Me njohjen e Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Ursula Plassnik ka deklaruar se vendet e Bashkimit Evropian në qetësi e presin vendimin eventual të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë rreth çështjes së Kosovës – të cilin po e kërkon Serbia – pasi, siç është shprehur ajo, “me njohjen e Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare”.

Një ditë para takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, të cilët do të diskutojnë për nismën që të zhbllokohet marrëveshja e tregtisë me Serbinë, Plassnik ka vlerësuar se, “ky zhbllokim do të varet nga vlerësimi që do ta bëjë prokurori i përgjithshëm i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz, rreth bashkëpunimit të Serbisë me Tribunalin e Hagës”.

Plassnik po ashtu ka potencuar se Serbia duhet të tregojë më shumë bashkëpunim për vendosjen e misionit të EULEX-it, ndërsa ka vlerësuar se zgjidhjet që janë ofruar për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, janë unike në botë.

"Sa i përket EULEX-it, do të ishte shumë e rëndësishme - para se gjithash për vetë Serbinë, që të tregojë një qasje me konstruktive dhe më kooperative, pasi që prioriteti kryesor i këtij misioni është mbrojtja e pakicave – pra e serbëve në Kosovë – që t’iu mundësojë atyre të jetojnë një jetë normale në një shoqëri ku sundon ligji. Do t’ua rikujtoj faktin se zgjidhjet që parashohin mbrojtjen e serbëve në Kosovë, kanë unike në botë”, ka thënë Plassnik në një intervistë për gazetën “Dnevnik”. /Telegrafi/
 
Me pamvaresine e Kosoves u rivendos e drejta nderkombetare e aqshkelur.

bravo :dong::dong: me pelqen ky mendimi yt :) :kercim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top