Meshkujt dashurojne te bukurat por martohen me simpatiket

GLOOM

Catch me if you can...
Fakti i te qenit shume i bukur ndihmon nje person, ne vecanti nje femer, dhe te kete sukses ne jete? Varet nga objektivat qe parashikohen. Ne bukuri si ne ekonomi, ekzistn nje perhapje, per shembull fakti se duhet te jete shume terheqese sigurisht qe i sjell dobi karrieres, por jo dikujt qe ka si objektiv martesen: Meshkujt ne fakt cmenden pas femrave te bukura por ne fund martohen me te “lezecmet”.

Dhe nese dikush nuk pranon idene se zoterinjte preferojne bjondet, duhet te dorezohen te pakten per faktin se, femrat me floke te arta fitojne rreth 7 per qind me shume se ato qe kane floket me nje ngjyre tjeter. Pra cdo gje duket se konfiromon faktinse te jesh i/e bukur paguhesh. Sidomos per ata qe kane te bejne me suksesin profesional. Studime te ndryshme psikologjike sociale mbeshtesin se personat terheqes kane nje avantazh ne shkolle dhe ne pune.

Nje studim i Universitetit te Queensland, ne Brisbane, ka zbuluar se grate bjonde fitojne rreth 7 per qind me shume (deri ne 2 mije euro ne vit mesatarisht) ne krahasim me zonjushat me ngjyre tjeter te flokeve, dhe martohen me meshkuj me te pasur sesa te tjerat (rreth 6 per qind me shume).

Edhe greket e lashte e lidhnin bukurine me miresine: Letersia moderne shkencore ka hetuar shpesh mbi korrektesine e steriotipit qe kombinon kendshem pamjen ne nje seri tiparesh pozitive psikologjike.

Rezultatet e ketyre studimeve jane shume interesenate: Bukuria fizike funksionon si shenje e statusit, ne te njejtin nivel me garen dhe aftesite ekonomike.

Nje pamje e kendshme, mund te jete nje faktor i konkurences ne boten e punes. Nje studim amerikan tregon se shefat e personelit dhe perzgjedhesit e nje grupi te kompanise rendisin bukurine ne vendin e trete pas eksperinces dhe besimit, por i japin me shume peshe aspektit fizik sesa cv.

Vlen te thuhet se personat e zgjedhur jane ato me terheqes, por kujdesuni qe te paraqisni nje look natyral, sepse teprimet me make-up, konsiderohen shpesh me pak te favorshme.

Bukuria luan nje rol me kompleks kur prek sferen e terheqjeve personale. Meshkujt, per shembull, pelqejne te krijojne lidhe dhe flirte me bukuroshet, qe rrisin statusin e tyre dhe vetebesimin, por perfundojne duke u martuar, ose per te patur nje raport te gjate, me vajza qe kane nje pamje te kenaqshme, por me te siguruar.

Bukuria e partnerit, nese bie shume ne sy, perfundon dke krijuar pasiguri te partneri tjeter. Ta mbani te lidhur ate dhe te luftoni me rivale te fuqishem mund te jete e lodhshme dhe stresuese. Fakti i te qenit shume e bukur mund te transformohet ne thike me dy tehe.

Si eshte e mundesi te kete efekte te permasave te tilla? Ne trurin e njeriut ekziston nje lloj “receptori” i bukurise qe me shikim e dickaje te bukur pergjigjet me nje emocion te kendshem, qe nga nervi optik arrin ne nje zone te vecante te trurit, berthamen accumbens, qe perpunon ndjenjat e shperblimit dhe kenaqesise.

Se fundi, ja se per cfare sherben shfaqja e aspektit te bukur ne faza te ndryshme te jetes;

20 vjec- Te njohesh partner te rinj
30-40 vjec- Te jeni konkurues ne karrierren tuaj dhe te gjeni nje burre
50 vjec- Te keni nje rritje ekonomike dhe nje rritje te prestigjit
60 vjec- Te permiresoni veterespektin dhe marredheniet
70 vjec- Te jeni mire me veten tuaj
Burimi Infoalbania
 
Pe: Meshkujt dashurojne te bukurat por martohen me simpatiket

Mjer ne qe jemi te shemtuara :p.
Bukuria vetem terheq vemendje. Eshte ajo shprehja : '' Shtati fyll e mendja pyll''. Per mua po pati mendjen, ka bukurine e te gjithe botes !
 
Pe: Meshkujt dashurojne te bukurat por martohen me simpatiket

BULLSHIT! (theksoj qe temem se lexova fare... )

duhet me qen e bukur si qeni komshies per tu martuar? Bukuria + inteligjenca+ simpatia = femer qe cdo mashkull enderron, ja se cfare me thot eksperienca.
 
Pe: Meshkujt dashurojne te bukurat por martohen me simpatiket

Shtat e hije,mend asifije...Kete me thot eksperienca mua...Habitem si nuk duan te zgjuara po te bukura,dhe martohen me simpatiket...
 
Titulli: Meshkujt dashurojne te bukurat por martohen me simpatiket

Qejfi ha kumbulla te tharta. Qejfe - qejfe kjo dynja
 
Pe: Meshkujt dashurojne te bukurat por martohen me simpatiket

po kush nuk e don te bukuren...
sa i perket marteses varet si lind ndjenja,her iniciator eshte pamja e here karakteri njeriut pas te cilit femra apo mashkulli edhe pse mund te jene jo te bukur(s;dua ta them te shemtuar se jemi krijesa te Zotit te gjithe, dhe se zgjodhem ne pamjen) te duken YLL...
 
Titulli: Meshkujt dashurojne te bukurat por martohen me simpatiket

pamja shkon e vjen une vlersoj ma shum vlerat e njeriut.
 
Titulli: Meshkujt dashurojne te bukurat por martohen me simpatiket

Pa qene pak e bukur, nuk mund t'dashurohesh ne nje femer, sado qe thua per mua ka vlere ana e brendshme, shpirti i femres, virtytet e saja etj (keto cilesi padyshim qe jane me vlere). Por, kur me thoshte e ema ime nganjehere: Me ate do t'jesh ne krevat, me fytyren e saj lol.
 
Pe: Meshkujt dashurojne te bukurat por martohen me simpatiket

Bukuria pa zgjuarsin,..vyshket ne dimerin e pare ,,qe te afroj perplasja e jetes..
Zgjuarsia dhe pa bukurin prefekte ,..perballon dimerin dhe jeton pranverat nje pas nje...
Eh nje gje po :,,Eshte e bukur per syrin e zemres,..kur tek disa njerez..kombinohet bukuria fizike ,me ate shpirterore dhe te mendjes..
(pa dallim gjinie kjo..flas per te dy gjinite..)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top