Miqesia virtuale

Zemra @Hera. Fakti që bëjmë publike lidhjen tonë reale, shumë kush këtu nuk e kupton që e bëjmë që t'i japim pak folklor real kësaj bote virtuale.
Jo të gjithë i kuptojnë gjerat si i mendojmë ne, dhe bëhen objekt për intrigantët, llafe, xhelozitë, ngacmimet edhe përtej monitorit nuk po mungojnë ???? siç e sheh.
Kështu që të gëzojmë njëri tjetrin në max në botën tonë ;)
Të kam zemer, je yll femer në të gjitha aspektet dhe meriton respektin tim ?
 
Edhe besoj edhe besoj. Besoj se kam ca anetare ketu qe kemi 10 vjet shoqeri dhe asgje s'ka ndryshuar. Njihemi pertej nickname-it, kemi komunikuar qofte tel apo fb. Kemi biseduar dhe per gjera jashte forumit si familja, puna, etj. Edhe meqe po i kujtja me mendje tani, u them: Ju dua shume! :)
 
Edhe besoj edhe besoj. Besoj se kam ca anetare ketu qe kemi 10 vjet shoqeri dhe asgje s'ka ndryshuar. Edhe meqe po i kujtja me mendje tani, u them: Ju dua shume! :)
edhe une te dua shume :)
je nga ata njerez qe si diten e pare dhe sot je po ajo , xhan xhan e une ty
 
@Moonlight e vëm dorën si se vëm.

Tani përtej shakasë, çdo miqësi kalon faza të ndryshme sidomos kjo virtualja. Se fillon si e tillë dhe duke kaluar koha e çon përtej virtualit. Ajo fjalia ironike e imja është një nga të vërtetat e miqësisë virtuale (dhe jo vetëm). Është diçka që të duhet, “ta prekësh me dorë” të jesh afër tjetrit, ta kesh përball, të bësh gjëra bashkë jo vetëm të flasësh/shkruash. Është e nevojshme, ndjesitë, emocionet, të shikosh me sy sesa reale apo e vërtet është, këto do të çojn në një fazë tjetër që sdo quhet më miqësi virtuale por thjeshtë Miqësi. Besoj se vitet e njohurisë me dikë nuk kanë rëndësi përderisa të ekzistojë qartësia, mirësia, sinqeriteti do ekzistoj dhe miqësia. Kur këto rreshtin nuk është më e tillë, në miqësi nuk duhet të ketë interes (i vetmi interes që duhet të jet është dashuria karshi tjetrit).
 
@Moonlight e vëm dorën si se vëm. Tani përtej shakasë, çdo miqësi kalon faza të ndryshme sidomos kjo virtualja. Se fillon si e tillë dhe duke kaluar koha e çon përtej virtualit. Ajo fjalia ironike e imja është një nga të vërtetat e miqësisë virtuale (dhe jo vetëm). Është diçka që të duhet, “ta prekësh me dorë” të jesh afër tjetrit, ta kesh përball, të bësh gjëra bashkë jo vetëm të flasësh/shkruash. Është e nevojshme, ndjesitë, emocionet, të shikosh me sy sesa reale apo e vërtet është, këto do të çojn në një fazë tjetër që sdo quhet më miqësi virtuale por thjeshtë Miqësi. Besoj se vitet e njohurisë me dikë nuk kanë rëndësi përderisa të ekzistojë qartësia, mirësia, sinqeriteti do ekzistoj dhe miqësia. Kur këto rreshtin nuk është më e tillë, në miqësi nuk duhet të ketë interes (i vetmi interes që duhet të jet është dashuria karshi tjetrit).

Ca ke katranosur ketu se pertoj ta lexoj
 
Zemra @Hera. Fakti që bëjmë publike lidhjen tonë reale, shumë kush këtu nuk e kupton që e bëjmë që t'i japim pak folklor real kësaj bote virtuale.
Jo të gjithë i kuptojnë gjerat si i mendojmë ne, dhe bëhen objekt për intrigantët, llafe, xhelozitë, ngacmimet edhe përtej monitorit nuk po mungojnë ???? siç e sheh.
Kështu që të gëzojmë njëri tjetrin në max në botën tonë ;)
Të kam zemer, je yll femer në të gjitha aspektet dhe meriton respektin tim ?

Piksepari, personalisht ju uroj veç gezime te dyve ju dhe pafshim sa me shume te tjere si ju te dy ktu.

Pikerisht ketu, qe siç thua dhe ti ka pak nga te gjitha. Pak nga te gjitha sepse eshte pjese e jetes sone dhe do ti gjesh te gjitha ketu. Per mua pak rendsi ka nese disa e quajne reale apo virtuale. Perserisa logohemi, per mua do te thote te veshim kostumin e rradhes dhe te dalim nga dera shtepise. Por mos harro, ne fund me e bukra mbizoteron sepse vijme ketu per te marre e dhene me te miren. Shembulli me i mire je ti, e te tjere ketu qe kane me vite ne kete format e qe ruajne marrdhenie te shkelqyera me nj-tj.

E si per mbyllje, uroj durim per beqaret, dhe sa me shume batuta per ata qe vijn te kerkojn zgerdhierjen e rradhes.
 
Vecse paskam votuar qe besoj shume.

Si cdo miqesi tjeter edhe kjo virtualja mbetet miqesi, pasi qe kohen me te madhe ketu po e kalojme. Kam njohur persona me “bote” te ndryshme dhe disa i njoh edhe pertej forumit. Ju jam mirenjohese sepse deri sot kemi nje lidhje te ngushte qe do e kujtoj gjithmone. Nk ka rendesi aspak jemi takuar apo kemi shkemby vetem germa, nqfs ne deshirojme gjithcka behet e mundur. Jemi ne ata qe e mbajme nje lidhje te gjate miqesore apo e nderpresim...Por mundohuni te zgjidhni edhe nje mik/e te mire, tek e fundit mos te zhgenjeheni. Se veshtire te besojme prap.
Por qe virtualiteti ka njerez te mire, kte dijeni:)
 
Hove, hove aq shume me merre malli per ju sa kthehem ketej veq me ju lexu ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top