen e rendit të vjetër dhe vendosjen e konvencioneve të reja.
Por përgjatë gjithë këtyre ndryshime të stuhishme ai përherë ka përkrahur kodet tradicionale shqiptare të moralitetit, veçanërisht në lidhje me virgjërinë dhe martesën.
Asnjë nga djemtë e vajzat e tij nuk është martuar pa miratimin dhe ndërhyrjen e tij aktive. “Isha unë që vendosa, sepse unë di atë çka ata nuk e dinë dhe jam më i vetëdijshëm për atë që është më e mira për ta,” thotë ai.
Merguti tashti ka një dyzinë nipash. Si antari më i vjetër i fisit, të afërmit vijnë tek ai për këshilla. Por kohërat kanë ndryshuar dhe kjo nuk ia gëzon zemrën.
“Ka shkuar përtej asaj çka mund të kisha paramenduar,” ankohet ai. “Kam parë gjëra [që bëhen] publikisht që është e vështirë të tolerohen.”
Ai ka një ndjesi turpi lidhur me disa prej gjërave që shfaqen këto kohë në televizion. “Ata mendoojnë se kanë zbuluar lirinë, apo ndoshta që e kanë shpikur, por ajo çka po ndjekin është e rreme,” thotë ai.
Të parakohshmet
Libri Tri motra në një qytet botuar më 2006 flet për tri motra që kanë lindur në Australi por kanë ardhur të jetojnë në Kukës.
Joshë nga propaganda komuniste lidhur me “vendin më të lumtur në botë”, libri rrëfen se si motrat shkuan në tokën e të parëve të tyre dhe çka ndodhi me to.
Megjithëse libri është trillim, autori Petrit Palushi [pic] thotë se ai mbështetet në një histori të vërtetë. “Ato erdhën në vitet 1970 dhe jetuan në një shtëpi bri lumit Drin i Zi,” shpjegon ai.
Palushi, drejtor i Radio Kukësit, shton që ndërkohë që historia është autentike, ai ka ndryshuar emrat dhe shumicën e ngjarjeve në libër për arsye etike.
“Njëra prej tyre më mësonte anglisht kur isha i vogël,” kujton ai. Shumë njerëz në Kukës i mbajnë mend motrat, pjesërisht sepse erdhën nga jashtë por mbi të gjitha për shkak të shpërfilljes nga ana e tyre e konvencioneve tradicionale morale.
“Mbaj mend që ishin aq të bukura, visheshin ndryshe dhe jetonin në mënyrë antagoniste me vlerat komuniste,” thotë Palushi, duke shtuar se të paktën dy prej tyre kishin të dashur, gjë që ishte e pamendueshme në një qytet të tillë në atë kohë.
Mënyra e tyre moderne e jetesës u kushtoi shtrenjtë. Njëra prej tyre u burgos për pesë vjet me akuza për “agjitacion” dhe “propagandë”. Tjetra u arratis në ish-Jugosllavi. E treta mbeti në Shqipëri, jo në burg por në kushte të mjerueshme derisa ra sistemi. Të trija janë gjallë dhe tashti janë kthyer në Australi.
“Ato laheshin në sutjena në lumë dhe njerëzit i shikonin. Edhe i urrenin, edhe i dëshironin, në të njëjtën kohë,” kujton Palushi, duke theksuar se si ato gra shkaktuan një revolucion të heshtur seksual në qytetin e tyre të përgjumur verior.
Mënyra e tyre e jetesës ishte tronditëse për një rajon që kishte përzier vlerat tradicionale shqiptare me konvervatizmin moral komunist. “Ishte një përplasje qytetërimesh dhe ndoshta ishte disi e parakohshme,” thotë Palushi.
Por nëse një ushtrim i tillë i lirisë seksuale ishte i parakohshëm në vitet 1970, jo gjithkush pajtohet që ndryshimi i shpejtë i kohëve të fundit në kodet morale shqiptare ka qenë sukses pa dhimbje.
Gjergj Sinani, profesor i filozofisë në Universitetin e Tiranës, thekson që nevojitet një proces gradual që njerëzit t’i përshtaten vlerave të reja. “Procesi i shembjes së tabuve mund t’i gjejë njerëzit të papërgatitur t’i ndërtojnë jetët mbi vlerat e reja,” thotë ai.
Ndryshimi vjen në Siçili
Siçilija ishte dikur si Shqipëria, një shoqëri patriarkale ku prej grave pritej të shkonin në shtratin e martesës “të paprekura”.
Sot, rrugët e Siçilisë janë të zhurmshme e të gjalla si kurrë më parë. Por në dekadat e fundit ishulli i është nënshtruar ndryshimeve edhe më radikale sa i përket konvencioneve morale dhe rregullave shoqërore.
Në një kafeteri të vogël afër qendrës së Santa Flavias, fshat pranë Palermos, Katerina, gjyshja e dy vajzave të vogla gazmore, shpjegon që vlerat tradicionale i janë nënshtruar ndryshimeve të mëdha prej rinisë së saj. Marrdhëniet mes gjinive kanë ndryshuar.
“Para se të martoheshim unë dhe im shoq, ne uleshim pesë metra larg njëri-tjetrit,” kujton ajo. “Tashti këta të rinjtë bëjnë si t’u dojë qejfi dhe askujt s’i intereson.”
Ajo nuk ndjehet mirë për këtë. “Qysh se gratë fituan pavarësi dhe barazi, gjërat kanë shkuar keq në ekonomitë familjare,” vazhdon ajo. “Ato gjithmonë kërkojnë më shumë dhe e kanë braktisë rolin e tyre në familje.”
Santa Flavia nuk është ajo që pret nga një fshat tipik. Komuna është shumë e urbanizuar sot. Në fakt, pak nga ajo që mund të konsiderohet “qartësisht tradicionale” ka mbetur në ishull.
“Mund të kesh më shumë fat nëse shkon në Hollivud,” bën shaka Mikelja, një financier i ri, duke iu referuar obsesionit nostalgjik të industrisë amerikane të filmit ndaj kulturës së vjetër siçiliane.
Përpara kishës së Santa Anës në Santa Flavia, Salvatore Troja [pic] rreth të shtatëdhjetave ofron një udhëtim me guidë. Atje, mes eksponateve fetare, vizitorët mund të shohin mbetjet e Kolombës, të ekspozuara në një eksponat xhami në korridor.
Troja shprehu shqetësime të ngjashme me ato të Katerinës, megjithëse ai thotë se disa vlera kanë mbijetuar në Siçili. Martesa ende shihet si e rëndësishme dhe edhe të rinjtë e respektojnë atë. “Të dielën e shkuar, për shembull, kishim dy martesa në këtë kishë, edhe pse kjo është bashkësi vocërrake,” thotë ai.
Të rinjtë në Siçili vërtet i respektojnë vlerat tradicionale, edhe nëse i praktikojnë pjesërisht. Xhuzepe Komande, shofer i ri autobusi, u pajtua që martesa ishte e rëndësishme, për sa kohë që nuk binte në konflikt me shijimin e jetës dhe pasjen e të dashurave.
“Gjërat kanë ndryshuar,” thotë ai, “por kjo nuk do të thotë që duhet t’i mohojmë vlerat e trashëguara me shfajësimin se jetojmë në kohë moderne.”
Në Siçili, si në Shqipëri, ana tjetër e lirisë moderne seksuale është ngritja e një shoqërie më egoiste në të cilën ka gjithashtu më shumë izolim shoqëror.
Ndryshimi duhet të vijë me ritëm gradual, thotë profesor Sinani: “Liria është ushqim i rëndë dhe pyetja kryesore është se a është stomaku jonë jonë i gatshëm ta tresë.”

Ky artikull u prodhua si pjesë e Bursës Ballkanike për Gazetari Cilësore, nisëm e Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation, në bashkëpunim me Rrjetin e Raportimit Investigativ Ballkanik, BIRN
 
  • Më pëlqen
Reactions: Sos
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Pike e zeze, per te ardhur turp.

Altini thotë se të afërmit dhe miqtë e tij i kishin premtuar t’ia gjenin një numër të madh virgjëreshash që t’i takonte gjatë qëndrimit.
Me gjithë pritshmëritë e larta, kërkimi për nusen e tij të virgjër deri tani ka rezultuar i pafrytshëm. Virgjëreshat thjesht nuk ishin ajo çka priste ai.
“Ato janë ose tepër të reja, ose thjesht të papërshtatshme,” deklaron ai duke mbledhur supet, ndërsa thith cigaret Gaulloise që i ka marrë prej Britanisë.
Me sy të ngulitur në perëndim, ai nuk përpiqet ta fshehë ndjesinë e parehatshme që e mundon. “Po nëse zgjedh njërën dhe zbuloj mandej që është e prekur?” pyet ai. “ا’duhet të bëj pastaj, ta kthej?”
Në Londër, ku punon kamarier, Altini është përfshirë në disa marrdhënie rastësore me vajza të vendit. Por këto lidhje kurrë nuk kishin synim të çonin në martesë. Një bashkëshorte shqiptare, flet ai, “ka një rol të ndryshëm dhe detyrime të tjera”.

Ku jane bere edhe tipa si puna ketij te shkojne e te zgjedhin vajza neper Shqiperi. Po s'kane faj jo, se ua lejojne prinderit e vajzes lidhjen me "kedo" lloj idioti per te vetmen arsye se banon jashte.

Cop kamarieri, qe pin edhe duhan, qe vete ka bredh sa ka dashur e tani i duket vetja don zhuan e kerkon nuse per cipen qe ka. Ncncncnnc. C'me acarojne nga nervat.
 
Titulli: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Po tani te lutem eshte ne Londerrrrr ka lekkkk ka letraaaa taman burre me nje cope R pin edhe duhan i pjekur pfffffffff
Ky te ben per te vjelle nje cope gomar qenke per koke time uroj qe tregimi ka qene i trilluar edhe vec me shembuj
se rob me te trashe skam pare, ish edhe nje fjali, “Po nëse zgjedh njërën dhe zbuloj mandej që është e prekur?” pyet ai. “ا’duhet të bëj pastaj, ta kthej?”
Kulmi i injorances.
Ky per aq sa ish beri qejfe tani don te virgjer bobooo sa keq :(
Jo vec prinderit por as vajza sduhet te ia lejoje dicka te tille asnje personi.
Persa i takon titullit te temes ka edhe te beje pak emancipimi shyqyr Zotit
por tani ose ''pranoje'' sic eshte ose merre te qepur budalla i trashe.
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Shikoj nje reagim te ashper nga Elushe dhe Antonia dhe nuk e kuptoj psene.....Jetojme ne nje bote te civilizuar dhe demokratike me liri pothuajse te pa kufizuar ku secili nga ne ka te drejten e zgjidhjes.....Shikoj nje ''sulm'' kundrejt keetij personi qe vendosi qe njeriu qe ai deshte te permbante nje ''kusht'' si mund ta beja une per nje Japoneze (me qe ra fjala une love shume JapGirl dhe Nicole Scherzinger) tani problemi ku qendron ??? se ai pi duhanin lol apo se eshte kamarier ?? apo se do te virgjer ??
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

jam shuuum po shum dakord me ate qe ka shkr elushe..me tamam ku behen ca copa mishi me 2 sy qe kan bredhur lule me lule shkojn nga 30 e kusur vjec e vijn e shofin e duan te zgjedhin,,goca te vogla mundesisht qe mos ket patur asnje..pika qe sju bie.zgjidh e zgjidh fillo e mblidh si ky e si sh te tjer qe kan pretendime te tilla!
 
Titulli: Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Shikoj nje reagim te ashper nga Elushe dhe Antonia dhe nuk e kuptoj psene.....Jetojme ne nje bote te civilizuar dhe demokratike me liri pothuajse te pa kufizuar ku secili nga ne ka te drejten e zgjidhjes.....Shikoj nje ''sulm'' kundrejt keetij personi qe vendosi qe njeriu qe ai deshte te permbante nje ''kusht'' si mund ta beja une per nje Japoneze (me qe ra fjala une love shume JapGirl dhe Nicole Scherzinger) tani problemi ku qendron ??? se ai pi duhanin lol apo se eshte kamarier ?? apo se do te virgjer ??

Ti me duket se e lexon shume mire se ku eshte thelbi e me nxirr keto ncncncnc
Po kush kritikoi preferencat e tuaja?Thjeshte me njerez qe jane mendjengushte ske ci ben aq dine aq bejne.
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Epo skan faj vetem cunat se kemi plot goca qe u shkojne pas cunave qe kane lek qe kane makina etj etj.Normale qe jam kundr asaj qe gocat ti fejoje babi duke i gjetur nje cun me letra etj etj
 
Titulli: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

As une sjam dakort por eshte ndryshe nje cun qe mezi shtyn diten ne nje vend te huaj ( e ketu me fal per shprehjen shet po...)
ama ben qejfe deri ne 30 vjeq e don adoleshenten e virgjer ketu e ndryshe nje femer sic thua ti.
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

epo keshtu eshte kur babi vendos akoma per fatin e te bijes
 
Titulli: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Sinqerisht mendoj se nese ndodh ndodh shume rralle kjo gje
por edhe babai mendoj ne pergjithesi prindi duke pare nje mireqenie me shikimin e pare duan ate qe ata mendojne te mire.
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Nuk ndodh rralle jo akoma ne shqiperi jane ata konceptet qe te shohim cfar familje ka ai cuni apo ajo goca me shume interesohen per familjet se per persnoni qe do martojne vajzen kjo ndodh dhe ne zorat urbane e jo me ne zonat rurale
 
Titulli: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Virgjeria thesar apo munges rasti Boooo
 
Titulli: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Master po e kthejme ndryshe ne temen me duket.
Por nga njera ane i justifikoi qe pysin per familjen se normale si do jete pema do jene edhe frytet
por jo se sduhet ditur me shume per personin qe ne kete rast vajza do martohet me dike ,por kjo me duket si teme ne vetje.
 
Titulli: Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Pike e zeze, per te ardhur turp.

Ku jane bere edhe tipa si puna ketij te shkojne e te zgjedhin vajza neper Shqiperi. Po s'kane faj jo, se ua lejojne prinderit e vajzes lidhjen me "kedo" lloj idioti per te vetmen arsye se banon jashte.

Cop kamarieri, qe pin edhe duhan, qe vete ka bredh sa ka dashur e tani i duket vetja don zhuan e kerkon nuse per cipen qe ka. Ncncncnnc. C'me acarojne nga nervat.
Mos Elushe ,më ke ''vrarë'' me këto që the . Edhe unë pij duhan edhe kam kaluar 6-7 vjet të mira si kamarier edhe banakier, banakier hë....... jo bankier :p Dmth unë si i virgjër nuk kam të drejtë të kërkoj një femër të virgjër, vetëm sepse qënkam punëtor, se nuk merem me drogë edhe nuk e dua një shkollë të ''dhënë'' edhe jo të fituar ? Boh paske qënë shumë paragjykuese :( Gjithsesi unë do e gjej edhe do e marr një të virgjër qoftë fizikisht apo shpirtërisht. Më quani katundar të trashë apo të hollë më quani si të doni .
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

ehhh po ka dhe si ai cuni qe eshte me siper te ai postimi me kujtohet nje rast kur ne nje krahine ishte zakon qe nese nusja naten e pare te marteses nuk dilte e virgjer vritej nga burri dhe martohet nje cift naten e pare gjithcka ne rregull nusja e virgjer kur naten e dyte familja ndegjon krisma cfar ndodhi pyesin te shqetesuar familjaret po ja pergjigjet dhendrri nuk me doli si naten e pare :d
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Iron, Taku do ju pergjigjem me vone pasi kam nje mbledhje ne 1 minute, por pavaresisht se ndoshta une jam treguar pak e "ashper" ju siguroj qe mund te justifikohem ne ç'do pike.

p.s. Iron ti e di shume mire se ç'vleresim kam une per ty, por per hir te argumentit ne kete teme jemi kundershtare :puc
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Po nëse zgjedh njërën dhe zbuloj mandej që është e prekur?” pyet ai. “ا’duhet të bëj pastaj, ta kthej?” Në Londër, ku punon kamarier, Altini është përfshirë në disa marrdhënie rastësore me vajza të vendit. Por këto lidhje kurrë nuk kishin synim të çonin në martesë. Një bashkëshorte shqiptare, flet ai, “ka një rol të ndryshëm dhe detyrime të tjera”.

Pervec atyre qe ka nenvizuar Elushe, mua me ben pershtypje keto me siper. E para thote ky cdo bej une po te me dali e prekur, vrit veten, se ta kane hedhur o i shkret. E dyta, thote qe ka dale me te tjera, po ato qe le ky vend e pa vend, ato nuk jane te prekura per nje tjeter?

E di ke do ky?

Nje shembull konkret, e kam njohur personalisht... Sbesoj se e ka problem ajo tia tregoj historine une se te gjitheve ja tregonte, e kishte si buke me djath. Vajza ishte 29, per 3 muaj bente 30. Me thoshte: une i kam bere te gjitha me nje mashkull, por jam akoma e virgjer. Une sdo tregoj cka bere ajo, se besoj e keni parasysh se cfare ka bere ajo. Jam e virgjer, thoshte. U martua, dhe djali mendonte se mori nje vajze te virgjer per nje cik njolle te kuqe... I shkreti.

Cfare eshte virgjeria atehere? Pse vuajne kaq shume per nje femer te tille? Kjo si kjo vajza lart ia uroj ketij djalit une. Ja meson kjo te gjitha stilet e seksit pastaj pa ja prishur akoma virgjerine.
 
Kete prisja dhe une si pergjigje dhe jo krahasimet qe pashe me poshte jo cop kamarier etj etj jo per gje po na ben te pakten dhe ne boten virtuale me pak racist shtresash .....
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Sa realitete te hidhura ndeshim cdo dite...Une do te ndalesha vec 2-3 pika qe me beri peshtypje ketu...Si ka mundesia qe vlera e nje femre te varet nga nje cipe virgjerie??Eshte turpshme te mendohet kjo gje kur femra nuk perfaqeson nje individ por nje shoqeri te tere...Sa pak i jepet vlere nje femre dhe sa pak e paska ''cmimin''ajo,kur e ka treguar veten se di te perhape vlera me te cmueshme dhe plot kreativitet ne gjithe boten njerezore....Gje tjeter qe me ben peshtypje jane disa komente me lart me te cilat sjam plot dakord por ngaqe jane shume smund ti permend te gjitha vec do vecoj disa...Ne sjemi askush te bejme rolin e gjykatesit per te tjeret dhe sbesoj se ka gje te keqe ne idene se ai cuni (Altini) kerkon nje femer te virgjer...Ca rendesie ka profesioni qe ai ka apo vendi ku jeton???Keta ide mund ti kishte shume mire dhe nje dekan universiteti,nje njeri me nje pozite me te larte e sdo kishte asgje te keqe,thjesht ai eshte parimi qe ai i ka vene vetes...Ai mund te kete qene jo me 2,as 3 po 100 femra dhe femren e ''vet'' do qe te jete ai i pari dhe ta kete vec per vete...Une nuk shoh asgje te gabuar ne kete pike,gjithsecili nga ne kemi parime per veten tone apo dhe gustot tona dikush ka parim se do vajze te vetme,dikush ka parim se do te shendoshur etj etj .... S mund te gjykosh tjetrin duke marre per baze veten,,quhet thjesht''injorance naive''Dicka tjeter eshte dhe ajo qe prinderit i martojne...Se besoj qe ka prinder qe ja do te keqen femijes se tij dhe gjithmone mendon me te miren per ta,pasi aty shifet realizimi i tij si prind,e ku me mire se sa ne lumturine e femijes se tij....Prinder te tille qe bejne martesa te tilla duke zgjedhur vete njeriun e jetes se femijes te tij e bejnedhe nga tradita qe i ka mbetur dhe po te mendosh thelle-thelle(edhe pse un sjam aspak dakord me kete gje por po mundohem te arsyetoj ne vendin e tyre),po te mendosh me gjate ata i prezantojne femijes se tyre nje njeri qe mendojne se eshte i pershatshmi per te,dhe ne kete menyre para krijimit te dashurise si ndjenje e mesojne te respektoje ne fillim pastaj te lindin dashuria....Gjithsesi sot mendoj se cdo kush ka te drejte te zgjedhe ate qe mendon eshte me e mira per te...
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

e lexova ket tekst bashk me nje shokun tim italjan .. me tregoj se ne napoli deri ja 20 vjet me perpara pas marteses burri duhet te nxirrte cercafin e gjakosur ne ballkon per ti treguar qytetit qe nusja e tij ishte e virgjer.

eshte ber hobby per shum 30 vjecar shqiptar te kthehen ne atdhe dhe te martohen me nje te virgjer qe i prezanton familja... motivi eshte i thjesht : kerkojne skllave qe ta mbyllin ne shtepi dhe jo nje femer ne gjendje te perballoj jeten, problemet dhe me te cilen mund te kesh dialog.
ose te martohesh me 16 vjecare.. lol me verte qesharake: keto vajza nuk vazhdojne shkollen sepse ngelin direkt shtatzane.
sic tha dikush me siper: fajin se ka burri... E KA FAMILJA QE NENVLERESON FEMREN, FEMIJEN, GJAKUN E SAJ
 
Bambolita,kete tradite mesa kam degjuar une e ka pase andej nga anet e dibres...Gjeja tjeter qe doja te thoja ishte qe sipas teje nje femer e virgjer,qenka sherbetore??Dmth jovirgjeria i jepka asaj vendin e duhur ne shoqeri,respektin,te ben me te ditur per jeten???Nje femer e dallon personaliteti dhe karakteri qe ka e keta as ti jep as ti merr virgjeria,thjesht varet tek njeriu...Por sot nje femer qe ka ''kaluar'' ne 2-3 dure eshte me e zgjuar se nje qe ska pase asnje...Nuk eshte sexi ajo qe te sjell mendjen ne vend,jane parimet qe ke per veten dhe respektin qe ke ti ne rradhe te pare per veten dhe aftesia e nje femre per tja impunuar tjetrit respektin ndaj saj.....Mendimi im ky....
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

nje i madh ne mosh qe lidh jeten me nje qe esht sa gjysma e moshes se tij se ka marr as per te zgjuar as per te bukur ate sidomos kur ja zgjedh familja..esht tjeter gje kur njihen vet..ska te bej puna e virgjeris ne te qenit sherbetore,por si te tilla i trajtojn sepse i kan si nen urdhra duke qen dhe me te vogla
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Ju nuk keni nje bindje qe jeni femra kerkoni nga meshkujt te kene me ju nje bindje mahhhhhhh

une e kam thene dhe e them nqf se femra eshte e zgjuar e ben mashkullin cfare te doje thjesht te perdore trurin te tjerat jo tradita jo keshtu jo ashtu i degjoj kot.....
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Bambolita,kete tradite mesa kam degjuar une e ka pase andej nga anet e dibres...Gjeja tjeter qe doja te thoja ishte qe sipas teje nje femer e virgjer,qenka sherbetore??Dmth jovirgjeria i jepka asaj vendin e duhur ne shoqeri,respektin,te ben me te ditur per jeten???Nje femer e dallon personaliteti dhe karakteri qe ka e keta as ti jep as ti merr virgjeria,thjesht varet tek njeriu...Por sot nje femer qe ka ''kaluar'' ne 2-3 dure eshte me e zgjuar se nje qe ska pase asnje...Nuk eshte sexi ajo qe te sjell mendjen ne vend,jane parimet qe ke per veten dhe respektin qe ke ti ne rradhe te pare per veten dhe aftesia e nje femre per tja impunuar tjetrit respektin ndaj saj.....Mendimi im ky....

pikerisht... femren e dallon personaliteti dhe karakteri.. dhe ajo qe thash me siper nuk eshte ajo qe un mendoj, por fjalet e tyre.
NJOH personalisht meshkuj te tille, dhe ata kshu e mendojne... hidhu perpjet, bo ca tdush por ky eshte realiteti.

cit.nga teksti i mesiper: "Një bashkëshorte shqiptare", flet ai, “ka një rol të ndryshëm dhe detyrime të tjera”.
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Tani pervec historis qe nuk me duket ndonje gje e madhe per tu habitur, personalisht vetem dicka kuptova qe pervec Iron men qenkan te gjith te c`virgjeruar lol
 
Pe: Titulli: Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Mos Elushe ,më ke ''vrarë'' me këto që the . Edhe unë pij duhan edhe kam kaluar 6-7 vjet të mira si kamarier edhe banakier, banakier hë....... jo bankier :p Dmth unë si i virgjër nuk kam të drejtë të kërkoj një femër të virgjër, vetëm sepse qënkam punëtor, se nuk merem me drogë edhe nuk e dua një shkollë të ''dhënë'' edhe jo të fituar ? Boh paske qënë shumë paragjykuese :( Gjithsesi unë do e gjej edhe do e marr një të virgjër qoftë fizikisht apo shpirtërisht. Më quani katundar të trashë apo të hollë më quani si të doni .

Kjo eshte pika kyçe e ketij postimi. Ti si i virgjer ke te drejte te kerkosh ate qe je i gatshem te dhurosh. Ndryshe quhesh hipokrit. Nuk po them se ka diçka gabim me virgjerine, apo qe nje mashkull i tille te kerkoje nje femer te tille. Ajo qe me pengon jane pikerisht tipa si ky zoteria i permendur ne artikull i cili "ka patur mardhenie me vajza te huaja" por nuk beson se vajzat shqiptare duhet te kene te njejtat te drejta.

Permenda "cop kamarier" dhe "duhanxhi" jo per te treguar qe jam paragjykuese por per te nenvizuar qe ky shembull mare ne gazete nuk eshte perfekt dhe i paprekur por eshte ne fakt i kundert me ato epitete. Gjithesesi sikurse permenda edhe me lart, faji eshte i prindit qe jep fjalen pa ditur se ku po mbyt vajzen e tij.

Ndersa per ty, uroj te maresh gjithcka qe deshiron nga jeta sepse je person i rralle dhe i meriton te gjitha te mirat.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Mendoj se eshte karakteri i njeriut dhe jo ambjenti ku rritet per te bere vlersimin e virgjerise ,ka plote meshkuj qe jetojne ne Europ ,rriten me traditat perendimore dhe me kulturen e tyre ,por kjo nuk jep ndikim ne karakterin e tyre .Virgjeria per disa eshte element i rendesishem ,ndoshta jane fanatik ne gjerat e tyre qe kerkojne ti kene ,nderkohe disa te tjere nuk i kushtojne rendesine ,mjafton qe personi te jete i mire nga momenti qe takohen dhe ne jeten ne vazhdim.Nuk mund ti gjykojme dot ,kane botekuptimet e tyre ,problemi eshte se do kene veshtiresi ne gjetjen e vajzave te tilla.
 
Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

disa rrjeshta lexova nga shpalosia e ngjarjes se Altinit se drejt smu duk e novojshme ti shkoja ne funde,..fare e fisi te aktivizuar per virgjeresha cti thuash fis te virgjerish,.;p,...zgjou shqiptare nga gjumi ka pase thene nje rilindas i joni,..no koment per keto budalliqe,..por ama nje pjes e shqiptarve fatkeqsishte jane viktima e nje realiteti te tille te peshtire ku femra tregtohet ,.blihet shitet nga meshkuj maskilista dhe injorante ne saje te cipes se virgjeris..ajo dicka krejt personale dhe individuale e cdo femre.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Kjo eshte pika kyçe e ketij postimi. Ti si i virgjer ke te drejte te kerkosh ate qe je i gatshem te dhurosh. Ndryshe quhesh hipokrit. Nuk po them se ka diçka gabim me virgjerine, apo qe nje mashkull i tille te kerkoje nje femer te tille. Ajo qe me pengon jane pikerisht tipa si ky zoteria i permendur ne artikull i cili "ka patur mardhenie me vajza te huaja" por nuk beson se vajzat shqiptare duhet te kene te njejtat te drejta.

Permenda "cop kamarier" dhe "duhanxhi" jo per te treguar qe jam paragjykuese por per te nenvizuar qe ky shembull mare ne gazete nuk eshte perfekt dhe i paprekur por eshte ne fakt i kundert me ato epitete. Gjithesesi sikurse permenda edhe me lart, faji eshte i prindit qe jep fjalen pa ditur se ku po mbyt vajzen e tij.

Ndersa per ty, uroj te maresh gjithcka qe deshiron nga jeta sepse je person i rralle dhe i meriton te gjitha te mirat.

Hëmmm po e marr nga fundi për të të këthyer një përgjigje mbi mendimet e mia edhe mbi atë ç'ka mua më 'preku'' në atë postimin tënd. :D Në mënyrë indirekte tek urimi për mua ti pranon që virgjëria është '' mirë'' përderisa më uron që të marr nga jeta edhe virgjërinë e një femre,nuk do e pretendoja gjithsesi , ti e di mendimin tim për tema të tilla edhe nuk po thellohem. Duke supozuar që virgjëria është një vlerë e shtuar ,atëherë vetvetiu shkon mendimi që ,ç'do njeri , kamarier , alkoolist,duhanxhi apo dreq e shejtan nuk ka pse mos përfitojë nga kjo vlerë . ثshtë mëse normale që njeriu të kërkojë më të mirën për veten, edhe nëse kjo e mirë konceptohet tek himeni i një femre, atëherë ashtu qoftë. Kur ka femra të virgjëra,atëherë mund të ketë edhe pretendime për ti pasur këto të ''mira'' Deri këtu asgjë nuk është absurde edhe nuk ka pse dramatizohet ,as ai shëmbulli i keq i marrë nga gazeta , as diskutimi mbi këtë temë në kohët që ne jetojmë. Mbase ka pasur një keqkuptim mbi atë ç'ka unë lexova në postimin tënd, pasi postimi tjetër e kanalizon temën tek barazia gjinore.

Për të qënë të barabarta janë femrat vetë që duhet të ''ndjehen'' përderisa ne ndjehemi komodë me nivelin ku ndodhemi si meshkuj edhe ju jo, atëherë është femra Shqiptare ajo që duhet të luftojë për të ''evoluar'' ashtu si një perëndimore.Qëndron fakt që edhe femra zgjedh, dikush zgjedh pamjen fizike edhe pse vetë mund të jetë e shëmtuar,dikush tjetër anën ekonomike edhe pse mund të jetë e varfër, dikush intelektin edhe pse mund të jetë injorante etj etj , atëherë përligjet edhe është normale që edhe një mashkull të dëshirojë edhe të zgjedhë një femër të cilën ai e mendon të përshtatshme, të jetë e virgjër edhe pse ai mund të mos jetë. ثshtë tjetër gjë nëse diçka të tillë mund ta gjejë por sigurisht ka të drejtën të pretendojë.

Unë jam tip që kam shumë problem me aforizmat më ''torturojnë'' mëndjen vazhdimisht,kur mendoj edhe lexoj për këto tema gjëja e parë që më shkon në mënd është një prej aforizmave më të goditura për mendimin tim " Mund të gjesh një femër që nuk ka shkuar me asnjë,është e pa mundur të gjesh dikë që ka shkuar vetëm më një'' Pra virgjëria në koncpetimin mashkullor edhe pse plotësisht e gabuar është një garanci që nuk po merr për grua një femër që ka humbur llogarinë e ''dashurive'' që ka kaluar në jetë. Nuk besoj se barazinë gjinore Anglezët apo ç'do popull tjetër nëpër Botë e ka pranuar lehtë , ashtu si besoj se janë ata që ''shtypen'' të cilët duhet të ngrejnë kokë.

Kur ka plot vajza të cilat rriten nga nëna të tyre me ''vlerën'' për të mos humbur virgjërinë atëherë do të ketë edhe pretendues të kësaj vlere. Duke parë që një femër nga zona të ndryshme të vendit nuk mund të ofrojë asgjë e vetmja gjë që i mbetet të ofrojë edhe për të cilën edukohet është virgjëria. Për sa kohë do të ketë shitje për aq kohë do të ketë edhe blerës. Nuk ka ndryshim kamarieri shqiptar me një kamarier anglez, edeh atij nëse i ofrohej apo ''shitej'' një femër e virgjër sigurisht që do e blinte edhe do e pretendonte si ky kamarieri ynë. Problemi i vërtetë qëndron tek familja edhe këtu jemi dakord. Nuk mundet askush të akuzojë një ''blerës'' i cili thjesht kërkon më të mirën për veten. Hëmm e ngatërova shumë më duket , gjithsesi po thoja që mu duke shumë paragjykuese edhe pse të njoh mirë, po ''haja inat me veten, nëse kaq pak mund ta kisha njohur Elushen'' Tani fillo më shaj po të duash por unë kështu flas ''katundarçe'', si një mashkull tipik kamarier edhe duhanxhi :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Miti i virgjerise po zhduket dhe ne shqiperi .

Te flasim per humbjen e virgjerise eshte teme e gjere dhe do te na mirrte shume kohe, por une do te mundohem te i preke vetem disa pika.
Humbje e virgjerise tek nje njeri(qofte mashkull apo femer, meqenese te meshkujt nuk verehet nje gje e tille) eshte ulje e personalitetit te tij/saj, nese ai/ajo nuk eshte i/e martuar. Mirepo personat e tille nuk mund edhe te quhen si te pamoralshem, sepse njeri nga cifti mund te viktimizohet. Une jam shume rigoroz dhe kunder kesaj dukurie, por nese duhet te ballafaqoheni me nje rast te tille, atehere ose mos e prano me kohe ose prano nje person si te tille dhe hesht e mos ja permend kurre.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top