Mimoza Ahmeti

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Mimoza Ahmeti (lindur 1963 në Krujë, Shqipëri) është poete në mesin e poetëve më të shquar bashkëkohorë shqiptarë, dhe ndoshta më i njohur femra shqiptare. Librin e saj më të popullarizuar dhe vlerësua në mënyrë kritike është mbledhja e 53 Delirium poezi, botuar në 1994, Tirane, nga "Marin Barleti House" Publishing. Librin e saj më të fundit të poezive është pllenim e Luleve, nga "Ora House" Botime, Tirane, 2004.Ahmeti ka botuar gjerësisht dhe librat e saj janë përkthyer në italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Il mio Grido, poezi, 1993, nga "Argo" Publishing House, Itali. Persone Belle, roman, 1996 nga "EIZIONI ETS", Pizës, coordinatif absurde Italy.L ', tregime të shkurtra, 2002, Paris, botuar nga Agnes Pareyre. Ca va Albnie, ese, Paris, 1998, nga Edition "La Promenade". Bilingue Delirium edicion, 2002, nga "Maremoto" Publishing House, Malaga, Spanjë. Edhe pse më i njohur per poemat e saj, ajo ka shkruar edhe tregime të shkurtra, artikuj dhe novela.


Gjithçkaja ime

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.

O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!

################################################

Ishte një rrugë

Ishte nje rruge ku vazhdimisht kaloje,
ti,e dashur,
ti,e bukur,
ti,ekstravagantja ime,
e te tjereve,ekstravagante,
e share,e poshteruar,e komplimentuar,
si historia e nje pikture te cmuar.

Dhe s'dije as vete perse
te iknin floket ne liri,
ndersa kembet te shkelnin ne morg
te dashurive kufomoide,
qe gjithsesi paten mani
t'i ekzaminonin gojet e qytetit.

Tani nuk je,
tani nuk ecen me ne rrugen qe nemitet,
as hapi yt,
as trupi yt i madh,
as goja jote me mpiksje
neverie dhe pakenaqesie.

Aty eshte rruga,aty,
dhe morgu yt i shperbere...
Kufomat e te dashurave te flakura
neper bordurat e plakura.
Tani andej kur kaloj
mungesen e madhe te orbites sate ndjej,
dhe jap pershendetje skematikisht
me ftohtesine e nje kartoni
te cilin e respektojne per ty.

Per ty,e dashur,
per ty,e share,
per ty,e poshteruar,
si historia e piktures
me te cmuar.
########################################################

Armiku im.

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe jeta jote pa mua?
Askush s'mund ta dije
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im!
Prej teje rash ne gjume dhe perftim
te asja qe kerkoja,
prej teje gjelberoi lenda ime, u zgjua
dhe u perendua,
kur vrasja shpirtat mbertheu.
Oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.

Pikerisht ato qe ne shvleftesuam
ndersa rruges ecim
qe asnjehere s'i ditem,
turmat,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.

#################################################

Mama dhe bijtë.

Gjithmonë e më rallë të shoh,
gjithmonë e më tepër
çuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bijë.
Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
dhe lotët i ke të brishtë e të rinj.

Ti qe u plake dhe qan si foshnjë
kur duhet të gëzohesh
e që pikellimi të ndjek si urith
pikërisht kur liria hap një shteg.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...

O zot, ç'deshi një njeri si ti
në këtë botë të sprovuar...
Ti akoma s'ke mësuar të gënjesh,
e shtrenjtë dhe duart i ke si dy
bonbone të vogla, të emblat duar, të sheqerta
nga lotet e tu.

Mireserdhe mama!
Ja shtëpia, filaxhani i kafeëe dhe miresjellja ime
të serviret me kujdes, sofostike është, megjithatë
në modë...

اoje kokën, përse qan?
Bijtë e tu janë rritur tashmë-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty të duan
misheredhimbsur, mama,
nuk të harrojnë,
më mirë vdesin,
Ke dhe ti në zemrën e tyre një dritare,
një oval gezimi, drite e shprese,
sepse të tutë ishin naivet,
si kuaj lufte, me sytë e mëdhenj
ushqyer me ujera kroi.

I deshe fort, mama, sië dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zërin që e kishe si varg rruazash mbi gur...

Dikur...e mban mënd, mama?
Në shtëpi këndoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
Perëndimi vdiste i lumtur për atë lloj kënge,
dhe syri yt i lumtur për ate lloj kënge,
dhe jeta ishte organike, mama:
luanin kalamajtë,
naivët që ti i rite me delir horizonti...

Ja ku i ke përballë, të rrahur me jetë e me sprovë,
fëlligeshtia i ka vrarë, por gjakun nuk ua ka sterpikur.

Janë të virgjër, mama, të përdalet e tu,
janë të virgjër,
lakuriq të pambrojtur, me gjithçka të fituar me
dhëmbë.

Mos i shaj, mama, se bën faj. Mos i truaj.
Të kanë dashur, mama, të kanë dashur.
I duaj. (Kurrë prindi nuk mund të
mbërrije dashurinë e fëmijes.)

Kthehu, ecë në vete, mama,
mos qaj më.
Janë të fundit vjetë të tutë, në
këtë fëmijëri të dytë
mund të ngrohë pak dielli,
po t'i terësh sytë.
Fshiji lotët, mama, jemi dërmuar,
të buzeqeshesh pak, kjo është bukë për ne.

O femija im i dëshpëruar,
mëkati më i madh i perëndisë mbi dhe.

######################################################

Qëndro i fortë Mik!

Ajo qe ishte kaq e bukur
Ne nje moment...
Edhe mund te behet e trishtuar.
Ajo qe ishte kaq e embel
Edhe mund te jete hidheruare...
Kurajo mik!Qendro i forte si mal
Dhe do te shohesh,
Dikush te pret me mall...

###################################################

Nje Mall...

Muzike,dhe piata .
Ne salle vene e vine.
Kamariere me bluza te bardha
Levizin ne çdo tavoline.

Salla e madhe lluksoze
leviz e me sillet verdall
Ne goden e ftohte te birres
Rrufis,dhimshem heshtur nje mall.

Verdalle qeshin dhe hane
Me duken si trupa pa jete
te larget,sterlarget me jane
E huaj po ndihem dhe vete.

Jashte restorant "Kapriços
Pret Merçedesi E 2000.
Ne goten e ftohte te birres.
Un dhemjen time po pi.

##################################################

Ne do te jesh i lire.

Je lindur Kanerine?
Kujdes,te pret kafazi
Ta qash me lot lirine,
Te plasesh nga marazi.

Lutju te lindesh sorre
Ta dish, eshte me rehat
Askush s,te vjen verdalle
Askush s'te ka inat

Por ja qe je pallua
Meso te ndeshesh mire.
E kam provuar vete
Ne do te jesh i lire

########################################

Mbase Zoti

Nuk i njohem Kishat dhe Xhamite
Ne,brezi i viteve gjashtedhjete.
Fshehur i permendnim perendite
Ererat peshperisnin:-"te pafete"

Tufanet pastaj,na hodhen tutje.
Ne trokitem nder shtepite e zotit.
Shpresehumbur thurem nga nje lutje.
Ndihme i kerkuam ,me te fortit....

Mbase zoti do t'na doje me shume
Meqe.... s'na ndihmoi qe ne fillim
Ne qe nuk i derdhem lotet lume....
Por sakrifikuam gjithe rinine.

##############################################
 
Pe: Mimoza Ahmeti

Mua sme pelqen,e kam degjuar ne disa emisione edhe me kritike edhe e ftuar ne emisione me pak formale,edhe ne debate te ndryshme,sme pelqen qe sme pelqen...Dicka qe te qendroje sja degjova,pa llogarit qe ben veprime si femije e ka nje moshe relativisht te pjekur...Sdi te lidhe nje analize,nje formulim pa ja futur nje shaka,pa qeshur...Jo cdo text,jo cdo teme,jo cdo analize ka nevoje per shaka,per mua kjo shakaja vend pa vend tregon papjekuri...
Persa i perket stilit te te shkruar te poezive te saj,i kam lexuar disa,sinqerisht me kap koka,mos ndjesia qe te jep,pasi fundi i fundit nje veper duhet te nxise imagjinaten e fantazine e lexuesit,pasi vec keshtu e ke te mberthyer lexuesin pas vepres,mua sme transmeton asgje kjo,thjesht me jep ndjesine e leximit automatik si te ndonje gazete...
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

Kjo ka ca vida manget...Sic tha e Gloom as per poezit e saj sdi te flas dhe ti paraqes mir ne nje emsion...Poezit pak i kam lexuar ...
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

Per mua Mimoza godet shume ne nje fjal,,ne nje rrjesht,,ne nje strof,,
Rrjeshtat e saj kan fuqi,,te permbledhin shume ne nje rrjesht te vetem..
Ne nje strof ajo te jep nje jete te tere..njerzore..
Pastaj me pelqen ajo heshtja e saj kur flet me mimik ,,fjalet qe disa thon rrjedhshem te ngjajn sikur te mesuara per mendesh..si te perseritura,ndersa mimoza ka dicka te sajen dicka individuale,,origjinale,,
Perfundimisht ajo godet 'dhunshem dhe fort" realitetin nepermjet fjalve te zgjedhura dhe shpesh i hedh ato ne leter te lyera me nje filozofi letrare te pashoqe..
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

#################################################

Mama dhe bijtë.

Gjithmonë e më rallë të shoh,
gjithmonë e më tepër
çuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bijë.
Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
dhe lotët i ke të brishtë e të rinj.

Ti qe u plake dhe qan si foshnjë
kur duhet të gëzohesh
e që pikellimi të ndjek si urith
pikërisht kur liria hap një shteg.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...

O zot, ç'deshi një njeri si ti
në këtë botë të sprovuar...
Ti akoma s'ke mësuar të gënjesh,
e shtrenjtë dhe duart i ke si dy
bonbone të vogla, të emblat duar, të sheqerta
nga lotet e tu.

Mireserdhe mama!
Ja shtëpia, filaxhani i kafeëe dhe miresjellja ime
të serviret me kujdes, sofostike është, megjithatë
në modë...

اoje kokën, përse qan?
Bijtë e tu janë rritur tashmë-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty të duan
misheredhimbsur, mama,
nuk të harrojnë,
më mirë vdesin,
Ke dhe ti në zemrën e tyre një dritare,
një oval gezimi, drite e shprese,
sepse të tutë ishin naivet,
si kuaj lufte, me sytë e mëdhenj
ushqyer me ujera kroi.

I deshe fort, mama, sië dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zërin që e kishe si varg rruazash mbi gur...

Dikur...e mban mënd, mama?
Në shtëpi këndoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
Perëndimi vdiste i lumtur për atë lloj kënge,
dhe syri yt i lumtur për ate lloj kënge,
dhe jeta ishte organike, mama:
luanin kalamajtë,
naivët që ti i rite me delir horizonti...

Ja ku i ke përballë, të rrahur me jetë e me sprovë,
fëlligeshtia i ka vrarë, por gjakun nuk ua ka sterpikur.

Janë të virgjër, mama, të përdalet e tu,
janë të virgjër,
lakuriq të pambrojtur, me gjithçka të fituar me
dhëmbë.

Mos i shaj, mama, se bën faj. Mos i truaj.
Të kanë dashur, mama, të kanë dashur.
I duaj. (Kurrë prindi nuk mund të
mbërrije dashurinë e fëmijes.)

Kthehu, ecë në vete, mama,
mos qaj më.
Janë të fundit vjetë të tutë, në
këtë fëmijëri të dytë
mund të ngrohë pak dielli,
po t'i terësh sytë.
Fshiji lotët, mama, jemi dërmuar,
të buzeqeshesh pak, kjo është bukë për ne.

O femija im i dëshpëruar,
mëkati më i madh i perëndisë mbi dhe.


a ka vargje me te goditura se keto ? jo se me pelqen cdo ge qe shkruan; po kjo shkruan pur pa hy thelle ne lajle lujle ... Feministe me mish e me shpirt !
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

Ahh qe spo e gjeja dot performancen e ksaj te top fest ne youtube se mimika e ksaj kur interpreton esht priceless...une kur e kam dgju per here te pare, kam qesh sa me ka dhemb barku. Qe atehere per mu kjo s'behet me :p
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

TI DO Tث HESHTثSH

Ti do të heshtësh gjatë atë ditë,
ndoshta për fare atë natë,
kur të mos jetë
mbi sferën e humbur të tokës,
figura ime krenare
me sytë e fuqishëm si shpezë
që veç lirisë i përkasin,
që ti, ti i deshe aq shumë.
Ti do të heshtësh djalë,
ti do të heshtësh, burrë,
ti do të heshtësh, shpirt,
kur të mos jem më unë.
Dhe mjekra jote pshtetur mbi klavikul,
do të heshtë.
Oh, nuk do të jetë më ajo heshtje,
një nga ato që vibrojnë afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungesës,
ajo heshtje e kthimit tënd,
në një, në një, në një.
Ti që gjithmonë me mua ishe dy,
dhe prapë njësuar,
po kurrë bir vetmie.
Do të heshtësh,
ti që aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti që i kishe fjalët si guaska të rralla,
që m'u desh aq rrugë të eci për t’i gjetur,
do të heshtësh ti, që aq shume të desha,
Do të kthehesh në një burrë si mijëra
(kurrë nuk mbaron argatëria së ngrëni burra.)
Do të heshtësh. Do të çohesh. Do të ikësh që andej,
krahthyer drejt gojës së argatërisë do t'ikësh
duke t’u zvogluar trupi, shpatullat në largësi.
(Pika më raftë sa fort t’i desha shpatullat!)
Do të ikësh argati im, do të zhdukesh,
dhe këtu historia jonë do të mbarojë
historia jonë e padëgjuar
që e përgjonin yjet e pikuar
e që kapnim me dorë nën çati.

############################################
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

Eshte Cudi Kur Je Femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
 
Pe: Titulli: Mimoza Ahmeti

Ahh qe spo e gjeja dot performancen e ksaj te top fest ne youtube se mimika e ksaj kur interpreton esht priceless...une kur e kam dgju per here te pare, kam qesh sa me ka dhemb barku. Qe atehere per mu kjo s'behet me :p


lol Lere mos e na e kujto lol
Mua poezite e saj mos te dija qe kane emrin e saj ne fund,do i quaja si ato poezite e atyre 8-vjecare qe i shkruanin ne gazeten e shkolles,apo per konkurse letersie...Skane asnje pjekuri shkrimtarie,e asgje...Poezi teper naive,teper femijerore : Mami,mami dil tek dera se erdhi pranvera,mbledh lule,keput lule lol
Une mes vargjeve te saj nuk shoh as nje sisteme te sakte vargjes,nje rregull simetrik apo qofte nje varg te thyer...Nuk e di ndoshta se kuptoj une poezine e saj,por poezia duhet te fuse cik ne mendime,duhet te hape cik imagjinaten...
Nese e krahasojme me stilin e Kadare,Agolli,kjo duket si klasa e pare:D
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

Mimoza eshte unike ne stilin e saj... Dikur kur isha me e re, s'kisha nerva ta degjoja, me dukej si budallaqe dhe e dale prej cmendie, Lol, madje shpesh here se kuptoja c'thoshte, ama ajo ne cdo fjale qe nxjerr ka nje arsye, cdo shaka dhe te qeshur qe ja fut her pas here do te percjell dicka... Ama tani me terheq aq shume ai jo-kompliksiteti i saj, ajo lirshmeri dhe naturshmeri qe i rrjedh aq kollaj nder levizje, fjale mimike, sa askush s'mund ta arrij...
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

Shpirti i ëmbël

E kane bere me fjale
Hena edhe dielli,
Te na prishin lidhjen,
Me komand nga qielli.

Kur te flesh ti gjume
Une te jem e zgjuar
Ti te jesh ne ender
Une e dashuruar.

Por ti prap ne ender
Fort me Perqafon,
Shpirti yt i embel,
Zgjuar, te mendon

############################

Fluturoj e lire

Nuk me besohet...çudi...
Ne piken e nisjes
Ndodhem perseri.
Njesoj...mendon dhe...ai.

Nuk e kane thene me kot
Por une besova endren
Tani qe po derdh lot
Nuk degjoj dot as kengen..

Nuk i shkeputa prangat
Per tu burgosut me ndryshe.
Fluturoj e lire .
Si nje dallandyshe
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

Krye Endrra

Nusja e bukur, veshur ne argjend.
Melankolike, si hena e zbehte.
Vallzonte,ndiqte valsin ritmikisht.
Gelltiste lotet,dhimbjen e vertete.

Kjo dite.. kryeendrra qe kish thurur.
Martesa qe tere jeten kish menduar.
Si dasem-funeral e kish muziken
Me magji shtrigash,krevatin mbuluar.

Dekada shkuan,nusja e zhgenjyer...
E shpirtkeputur per endrren e vjedhur.
Kur vjen Tetori,i rrjedhin dy lote.
Ajka e lotve,neper vite mbledhur.
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

Qe Ti Je Gomar Kjo Eshte Dicka Qe Duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

DELIRIUM

I thyer , i erret, i vrerte
qendroi drite leshoj,
mjalte rrejdh nga vrujet e mija
e thyer ne piken me te dobet
te te mbeturit vetem
qe askujt si sjell dem
por mua me mbaron
prej dhimbjesh
qe kullojne embesli
gjaku te shtypur
ne vetmi.

Oh gjeniale eshte kjo gjendje
kur ndersa kuptoj qe gjithecka kam humbur
lumturine e pafundme djej
te qenies sime
qe e kam ne dore,
ate,
qe s'mund te ma dhuroje
asnje lavdi , kurore.

Lavdi! C'eshte kjo fjale
nga mberriti tek une
si ka dale ?
(me siguri ndonje ambicion i dobet
i panatyre.
Kthehem nga kthehem nga natyra mberrij
qendroi dua te gjykoj,
prap terhiqem
Kaq i bukur dhe njehershem i vdekshem
njeri.
Kaq i zemert dhe prap i vetmuar.
Kaq fuqi dhe po aq dyshim

Oh, padyshim
shtjella inerte rilevon ne ikje
cdo absolut relativ papritur
Vetem bukuria ajo ka te drejte
te pretendoje.

Perse ikni prej meje krijesa reale?
Ne nje pershkrim te ikshem e sotmia
ne te djeshme nderroi
aq shpejt sa dot s'e konceptova
(thua ka jete pa konceptim).
Deshira uritet per nje te nerserme
qe nuk eshte mija.

Perse ikni prej meje krijesa reale?
jetoj nje jete sendesh gjithmone te paqene
dhe vetem vetveten e kam ne duar...
Oh, nuk ka lumturi si kjo,
por as pikellim si ky s'mund te kete.
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

Kam lexuar nje liber te ksaj Gruaja Halucinate,sa me shum lexoja aq me shum spo kuptoja:p
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

KERKO
Qe ti jegomar kjo eshte dicka qe duket
Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyree bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervite ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzetsterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjessate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macetgjiregrash telena.
Rruge humbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam e jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Porti s'e kupton,nga qe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.
M.Ahmeti


1452260_397056843758841_198089247_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mimoza Ahmeti

ME PELQEU POEMA E FUNDIT.le shkas per t 'i hedhur ashtu nje sy.morfologjikisht e ndersyer dhe ekzaltuese ne afrimitetin qe stimulon permes ilustrimit levrues te penes.e dua sinqerisht stilin e saj "tipik antipatik".te lodh te mundon dhe gjinjte te eksiton te emocionon
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

ANKTH PER MIQTE NE NEW YORK

New York, 11 Shtator.
Qytet ne tym dhe flake.
Gure qe fluturojne ne qiell
Tmer,dhimje e gjak.

Bota kelthet e tronditur,
Radiua televzioni s’pushon,
Te pafuqshem jemi, te topitur.
Tmeri i goditjeve..vazhdon.

Me dhimje dhe ankth po jetoj.
Te gjithe, jane vellelezerit tane,
Dua me shpirt ti ndihmoj
Nuk di si tu gjendem me prane.

Me zemren qe rreh e shqetesuar
Mendoj,pertej oqeanit miqte e mi
Telefonoj,telefonoj pa pushuar…
Nuk mar pergjigje, ku jane tani??
 
Titulli: Mimoza Ahmeti

NOCIONE TE SHKRETA

Nocione te shkreta,
Ne vetmi hapesire prej jush te perbere
Kaloj inerci bashke me ju
Ne hapesiren time te perbere prej meje
Si ne nje qytet ku sapo kane ikur te gjithe
………………………pergjithmone
me nje ndjenje absolute moskthimi
(gje e cila, e di, nuk mund te ngjase.)

Nocione te shkreta,
…te mbetura hava, jashte cdo lidhjeje
…nga shkaku i mjere dhe madheshtor
…qe une nuk ndjej me.

Shqise shqise
Shqise, o viktima ime e pare,
Prape u hape, prape po thith, e pastruar
Rikthehesh ne jete
Truri si nje djall te perdor
I yshtur per krim te pakapshem nga ligji
Shqise, o viktima ime e shenjte
Keshtu dhe sonte
E kthjellet
(o zot, sa e bukur je, kur e kthjellet je)
terheq e thith por s’permbushesh
asgje s’te pergjigjet, asgje s’te perket
dhe ty e dashur, prape te duhet te japesh
por sonte, as per t’i dhene kush s’te prêt
askush s’te do, o shqisa ime
dhe truri, ky djall magjik
tani po qan.
Dhe sa gjynah qe eshte
Kur qan nje djall!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top