Meshkujt: Femra e përkryer nuk ekziston, por as që e duam

Love

βeℓℓe â๓e
Edhe pse shumica e meshkujve e konsideron partneren e vet vetëm 67 për qind perfekte dhe çereku i tyre mendojnë që nuk e ka më pamjen e vet fizike të dikurshme, ata duan pikërisht vetëm atë.

49694_1.jpg


Femrat të cilat kanë tendencë tek perfeksioni mund të heqin dorë menjëherë nga kjo sepse një gjë e tillë nuk ekziston, shkruan Daily Mail bazuar në një anketim. Kështu pohojnë 80 për qind e meshkujve nga 2000 të anketuar. Më shumë se gjysma e tyre do t’i vlerësonin partneret e veta si 67 për qind të përkryera. Përkundër kësaj, 50 për qind e tyre mendon që partnerja e tyre aktuale është zgjedhja më e mirë jetësore për ta.

Mes mangësive më të shpeshta të partnereve të tyre meshkujt rendisin impulsivitetin, ankesat, afeksionin ndaj sportit dhe fiksimin pas pastërtisë.
6 ndër 10 meshkuj i pengon fakti që partnerja e tyre ngarkohet shumë me cështje si veshjet dhe mënyrat ushqyese. Cerek prej tyre nuk pëlqejnë që femrat tua imponojnë se me kë duhet të shoqërohen ata dhe kë duhet të shmangin.

Ndërkohë 4 ndër 10 meshkujve vlerësojnë se nuk i njohin fare femrat dhe nuk i kuptojnë partneret e tyre. Ata shprehen se femrat kërkojnë llogari me tepricë dhe i dramatizojnë gjërat. Kurse, një e treta e meshkujve konsiderojnë që për shkak të iniciativave të partneres lidhja u është bërë edhe më e mirë.

Rreth 45 për qind e meshkujve konsiderojnë që “gjysma më e mirë” e tyre është shumë më tërheqëse se ata vetë.
Por të gjithë pohojnë se femra perfekte nuk realizohet dhe sikur të duan dhe shtojnë se nuk do e donin një të tillë.
Burimi: ballkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top