Miri dhe Rezi, intimitet nën tavolinë

WxP

Staf në FV.AL
Miri dhe Rezarta kanë gjetur një vend ku të qëndrojnë bashkë pa u parë nga të tjerët. Ata janë futur poshtë tavolinës dhe e kanë mbuluar atë me një mbulesë të gjatë, që të mos duken fare. Të tjerët e dinë dhe e komentojnë këtë gjë. Debatet nuk kanë të sosur në shtëpinë e “Big Brother Albania”. Fillimisht ka qenë Seldi me Domenikën që kanë debatuar, pasi të dy e kanë ende të vështirë të pozicionohen në lidhjen e tyre. Më pas ka vijuar një tjetër diskutim. Klodi ka hedhur idenë se banorët duhet t’i bëjnë secili për vete punët e shtëpisë e madje edhe gatimin, ose të paktën të merren me punët e grupit që i përkasin. Ideja mbështetet nga disa prej tyre dhe kundërshtohet nga të tjerë.

Dashuri apo miqësi?

Valoni ngacmon me fjalë Domenikën dhe ajo ia kthen se atë që i tha, nuk duhet ta përsërisë më. Valoni justifikohet se e tha me shaka, por Domenika ia pret shkurt se ai ia preu rrugën vetes, ndërsa Olta thotë se gjëra të tilla nuk kanë lidhje me shakanë. Klodi, që është prezent, i thotë Seldit që është pranë Domenikës se duhet t’i dalë për zot asaj, por ai ia kthen që të rrijë urtë e të mos fusë xixat. “Ky s’e ka problem që të tjerët të thonë kështu për mua”, thotë Domenika për Seldin dhe shton se Klodi po thotë realitetin. Seldi i thotë asaj se ata të dy nuk janë të lidhur, duke u përpjekur kështu që të justifikojë veten. Domenika shprehet se ai e thotë këtë apo të kundërtën sa herë i leverdis dhe e pyet nëse është i sigurt për atë që tha. Seldi ia kthen se nuk është i sigurt, duke nënkuptuar se i pëlqen ideja të jenë çift. Domenika e kthen bisedën te trëndafili që ai i dhuroi për festën dhe i thotë se duket mendimi i tij për të, sepse lulja ka ngjyrë të bardhë, që simbolizon miqësi. Seldi thotë se ajo është ngjyra e saj e preferuar, por Domi e mohon.

Olta shprehet me tendencë se ngjyra e trëndafilave tregon shumë, ndërsa Klodi e plotëson duke thënë se fakti që të gjithë djemtë u kanë dhuruar vajzave trëndafila të bardhë, tregon se asnjë nuk është i dashuruar. Erioni justifikohet dhe tregon se kishte kërkuar të kuq, por Seldi ua kishte prishur planin dhe kishte marrë të bardhë. Ngjyra e luleve dhe simbolizmi i tyre hap një diskutim mes banorëve. Valoni thotë hapur se brenda në shtëpi, sipas tij, nuk ka dashuri dhe Klodi e mbështet mendimin e tij. Djemtë justifikohen se kishin menduar që vajzave u pëlqente ajo ngjyrë dhe ndaj e kishin porositur, por ato insistojnë se mesazhi që përcjell është i rëndësishëm.

ثndrra e Klodit

Klodi u tregon banorëve se mbrëmë ka parë një ëndërr. Ai u tregon se ishte e çuditshme, sepse kishte parë sikur ai, Bertina dhe Hakiu ishin në nominim dhe se dy prej tyre do dilni prej shtëpisë. Ai dhe Bertina u eliminuan, ndërsa Erioni bënte festë me Oltën, Adën dhe Domenikën e ai rrinte mes tri vajzave. “Ty t’u bëftë ëndrra realitet!”, uron Erioni dhe thotë mos t’i duket çudi kjo gjë, se edhe mund të ndodhë. Mes banorëve shkaktohen të qeshura dhe Klodi thotë se atë e futën sërish brenda se e kishin ngatërruar. Bertina shprehet që ta shohë edhe njëherë, por me ca ndryshime, se e ka parë keq, ndërsa Klodi thotë se ëndërr është fundja.

Valoni shprehet se, sipas tij, vajzat mbajnë syze e nuk shohin kur bëjnë zgjedhjet. Vajzat dhe të tjerët nuk e kuptojnë dhe Hakiu thotë se Valoni donte të thoshte që vajzat janë të verbra në zgjedhjet që kanë bërë në lidhje me djemtë. Vajzat e pyesin se cilat me saktësi, por ai thotë se të gjitha janë ashtu. Seldi shprehet me shaka se Valonit i vjen inat që atë nuk po e shohin e ndaj shprehet kështu, ndërsa vajzat nuk e zgjasin bisedën me të.

Seldi, i mërzitur me Domenikën

Domenika kapet me fjalë me Seldin, sepse ajo shprehet që nuk ndjehet mirë, ndërsa ai ia kthen se duhet të mos ankohet kot. Ajo i thotë se në vend që ai të kujdeset për të, i thotë fjalë të tilla. Seldi thotë me gjysmë zëri se po kalon shumë gjëra në këtë shtëpi, gjëra që jashtë nuk do t’i bënte kurrë. Domenika e dëgjon dhe i thotë se gjërat janë njësoj, por varet se si i përballon ai. Të dy kapen me fjalë për mënyrën se si flet Seldi. Përveç Domenikës, grupi del në kopsht. Ada e këshillon Seldin që të ketë më shumë kujdes në ato që thotë dhe po këtë i thotë edhe Olta, e cila e ka për lojën që ai po bën në lidhje me të tjerët, me grupin tjetër. Ada dhe Seldi mbeten vetëm dhe të dy fillojnë të flasin për Domenikën. Ada e këshillon që të flasë me të e të sqarojë pozicionin në të cilin ndodhen, por Seldi shprehet se nuk e kupton fare Domenikën, se njëherë thotë kështu e njëherë ashtu.

“Ajo është tip i vështirë”, shprehet ai. Ada e këshillon që të flasë qartë me të, por ai shprehet se situata në shtëpi është ndryshe nga si do ishte jashtë, madje shton se i vjen keq për të, pasi ajo ka vuajtur edhe më parë. Ada ia kthen se vuajtjet në këtë mes nuk kanë punë, por insiston që të bisedojë me të dhe kur shikon se Seldi nuk do ta bëjë këtë gjë, e pyet nëse ai do presë se çfarë do vendosë Domi. Ai i thotë se këtë gjë nuk e bën dhe shprehet se nuk mund të sqarohet këtu, por jashtë, duke nënkuptuar se këtu kjo gjë mund të jetë në disfavorin e saj. Ada nuk e kupton dhe i thotë se Domenika ishte ajo që e la, por ai mendon se do dalë ai i keqi nga kjo histori dhe ia shpjegon me shenja asaj se si e mendon. Ada i thotë se ai ka hyrë i vetëm në këtë lojë dhe nëse vazhdon kështu, ka për të humbur shumë dhe më mirë do jetë të përballet me pasojat, të mira apo të këqija qofshin. Seldi shprehet se ai nuk është plotësisht tipi që po sillet këtu, në lidhje me sjelljen ndaj vajzave e kryesisht Domit, duke shtuar se ai nuk u vete nga mbrapa vajzave. Pasi mendohet, ai thotë se do t’i japë zgjidhje këtij problemi, por pasi të kalojë kjo javë që ajo është në nominim.

Bertina: “Lidhja nuk është për argëtim”

Bertina dhe Erioni diskutojnë për festën dhe ngjarjet që ndodhën gjatë saj. Bertina i thotë se ai duhet t’i evitojë disa sjellje, por sipas tij jeta këtu është ndryshe nga jashtë dhe ajo duhet ta kuptojë, sepse këtu ata po argëtohen. Bertina shprehet se po përpiqet që ta kuptojë sa më shumë, por ai nuk mund ta quajë argëtim lidhjen e tyre dhe shton se ai nuk duhet t’u japë kënaqësi të tjerëve. Erioni i kërkon që ta marrë më lehtë, por ajo thotë se s’mund të dalë nga karakteri i saj dhe se ka ardhur për të treguar veten e saj, Bertinën se si është realisht.

Miri debaton me Seldin

Miri dhe Rezarta kanë gjetur një vend ku të qëndrojnë bashkë pa u parë nga të tjerët. Ata janë futur poshtë tavolinës dhe e kanë mbuluar atë me një mbulesë të gjatë, që të mos duken fare. Të tjerët e dinë dhe e komentojnë këtë gjë. Gjatë natës, Seldi shkon te tavolina dhe përgatit diçka për të ngrënë. Ai qëndron aty ndërsa ha. Miri i thotë që të largohet, sepse ai po rri aty me Rezin dhe sa për respekt, mund të hante në ndonjë vend tjetër. Seldi i thotë që ta lërë rehat dhe Miri ia kthen se të ishte në ndonjë moment tjetër, do ia kishte thyer brinjët. Të dy djemtë kapen me fjalë, por Rezi ndërhyn dhe ata nuk e zgjasin. Miri, më pas, këtë gjë e diskuton edhe me Rezin dhe ajo i thotë se ai nuk duhej të ishte shprehur ashtu, sepse deri të shtunën, Seldi do ia thotë gjithë kohës. Miri shprehet se i doli borxhit, sepse i kërkoi disa herë me të lutur që të largohej dhe madje u tha edhe të tjerëve që do rrinte aty me Rezin, ndërsa ai nuk reagoi fare, por rrinte e hante mbi kokën e tyre. Sipas tij, Seldi po e provokonte, sepse në të kundërt mund të ishte larguar, pasi ai ia kërkoi këtë gjë. “S’të lë njeri të kesh pak intimitet”, shprehet ai. Miri duket shumë i acaruar me Seldin dhe vazhdon për minuta të tëra të flasë për të.

Kika dhe Edi flasin për rolin në shtëpi
Kika dhe Eduardi, pasi janë ngritur nga gjumi, dalin të dy në kopsht për të shijuar mëngjesin. Ndërsa qëndrojnë aty, ata herë pas here shkëmbejnë ndonjë fjalë. Kika hap i pari bisedën dhe e pyet Edin si po i shkon qëndrimi në shtëpi dhe ai i përgjigjet që vetë është i qetë, por nuk po e lënë të tjerët rehat me energjinë negative që përcjellin. Kika i thotë që i takon atij ta luftojë këtë energji negative, dhe Edi e miraton këtë mendim. Edi shprehet për pjesën tjetër të banorëve që, edhe pse nuk përpiqen për të bërë diçka të bukur, përsëri e kalojnë mirë. Kika e pyet nëse ai ndjehet mirë me veten, dhe Edi i përgjigjet që nuk ka ardhur të qëndrojë vetëm për t’u argëtuar, se po të ishte kështu, do të kishte vajtur në një mal e të qëndronte vetëm. Kika shprehet që nuk e sheh shumë aktiv Edin këto ditë dhe ai i përgjigjet që po e trazojnë mënyrat me të cilat po ndodhin gjërat brenda shtëpisë. Edi shprehet se do të kishte shumë dëshirë që të gjithë të rrinin bashkë dhe të jetonin sikur të jenë një bashkësi e vetme me rregullat dhe normat e saj. Kika thotë që ai do të donte ta shihte më aktiv Edin, pasi ka pasur një periudhë ku ai ka qenë në qendër të vëmendjes. Kika shprehet që ai nuk duhet të lejojë askënd t’ia presë dëshirat. Edi thotë se ka njerëz aty që janë të aftë t’ia prishin humorin, por Kika përgjigjet që jo të gjithë njerëzit përshtaten me të, kështu që ai nuk duhet të lejojë t’ia prishin humorin. Më pas Kika kërkon të dijë mendimin e Edit për të nominuarit dhe kush mendon se mund të dalë nga shtëpia. Edi i përgjigjet që sipas tij më shumë mundësi ka Rezarta ose Olta, por më tepër Olta. Kika pyet nëse ai mendon që Rezi ka avantazhin e lidhjes dhe prandaj ka më pak shanse për të dalë, por ai shton që dhe Olta me Bledin ishin duke filluar një lidhje, por Bledi u largua gjithsesi. Kika do të dijë nga Edi nëse ka pritur që të largohej Bledi dhe ai përgjigjet që në fillim jo, por më pas kur po e shikonte që frekuencat e debatit po shkonin më larg, ka menduar për të. Kika thotë që gabimi i Bledit ishte sepse mendoi që loja kishte filluar për të gjithë në momentin që u fut ai, dhe nuk mori parasysh që banorët e vjetër e kishin lënë një shenjë aty. Edi shprehet që më neutralët në shtëpi janë Erioni me Bertinën, pasi nuk kanë rrezikuar asnjëherë seriozisht. Kika shprehet që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm e të mos bien në gjumë, pasi humbet interesi i publikut që i ndjek. Ai kujton dhe Gracielën dhe thotë që ajo ka qenë gjithmonë shumë korrekte dhe ka mbajtur opinionin e saj.

Urimi për ditëlindje

Ndërkohë që Domi, Ada, Klodi dhe Olta kanë pak kohë që qëndrojnë në kopsht, Ada u thotë atyre se sot ka ditëlindjen mamaja e saj. Miqtë e saj gëzohen dhe e urojnë Adën për mamanë e saj. E para e uron Domi: “Gëzuar ditëlindjen mami i Adës”, thotë ajo, e më pas e pasojnë dhe të tjerët. Ada shprehet se do të donte të kishte ndonjë shirit ku të shkruante një urim. Klodi i thotë që ata mund t’i këndojnë një këngë dhe të gjithë njëzëri i dedikojnë këngën “Shumë urime për ty”. Klodi shton që mamaja e Adës ka bërë një vajzë të mirë dhe të bukur.

Debat i ashpër për ndarjen e punëve

Klodi, Olta, Ada dhe Domi ndodhen në kuzhinë dhe po përgatisin drekën. Olta është duke u marrë me larjen dhe përgatitjen e përbërësve të gjellës dhe thotë që po e bën të gjithë sasinë gati. Klodi ndërhyn dhe i thotë që ajo të përgatisë vetëm pjesën e saj, pasi pjesën e tij do ta bëjë vetë. Olta shpreh habi dhe Klodi thotë që jeta nuk është vetëm lojë dhe po të jetë se do të thoshin kështu, do të tregoheshin hipokritë. Ai thotë që jashtë ka punë, lodhje, qeshje, qarje dhe nuk është vetëm argëtim. Ata pohojnë njëzëri që duhet t’i bëjnë secili vetë punët e tyre, pasi nuk është i detyruar askush tjetër t’i bëjë. Klodi thotë që aty nuk ka asnjë të paaftë për të punuar, kështu që të gjithë duhet të bëjnë punë. Ai shton që ka ikur koha e shërbëtorëve dhe Domi thotë që askush nuk ia bën punët dhe kur është jashtë. Ada shprehet që atë vetë dhe të tjerë që punojnë mund t’i bëjnë për budallenj dhe mësohen keq, sepse presin që t’i marrin gjërat gati nga ata. Olta thotë duke iu referuar pjesës tjetër të banorëve që kur janë jashtë, nuk bëjnë vetëm qejf, ndërsa aty, vetëm këtë pjesë po tregojnë. Më pas ata mendojnë që të bëjnë dhe ndarjen e larjes së enëve dhe Domi e Olta lajnë gotat vetëm për gjashtë vetë, aq sa janë grupi i tyre. Aty afrohet dhe Erioni dhe ai e dëgjon pjesën e larjes dhe ngrënies secili për vete.

Ai i flet Klodit me ton të lartë dhe i thotë që kjo është gjëja më absurde që mund të ndodhë në shtëpi. Klodi i tregon që ata do të gatuajnë vetëm për gjashtë persona dhe Erioni thotë që nëse e bëjnë këtë, ai ka për t’ua derdhur të gjitha pjatat dhe s’ka për t’i lënë të hanë. Olta shprehet që aty janë të pakët ata që po bëjnë punë dhe Valoni me Rezin e kundërshtojnë. Rezi i thotë Oltës që ajo mund t’i bëjë e vetme të gjitha punët që bëjnë ata të gjithë. Olta kundërpërgjigjet që nuk ka nevojë për fjalë, por për vepra. Domenika shprehet që kjo gjë ka nisur nga një mendim i Hakiut, për të larë secili pjatën e vet pas ngrënies, pasi nuk është e drejtë që një person dhe të gatuajë, dhe të lajë pjatat. Klodi akuzon Erionin se ai kishte fshehur mollë në dollapin e tij dhe Erioni tregon se i ka lënë veç që të mos i mbaronin menjëherë.

Më tej Rezi debaton me Domin dhe i thotë që javën e kaluar Domi nuk i ka folur fare, ndërsa këtë javë po i buzëqesh, por Rezi shprehet se nuk i nevojitet ky falsitet. Domi përgjigjet se kur qesh e bën me zemër dhe nuk shtiret. Rezi akuzon Domin që ajo ka njëzet ditë që nuk i thotë as mirë mëngjes dhe Domi thotë që nuk është fare e vërtetë, pasi ajo ua thotë të gjithëve pa përjashtim atë gjë.

Shqiperia.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top