Mijëra çifte shtyjnë dasmat e tyre në Zvicër

E Diel, 17 Maj 2020 - 17:45 albinfo.ch

309895029-587x392.jpg
(KEYSTONE/Walter Bieri)


Mijëra çifte në Zvicër kanë anuluar dasmat e tyre për shkak të krizës së koronës. Rreth gjysma e atyre që dëshirojnë të martohen nuk i kanë rezervuar datat në Zyrën e Gjendjes Civile në Cyrih, shkruan “Sonntags Zeitung”, përcjell albinfo.ch.


Disa anulime janë pranuar tashmë për muajin qershor dhe korrik. Situata është e ngjashme në qytetin e Bernës. Pothuajse 40 për qind i kanë shtyrë rezervimet për vitin 2021.


“Arsyeja kryesore është ndalimi i takimeve, sepse çiftet nuk mund të festojnë ditën unike me miqtë dhe me familjen”, tha Hans Rudolf Egli, Shefi i Gjendjes Civile dhe Shërbimit të të Drejtave Civile në Kantonin e Bernës, përcjell albinfo.ch.


Më 27 maj, Këshilli Federal pritet të njoftojë lehtësimin e masave për muajt e verës. Por, bartja e maskave mbrojtëse, mbajtja e distancës prej dy metrash do të mbetet e obliguar mdërsa ftuarja e mysafirëve nuk do të jetë e mundur për të sapomartuarit.


Si do që të jetë pasojat për tregun e dasmave janë të mëdha. “Ekziston një humbje e madhe e të ardhurave për të gjithë zinxhirin nga furrat e bukës deri tek fotografët në hotele dhe agjensitë e udhëtimit të muajit të mjaltit,” thotë Norbert Hörburger, profesor nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Graubünden, përcjell albinfo.ch.
 

Attachments

  • 309895029-587x392.jpg
    309895029-587x392.jpg
    52.7 KB · Shikime: 0
  • 309895029-587x392.jpg
    309895029-587x392.jpg
    52.7 KB · Shikime: 0
eh normale,ska kuptim te besh nje dasem ne kushte distance e nen rregullore te rrepte masash.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top