redi-
Anëtar i Respektuar
Java e 10-te e superliges eshte mbyllur ne Kavaje, me ndeshjen me te rendesishme te kesaj jave, ate mes Beses se vendit te dyte dhe Dinamos se vendit te pare. Blute e kryeqytetit, te cilet nuk njohin asnje humbje gjate fazes se pare, vazhdojne te shkeputen dhe te marrin pike edhe ne transferte. Te besuarit e Shkelqim Muçes kane fituar fale nje goli te shenuar ne minuten e 20-te te takimit, me ane te argjentinasit Soza. Me kete fitore, Dinamo arrin ne kuoten e 26 pikeve dhe shkeputet e vetme ne krye, ndersa per Besen, shkon ne 8 diferenca me blute. Ne takimet e tjera u arriten keto rezultate: Te shtunen, Tirana - Shkumbini 2 - 0, Gramozi - Teuta 2 - 0, Apolonia - Kastrioti 2 - 3; Te dielen, Skenderbeu - Vllaznia 1 - 1 dhe Flamurtari - Laçi 0 - 0.