Mediat italiane e bëjnë fakt: Edi Reja trajneri i ri i Shqipërisë

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Mediat italiane e bëjnë fakt: Edi Reja trajneri i ri i Shqipërisë[/h] Në mungesë të zyrtarizimit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, nga ana tjetër e Adriatikut vijnë zëra të tjerë sa i takon stolit të Kombëtares së Shqipërisë, konfirmime që vijojnë të konfirmojnë firmën e Edi Rejës në krye të kuqezinjve.

“Napolionline” e bën të sigurt firmën e Edi Rejas, mes ish-trajnerin e Napolit, Lacios dhe Atalantës, që sipas këtij portal, apo edhe mediave shqiptare pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme në krye të stolit kuqezi.

Sipas gazetarit italian Xhanluka di Marzo, të mërkurën pritet takimi final mes Dukës dhe Rejas, për të caktuar detajet e fundit të marrëveshjes mes trajnerit dhe presidentit të FSHF-së. Duka kërkon një kontratë dyvjeçare me teknikun e lindur në Gorica, ndërsa vetë Reja preferon një angazhim një vjeçar. Por gjithsesi, këto detaje duken lehtësisht të kalueshme.

Vetë presidenti Duka, në pëfundim të Asamblesë së Përgjithshme, e cila zhvilloi punimet e saj ditën e sotme, u shpreh se “ende nuk ka asgjë përfundimtare sa i takon trajnerit të ri” dhe se “me përfundimin e asamblesë, tashmë do të mund t’i përkushtohet çështjes së stafit të Kombëtares kuqezi” /BW
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top