Зngjεll
___________
28/12/2008
- Minute per minute :
Ministri i mbrojtjes israeliane , nuk ka perjashtuar operacionin tokesor kunder Hamas-it. Israeli ka mobilizuar 6000 rezervist . Egjipti tenton te bisedoj per nje ndalim-zjarri.
12h01 :" Ndeshkim Israelit".
Iranieni Ali Khamenei , u ka bere thirrje vendeve myslymane per te ndeshkuar Israelin per "krimet e saj ne Gaza"
Te gjithe muhaxhaheds (luftetaret) palestinien dhe besimtar ne te gjithe boten myslymane kane per detyre te mbrojne , femrat dhe femijet qe jane pa mbeshtetje ne Gaza dhe do konsiderohen si martira nese humbasin jeten ne kete lufte .
11h38 : Manifestime ne Siri dhe Irak.
Miliona sirean kane manifestuar sot ne qender te Damas per te protestuar kunder "agresionit israelian" ne Gaza dhe "qetesine" e rregjimeve arabe.
Ne Irak nje manifestim u shnderrua ne zi , me atentatin-vetvrases te Mossoul.
Nje burre eshte vrare dhe 16 te plagosur.
11h24 : Rezervistet e mobilizuar
Israel ka vendosur te mobilizoje 6500 rezrviste te grupit te mbrojtjes pasive , ka deklaruar nje nga kokat e qeverise israeliane.
11h16 : Irani dergon ndihma
Kryqi i kuq iranien do dergoj dy avion te ngarkuar me 50 ton ndihme ushqimore ,oriz , sheqer dhe kuti te konservuara , per banoret e Gazes , duke kaluar nga Egjipti.
te henen , nje anije e ngarkuar me 2000 tone ushqime alimentare dhe ilace do kaloje Jordanine.
11h09 : Egjipti kerkon nje ndalim-zjarri
Kajro mundohet te bisedoj per nje ndalim-zjarri midis Israelit dhe Hamas-it , qe mund te kaloje ne nje armepushim, ka deklaruar ministri i puneve te jashteme egjiptiane.
Ai ka siguruar qe Egjipti po bente nje perpjekje te madhe per te ndryshuar situaten ne Gaza. "E rendesishme tani ehste te gjejme menyrat per te ndaluar agresionin dhe operacionet militare " ka deklaruar ai.
11h00 : 230 shenjestra.
Tsahal ka deklaruar se kane vene ne shenje 230 pika te Hamasit , shumica vetem ndertesa , rezerva te armeve, dhe zona ku jane instaluar raketat
10h06 : Hamas bllokon te plagosurit
Kajro akuzon Hamas-in se bllokon disa palestinian te plagosur te ikin nga Gaza per te shkuar ne Egjipt per kurim.
I pyetur per kete ceshtje ndalimi , shefi diplomatik egjiptian eshte pergjigjur : "Pyesi ata qe kontrollojne Gazen . Ne po presim te plagosurit ne kufi , por nuk jane te autorizuar te kalojne "
9h24 : Gjuajtje te reja raketash
5 raketa jane qelluar nga Gaza dhe jane hedhur ne jug te territorit israelian .
Asnje viktime nuk eshte deklaruar per momentin por nje nga keto gjuatje ka arritur rreth Ashdod , 40 km nga Gaza.
Eshte nje nga gjuajtjet me te gjata qe eshte bere deri tani . 86 raketa kane vene ne shinjester Israelin qe nga fillimi i ngjarjes
08h49 : Protesta te deputeteve jordanez
30 parlamentar jordanez kane kerkuar qeverise se tyre te ndjekin nga Jordania , ambasadorin e Israelit menjehere .
8h30 : Ndeshkimi i Keshillit te sigurimit
Keshilli i Sigurimit te ONU ka kerkuar fundin e menjehershem te te gjithave aktiviteteve militare ne Gaza.
08h11 :Bilani rritet
Me shume se 270 palestinian jane vrare dhe 620 te plagosur ne gjuajtjet ariene te Israelit . Shumica e viktimave jane police te Hamas-it .
Hamasi deklaron shume viktima nga popullsia .
Eshte nje nga ataket me te medhaja dhe me te pameshirshme i bere nga Israeli kunder Palestines qe prej 60 -vjetesh.
07h30 : Washington akuzon Hamas-in
Shtepia e bardhe deklaron se i takon Hamas-it ti japi fund kesaj cmendurie duke ndaluar gjuajtjet e tyre te raketave qe jane ne pritje kunder Israelit
ka deklaruar : " Keta njerez ( Hamasi) nuk jane gje tjeter vecse rrugaçer dhe Israeli mbron popullin e vet kunder terrorristeve si Hamasi " ka deklaruar nje zedhendes ( nje deklarate shume e peshtire per te gjithe boten kjo e shtepise se bardhe dhe qeverise Bush )
Last edited by a moderator: