Merr kontrollin dhe mos i fajëso të tjerët për gabimet tuaja

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Merr kontrollin dhe mos i fajëso të tjerët për gabimet tuaja




Fajësimi i njerëzve të tjerë, dëshira fantastike për kontroll, mburrja dhe jeta në të kaluarën, janë receta për moskënaqësinë me punë dhe jetë, ndërsa shprehitë e tilla duhet t’i largoni. Për arritjen e kënaqësisë në jetën private dhe profesionale e rëndësishme është t’i largoni gjërat që ju bëjnë të palumtur. Prandaj sa më parë largoni “bagazhin” e tepërt që ua vështirëson jetën. Një nga këto gjëra është fajësimi i të tjerëve për problemet personale. E vërtetë, kush punon gabon, ndërsa gabimet e të tjerëve mund t’ua vështirësojnë me të vërtetë jetën. Por duke fajësuar të tjerët, ju viheni në rolin e viktimës dhe nuk arrini të kuptoni ku keni gabuar.

ثshtë e mundshme që bashkëpunëtorëve nuk ua keni bër të ditur në mënyrë të qartë se cilat janë përgjegjësitë tuaja e cilat të tyre, ose me qasje më negative jeni bërë halë në sytë e shefit. Por nëse merrni përgjegjësinë kur gjërat shkojnë keq, fitoni forcë të re sepse automatikisht fokusoheni në atë që herën e ardhshme gjerat t’i kryeni më mirë dhe zgjuar dhe kështu punoni në kënaqësinë e ardhshme. Megjithatë njëkohësisht bëni kujdes që të mos bini në kurthin e dëshirës për të kontrolluar njerëzit tjerë. Pavarësisht a jeni shef apo i udhëzoni kolegët me zgjuarsi, e rëndësishme është ta dini që mund të kontrolloni vetëm veten dhe veprimet tuaja – me të tjerët vetëm mund të bashkëpunoni, me më shumë apo më pak suksese.


Mburrja ose kritika nuk janë rruga drejt lumturisë

Ndoshta jeni më të arsimuar, me më shumë përvojë apo më të shkathët në punën tuaj, por kjo nuk do të thotë që këtë gjë duhet t’ua përmendi të tjerëve, e edhe më pak duhet t’i kritikoni për shkak të të metave të tyre. E rëndësishme është të vlerësoni dallimet sepse kështu do të keni marrëdhënie më të mira dhe do të ndiheni më të lumtur.


Mos e mundoni veten duke menduar “si do të ishte po të ishte”

Pasi që vendosni diçka, bëni ndonjë punë, ose gaboni në diçka, përballuni me situatën dhe merrni mësim nga ajo përvojë. Dhe atëherë ndaluni të mendoni për atë. Nëse qortoheni për shkak të gabimeve të kaluara, do të jeni të dënuar në pakënaqësi të përjetshme.


Mos u përpiqni të impresiononi të tjerët

Automobili i ri, banesa e bukur, titulli kumbues dhe arritjet impresive, edhe pse është mirë t’i keni, këto nuk janë gjëra për shkak të të cilave ju duan njerëzit tjerë, por thjesht gjërat më të zakonshme. Prandaj mos u përpiqni që me këtë gjë të lini përshtypje tek miqtë, familja dhe fqinjët.


//Tel./
 
nne "Guru" i imi thote gjithmone njih veten, duaj veten, fal veten.. e bej qefin vetes me keto ke bere qefin edhe atyre qe te duan...
 
Normal parimi eshte te respektosh vetveten te tjerat rrjedhin automatikisht
 
Sa mire e ka then.shpeshher fajsojme te tjeret. Dhe nuk pranojme qe jemi vet ne ato qe gabojme.asnjeri vec vetes tende ska faj per vendimet e tuja
 
Jam nji person qe sja hedh apo nuk fajsoj askend per gabimet e mia:
Qoft gabim i rende,apo i lehte jam rritur me edukaten qe duhet te mbaj pwrgjegjesi per veprimet,dhe gabimet e mia.
 
Une e kam kte gje qe gabimin tek vetja se pranoj asihere, aq kokeforte sa dhe me veten shtyj inat.
He se gjate rruges do zbutem e une ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top