Mesazhi i një babai për vajzën, që e rriti i vetëm, në ditëlindjen e saj. Thjesht fan

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mesazhi i një babai për vajzën, që e rriti i vetëm, në ditëlindjen e saj. Thjesht fantastik. Duhet ta lexoni

mesazhi-640x476.jpg

“Nuk dua të harrosh asnjëherë se sa shumë të dua. Ne prindërit shqiptarë jemi disi të ftohtë si natyrë. Nuk i shprehim hapur ndjenjat që kemi brenda nesh. Mendojmë se fëmijët tanë e kuptojnë vetë dashurinë e fortë që ne kemi për ta, por harrojmë se kur ndodhin keqkuptime dhe nuk i themi gjithë gjërat që mendojmë, dyshimet dhe pasiguritë mund të lindin si tek ne, edhe tek fëmijët tanë.
Unë nuk dua që ti të ndihesh e pasigurtë. Pasigurive që shoqëruan fëmijërinë dhe adoleshencën tënde pa një nënë përkrah, u ka ardhur fundi me kohë. Dua që këto fjalë t’i kujtosh gjithmonë, sepse do të jenë përherë aktuale dhe nuk do të ndryshojnë asnjëherë. Ti je personi më me vlerë në jetën time. Dua të të dëgjoj të qeshësh dhe të të shoh të buzëqeshësh. Jam krenar për personin që ti je shndërruar dhe pavarësisht se çfarë ndodh në jetën tënde, unë besoj se ti do të bësh zgjedhjet e duhura.

Nga dita kur nëna jote u nda nga jeta, më dukej detyra më e vështirë të të rrisja ty. Ti ishe vetëm dy vjeçe dhe unë duhet të merrja përsipër çdo detyrë të saj dhe ta vija në praktikë me ty. Ti qaje shumë. Ndoshta nuk të pëlqenin gjërat që gatuaja unë dhe nuk doje t’i haje. Qaje kur unë të ushqeja. Pastaj u rrite dhe fillove të bëheshe dalëngadalë një vajzë e pavarur. Gatuaje vetë. I bëje vetë punët e shtëpisë, ndërkohë që edhe mua më bëje krenar me rezultatet e larta në shkollë. U rrite dhe fillove të më shërbeje mua për të gjitha herët që unë isha kujdesur për ty. Je kujdesur për shtëpinë tonë dhe nuk i lije pas mësimet e tua. U rrite dhe i mendoje mirë gjërat që bëje.

Tashmë je një vajzë plotësisht e pavarur, e diplomuar dhe e punësuar në punën që përherë e ëndërroje ta bëje. اfarë mund të kërkoj unë më shumë si një prind? اfarë mund të kërkojë çdo prind më tepër se sa që fëmijët e tij të rriten të edukuar, të kulturuar dhe të përgjegjshëm?

Vlera e një prindi duket në mënyrën se si i rrit fëmijët e vet. Ndoshta me ty unë edhe kam gabuar diku. Ndoshta jam treguar edhe i ashpër ndonjëherë, por dije se kurrë nuk e kam bërë për të keqen tënde. Doja të të shihja kështu siç je tani. Një femër e aftë t’ia dalë mbanë e vetme përpara çdo sfide në jetë.

Mos mendo se duke të quajtur e rritur dhe e pavarur, nuk do të kujdesem për ty. Do ta bëj përherë. Përherë do të kujdesem, sepse ti do të mbetesh gjithmonë e vogla ime. Gjithmonë do të më duket sikur do të kesh nevojë për ndihmën dhe këshillat e mia në jetë. Unë s’do ta lejoj asnjë që të të lëndojë, sepse të kam rritur me plot vuajtje dhe sakrifica, si çdo prind shqiptar me fëmijët e vet. Nuk dua të shoh në krahët e dikujt që do të lëndojë, sepse ti meriton gjërat më të mira në jetë.

Babi të uron mijëra vite të tjera me shëndet, lumturi dhe shumë suksese në jetë! Bija ime e vogël, kurrë mos e harro sa të dua dhe se përherë do të kujdesem për ty. Përherë do më kesh pranë vetes. Uroj që vitet të mos na ndajnë kurrë! Edhe 100!” / bota.al
 
kjo ishte tema me e embel dhe me e bukur qe kam lexuar deri tani.


edhe per mua, babai im eshte njeriu me i dashur ne bote. Gjithqka cfare deshiroja kisha nga ai, por edhe rregulla/dicipline shum.

Nenen e kisha, por isha mesuar te vrapoj perher pas babait, qekur e vogel dhe tani edhe sot permbaj karakteret e tij teresisht.
 
Dikur jashte Shqiperise ne pune njoha nje djale nga Erseka i cili ish babai i tre femijeve.

I martuar me nje vajze nga Polonia,e me pas ishin divorcuar.

Pas disa seancave gjyqesore qe kishin kryer,gjyqtaret kishin vendos qe femijte do ti mbante i ati.
Kish dy djem,e nje vajze.
Sa here i shihja ta kepusnin shpirtin si nje dege te thate ne nje peme.
S'kam pare ne jeten time te tille prind.
Djali i madh e ndihmonte ne profesionin e tij,e lodhej tejmase.
Femije te dobet,te gjate,te thate,por me nje buzeqeshje si te skalitur ne fytyre.
E pata ftuar asokohe shpeshhere per kafe,e pata dal e per te ngrene.
Me shtepi ishin ne kryeqytet te atij vendi,por arsyeja e pune e hodhi nje sezon te vinte aty.
Dinte tre gjuhe te huaja,e inteligjent djale,por jeta,,,,,,vjen!

Ne mengjes e shikoja koken jo te krehur vajzes kur ngrihej ,e vishte c'gjente aty,se i ati ngrihej heret.

Kish tre vite qe jetonte me femijte pa ndihmen e kujt.

Ajo si me e vogla qe Kkish vec 8 vite,i rrinte vec ne kraharor te atit.

Dy djemt me te medhenj absolute ne mesime.

Ne jeten time une kam pare nje baba HERO! :)
 
Nje djale vuante nga nje semundje e rende ,kerkohej urgjentisht nje transplant ne zemer.I ati i llahtarisur per nje fenomen kaq te papritur te paimagjinueshme e nis me urgjence ne spital.Do ti qe ate dite mjeku kompetent nuk gjendej ne orarin e punes.I ati djalit kur u informua per nje fakt te tille u nxeh e filloi te leh si qen .po ku dreqin fshihet ? me thoni ku ndodhet.ju lutem beni dicka per djalin tim. E ja tek duket te vij mjeku kompetent me nje fryme sikur te dinte qe dicka tragjike mund te ndodhte.
Kur e takoi mjekun i ati i djalit i tha c ti mbante stomaku,,,

dikush nderhyri mes tyre duke deklaruar se djali mjekut kishte pesuar aksident dhe kish vdekur.ja pse me vonese.

Ati i djalit u perlot dhe i kerkoi ndjese.

sot djali jeton me zemren e djalit te mjekut...

ja c eshte jeta
 
Nga puna qe bej kam pare shume familje e cdo dite shoh femi qe tregojne gjera nga jeta e tyre dhe kur flasin per prinderit u ndrit fytyra ....kemi dy binjake vasiliki dhe vagjeli qe jetojne me babane e tyre dhe gjysherit sepse nena u ka vdekur ne lindje ...nuk e imagjinoni dot...ai baba si eshte hero me dy binjake 4 vjeca punon po ato femi kane nje pasqyre ne sy dhe kur vjen ti marre i puthe tek floket i i fut ne makine e fillon e pyete dhe gjene me elementare .....eshte ti thuash bravo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top