Mendimet e Cabejt per gjuhet e vjetra

Love

βeℓℓe â๓e
Mendimet e Cabejt per gjuhet e vjetra pjesa e I
Nga: Leke Zef Pepkolaj
Faqja e: Gjuha jonë hyjnore

Eqrem-Cabej.jpg

Sanskritishtja
Parashtrim e këtyre dijeve do ta nisim me Indishten.Kjo gjuhë ka një traditë shkrimi shumë të lashtë,rreth 3000 vjeçare.Në periodën e pare indishtja përfshihet me vedat himne fetare Rigvedat ,Atarvavedat etj, të cilat datohen ,ta kenë burimin rreth vitit 1000 para erës së re.Nga shekulli IV para erës së re flitet për periodën thjesht klasike të indishtes ,që quhet sanskritishtja. Sanskritisht do të thotë “gjuhë e sajuar,gjuhë letrare”Në këtë gjuhë janë shkruar vepra të famshme letrare,si epet Mahabharata,Ramajana etj.,dramat e Kalidasës,edhe ajo përmbledhje e famshme e përrallave me titullin Pançatantra,kuptimi i të cilave është “Pesë librat”.Kjo përmbledhje përallash pati një ndikim të madh për zhvillimin e përrallës jo vetëm në popujt e Azisë,por pastaj të arabët e prej andej pastaj edhe në literature europiane.Prej sanskrtishtes u zhvillua pali ,një gjuhë letrare sidomos e mbretit budist Ashoka rreth vitit 300 të epokës së re si dhe perioda e shkrimit ,një periodë e gjuhës popullore që quhet prakrit.Prej këndej pastaj u zhvillua indishtja e re me një mori dialektesh e gjuhësh që mund të thuhet se sot janë mbi 200.Sot,gjuhët Munda dhe Dravida në Indinë jugore janë gjuhë indoeuropiane.Në filimet e shekullit 20 ,… në Mesopotami zbulohen gjurmët e para të indasve me karakter thjesht indisht,edhe emrat e perëndive të paganizmit Indian,si hyjnitëndra,Varuna .Indasit kanë ardhur në Indi nga viset më perëndimore.Disa thonë nga anët e Kaspikut,disa thonë se nëpërmes Kaukazit zbritën në Indi.

Persishtja e vjetër dhe gjuhët iranike
Indasit e vjetër bashkë me iranasit e vjetër e kanë quajtur veten arias,një term që përdoret edhe në Europë me formën arianë.Nga ky emër rrjedh emri i Iranit.Gjithë gjuhët që përfshihen në këtë degë indoeuropiane në perëndim të Indisë janë gjuhët iranike.Persishtja e vjetër( e dokumentuar nga mbishkrimet e dinastisë së Akemenidëve ,të përmendur nga historia e Greqisë së lashtë) është një nga gjuhët iranike antike. Janë mbishkrime monumentale afër qytetit Persepolis ,në alfabetin kuneiform asiro-babilonas ,të periodës 520 afërsisht deri në kohën e Lekës së Madh,rreth vitit 334 para epokës së re.Duke nisur me kohën e mbretërve të derës Saranidëve ,shekulli III të herës së re ,me të parin mbretin Ardashir u zhvillua persishtja pehlevi.Persishtaj e re u formua në shekullin IX të epokës sonë,ka zhvilluar një literature shumë të pasur ,po ka pasur dhe ndikime arabe.Kjo do të ishte iranishtja perëndimore ,ndërsa në Iranin lindor u zhvillua shkrimi avesta ,një tjetër gjuhë iranike.Kjo përfshin shkrimet fetare të mazdeizmit ,një fe që përfaqësohet me Zarathustrën.Gatat (himnet fetare)të kësaj gjuhe ,kanë vjetërsi pothuaj aq të madhe sa dhe Vedet e Indisë.
Po nga koha antike këtu rreth Detit të Zi edhe Kaspikut kanë banuar popuj me gjuhë iranike siç janë skitët (që i përmend Herodoti),Sarmatët në Rusinë jugore edhe Kimerët ,që dalin shpeshherë në historinë e Ballkanit të vjetër,duke bërë inkursione nga Deti I Zi në Ballkan dhe në Azinë e Vogël.Të dhënat për këto gjuhë janë nga mbishkrime të ndryshme dhe nga epitafe.Në Turkestanin kinez a në Mongoli ,ka shkrime të mesjetës nga një gjuhë iranike që quhet sogdishtja ,që ron sot me emrin Jaguobi(në Uzbekistan).Këtyre gjuhëve u përket edhe sakishtja (arishtja veriore ) e folur në disa vise të azisë qëndrore.Në gjuhët e gjalla iranike lindore kemi afganishten,beluçishten,dialektet e Pamirit,gjuhën e taxhikëve në Taxhikistan etjer.Kurdët flasin një dialekt të një gjuhe iranike perëndimore.Në Kaukaz flitet gjuha e osetëve ,të cilët mund të rrjedhin nga alanët ose skitët.Gjuhët iranike janë një grup gjuhësh,po të një familjeje të ngusht në mes tyre.

Tokarishtja
Në Turkestanin kinez u zbulua një tjerër gjuhë indeoeuropiane që quhet tokarishtja(e dialektit Arsi dhe i Kuçës )Kjo gjuhë nuk afrohet as me indishten e as me iranishten ,po për çudi me disa gjuhë më perëndimore të Europës.Populli në mbishkrime e quan veten Tohri.

Armenishtja
Në Armeni flitet armenishtja.Vet Herodoti për Armenët thotë se rrjedhin nga Frigasit e Azisë së Vogël .Ata duhet të jenë shpërngulur në Armeni në shekullin VII para epokës së re.Si gjuhë armenishtja e vjetër është e kohës së Justinianit ,Shekulli V-VI të erës sonë,me shkrime më fort fetare ,kronika historike,dhe armenishtja e re shekull XV e këtej.Në gjuhën kishtare përdoret armenishtja e vjetër

Frigishtja
Frigishtja një gjuhë e vdekur indoeuropiane .Nga perioda e figishtes së vjetër ,shekulli VIII-VII para epokës së re,kemi mbishkrime varresh ,me atë, më të famshmin ,të mbretit Mida.Mbishkrime të frigjishtes së re janë hasur ato që datohen të shekullit II era e re (perandoria Romake)Frigasit duhet të kenë ardhur prej Ballkanit .Herodoti thotë,e të tjerë grekë thonë ,që frigasit kanë banuar diku në Ballkan në pjesën e Ballkanit qëndror dhe quheshin aty Bryges,e duke shkuar në Azi ndruan edhe emrin ,pra duhet të jenë me origjinë ballkanike.Ka njëfarë afërie midis gjuhës së frigasve dhe trakishtes,sikur ka vënë re Norbert Jokli e të tjerë.



Mendimet e Cabejt per gjuhet e vjetra pjesa e II

Hetitishtja
Po prej Azisë së Vogël u bë një zbulim sensacional,më sensacional se ai i zbulimit të tokarishtes.ثshtë fjala për ato që në gjuhësi quhen “dy letrat e Arzavës “dërguar Faraonit nga mbreti i Arzavës që u gjetën në qytetin El Amarna në Egjipt. Për Arzavën nuk dihej gjë e sigurtë,por sigurisht ky ishte i lokalizuar diku në Azinë të Vogël.Arkeologu gjerman Hugo Winckler ,më 1906-1907 në katundin Bogazkoy,950 kilometra në lindje të Ankarasë ,zbuloi një arkiv të plotë të ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Hetitëve.Hetitët përmenden edhe në biblën e vjetër ,po nuk dihej gjë konkrete për madhësinë e kësaj perandorie të madhe.U gjetën me mija mbishkrime në tabela ,rrasëza të ndryshme .Këto mbishkrime janë dy llojesh.Një pjesë janë shkruar me alfabet ideogramash.Ideogram është një alfabet që krahas gërmave e fjalëve vihet edhe figura përkatëse për shembëll kur është puna për një shpend atëhere është edhe figura e shpendit,kështu që lexuesi,edhe ai që nuk e di gjuhën pak a shumë merr një ide se pse është puna ,përse flitet.Këto ideograma interpretohen ,rroken nga ana kuptimore ,po nuk lexohen .Më anën tjetër ka edhe mbishkrime me alfabet kryesisht hieroglif të asiro-babilonasve.Këto mbishkrime lexohen mirëfilli ,po nuk kuptohen.Kështu shkenca u ndodh para vështirësive të mëdha për t’i lexuar e interpretuar mbishkrimet hitite.Me krahasimet me mbishkrimet e asirëve etj.u pa se këtu ka disa gjuhë të ndryshme të mbretërisë hitite .Mbretëria hitite ,kryesisht në Azi të Vogël ,në kohën 1600 deri 1200 para erës së re ,ka qënë një mbretëri shumë e forte. Më 1915 dijetari çek Bedrich Hrozny konstatoi se hetitishtja ,në sistemin morfologjik ,gramatikor të saj është një gjuhë indoeuropiane.Mbishkrimet hetite janë nga pikëpamja e kohës më të lashtat në të gjithë fushën indeoeuropiane,më të lashta se tekstet më të vjetra të greqishtes, edhe më të lashta se tekstet e indishtes.Mbretëria e hetitëve nga sa duket mori fund aty nga shekulli XII,aty nga viti 1200.Duket se me dyndjen e frigasve ,që në atë kohë erdhën në Azi të Vogël,mori fund edhe mbretëria hetite.(Për çudi ky konkluzion i profesor اabejit ka një lidhje me fundin tragjik të Trojës më 1180 pa erës së re,ku jo vetëm Ilioni po edhe 23 mbretëritë dardane që përfshiheshin terë territorin Azi e Vogël u përpinë nga Akejasit fitimtarë shënimi I autorit)Në Bogazkoy u zbuluan përveç hetitishtes edhe ajo gjuhë që e quajtën hetitishtja heroglifike ,e përdorur në Azi të Vogël dhe në Siri,Luvishtja ,e afër me hetitishten dhe e përdorur në Anatoli jugore ,palaishtja .Edhe ndonjë gjuhë si burrishtja (ose protohatishtja),që nuk ishte gjuhë indoeuropiane ,përbën një nga gjuhët e shumta të mbretërisë hetite.Tekstet kanë përmbajtje administrative ,sidomos ritual fetare ,për shembëll japin porosi si do të veprojë prifti kur bën fli hyjnive.Brenda perandorisë hetite feja ishte një .Përmbajtja pak a shumë e njejtë e teksteve të gjuhëve të ndryshme ka lehtësuar zbërthimin kuptimor të tyre edhe pse shteti hetit kishte gjuhë të shumta.Në Azi të Vogël ka pasur një mori gjuhësh të tjera .Në viset jugperëndimore ka qënë folur likishtja gjuha e likasve,në pjesën veri perëndimore banonin lidasit.Afër tyre banonin mizët.Edhe mizishtja është një gjuhë indoeuropiane.Emri i mizëve na kujton emrin e fisit trakas mezët në Bullgarine e sotme.Nga Ballkani ka pasur shpërngulje mjaft për në Azi të Vogël,e cila ka qënë edhe është truall shumë i begatishëm.Gjuhë anatolike nuk përfshihen në gjuhët indoeuropiane.

Trakishtja
Në pjesën lindore të Gadishillit të Ballkanit flitej trakishtja.Trakasit i quan Herodoti popullin më të madh pas indasve.Trakishtja shkonte që nga Karpatet deri në Egje ,që nga Morava e Vardari deri në Det të Zi.Trakasit ishin të ndarë në shumë fise dhe të ndryshme .Trakasit ndaheshin në shumë fise si: getët,dakët,ndofta dhe tribalët etj.,ndërsa për disa fise në perëndim si dardanët e peonët diskutohet nëse kanë qënë trakas apo ilirë.Trakasit ishin të ndarë në shumë fise ,e trakishtja flitej në shumë dialekte. Dakët dhe getët pas një lufte të gjatë e shumë të ashpër me perandorët romak në kohën e Trajanit perandor u asimiluan.Raporti gjuhësor midis dakasve dhe trakasve të mirëfilltë nuk është shumë i qartë.Nga trakishtja kemi vetëm mbishkrime të paka, unaza e arit e Ezerovos gjetur më1912,e me alfabetin grek-jonik e me shkrim të vazhdueshëm.Mbishkrimet janë të vështirë për tu kuptuar edhe për faktin se janë bustrofedon ,me një termë grek ,domethënë “si kau në arë”Ka mbishkrime për shembëll që nisen edhe në greqishten e vjetër nga e djathta në të majtën e pastaj nga e majta në të djathtën,këto quhen bustrofedon(Zonja Nermin Vlora Falaski e quan shkrimi lëvizjes së gjarpërit )Fusha e Plovdivit Bullgari është plotë me kodërvorre,si i thonë malësorët tanë,tuma ,dhe në to kanë dalë në dritë disa mbishkrime .Midis disa dijetarëve që i kanë interpretuar këto mbishkrime është edhe Vladimir Georgiev.



Mendimet e Cabejt per gjuhet e vjetra pjesa e III

Iliririshtja
Në perëndim të trakasve kanë banur ilirët.Ky popull përfshinte krejt perëndimin e Gadishullit ballkanik duke nisur me Vardar e Moravë gjer në Adriatik dhe nga Panonia e këndej nga Istria gjer poshtë në gjirin e Artës,simbas dëshmisë së autorëve grek,të cilët thonë që kush hyn në këtë gjirin e Ambrakisë ka djathtas grekët e majtas barbarët.Grekët me fjalën “barbarët” quanin gjithë ata popuj që nuk flisnin greqisht.Dihet se një degë e ilirishtes pas gjithë gjasësh ka qënë dhe mesapishtja në Italinë jugore.Emri “ilir” është përhapur në një periodë historike jo fortë të lashtë,duke dalë nga një emër fisi e duke u shtrirë në mbarë fiset me gjuhë ilire,një dukuri e shpeshtë në emërtimet e popujve.Në Iliadën e Homerit ky emër nuk del e aq më pak në mbishkrimet egjiptiane ,që janë shumë më të motshme .Përkundrazi emri i dardanëve del jo vetëm në Iliadë,po edhe në dokumentet e egjiptasve.

Makedonishtja
Makedonishtja,një tjetër gjuhë indoeuropianenë qendër të Gadishullit të Ballkanit,u asimilua që në kohën antike nga ana e greqishtes.Shkenca më objektive e pa paragjykime ka konstatuar se në thelb makedonishtja ka qënë një gjuhë më vete ,e pavarur nga greqishtja.Në biografine Aleksandrit Kurt Rufi ,thotë se në një grindje me Filotën Aleksandri e grishi atë që të mbrohej ose greqisht ose makedonisht.Filipi mbreti i makedonasve merrte pjesë në lojnat Olimpike, sepse krenohej për stërgjyshin e tij Herakliun.

Pellazgjishtja
Që nga shekulli I 19-të është folë shpesh për pellazgjishten,për gjuhën e pellazgëvet,të cilët i përmend Homeri, pastaj Herodoti e të tjerët e përmendin si një popull të zhdukur në kohën klasike.Gjuhësia e re mendon se ka qënë gjuhë indeoeuropiane ,edhe disa fjalë të paspjeguara me elelementin grek i kanë spjeguar si të pellazgjishtes.

Shqipja
Burimi i shqipes mund të jetë a prej ilirishte,a prej trakishtes ,apo prej një burimi të dyfisht iliro-trak,për arsye gjeografike e historike më shumë gjasë ka që shqipja rrjedh nga një dialekt i ilirishtes.

Greqishtja
Greqishtja bashkë me hetitishten përbëjnë dy nga gjuhët më lashtërisht të dokumentuara indoeuropiane.Si teksti më i vjetri konsideroheshin epet e Homerit(shek VIII-VII) ,por me zbulimet e reja që janë bërë është konstatuar se greqishtja është shkruar nja shtatë shekuj para homerit ,diku në shekullin XV-XVI para epokës së re.Në mbishkrimet e faraonëve aty nga shekulli X del emri i akeasve ai më i përmenduri në epopetë e Homerit.Po edhe më përpara ,në mbishkrimet hetite nga shekulli XV ,permenden marrëdhëniet që kishte mbretëria e hetitëve me Ahhijavën,që gjuhëtarët e kanë interpretuar si vendi i akeasve.Dihet se greqishtja ndahej në mjaft dialekte,të diferencuara që në fillim.Dialekti jonik me degën e atikishtes ,i cili flitej në disa ishuj edhe në Azi të vogël ,u bë edhe gjuha letrare në Greqi.Në dialektin jonik-atik janë shkruar dhe epopetë e Homerit,megjithëse ka Homeri disa dialektalizma më veriore ,që quhen eolizma.Në ishullin Lesbos ,në pjesën verilindore të Greqisë,flitej dialekti eolik,në të cilin kanë shkruar Alkeu,poetesha Safo etj.Disa e përfshin dialektin eolik si më vete, disa si degë veriore të akeishtes e cila përfshinte edhe dialektin e Kipros,atë të Arkadisë dhe disa dialekte të Peloponezit.

DORISHTJA
Dorishtja është dega e tretë ,dialekti që flitej në pjesën veriperëndimore.Dorishtja ndahej dysh:-dorishtja e Peloponezit,me Spartën (lakonishtja) dhe dialektet veriperëndimore ,Etoli,Akarnani,.Dorisht flitej edhe në ishullin Kreta po dhe në anën tjetër Magna Graecia(Greqia e Madhe)Aty nga shekulli III para erës së re u bë një bashkim i dialekteve në një guhë letrare të vetme ,që quhet koine.Në koine janë shkruar edhe gjithë shkrimet fetare të ungjijve ,të biblës etj.Në Peloponez (More),në pjesën lindore,ka një dialekt të sotëm që quhet cakonishtja,që është mbeturinë e dorishtes.Edhe në Italinë Jugore ,Kalabria jugore ,flitet një greqishte në të cilën ka mbeturina të dorishtes.Kufijtë e greqishtes me dialektet jogreke të Epirit ,me gjuhën e fiseve epirjote si thesprotët,molosët etj. janë në Ambraki.Po greqishtja pastaj fitoi terren në pjesën veriore në dëm të elementit shqiptar,sllav etj,Në kohën antike greqishtja ,përveç se në Greqi ,siç e dime nga historia është folur edhe në një pjesë të konsiderueshme të viseve bregdetare të ndryshme të Mesdheut,në kolonitë greke që shkonin që nga Spanja,Franca jugore e Italia,nëpër Ballkan gjer në Det të Zi. Grekët ishin një popull tregtar dhe natyrisht themeluan kolonitë e veta me karakter tregtar,të cilat pastaj mbajtën edhe lidhjet me vendet mëmë nga të cilat ishin shpërngulur. Për historinë e greqishtes ka rëndësi të madhe që janë zbuluar mbishkrime por interpretimi i tyre nga greku Mihail Ventris dhe anglezi J.Chadwick ,ish punonjës të shërbimit të Intelligence Servicit anlez arritje e madhe .Ata morën e studiuan mbishkrimet që ishin gjetur më pare në Knosos të Kretës dhe në qytetet Mikenë dhe Pylos (sot Navarin) në More,që përmendet në Odisenë e Homerit si rezidenca e Nestorit .Këto mbishkrime Ventris me një vështrim gjenial i zbërtheu më 1953 dhe u konstatua që aty kemi të bëjmë me mbishkrime greke afërsisht të shekullit XV-XIV ,të kohës rreth 1400 para erës sonë.Ky zbulim ka bërë një revolucion në historinë e greqishtes.Quhet edhe Lineari B ,domethënë shkrimi vijor, linear.

Mikenishtja
Mikenishtja është edhe sot në studim e sipër .Mendimet e dijetarëve për pozitën e mikenishtes ndaj dialekteve të ndryshme të greqishtes që njohim nga koha historike ,ndaj jonishtes ,ndaj akeishtes mendimet ndahen.Ka disa dietarë që thonë se mikenishtja ka qënë dialekt më vete ose që shohin ndonjë afëri me këtë apo atë dialekt.Sidoqoftë ,është faza më e vjetër e greqishtes .Ajo bashkë me shkrimet e hetitishtes përbëjnë dokumentet më të vjetra të gjuhëve indeoeuropiane nga ana e kohës,më të vjetra se Vedet e indishtes.Në Kretë janë folur dhe të tjera gjuhë,ndër to sidomos eteokretishtja,e cila nga mbishkrimet e gjetura shihet se nuk është gjuhë indeoeuropiane..



Mendimet e Cabejt per gjuhet e vjetra pjesa e IV

Gadishulli italik ose apenin
Sot Italia është homogjene në pikëpamjen e gjuhës,me përjashtim të disa kolonive (arbëreshe ,greke,gjermane )Në kohën antike,në kohën e Romës,flitej në veri gjuha e galëve ,në Veneti venetishtja ,në trevat qëndrore etruskishtja ,umbrishtja e latinishtja në Romë,oskishtja ,mesapishtja në Jug etj.Sundimi I Perandorisë romake i rrafshoi këto edhe u asimiluan gjithë këto gjuhë.Gjuhët italike të mirëfillta ndahen në dy degë-dega e latinishtes që përfshinte edhe faliskishten,gjuhën e faliskëve afër Romës edhe të qytetit Preneste,edhe dega e osko-umbrishtes që përfshinte oskishten në pjesën jugore ,në anët e Pompeit deri poshtë afër Kalabrisë,si dhe gjuhën e disa fiseve italike si marucinët,pelignët,marsët,samnitët etj.,edhe dega është gjuha e umbrëvet në Umbrie dhe në anët e Ankonës.

Latinishtja
Prej latinishtes dokumentet më të para janë të shekullit V(latinishtja e vjetër) pastaj vjen mbishkrimi I shtyllës së Forumit romak,që është I shekullit III para erës së re.Prej umbrishtes kemi shtatë rrasa metali ,bronzi,që quhen Rrasat iguvine,të shekullit II para epokës së re.Këto gjuhë largohen mjaft nga latinishtja Ka të dhëna që e bëjn ë mjaft afërmendsh mendimin që qenë gjuhë të ndryshme e që bashkëjetesa në itali e në një territor relativisht të ngushtëi afroi nga pikëpamja gjuhësore ,sidomos me ndikim nga ana e Romës.Prandaj këtu sundon koncepti i integrimit. E dimë nga historia se me zotërimin e gjatë të perandorisë remake u romanizuan një pjesë e madhe e Europës ,sidomos e Europës mesdhetare.Kështu prej latinishtes popullore kanë rrjedhur bijat e latinishtes ,që janë portugalishtja,spanjishtja,katalanishtja,provencal ishtja,frengjishtja,italishtja,sardishtja,retoroma nishtja në Europën perëndimore.Në Gadishullin e ballkanit ,në atë trevë që i përket romanitetit lindor kemi dalmatishte dhe rumanishten.Dalmatishtja flitej në kohën e mesme e gjer në fillim të këtij shekulli.I fundit që rrontr dhr fliste këtë gjuhë ishte një Udina Burbur(vdiq më 1898)në ishullin Velja(Veglia).Dalmatishtaj përdorej në Dubrovnik e në mbarë bregdetin dalmatin në kohën e mesme .Ajo ndahet në dy dialekte ,dialekti I Dudrovnikut dhe dialekti I ishullit Velja.(studiuses të dalmatishtes linguisti Italian M.Bartoli dhe Petar Skoku dijetari I Zagrebit)

Rumanishtja
Rumanishtaj ndahet në katër degë dialektore –rumanishtja në Rumani(dakorumanishtja),rumanishtja në vise të ndryshme të Ballkanitqëndror e jugor(aromumishtja) dhe meglenishtja afër Selanikut edhe istrorumanishtja në Istri.(Dijetari rumun Silviu Dragomir ka bërë vepër të madhe për rumunët perëndimor)Edhe moldavishtja është një dialekt i rumanishtes.

Venetishtja
Në Veneti flitej venetishtja .Më pare mbahej si një degë e ilirishtes ,po tani linguistika ka ardhur në përfundimin që ka qenë një gjuhë më vete,po mjaft e afërme me gjuhët italike..Ka pasur mbishkrime (të gjetura në Este ,në luginë të lumit Piave edhe gjetkë)që fillojnë nga shekulli VI para epokës së re dhe vijnë gjer në shekullin I.Në Itali veriore të lashtë ka qënë folur edhe lepontishtja në jug të Alpeve ,ligurishtja në Liguri,retishtja në Alpet,e cila bashkë me etruskiushten e Italisë qëndrore duket se ka qënë gjuhë joindeoeuropiane po me disa element indoeuropiane.Pastaj pikenishtja ,mesapishtja etj.,në Siqeli sikulishtja me sikanishten.Në periudhën romake këto gjuhë ishin zhdukur.

Keltishtja
Në perëndim të Italisë dhe në veriperëndim ishte dikur grupimi madh i gjuhëve kelte.Keltët kanë qenë një nga popujt më të përapur në kohën historike ,sidomos protohistorike të Europës,duke jetuar në mbarë Francën ,në një pjesë të mire të Spanjës ,në Italinë veriore ,në Panoni e gjetkë.Ata zbritën pastaj në Greqi,në Det të Zi edhe më vonë shkuan në Azi të Vogël.Pra një nga popujt më të përhapur në Europën e lashtë,po që me kohë u rrudhën në numrin tyre,pjesërisht duke u romanizuar,pjesërisht duke u gjermanizuar ,qoftë në Gjermani nga gjermanët e vjetër,pastaj në Angli nga anglosaksonët.Gjuhët kelte ndahen neë dy grupe:keltishtja kontinentale dhe keltishtja ishullore.
Në keltishten kontinentale përfshihet gjuha e zhdukur e galëve në Francë dhe në italinë veriore (Gallia transalpine dhe Gallia cisalpine ,përtrej e këtej alpeve)Edhe një pjesë e mirë e poetëve të Romës ishin nga kjo popullsi.
Keltishtja ishullore ndahet në dy degë.Grupi gelik ,që përfshin irlandishten në Irlandë,Skotishten në Skoci dhe manishten në ishullim


Mendimet e Cabejt per gjuhet e vjetra pjesa e V

Skotishtja rrjedh nga një shpërngulje irlandezësh në kohën e mesme. Dega tjetër është dega britanike ,e cila përfshin ymrishten në Wales(Uells) edhe kornishten në Cornwall(sot e zhdukur),si dhe bretonishten në Bretagne të Francës,të shpërngulur prej Anglie në shekullin V të epokës së re . Nga keltishtja janë mbishkrimet Ogam nga irlandishtjaqë datohen të shekullit IV-VI të epokës së re.Sot gjuhën kelte e flasin skocezët ,irlandezët etj.

Gotishtja
Gjuha e gotëve (gjuhët gjermanike lindore ) ishte gotishtja. Ostrogotët dhe visigotët shkuan nëpër ballkan, qëndruan ostrogotët nja 150 vjet edhe në Shqipëri,ku u shpërngulën për në Itali. Aty ostrogotët u zhdukën, visigotë shkuan në Spanjë edhe u mundën nga arabët.Gotishtja ka rëndësi kryesore për gjuhësinë.Aty nga shekulli IV I epokës së re në Mëzi(në Bullgarinë e sotme )peshkopi got Wulfila përktheu ungjillin në gotisht.Ky është një nga dokumentët më të vjetra të gjuhëve gjermanike.Një grup i gotëve shkoi në Krime.Bashkë me gotët bëjnë pjesë eshe disa popuj që ne i njohim nga historia ,siç janë vandalët,rugët,skirët,herulët.


Nordishtja
Nordishtja përfshin dy nëndegë,perëndimoren(norvegjishtja me islandishten) dhe lindoren(danishtja me suedishten).Quhen edhe gjuhë nordike ose skandinave.Dokumente mjaft të vjetër janë Runet që janë shkruar në Danimarkë që i përkasin shekullit III të epokës së re.Nga islandishtja e vjetër kemi Edda-n një përmledhje sagash.Dega perëndimore përfshin anglishten edhe gjermanishten si dy gjuhë kryesore ,pastaj frizonishten në Holandë ,e cila afrohet më forte me anglishten.Nga një dialekt i gjermanishtes si gjuhë më vet u shkëput hollandishtja disa shekuj më parë.ثshtë një gjuhë e cila në gjermanishten sot dëgjohet si një dialekt i frankishtes së vjetër.E afërt me të është flamandishtja ndër flamandë të Belgjikës.Monumenti më i vjetër i gjuhëve gjermanike (dhe i gjuhësisë indeoeuropiane) është një përkrenare e gjetur në Negau në Austri,e quajtur “Përkrenarja e Negaut” që i përket viteve të para të shekullit I era e re .
Anglishtja ndahet në anglishten e vjetër,në anglishten e mesme dhe në anglishtebn e re .Nga anglishtja e vjetër kemi sidomos eposin që quhet Beowulf.
Gjermanishtja gjithashtu ndahet në gjermanishten e vjetër ,gjermanishten e mesme dhe gjermanishten e re .Epopeja e Nibelungëve është e gjermanishtes së mesme ,kurse eposi i Hildebrandit i takon gjermanishtes së vjetër. Në bazë të gjuhës së kancelarisë saksone,bazuar edhe në dialiktin sakson Lutheri përktheu biblën ku hodhi edhe bazat e gjermanishtes letrare që përdoret sot.

Gjuhët baltike
Lituanishtja dhe letonishtja janë dy gjuhë të gjalla. Lituanishtja njihet që nga viti 1547.Lituanishtja ka ruajtur tiparet më arkaike të çdo gjuhe të gjallë indeoeuropiane .Letonishtja paraqet një karakter gjuhësor më të ri.Një gjuhë e vdekur baltike është edh prusishtaj e cila u zhduk në shekullin e XVII,u asimilua nga gjermanishtja.Nga shekulli XVI prej kësaj gjuhe kemi ndonjë glosar,katekizëm,a ndonjë pjesë ungjilli.Ndër to gjuhë është edhe kurlandishtja që është zhdukur me kohë

Gjuhët sllave
Gjuhët sllave ,kjo familje e madhe gjuhësh përfishin tri degë:
Sllavishten lindore me rusishten,,rusishten e bardhë(bjellorusishten) e me ukrainishten.
Sllavishten perëndimore me polonishten ,çekishten,sllovakishten,sobishten,kashubishten ,që janë edhe sot të gjalla ,ndërsa një gjuhë slave perëndimore ,polabishtja ,me kohë është zhdukur

Gjuhët sllave jugore : sllovenishtja,serbokroatishtja,bullgarishtja dhe maqedonishtja .
Dihet se dy vëllezërit Cirili dhe Metodi ,për sunduesit e Moravisë aty nga shekulli IX përkthyen në dialektin e tyre të anëve të Selanikut tekstet biblike me alfabet të marrë prej greqishtes ,po të modifikuar ,që quhet alfabet cirilik.Popujt slave me besim ortodoks kanë përdorur dhe përdorin edhe sot në një pjesë të madhe alfabetin cirilik,po të tipit të ashtuquajtur uncial.Në Kroaci ka qënë përdorur dhe glagolishtja .Në kohën e dy vëllezërve Cirili dhe Metodi gjuhët sllave kanë qënë shumë afër njëra tjetrës ,gati si të thuash një sllavishte e përbashkëtNë këtë mënyrë tekstet e shkruara në një dialekt të anëve të Selanikut kuptoheshin fare mire te sunduesit e Moravisë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top