Me ujë kundër rrudhave

braziljania

Anëtar i Nderuar
Një studim i ri ka treguar se uji rrit qarkullimin e gjakut në lëkurë. Përveç ujit përmenden edhe vitamina C dhe estrogjeni si faktorë të cilët pengojnë tharjen e lëkurës dhe ngadalësojnë plakjen e saj

. Megjithatë ende nuk ekzistojnë fakte shkencore për ndikimin e këtyre dy të fundit.

Konsumimi adekuat i ujit është shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, ndërsa studimet e reja tregojnë pozitivitetin e ujit në ngadalësimin e paraqitjes së rrudhave.

Dihet se për shkak të dehidrimit, në lëkurë përforcohet paraqitja e rrudhave, ndërsa me konsumimin adekuat të ujit pengohet dehidrimi dhe në këtë mënyrë ngadalësohet shfaqja e rrudhave.

Lëkura mund të mbrohet nga rrudhat edhe duke përdorur faktorë mbrojtës gjatë daljes në diell, me mospirje të duhanit dhe me ushqim të shëndetshëm.


spekter*
 
lool Po pse sthua ti te fle gjum ne vask una, lool
sa per rrudha sdua tja di shum, vec zemra mos te me rrudhoset.!

:p:p:p:p:p:p:p:p:p:p:p:p:p:p:p:p:p
 
Titulli: Me ujë kundër rrudhave

Sekretet për të luftuar rrudhat

Dhe ndërsa kirurgjia plastike në më të shumtën e rasteve tenton të zhdukë rrudhat nga fytyrat e personave të famshëm dhe atyre të thjeshtë, ekziston një tjetër mënyrë më e lehtë dhe jo shumë e dhimbshme.Por sa mirë do të ishte sikur të ekzistonte një produkt i mrekullueshëm që ta bënte lëkurën të bukur dhe të tonifikuar, duke zhdukur përfundimisht rrudhat e moshës. Armiku kryesor i rrudhave janë zmadhimi i poreve. Për fat të keq nuk ekziston asnjë produkt i tillë, pasi kur poret zgjerohen është shumë vështirë për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme. Por ekzistojnë mënyra për të parandaluar dhe maskuar këtë dukuri.
Ajo që duhet të mbani gjithnjë parasysh është se zgjerimi i poreve ndodh me kalimin e viteve dhe, sidomos në zonat më të yndyrshme të lëkurës, kryesisht te hunda apo në pjesën T të fytyrës. Ja katër këshilla të nevojshme për të luftuar rrudhat dhe maskuar ato.
1. Mos përdorni produkte agresive
Poret e mëdha zakonisht lidhen me lëkurën e yndyrshme, ndaj edhe shpesh luftohen me produkte agresive kundër yndyrës, por rezultati është i kundërt. Sipërfaqja e lëkurës thahet duke krijuar çarje të lëkurës dhe rrudhosjen e saj. Në këtë rast lëkura nis të vetëmbrohet, duke u bërë më e yndyrshme se më parë dhe defektet janë më të dukshme se kurrë.
foto-1rr.jpg
2. Pastroni me kujdes
ثshtë shumë e rëndësishme ta pastroni sa më mirë dhe me shumë kujdes lëkurën. Pastrimi i saj të jetë e përditshme. Kini parasysh të përdorni produkte që i përshtaten lëkurës suaj. Pastrimi i lëkurës është thelbësor për një lëkurë të shëndetshme. Lëkura duhet të pastrohet mirë çdo mëngjes dhe mbrëmje, duke e shndërruar atë në një ritual të zakonshëm. Për lëkurën me pore të zgjeruara dhe parandalimin e rrudhave janë shumë efikase maskat me bazë argjile.
3. Hidratimi
Përveç pastrimit është i nevojshëm edhe hidratimi i lëkurës. Evitoni kremrat shumë të yndyrshme, janë më të mira kremrat e lehtë dhe hidratues. Këshillohet që ndonjëherë të mos përdorni kremra, pasi pak pushim të bën mirë. Në rastet e akneve është mirë të këshilloheni me një estetist, sidomos në rastet kur ato vijnë si pasojë e përdorimit të kremrave. Në një rast tjetër këshillohet të aplikohet një krem që normalizon gjendjen dhe largon pikat e zeza.
foto-2rr.jpg
4. Maskojeni me make-up
Së fundi, mund të arrini rezultate shumë të mira edhe me make up-in. Ai është një maskues ideal në shumë raste. ثshtë e rëndësishme të zgjidhni një pluhur që nuk është shumë i trashë, pasi nuk duhet të harroni që lëkura ka nevojë të marrë frymë. Ekzistojnë edhe produkte kozmetike që arrijnë të fshehin rrudhat dhe poret e zgjeruara. ثshtë një lloj xheli që arrin të maskojë defektet e vogla të lëkurës. Gjithashtu është shumë e rëndësishme edhe nuancat që i jepni lëkurës suaj gjatë make up-it për të maskuar dhe fshehur rrudhat. /Telegrafi/
foto-3rr.jpg
 

Attachments

  • foto-1rr.jpg
    foto-1rr.jpg
    13.2 KB · Shikime: 0
  • foto-2rr.jpg
    foto-2rr.jpg
    21.3 KB · Shikime: 0
  • foto-3rr.jpg
    foto-3rr.jpg
    30.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Me ujë kundër rrudhave

Largimi i rrudhave me masazh të lehtë

Rrudhat e vogla të shkaktuara nga mimika dhe thellimet në lëkurë duken simpatike dhe tregojnë se nuk fshehim emocionet tona. Rrudhat e tjera mund t’i largoni me përdorimin e tri metodave mjaft efikase.

Relaksoni muskujt e ballit dhe syve

Vendosni gishtat tregues mbi vetulla në lartësi të bebëzave të syve dhe bëni lëvizje të vogla rrethore, duke ushtruar presion të lehtë.

Tendosni pjesën e mjekrës

Me gishtat tregues bëni masazh në thellimet para nyjës së nofullës. Efekti shtesë i masazhit: forcimi i muskujve të dobësuar të fytyrës.

Parandalimi i rrudhave rreth syve

Në mënyrë që presioni të mos jetë tepër i fortë, përdoreni gishtin e mesëm. Bëni presion në thellimet afër vetullave, në mënyrë që të forconi muskujt e syve.

Zbutja e rrudhave rreth gojës

Ngjisheni lehtazi pikën midis majës së hundës dhe gojës, duke bërë lëvizje të kujdesshme rrethore me gishtin tregues, për rreth 60 sekonda.

Zbutja e rrudhave vertikale në ballë

Gishtin tregues vereni midis vetullave dhe, duke bërë presion të butë, bëni masazh për 10 minuta, disa herë në ditë.

Plotësimi i lëkurës në faqe

Bëni presion në pikën që gjendet nën bebëzën e syrit, në nivel të flegrave të hundës. Ky masazh zbutë edhe rrudhat që lëshohen nga hunda rreth skajeve te buzëve.

keshilla.net
 
Titulli: Me ujë kundër rrudhave

Rrudhat, menyrat per ti eliminuar ato​

Rrudhat zakonisht nisin te shfaqen rreth te 35-ve dhe ecin duke u pershpejtuar rreth te 50-ve.

Cuditerisht, me pergjegjese per kete jane sheqernat, ne fakt, nje proces i quajtur glycation, i cili nxit ravijezimin e rrudhave te lekures. Por si duhen luftuar ato ne menyre efektive? Sigurisht, duke i kushtuar vemendje ne radhe te pare ushqimeve; duke shmangur ato te skuqura, embelsirat, konservat dhe specialitetet e pjekura ne skare. Gjithashtu, duhet shmangur gatimi me gradacion te ulet te ushqimeve, sidomos me origjine shtazore. Temperaturat e larta, ne fakt, cojne ne krijimin e toksinave. Ndaj rekomandohen gatimet qe nuk tejkalojne temperaturen 120 °.


Ja ushqimet anti-rrudhe

Vitamina B1, e cila ngadaleson humbjen e fibrave te kolagjenit dhe eshte e pasur te orizi kafja, apo salmoni i cili permban dhe Omega 3, substance e rendesishme qe ngadaleson procesin e plakjes: gjithashtu ushqim anti-moshe eshte eshte dhe veza qe permban cystinen, nje aminoacid i dobishem per sintezen e kolagjenit, substance e domosdoshme per te mbajtur lekuren elastike.

- Fibrat qe gjenden ne dritherat, perimet e fresketa, frutat (sidomos te kivi, agrumet dhe frutat e pyllit) ; te bajamja braziliane gjendet edhe nje sasi e madhe e selenit, nje antioksidant i persosur.

- Sa per shfaqjen e njollave te erreta eshte e nevojshme vitamina C,e cila gjendet me bollek te frutat, agrumet, perimet, luleshtrydhet, (pjepri eshte burim i shkelqyer i beta-caroteines), por edhe te patatet e embla, qe nder te tjera permbajne dhe vitaminen A. Se fundi, por jo me pak i rendesishem perdorimi i rregullt i sodes si nje krem hidratues dhe ushqyes, qe e ben lekuren te bute ne te gjithe trupin , por edhe sasia e nevojshme ditore e ujit te pijshem, thelbesore jo vetem per lekuren, por edhe per shendetin e flokeve, thonjve dhe trupit.

ikub.al
 
Titulli: Me ujë kundër rrudhave

sa po te filloj pjepri te shitet do filloj ta perdor.....meqenese une e ha shume pjeprin....nje arsye me shume per te ngrene pjeper , per te luftuar rrudhat....
 
Titulli: Me ujë kundër rrudhave

oooooooooooooooooooooooo uje me kile tani do mbarohen super marketet nga uji.....:bum
 
Titulli: Me ujë kundër rrudhave

Largoni rrudhat rreth syve​

Në tëmtha dhe në këndet e jashtme të syve gjenden pikat e rëndësishme të akupresurës

Akupresura, stimulimi i pikave të caktuara në fytyrë, dukshëm eviton rrudhat dhe e kthen elasticitetin e lëkurës. Përpos efektit estetik, kjo teknikë e lashtë është edhe e mirë për shëndet, meqë përmirëson punën e organeve të brendshme dhe liron nga stresi.
Gjeni pikat gjegjëse të akupresurës në tëmtha dhe në këndet e jashtme të syve dhe ngjishni ato lehtazi me gishta.

Ngjishuni me duar të nxehta

Uluni sa më rehatshëm: edhe pse pozita e shtrirë do të ishte ideale, mundeni edhe vetëm ta mbështetni kokën në kolltuk. Duart nuk guxoni t’i keni të ftohta. Fillojeni masazhin me lëvizje të lehta të majave të gishtave nëpër tërë fytyrën. Presioni bëhet në pika të ndryshme energjetike, kryesisht me gishtat e mëdhenj dhe ai duhet të jetë i fortë.

Me akupresurë kundër rrudhave

Në tëmtha dhe në këndet e jashtme të syve gjenden pikat e rëndësishme të akupresurës. Ngjeshja e tyre do të ndikojë në zbutjen e rrudhave rreth syve, si dhe do t’u ndihmojë edhe kundër kokëdhembjes. Më pas përqendrohuni te sytë: ngjisheni me gishtat e mëdhenj pjesën rreth stve dhe ngadalë ndrydhni gjëndrat që prodhojnë lot. Në rast se bartni thjerrëza të kontaktit, mos e praktikoni këtë fazë.

Relaskohuni me masazh të veshëve

Më pas, filloni me masazhin e veshëve, respektivisht të laprës së tyre, ku gjenden 115 pika të akupresurës që janë gjegjëse për tërë trupin. Mbyllni veshët për nga 10-15 sekonda: do të shihni se sa mirë është. Për fund, ngjisheni lehtazi pikën që quhet “syri i tretë” dhe mbajeni ashtu për rreth një minutë. Do të jeni sikur një person tjetër, i ri!

aktualiteti
 
Titulli: Me ujë kundër rrudhave

Ju paska zen halli ju gocave :p
Faktori kryesor eshte stresi lol , me sa kam degjuar dhe caj jeshil ndihmon shum per rrudhat . ;)

P.S
E di qe jam fut me nje tem qe eshte per goca po meqe kisha kohe pa u aktivizu ne forum spo gjeja tema tjera lol :p
 
Titulli: Me ujë kundër rrudhave

Bizele, sardele, kivi, zbulohet dieta qe fshin rrudhat


Rrudhat shkaktohen nga ushqimet qe hame, sepse ushqyerja e gabuar çon ne plakjen e lekures: asnjehere mos konsumoni ushqime me shume sheqer, shume te skuqura apo me shume kripe. Gjithashtu nder armiqte e lekures mund te permendim edhe ushqimet “light”, ato me sheqer te shtuar qe te demtojne me shume se sa sheqeri i thjeshte. Ushqyerjes sone, sipas eksperteve, nuk mund t’i mungoje çokollata, vera e kuqe, te pasura me antioksidues, apo thjerrezat, produktet e pjekura ne avull, fruta dhe perimet, erezat dhe peshku. “Rinia flet me gjuhen e dietes mesdhetare”, tregojne anetaret e ketij studimi. Perberesit e menyse antirrudha mbajne larg sheqernat dhe proteinat qe rrisin deri ne 50 here sasine e radikaleve te lira ne lekure, duke i bere indet me te “brishta” dhe duke i çuar me shpejt drejt plakjes.

Te pakten kjo eshte fjala e fundit, dale nga mbledhja e eksperteve te “Winter Academy of dermatology and oncology”, bazuar edhe ne nje studim italian, i bere nga Qendra Pasuniversitare e Dermatologjise Biologjike dhe Psikosomatike e Universitetit te Firences, Milanos, Sienes. Ata thone se bukuria fillon nga tavolina, duke evituar ushqimet me shume sheqer apo te pjekura shume, qe me te vertete jane si nje bombe per organizmin. Shpesh lidhja mes sheqernave dhe proteinave formojne toksina te demshme. Mjafton nje fete torte, nje pije e gazuar ose 150 grame ushqime te skuqura ne dite per te rritur me 13 per qind mundesine per plakjen e lekures. Kerkimi i kryer ne 120 persona te ndare ne grupe me moshe te ndryshme tregoi se ajo çka hame redukton rrudhat ne lekuren tone.

Por perveç ushqimeve te shendetshme, qe eshte nje keshille qe ekspertet sugjerojne gjithmone, eshte mire te ekspozohesh edhe pak ne diell çdo dite dhe te kesh nje stil jetese te shendetshme larg alkoolit dhe duhanit. Jo te gjithe jane dakord per risine dhe rendesine e rezultateve te kerkimit dhe te flasesh per meny antirrudhe mund te jete e tepert. Megjithate dihet qe duhet te konsumojme çdo dite bishtaja (fasule, thjerreza, bizele), disa lloje peshku, sidomos sardele dhe ton, perime te fresketa (spinaq, brokoli, lulelakra), agrumet, kivi dhe fruta pylli. Ne fund mos harroni shume uje dhe lengje natyrale pa sheqer.

Ushqimet alkaline, te cilat duhet te merren ne sasi me te madhe ne diete, jane pothuajse te gjitha perimet, veçanerisht ato me gjethe te gjelbra dhe supat e gatuara me to. Ato ndihmojne jo vetem per nje lekure me te mire, por edhe per nje shendet me te mire. Lakra, ne menyre te veçante, eshte pastrues i shkelqyer per trupin e fytyren, e pasur me vitamina dhe minerale. Ndermjet bishtajoreve, kokrrat e sojes jane me shume alkaline, nje trajtim i shkelqyer per mbiaciditetin, po ashtu edhe qumeshti, gjalpi e veçanerisht dhalla, mjalti e melasa, si edhe shumica e familjes se arrave, si bajamet, geshtenjat, lajthite, frutat dhe lengjet e frutave, veçanerisht ato te lengshmet.

Ekspertet e te ushqyerit i quajne frutat “alkalinizatoret me te mire dhe pastruesit e brendshem me te njohur dhe ilaçin me natyral”. Mollet jane te pasura ne kalium, i cili ndihmon ne neutralizimin e toksinave ne goje dhe si rrjedhoje, ato jane pastrues te shkelqyer per dhembet, mishin e dhembeve dhe lekuren. Fiqte kane nje ferment te veçante qe quhet ficine, e cila tret helmet ne sistemin e qarkullimit te gjakut dhe ndikon edhe ne shendetin e lekures. Ato permbajne edhe seratonine, e cila mendohet se forcon dhe permireson shendetin. Studiuesit dhe te mençurit e hershem nga Lindja e Mesme agjeronin per shume dite, duke ngrene vetem fiq dhe duke pire uje per te arritur fuqine mendore superiore. Nje mendje e kthjellet eshte gjithmone e rendesishme per nje fytyre te shendetshme.

Ananasi permban bromelin, i cili pastron pankreasin, ndersa domatet jane shume alkaline dhe neutralizuese te aciditetit.

Bananet permbajne nje sasi te mire kaliumi, i cili eshte i mire per nervat. Ato jane nje gjallerues i shkelqyer i depresionit nervor kur kemi mungese kaliumi. Frutat tropikale jane veçanerisht ushqyese kur merren se bashku me qumeshtin.

Uji ose qumeshti i arrave te kokosit eshte nje trajtim i shkelqyer per çdo lloj semundjeje qe shkaktohet nga aciditeti. Te copetuara, te perziera me farat e glikanxos, jane nje tjeter ushqim i mire. Kajsite jane nje burim i vitamines A dhe te hekurit. Limonet jane shume alkaline. Per kete arsye, lengu i tij keshillohet nga murgjit e vjeter si nje ilaç i mrekullueshem per pothuajse te gjitha semundjet. Pini uje me limon çdo dite, ne sasi te vogla, here pas here. eshte shume mire nese ju i shtoni pak kripe ose mjalte (megjithese limonet dhe frutat e tjera te agrumeve jane vete acide, ata prodhojne nje reaksion alkalin gjate tretjes). Portokajte jane gjithashtu shume pastrues dhe kane nje permbajtje te larte te vitamines C.
Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top