Mimoza Ahmeti, kandidate për çmimin “Kadare”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mimoza Ahmeti, kandidate për çmimin “Kadare”

moza.jpg


Mimoza Ahmeti një emër i njohur i poezisë shqipe, është një ndër 6 kandidatët e mundshëm për çmimin e madh Kadare, që pritet të shpallet në fund të këtij muaji.

“Tutori”, quhet romani në dorëshkrim, që Ahmeti ia ka besuar jurisë së këtij eventi, e cila e ka përzgjedhur ndër më të mirat e këtij edicioni. Nuk është hera e parë që Ahmeti shfaqet në gjininë e prozës.

Ndër emrat e tjerë që juria e këtij edicioni ka përzgjedhur në 6 kandidatët e mundshëm janë shkrimtari Musa Ramadani me “Profeti nga Praga”, Virion Graçi me “800 hapa larg Veneres”, Arben Kastrati me “I dashuri unë” dhe dy autorë të rinj për lexuesin si Ardian Haxhaj me “Vegim” dhe Brajan Sukaj me “Viti i Elefantit”.

Kandidatët për këtë çmim do të vlerësohen nga një juri, në përbërje të së cilës janë emra si Ylljet Aliçka, Mirela Oktrova, Ledia Dushi dhe Agim Baçi dhe Bashkim Shehu i cili është dhe kryetari i jurisë. Ledia Dushi, koordinatore e çmimit Kadare, duke folur mbi punën e jurisë dhe prurjet e këtij viti në konkurrim tha se “në fazën e parë u përzgjodhen 36 vepra nga të cilat 7 vepra ishin nga autore femra. Pas votimit të fshehtë të jurisë u selektuan 6 autorë, disa prej tyre të njohur tashmë dhe autorë të rinj në letërsinë shqipe”.

اmimi i madh do të shpallet gjatë ditëve letrare të Razmës, që mbahen më 26-27 -28 maj.Këtij evenimenti këtë vit i bashkangjitet edhe konferenca shkencore për letërsinë, me temë “Kujtesa dhe letërsia”, organizuar nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve për Publikun në UET.

Fituesi i çmimit “Kadare 2017” për letërsinë shqipe do të shpallet gjatë Ditëve të Razmës në fund të Majit. Ky çmim prej 10 mijë euro akordohet nga Instituti Europian Pashko me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës.

Ky është edicioni i tretë i këtij çmimi letrar i cili tashmë po kthehet në një traditë të mirë. Në dy edicionet e para fitues janë shpallur autorët Rudolf Marku dhe Shkëlqim اela.

pashko.jpg


g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top