"Mëshira" drithëruese e Mikelanxhelo

Lauri

Anunnak
"Mëshira" drithëruese e Mikelanxhelo Buonarrotit

b1_zps3e8cb8e7.jpg

Dhe ja ku gjendemi te "Mëshira" (1498-1499). Ajo është një kryevepër e Mikelanxhelo Buonarroti, e vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Kjo është sprova zanafillore e kësaj tematike që do të pasohet në të pastajmen me të tjera shpërthime kushtruese të mjeshtrit. Asokohe statuja u bë për funeralin e një kardinali francez, por u zhvendos në vendndodhjen e tij aktuale, në shekullin e XVIII. Kjo punë shumë e famshme e artistit përshkruan trupin e Jezusit në prehërin e Marisë, pas kryqëzimit. Përveç mishërimit të themeltë biblik, "Mëshira" është një kriojim i rëndësishëm, pasi balancon idealet e bukurisë klasike të rilindjes me natyralizmin.

b5_zps91eab750.jpg

Struktura është piramidale, dhe kulmi përkon me kokën përgjysëm praruar të hyjlinëses Mari. Statuja zgjerohet progresivisht tek veshja e Marisë, në bazë, tek shkëmbi i Golgotës. Pamja është gati në një proporcion të saktë, duke e ditur sa e madhe është vështirësia e gdhendjes së një mashkulli plotësisht të rritur, i shtrirë me gjatësi të plote në prehërin e një gruaje. Pjesa më e madhe e trupit të Marisë është fshehur nga veshja e saj monumentale, kështu që marrëdhëniet e figurave duket krejt e natyrshme. Interpretimi i Michelagelos per "Mëshirën" ishte shumë i ndryshëm nga ai i bashkëkohësve. Ai gdhëndi një Mari të bukur dhe të re, në vend të Marisë të kredhur në mundime e në moshë të 50-tave, mosha reale.

b4_zpsfae870a3.jpg

b3_zps7f40f27d.jpg

Shenjat e kryqëzimit janë davaritur qëllimshëm duke mëtuar si trajtim shprehës disa vrima të vogla gozhdësh dhe një plagë në një anë, të Jezusit. Fytyra e Krishtit nuk tregon shenja të vuajtjeve dhe torturave. Michelangelo nuk donte që versioni i tij i "Mëshirës" të përfaqësonte vdekjen. Simbolika e kumtuar kësisoj është krejtçfarë Mikelanxhelo kungoi përgjatë kalvarit të shugurimit të të shenjtërisë tokësore në art.
Mikelanxhelo Buonaroti në mbamendjen e brezave do të mbetet një akt i perëndishëm dhe një mantel misteri. Kjo ngase vetëm kësisoj shtresimet e brezave do të munden me e shpalu gjithherë petale pas petaleje dritim magjiplotë, me të cilin ai mbështolli veprën e tij.
Albert Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top