Memelli, sot vendoset: Ne Rusi apo te Tirana?

CooL

Search
futboll.jpg



Sulmuesi bardheblu, Migen Memelli, po vazhdon proven prej disa ditesh te skuadra ruse, Spartak Nalçik. Menjehere pasi vuri re se e ardhmja e tij te Tirana kishte pesuar nje krisje, por edhe i shtyre nga deshira per t’iu rikthyer aventurave ne kampionatet e huaja, ai nuk ka humbur kohe, por eshte vene ne kerkim te skuadres se re.
Pas ofertave te shumta nga disa klube te huaja, lojtari u paraqit per testim ne kampionatin rus, me shume gjase te Spartak Nalçik. Burime nga skuadra kampione, qe ndodhet ne Turqi shprehen se tashme ka ardhur momenti i se vertetes ruse per te ardhmen e tij. Sikurse jane gjasat, shanset qe ai te kete kaluar me sukses testimin ne skuadren ruse jane te medha. Gjithçka ka ndodhur shume shpejt dhe nje levizje e tille e Memellit duket te jete ndikuar edhe nga afrimi i Sebino Plakut te Tirana, gje qe edhe ishte parashikuar.

Ne te vertete, bomberi i dha shenjat e largimit dite me pare ne nje dalje per mediat, duke thene se ishte ne tratativa me disa skuadra dhe se gjasat ishin te medha qe ai te luante jashte Shqiperise per pjesen tjeter te sezonit. U publikuan ne media disa pista per lojtarin si Kina, Izraeli apo ndonje tjeter dhe se fundi Memelli arrin te konkretizoje hapat e tij ne kerkim te nje skuadre te huaj, duke shkuar ne prove ne kampionatin rus, ku synon te nenshkruaje nje kontrate me klubin e Spartak Nalçik.

Megjithate shume e interesuar per vendimin qe do te merret nga skuadra ruse eshte edhe Tirana, e cila edhe pse ka afruar Sebino Plakun, tashme deshiron te jete e qarte para se te nise ndertimin e nje projekti afatgjate per pjesen e mbetur te sezonit.

Nese Memelli do te mbetet bardheblu, atehere trajneri Alban Tafaj do te jete me i qete dhe do te ktheje syte e marrjes se ndonje perforcimi ne repartet e tjera, ku bardheblute kane shfaqur probleme ne gjysmen e pare te sezonit.

Nderkohe qe skuadra e Tiranes ka 9 dite qe stervitet ne kampingun e kompleksit “Limak Limra” ne Kemer. Kampionet ne fuqi te drejtuar nga Tafaj kane marre “dozat” e duhura te ngarkeses dhe me sa duket, ne gjysmen e mbetur te kampionatit do te shohim ne fushe nje Tirane akoma me te pergatitur fizikisht.

Kjo nuk eshte vene re dhe skuadra ka lene shume per te deshiruar gjate fillimit te ketij sezoni, ndoshta edhe nga moszhvillimi i nje faze pergatitore te mirefillte ne Oher veren e kaluar.

Qysh ne ditet e para, kur nisi pergatitorja e Kemerit, trajneri Tafaj dhe ndihmesi i tij ne pankinen bardheblu, Dede, filluan te rrisin ngarkesat ne stervitje, sidomos per sa i perket pergatitjes fizike te lojtareve qe kane ne dispozicion. Edhe vete futbollistet deklarojne se kane mbetur te kenaqur nga kjo faze dhe ecuria e pergatitjeve deri me tani.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top