Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkencëtarët me dekada po mundohen të zbulojnë përse zebrat kanë trupin me vija. Duket se shkencëtarët hungarez dhe suedez e zbuluan së voni.
zebra_764_600x450.jpgNë revistën “Journal of Experimental Biology” është publikuar studimi me të cilin shkencëtarët kanë arritur deri te përfundimi se zebrat kanë trupin me vija për tu mbrojtur nga mizat gjakpirëse. Efekti i vijave bardh-e-zi në mënyrë të veçantë reflekton dritën që si përfundim dëbon insektet nga zebrat.
Grupi i shkencëtarëve ka kryer eksperimentin mbi kuaj, e përmes vëzhgimit kanë arritur deri te përfundimi se mënyra në të cilën e reflektojnë dritën qimet e errëta në mënyrë jashtëzakonshme tërheq mizat. Për shkak të kësaj kanë vendosur ta bëjnë një eksperiment në të cilin kanë mbaruar modele të kuajve me ngjyra të ndryshme, duke i lyer ata me ngjitës ashtu që më pastaj të mund të numërojnë mizat e tërhequra nga ekzemplari i caktuar. Modelet e kuajve ishin me ngjyrë tërësisht të zezë, tërësisht të bardhë, dhe me disa kombinime të këtyre dy ngjyrave.
Përmes vrojtimit është arritur në përfundim se më së paku miza kishte tërhequr modeli i cili ishte më i ngjashëm me vijat e zebrave, madje më pak edhe se modeli që ishte krejtësisht i bardhë. “Ishim të befasuar nga ky rezultat për shkak se në këtë model kishe vija të zeza të cilat reflektojnë dritën në mënyrën që tërheq mizat”, tha profesori Matthew Cobb, por edhe theksoi se kjo teori nuk përjashton të gjitha teoritë tjera. /Telegrafi/
 
Titulli: Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija

Interesante edhe pse eksperimenti paska qen si gjithmon mizor.


Po mire zebra eshte e bardhe me vija te zeza apo e zez me vija te bardha?? :D
 
Titulli: Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija

Interesante..kjo puna që pse i kanë vizat por edhe unë
si bella doja të dija kush vin më para vijat e bardha apo te zezat.lol
 
Titulli: Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija

Pak e veshtri te besohet nje gje e till, sepse edhe tigri eshte me vija e shum kafsh tjera .
 
Pe: Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija

Ja u kry dhe kjo dileme :p
 
Pe: Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija

Tash mbetet vetëm të vërtetohet se kush i bëri ashtu
dhe puna kryhet!
 
Titulli: Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija

Tani ketu thuhet se cf sherbejne jo pse :p
 
Titulli: Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija

U pa puna tashi, do blej rroba me vija bardh e zi si zebrat kur te shkoj ne shqiperi mos te me han mizat :p:p
 
Titulli: Më në fund u zbulua përse zebrat janë me vija

Po kjo zebra tjeter,
Zoe e cila sipas asaj qe lexova, eshte e vetmja zeber me sy te kalter dhe vija te arta.
48135_207425586067160_1064871119_n.jpg

Pse do jete me keto ngjyra valle ? :mendim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top