Mes studentëve nga e gjithë bota studenti shqiptar prezanton eksperiencën e tij përpa

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mes studentëve nga e gjithë bota studenti shqiptar prezanton eksperiencën e tij përpara Departamentit të Shtetit në Washington(Foto)

16117493_151263212032996_218917519_n.jpg?zoom=1.jpg

Washington, D.C. – Deni Hoxha, një student ne Amerikë që ka lindur në Tiranë, ka dhënë një prezantim përpara stafit të Departamentit të Shtetit të hënën në Washington, DC.Deni ishte një nga vetëm 4 studentë të përzgjedhur nga të gjithë Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve në Jordani gjatë verës nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit.

Ky eveniment ishte organizuar nga Departamenti i Shtetit me rastin e 10-vjetorit të programit NSLI-Y.Programi NSLI-Y synon të rrisë numrin e amerikanëve të cilët mund të angazhohen me folës te gjuhëve kritike. Gjatë vitit 2017, Deni do të perfaqësoje programin NSLI-Y në shtetet Maine, Vermont, New Hampshire, Massachusetts, Connecticut dhe Rhode Island.Gjatë ndenjes në Washington, Deni është takuar edhe me ambasadoren e Kosovës në Amerikë Vlora Citaku.

Në këtë takim, ambasadorja dhe Deni folen rreth Kosovës, Washingtonit, organizatës Team Albanians dhe programit NSLI-Y.Pas prezantimit te Departamenti i Shtetit, Deni gjithashtu prezantoi në zyrat e American Councils ku u takua me presidentin e American Councils Dan E. Davidson, që e përgëzoi Denin për suksesin dhe e falenderoi për punën si përfaqesues i programit NSLI-Y.

American Councils ose Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar është një organizatë jo-profitabile me seli në Washington, D.C. Këshilli Amerikan ka mbi 30 vite përvojë në administrimin e programeve arsimore dhe shkëmbimeve akademike, si dhe zyra në Prishtinë dhe në Tiranë. Programet e Këshillit Amerikan që administrohen në Kosovë janë KAEF (Kosovo American Education Fund) dhe YES Abroad.
b;.thealbanian
 

Attachments

  • 16117493_151263212032996_218917519_n.jpg?zoom=1.jpg
    16117493_151263212032996_218917519_n.jpg?zoom=1.jpg
    12.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Mes studentëve nga e gjithë bota studenti shqiptar prezanton eksperiencën e

Skiperia ky vend i bukur me njerez krenar.
Te te na rroje!
 
Titulli: Mes studentëve nga e gjithë bota studenti shqiptar prezanton eksperiencën e

Shum bukur... I lumtë... I uroj shum suksese me tej....


Sigurisht te qendroje ne forum, sdo arrinte hapin e tillë.... as qe do pritej.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top