Memorandumi që ndezi luftën në Irak

Kresha

A pretty face can never trick me
Të dhëna sekrete të zbuluara nga e përditshmja The Guardian në lidhje me takimin në mes ish presidentëve Bush dhe Bler tregojnë për takimet e tyre të fshehta për arsyetimin e nisjes së luftës në Irak.





Gjatë një takimi dy udhëheqësit bënë të ditur në një memorandum qëllimet e tyre për nisjen e luftës në Irak pa rezolutën e OKB-së kundër këtij vendi, raporton The Guardian.

Ish kryeprokurori i inspektorëve të armëve Hans Blix ekipi i të cilit ishte ngarkuar me detyrë në Irak ka thënë se lufta në Irak ka qenë jo legjitime sepse atje nuk janë gjetur armë të shkatërrimit në masë dhe se SHBA-së dhe Britanisë iu deshtë një rezolutë nga OKB-ja kundër Irakut para se të fillonin veprimet kundër këtij vendi.

Ky memorandum, i shkruar me datën 31 Janar të vitit 2003, dy muaj para nisjes së luftës, konfirmon se të dy udhëheqësit ishin të sigurt se inspektorët e Kombeve të Bashkuara nuk do të gjenin armë për shkatërrim në masë në këtë vend të pasur me naftë.

Ky dokument pesë- faqesh tregon se si Bush dhe Bler kishin caktuar datën e nisjes së luftës.

Në vitin 2006, "Newscientist" deklaroi se në luftën në Irak kishin vdekur rreth 655.000 njerëz si rezultat i pushtimit nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të. Kjo ishte 2.5% e tërë popullsisë së Irakut.

Sot, numri i të vdekurve në vend besohet se është shumë më i lartë gjersa vendi ende është i përfshirë nga dhuna për të gjashtin vit me radhë.

Kjo luftë ka bërë që përmbi 4 milion njerëz të lëshojnë shtëpitë e tyre. Gjersa disa kanë filluar të kthehen, UNHCR thotë se vendi mbetët në gjendje të rëndë me përmbi 1.5 milion njerëz jashtë kufirit Irakian.

// mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top