Meta nën akuzë për korrupsion

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Pesë muaj pasi emisioni "Fiks Fare" transmetoi videon skandal Meta- Prifti lidhur me nje afere korruptive, Prokuroria e Pergjithshme mbyll hetimet dhe dergon si te pandehur ne Gjykaten e Llarte, ish- zevendeskryeministrin e po ashtu ish-Ministrin e Energjitikes Ilir Meta.
Prokuroria e Pergjithshme e akuzon ish zevendeskryeministrin dhe kryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim te kete konsumuar korrupsionin aktiv te funksionareve te larte shteterore apo te zgjedhurve vendore, bazuar ne nenin 245. Ne pritje per te hedhur shortin ne Gjykaten e Larte per percaktimin e kolegjit qe do te gjykoje Meten si gjykate e shkalles se pare , organi i akuzes i dha fund me procedurat hetimore cdo debati politik mbi pretendimet e shumta se video ishte e montuar, pas dy ekspertizave mbi videon dhe zerin te kryera nga ekperte ameikane dhe angleze.

Konkretisht Prokuroria e Pergjithshme pretendon para Gjykates se Larte se Meta e ka konsumuar kete veper penale pergjate bisedes me ish- ministrin Dritan Prifti, bisede kjo e regjistruar nga Prifti ne zyren e tij ne mars 2010. Ne bisede del e qarte se Meta urdheron Priftin te favorizoje nje kompani private duke permendur edhe 700 mije euro apo 7 perqind te aksioneve. Pas transmetimit te ketyre aferave ne "Fiks Fare", prokuroria nisi fillimisht hetimet ne prokurorine e Tiranes e mandej per shkak te imunitetit qe gezonin Meta dhe Prifti ceshtja u transferua ne organin qendror.

Javen e kaluar mesohet se Prokuroria e Pergjithshme ka thirruar per t'i komunikuar akuzen ish-zevendeskryeministrit, por pasi ky ka refuzuar, prokuroria ja ka komunikuar akuzen me poste. Nderkohe ne Prokurorine e Pergjithshme vazhdojne hetimet edhe per Dritan Priftin si dhe per nje video tjeter te zbuluar nga eksperti amerikan, ku shfaqet edhe nje ish funksionar tjeter, ish zevendes ministri Leonard Beqiri, edhe ky nen hetim.

:27T.CH:27
 

Attachments

  • meta-lsi.jpg
    meta-lsi.jpg
    7.4 KB · Shikime: 20

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top