Mel Gibson: Ju rrëfej sekretet e mbajtura për shumë vite

eGo0sTyle

System Engineer
mel_gibson.jpg

Pas skandalit të regjistrimeve dhe akuzave për dhunë shtëpiake që kishin njollosur imazhin tij si në publik ashtu edhe mes kolegëve, Mel Gibson rikthehet të flasë për veten. Në intervistën e fundit të dhënë për sajtin ‘Deadline” ai falënderon personat që i kanë ndenjur afër. Mes tyre Whoopi Goldberg dhe Jodie Foster

Në muajt e fundit, Mel Gibson ka folur më shumë për jetën e tij private sesa për atë profesionale. Të gjithë i dinë tashmë komentet e tij raciste dhe fjalët me të cilat kërcënoi gruan në një regjistrim telefonik që bëri shumë shpejt xhiron e botës duke e vendosur sërish Gibson në qendër të kritikave të të gjithë botës. Sa keq, sepse aktori sapo ishte rikthyer në skenën e filmit të Martin Campbell “Jashtë kontrollit”, dhe ishte gati realizimi i filmit të ri me Leonardo di Caprion. Si gjithmonë, është mirë të ndahet jeta profesionale nga ajo private, ndaj edhe në rastin e Gibsonit ky rregull vlen shumë. Aktori tashmë po jeton një moment të lavdishëm me tragjikomedinë e Jodie Foster “The Beaver”, ku si me ironi jeta profesionale dhe ajo private përzihen shumë keq bashkë. “ثshtë një film shumë i dhimbshëm dhe plot emocione. Aty përmes jetës së personazheve shumë prej nesh gjejnë veten”, tregon ai. Aktor, regjisor, producent dhe skenarist i shumë filmave në Hollivud, Mel Gibson, 54 vjeç dhe me pasuri që vlerësohet rreth 850 milionë dollarë, rikthehet në ekranin e madh pas shumë vitesh mungesë. Protagonist i padiskutuar i një serie të gjatë filmash, pas “Signs” në vitin 2002 Gibson u largua nga aktrimi. Një vendim ky që u pasua me të tjera probleme në jetën private. Që atëherë ka pasur probleme me alkoolin, u nda nga bashkëshortja Robyn Moore pas 28 vjetësh martesë, u bë babai i një vajze që erdhi në jetë nga lidhja e tij me këngëtaren Oksana Grigorieva, dhe “bëri” edhe disa armiq për shkak të bindjeve ultrakonservatore dhe antisemite, përveç fyerje ndaj gazetarëve që e pyesnin për jetën e tij private. Me pak fjalë, një burim i pashterueshëm; lajmi për tabloidët dhe gazetat rozë.

Herën e fundit që u takuam sapo kishe përfunduar “Apocalypt”, dhe deklarove se nuk do të ktheheshe më në sheshin e xhirimeve. Katër vjet më vonë bëre “Edge of Darkness”. Tani je në “The Beaver”. Ka ndryshuar diçka?

Kishe diçka ndryshe dhe ishte edhe Jodie. Do t’i kisha bërë pedikyr çdo ditë të javës nëse do mundja. U takuam në Maverick shumë vjet më parë. Më befasoi krejtësisht. E dija që ishte inteligjente, kështu që nuk u surprizova. Për më tepër ishte edhe pragmatike, shumë e ndjeshme dhe me zemër të mirë. Ndaj si të mos ishim miq? U bëmë miq shumë shpejt dhe këtë e vazhduan për gjatë rrjedhës së viteve. Rrugët tona ishin të ndryshme, por kishim shumë gjëra të përbashkëta. E dua me të vërtetë shumë.

Mendon se të jesh një yll kinemaje sot është krejt ndryshe me kohën kur ti u bërë i famshëm 30 vjet më parë?

Sigurisht që është më e vështirë. Kultura popullore është bërë më frenetike. Megjithatë, mendoj se sot më e vështirë është të mbrosh njerëzit e tu të dashur nga aspektet negative të jetës si i famshëm.

I ke thënë ndonjëherë vetes se ke zgjedhur profesionin e gabuar në jetë?

Gjatë viteve edhe më ka ndodhur ta mendoj ndonjëherë. Të gjithë në jetë jemi ndeshur me situata ku na është dashur të zgjedhim dhe pas zgjedhjes ndonjëherë na ka ndodhur edhe të pendohemi. Më e keqja është kur pendimi është i vërtetë dhe vazhdon gjatë. Nëse ai zgjat vetëm një moment lind nga zemërimi, në të kundërt ke bërë vërtet zgjedhjen e gabuar.

Le të flasim për filmin “The Beaver”. Po pritet shumë mirë nga kritika. ثshtë një film që të gjithë do donin ta bënin?

Në fillim askush nuk donte ta merrte përsipër. Kur ma dha Jodie Foster më tha se duhet ta lexoja deri në fund dhe t’i jepja një mendim të sinqertë. Mbeta i mrekulluar.

Po pastaj cili ishte vendimi i Jodie?

Quhet besim. ثshtë shumë e vendosur, është e zgjuar dhe ka një vizion shumë të qartë të asaj që do. Arriti ta realizonte më së miri idenë e saj. Sigurisht, në bashkëpunim edhe me ndihmën tonë.

Maturia është një dhuratë e moshës. Ju jeni 55 vjeç: “plakja” ua ka bërë jetën më të lehtë?

Eh, kush e ka thënë një gjë të tillë. Me kalimin e moshës gjërat përkeqësohen. Pas të 50-ave e kupton se koha që ke në dispozicion është duke përfunduar. Për këtë arsye nuk dua të qëndroj më jashtë skenës. Me kalimin e kohës nuk mund të bësh asgjë, veçse të peshkosh apo të jesh kopshtar.
 
Pe: Mel Gibson: Ju rrëfej sekretet e mbajtura për shumë vite

E hapi dosjen dhe ky...Bravo...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top