Milloshoski: Kosova do të na njohë me emrin kushtetues

WxP

Staf në FV.AL
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, deklaroi se Kosova do t`i drejtohet Maqedonisë me emrin e saj kushtetues në marrëdhëniet diplomatike.

milloshoski-antonio.jpg



“Sigurisht, që Kosova do të na drejtohet me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë”, deklaroi Milloshoski. Ai tha se së shpejti do të vendosen marrëdhëniet diplomatike midis Prishtinës dhe Shkupit.

“Gjatë periudhës së ardhshme sapo të vërtetojmë të gjitha punët protokollare, Maqedonia dhe Kosova do të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe kjo do të jetë një moment solemn për të dy vendet”, deklaroi shefi i diplomacisë Milloshoski. Sipas tij, kjo do t`u japë nxitje plotësuese marrëdhënieve dypalëshe, të cilat janë shumë të mira.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski, deklaroi se Maqedonia është e përgatitur për kompromis lidhur çështjen e emrit, por jo me diktat dhe nënvlerësim.

Milloshoski tha se parimi i vetëpërcaktimit kombëtar dhe zgjidhja e emrit është parim evropian dhe Qeveria e Maqedonisë do ta mbrojë. “Maqedonia asnjëherë nuk ka marrë guximin të imponojë emër për Greqinë se si do të quhet, e as Greqia nuk ka të drejtë ta diktojë zgjidhjen e emrit tonë kombëtar”, tha Milloshoski, pas një takimi me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Alfredo Mantika.

Ky i fundit theksoi se kontesti për emrin nuk duhet dhe nuk mund të paraqesë problem për Maqedoninë të hyjë në BE. Ndërkaq, gjatë një interviste për BBC, zv/kryeministri maqedonas, Ivica Bocevski, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë nuk duhet të prishë raportet e Maqedonisë me Serbinë, pasi Maqedonia ka raporte të mira ndërfqinjësore me të gjitha vendet e rajonit. Bocevski, i cili është i lidhur edhe me proceset eurointegruese të Maqedonisë, fillimisht, thotë se raporti i Komisionit Evropian duhet të paraqesë situatën reale në Maqedoni.

Sipas Bocevskit, “nuk ekzistojnë raporte bardhezi, raporte pozitive apo negative. Raportet hartohen sipas një metodologjie të qartë të Komisionit Evropian dhe kjo metodologji paraqet një pasqyrë reale të shoqërisë maqedonase dhe kuptohet për të gjitha proceset, të cilat zhvillohen në Maqedoni”.


Milloshoski deklaroi se Maqedonia është e përgatitur për kompromis lidhur çështjen e emrit, por jo me diktat dhe nënvlerësim

© Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top