Miti i urrejtjes.

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Miti i betejës së Fushë-Kosovës mund të quhet pa ngurrim edhe miti i urrejtjes. Përplot gënjeshtra e spekulime, me akuza pa asnjë argument, ku gjithashtu asnjëherë nuk jepen shifra, serbët mbeten unikalë për mënyrën sesi e (zh)bëjnë historinë, si e transformojnë atë, si e ndërtojnë atë, pa futur në punë jo thjesht anën dokumentare e arkivore, por asnjë lloj metodike bashkëkohore me të cilat punon sot historiografia botërore

Gjatë periudhës së luftës së Kosovës, është thënë se beteja akademike ndër vite mes shqiptarëve dhe serbëve ishte në raportin 700 me 1. Pra, për një vepër akademike shqiptare kushtuar të vërtetës për Kosovën, ekzistonin 700 të tilla serbe. Qartësisht, kjo do të thotë se literatura filologjike me çfarë përmban ajo, si disiplina mendimi dhe hulumtimi, është trajtuar nga serbët si një “artileri” e rëndë për të goditur komponenten e kulluar shqiptare të Kosovës, para apo pas së famshmes betejë në Fushën e Mëllenjave, që konsiderohet si pikë kthese në historinë serbe, ku sipas tyre, serbëve u shkulet një zemër nga trupi, siç është Kosova. Së fundi (detajet i jep shkrimi i mëposhtëm), është promovuar një libër pa autor, me anë të të cilit serbët dhe njëherë i mëshojnë faktit se janë ata viktimat e rajonit sot e mot. Si gjithnjë në skakierën e parë të kësaj beteje qëndrojnë njerëzit me raso të ortodoksisë serbe. Konkretisht, kryepeshkopi Artemije, që nuk nguron ta quajë Kosovën tokë e shenjtë me të gjithë bashkatdhetarët e tij kokëmushkë (në nguljen këmbë si mushka pa asnjë argument), ndonëse në dijen teologjike, siç dihet tokë e shenjtë konsiderohet vetëm toka e Shamit në Lindjen e Mesme, ku përfshihen popuj e vende me fe e kultura të ndryshme e që ka qenë toka e profetëve dhe e shpalljeve hyjnore. Pra, nuk ka asnjë argument teologjiko-historik, që Kosova të konsiderohet tokë e shenjtë në rrafsh globi. Ah, serbët ndoshta kanë dëshirë ta quajnë edhe veten të shenjtë si njerëz! Mund ta bëjnë sipas dëshirës së tyre, por nuk mund të ngrihen realitete sipas dëshirave dhe andrallave, ndaj dhe ndodh që u shkërmoqën ato rregullisht ndër shekuj, ngase kanë më tepër bazë virtuale, sesa reale. Në fakt, do të ishte mirë që serbëve dhe kryepeshkopit Artemije t’u vihen para ca dokumente nga arkivat e Stambollit, sidomos ato ku flitet për ruajtjen nga pushtuesi të të gjitha atyre kishave e manastireve që sot serbët e rasove të zeza (dhe jo më pak të zinj nga brenda), i përdorin si argument për ta quajtur Kosovën tokë serbe. Në fakt, këtu me faj është turku! Por e vetmja gjë që nuk u intereson serbëve, është pikërisht shkretimi i historisë me anë të dokumentacionit arkivor. Po tek e fundit, ç’rëndësi kanë argumentet historikë, ku jo për të kaluarën me hije e muzgje, por në të tashmen, në një dritë të fortë dielli, janë mizorisht të paskrupullt ta bëjnë të bardhën të zezë dhe anasjelltas, siç ndodh me gjenocidin e ‘99-ës, të cilin ia adresojnë NATO-s! Shkrimi i mëposhtëm,është një pjesëz e kësaj mizorie…



Korrieri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top