Miku i vertet

Kresha

A pretty face can never trick me
Një natë mora një telefonatë nga një mik i mirë.
U ndieva shumë mirë nga telefonata e tij. Gjëja e parë që më pyeti ishte :
- Si je ?
Nuk e di pse iu përgjigja :
- Ndihem i vetmuar !
Dëshiron të flasim ? - më tha.
Iu përgjigja - Po !
Dhe ai menjëherë më tha : Dëshiron të vi në shtëpinë tënde dhe të flasim ?
Unë iu përgjigja - Po !
Ula telefonin dhe për 15 minuta shoku im ishte para derës duke i rënë ziles.
I fola për orë të tëra për gjithçka, për punën time, familjen, të fejuarën, për dyshimet e mia, dhe ai më dëgjonte gjithmonë me kujdes.
Pa kujtuar ishte zbardhur, ndihesha i shlodhur mendërisht, u ndieva mirë nga shoqëria e tij, mbi të gjitha nga dëgjimi i tij, më bëri të kuptoj gabimet e mia. Ndihesha shumë më mirë, dhe kur ai e vuri re që ndihesha mirë më tha :- Mirë ! Tani që ndihesh më mirë, unë po iki në punë.
U çudita dhe i thashë :- Përse nuk më lajmërove që do ikje në punë ?
Shiko sa është ora dhe ti nuk ke flejtur fare, të humba gjithë kohën këtë natë !
Ai qeshi dhe më tha :- S'ka problem, për këtë janë miqtë !
U ndieva i lumtur dhe krenar që kisha një mik të tillë.
E përcolla deri te dera e jashtme e shtëpisë dhe ndërsa ai po shkonte drejt makinës i bërtita nga larg :- Tani çdo gjë është në rregull, po përse më telefonove aq vonë mbrëmë ?
Ai u kthye drejt meje dhe më tha me zë ulët që dëshironte të më jepte një lajm, dhe unë i thashë :- Çfarë ka ndodhur ?
Mu përgjigj :- Shkova tek doktori, dhe ai më tha që jam shumë sëmurë..
Unë ngela pa fjalë, por ai buzëqeshi dhe më tha : Do të flasim përsëri, të uroj një ditë të bukur !
Ktheu kurrizin dhe iku. Mu desh pak kohë që të vija në vete dhe pyesja veten: Përse kur më pyeti si isha, unë harrova ta pyes për veten e tij dhe fola vetëm për vete ?
Ku e gjeti forcën të më buzëqeshte, të më jepte kurajë, të më thoshte gjithçka, në atë situatë që gjendej ? Kjo është e pabesueshme !
Që nga ai moment jeta ime ndryshoi.
Tani jam më pak dramatik për problemet e mia, dhe luftoj shumë për gjërat e bukura në jetë. Tani iu kushtoj shumë kohë njerëzve që dua dhe problemeve të tyre...
I uroj ata të kenë një ditë të bukur dhe iu kujtoj se: Ai që nuk rron për të ndihmuar të tjerët, nuk ia vlen të jetojë...
Jeta është si një shkallë, nëse ti shikon lart do të jesh gjithmonë i fundit në rresht, por nëse ti shikon poshtë do të shohësh që janë të shumtë njerëzit që do të dëshironin të ishin në vendin tënd !

1605656003731.png
 
Facebook-u, na kujton shume gjera. Nder to, ishte kjo tek "Memories", dhe vendosa ta postoje ne forum. Mund te jete e vertet, mund te jete thjesht nje tregim i trilluar por, ajo me rendesi eshte se miq te tille ka sot. Sa prej juve keni pasur raste te tilla, kur keni pasur nevoje per te biseduar me dike, ka ardhe ai/ajo, dhe ju e keni harruar totalisht ate, duke i qajtur hallet e juaja vetem !?
 
Një natë mora një telefonatë nga një mik i mirë.
U ndieva shumë mirë nga telefonata e tij. Gjëja e parë që më pyeti ishte :
- Si je ?
Nuk e di pse iu përgjigja :
- Ndihem i vetmuar !
Dëshiron të flasim ? - më tha.
Iu përgjigja - Po !
Dhe ai menjëherë më tha : Dëshiron të vi në shtëpinë tënde dhe të flasim ?
Unë iu përgjigja - Po !
Ula telefonin dhe për 15 minuta shoku im ishte para derës duke i rënë ziles.
I fola për orë të tëra për gjithçka, për punën time, familjen, të fejuarën, për dyshimet e mia, dhe ai më dëgjonte gjithmonë me kujdes.
Pa kujtuar ishte zbardhur, ndihesha i shlodhur mendërisht, u ndieva mirë nga shoqëria e tij, mbi të gjitha nga dëgjimi i tij, më bëri të kuptoj gabimet e mia. Ndihesha shumë më mirë, dhe kur ai e vuri re që ndihesha mirë më tha :- Mirë ! Tani që ndihesh më mirë, unë po iki në punë.
U çudita dhe i thashë :- Përse nuk më lajmërove që do ikje në punë ?
Shiko sa është ora dhe ti nuk ke flejtur fare, të humba gjithë kohën këtë natë !
Ai qeshi dhe më tha :- S'ka problem, për këtë janë miqtë !
U ndieva i lumtur dhe krenar që kisha një mik të tillë.
E përcolla deri te dera e jashtme e shtëpisë dhe ndërsa ai po shkonte drejt makinës i bërtita nga larg :- Tani çdo gjë është në rregull, po përse më telefonove aq vonë mbrëmë ?
Ai u kthye drejt meje dhe më tha me zë ulët që dëshironte të më jepte një lajm, dhe unë i thashë :- Çfarë ka ndodhur ?
Mu përgjigj :- Shkova tek doktori, dhe ai më tha që jam shumë sëmurë..
Unë ngela pa fjalë, por ai buzëqeshi dhe më tha : Do të flasim përsëri, të uroj një ditë të bukur !
Ktheu kurrizin dhe iku. Mu desh pak kohë që të vija në vete dhe pyesja veten: Përse kur më pyeti si isha, unë harrova ta pyes për veten e tij dhe fola vetëm për vete ?
Ku e gjeti forcën të më buzëqeshte, të më jepte kurajë, të më thoshte gjithçka, në atë situatë që gjendej ? Kjo është e pabesueshme !
Që nga ai moment jeta ime ndryshoi.
Tani jam më pak dramatik për problemet e mia, dhe luftoj shumë për gjërat e bukura në jetë. Tani iu kushtoj shumë kohë njerëzve që dua dhe problemeve të tyre...
I uroj ata të kenë një ditë të bukur dhe iu kujtoj se: Ai që nuk rron për të ndihmuar të tjerët, nuk ia vlen të jetojë...
Jeta është si një shkallë, nëse ti shikon lart do të jesh gjithmonë i fundit në rresht, por nëse ti shikon poshtë do të shohësh që janë të shumtë njerëzit që do të dëshironin të ishin në vendin tënd !

Shiko fotografinë 1765788
E kam pas lexuar para shume vitesh kete histori.
Dashuria e paster ( ne shoqeri a kudo qofte) te ben njeri me te mire.Te fal urtesine te degjosh ata qe ke perzemer duke harruar veten tende.
I bekuar ai qe ka rreth vetes persona te drejte e me zemer te madhe.
 
Edhe une kam miq ne ndonje cep te botes. Por kur e mendoj qe bota eshte e rrumbullaket si gjej miqt me
 
Kete po e kerkoja...kjo eshte perle
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top