Meksi: Berisha të mos provokojë qytetarët e Fierit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Selia rozë ka paralajmëruar përkeqësim të situatës në qytetin e Fierit. PS, thirrje Berishës: Hiq dorë nga mandati i nëntë


TIRANث- Selia rozë i kërkon qeverisë dhe kryeministrit Berisha që të ndalë menjëherë fushatën ndëshkimore ndaj të gjithë simpatizantëve të saj në qarkun e Fierit, që morën pjesë në revoltën e disa ditëve më parë për ruajtjen e votës. Duke marrë shkas pikërisht nga aksionet policore që kanë ndodhur gjatë natës së shkuar në qytetin e Fierit, kandidatja për deputete e PS-së për këtë qark, Ermelinda Meksi, nëpërmjet një komunikimi të posaçëm me mediat i ka konsideruar këto zhvillime si një hakmarrje politike për mosbindjen që qytetarët e kësaj zone shprehen në mbrëmjen e datës 1 korrik, ku në mbrojtje të votës nga manipulimi u përballën edhe me forcat e rendit. "I kërkojmë Sali Berishës të heqë dorë urgjentisht nga raprezaljet ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PS, raprezalje që kanë vazhduar gjatë gjithë natës në Fier nga policia", - tha Meksi.

Ajo i ka bërë thirrje Berishës, që të mos provokojë qytetarët e Fierit, pasi veprime të tilla mund të sjellin revolta qytetare. "اdo veprim tjetër është një provokim i rëndë për elektoratin fierak, që mund ta nxjerrë situatën jashtë kontrollit dhe përgjegjësi i saj është Sali Berisha dhe KQZ e urdhëruar prej tij", - theksoi Meksi. Ndërkohë, selia rozë ka denoncuar edhe një herë përpjekjet e mazhorancës së djathtë për të manipuluar verdiktin e qytetarëve të qarkut të Fierit nëpërmjet KQZ-së, që ajo e ka konsideruar si masha e kryeministrit Berisha. Sipas Meksit, PS është e vendosur të mbrojë deri në fund mandatin e nëntë të deputetit në Fier dhe nuk do të lejojë që vota popullore të transformohet. "I kërkojmë KQZ-së, që në respekt të ligjit të mos zvarrisë numërimin e kutive të panumëruara të Fierit. I kujtojmë KQZ-së se nenet 116 -119 të Kodit Zgjedhor imponojnë në mënyrë kategorike numërimin e çdo kutie e cila është marrë në dorëzim të rregullt nga KZZ, siç është rasti i 9 kutive që ende sot mbeten në ambientet e KQZ-së të pa numëruara", -shtoi Meksi.

Gjithashtu, ajo ka ftuar faktorin ndërkombëtar që të asistojë nga afër situatën si në qytetin e Fierit ashtu edhe në KQZ ku deri më tani nuk është marrë asnjë vendim lidhur me fatin e 9 kutive të panumëruara që i korrespondojnë 4 KZAZ-ve, 18, 19, 20 dhe 22 në këtë qark. "I bëjmë apel faktorit ndërkombëtar për të monitoruar këtë proces, manipulimi i të cilit filloi në Fier e po vazhdon në KQZ, institucion për të cilin faktori ndërkombëtar ka premtuar garanci dhe monitorim", - u shpreh Meksi.






Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top