Meshkujt dhe femrat, këndvështrime të ndryshme për botën

Love

βeℓℓe â๓e
Një studim i ri mbi lëvizjen e syve tregon se meshkujt dhe femrat e përqendrojnë shikimin e tyre në zona të ndryshme të trupit, varet nga subjekti përballë

femra-meshkuj-320x242.jpg


Që meshkujt dhe femrat e shohin botën me sy të ndryshëm kjo dihet madje edhe është vërtetuar, megjithatë prej pak kohësh pjesë e kërkimeve shkencore është bërë edhe realiteti. Një studim i publikuar nga revista “Plos One” ka dhënë shpjegimin e parë të këtij lloj ndryshimi. Studiuesit e Universitetit të Bristolit u kanë kërkuar 52 personave me moshë nga 19 deri në 47 vjeç që të ekzaminojnë disa fotografi, të ndara përkatësisht në dy gjini: 26 meshkuj dhe 26 femra.

Bëhej fjalë për vepra arti, mes të cilave piktura të Edward Hopper dhe David Bowers, ose fotogramë të marrë nga filmat “Inside Man” apo “The Blue Planet”, e një sërë dokumentarësh për natyrën. Dallimet gjinore lidheshin veçanërisht me pikat ku ndalonte shikimi dhe zonat e pamjes që eksploroheshin. Për secilën pamje, të gjithë pjesëmarrësit në eksperiment, ishin të prirur të ndalonin te një numër i ndryshëm (nga njëshi te pesa). Për shkencëtarët, pjesët më të rëndësishme të trupit ishin sytë dhe duart, ndaj edhe kamerat fokusoheshin aty. Në krahasim me meshkujt, femrat nuk e përqendronin shikimin vetëm në fytyrë, por edhe në zonat pak më poshtë fytyrës.

Felix Mercer Moss, studiues në Universitetin e Bristolit dhe autori kryesor i kërkimit, hidhte hipoteza se disa ndryshime janë të shpjegueshme dhe kanë shkallë rrezikshmërie më të lartë ose më të ulët. Sipas tij, në kulturën perëndimore një shikim drejt në sy mund të interpretohet si kërcënim. “Zakonisht, femrat janë më të rrezikuara në qoftë se shikojnë një person në kokërdhok të syrit. Për këtë arsye e kanë stërvitur syrin e tyre të shikojë më tepër në pjesën e poshtme të fytyrës”, shpjegon studiuesi.

Në fakt, nuk është hera e parë që një studim shkencor ekzaminon ndryshimin midis lëvizjeve të syve të meshkujve dhe femrave. Mercer Moss, thekson se eksperimentet e kaluara përdornin pamje të personazheve të panjohur, për shembull fytyra që shprehnin emocione të veçanta ose skena sugjestive nga pikëpamja ****uale. Sipas tij, studimi bazohej te verifikimi nëse këto ndryshime shfaqeshin edhe në prani të stimujve pamorë më neutralë.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe një fillim mjaft premtues”, komenton studiuesi Andrew Baylissi, i cili nuk ka marrë pjesë në studimin e Mercer Moss. Hapi tjetër do të jetë kuptimi i arsyes së këtyre dallimeve gjinore.

Sipas Mercer Moss, një prej vështirësive që duhen kapërcyer është dallimi gjinor edhe mes vetë studiuesve.
“Departamentet e universiteteve që merren me studimet e lëvizjeve të syve janë të prirur të jenë mjaft të pabalancuar”.
Zakonisht departamentet e informatikës janë të dominuar kryesisht nga meshkujt, ndërsa në ato të psikologjisë “qeverisin” femrat. “Për këtë arsye përfundimet e studimeve të tyre”, shpjegon studiuesi, “jo gjithmonë janë të vlefshme”.

Fundja si mund të jenë të njëjtë kur këndvështrimet e meshkujve dhe femrave janë të ndryshëm?

Zhvillmi

Siç u theksua edhe më sipër, burrat dhe gratë nuk i shohin gjërat njësoj dhe mendohet se ky ndryshim mund t’i ketë rrënjët e ngulura thellë në zhvillimin njerëzor. Sipas studimit të bërë nga psikologu Israel Abramov nga Universiteti i Bruklinit, gratë arrijnë t’i dallojnë më mirë ngjyrat, ndërsa burrat mund të shohin qartë objektet që lëvizin shpejt në distancë. Sipas studiuesve ky ndryshim mund të jetë fryt i një përshtatjeje evolutive që lidhet me të kaluarën tonë si gjahtarë.

Gjatë eksperimenteve të kryera te një numër të rinjsh dhe të rejash, studiuesit vunë re se të dyja gjinitë prireshin t’i jepnin objekteve të njëjta pamje të ndryshme; studiuesit e dinë përse… “Për sa i përket spektrit pamor, meshkujt kanë nevojë për një gjatësi vale pak më të madhe se ajo e femrave, në mënyrë që të perceptojnë të njëjtën ngjyrë”, shpjegojnë studiuesit.

Përveç të tjerash, një gjatësi më e madhe vale lidhet me ngjyrat më të forta. Një lloj nuance portokalli mund t’i duket më e kuqe një mashkulli sesa një femre; po kështu bari i duket më shumë i gjelbër femrave se meshkujve, të cilët i perceptojnë sendet jeshile pak si të verdha.

Në fakt këto ndryshime mund të shpjegohen me hipotezën se të dyja gjinitë kanë zhvilluar aftësi të ndryshme psikologjike në të mirë të individit që t’i përgjigjeshin më mirë roleve të tyre në parahistori: gjahtarët meshkuj ishin më të zotë të shikonin gjahun larg; ndërsa femrat ishin më të zonjat të dallonin frutat në bazë të ngjyrës.
Burimi: g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top