Maskat e fytyrës- cilat duhet të zgjidhni!

*deliza*

VIP
V.I.P
Maskat e fytyrës- cilat duhet të zgjidhni!


Sipas llojit të lëkurës dhe problemit që keni, zgjidhni maskën e duhur, e cila do t'ju dhurojë, pikërisht atë që keni nevojë, me qëllim që fytyra juaj të shkëlqejë përsëri, plot shëndet dhe freski.

Fytyra duhet të pastrohet me kujdes dy herë në ditë: në mëngjes dhe në darkë. Dhe për ëdo herë nuk duhet të mungojë kremi i ditës apo i natës. Ky është rregulli që parashtrojnë estetistët, të cilët për maskat e fytyrës japin këshilla të posaëme.
E gjithë procedura e përdorimit të maskës bazohet në tre elemente: dëshirë, durim dhe kohë në dispozicion. Ndaj kur të vendosni të përdorni maskën që i kombinon llojit të lëkurës suaj, zgjidhni një ditë të lirë, pa shumë detyrime, me qëllim që të ndiqni me kujdes të gjithë procedurën. Por edhe nëse koha është shumë e kufizuar për ju, vendosni maskë qoftë edhe një herë në javë.


Zgjidhni maskën që iu kombinon

Për të zgjedhur maskën e përshtatshme, d.m.th. atë që i përgjigjet me saktësi nevojave të lëkurës suaj, mendoni se ëfarë kërkoni në atë moment: hidratim, shkëlqim, ushqim, tendosje, ajrosje etj. Ka shumë mundësi që të keni nevojë edhe për dy apo më shumë maska, nëse lëkura juaj është e përzier ose paraqet nevojat të ndryshme në zona të ndryshme, si psh. e yndyrshme në ballë, hundë dhe mjekër dhe e thatë në pjesën tjetër të fytyrës. Gjithashtu, madhësia e problemit përcakton se sa herë duhet të përdorni maskë.
Zakonisht, mjafton një herë në javë, por nëse psh. lëkura juaj është shumë e thatë, atëherë do të keni nevojë për më shumë herë. Mos harroni gjithashtu, se nevojat e lëkurës varen edhe nga stina, niveli i hormoneve dhe gjendja psikologjike.


Nevojat tuaja

Nëse keni lëkurë të thatë

Maskat më të përshtatshme janë ato hidratante. Përpiquni që lëkura juaj të jetë e lagësht me qëllim që maska të aktivizohet lehtë dhe shumë shpejt. Vendosni në të gjithë fytyrën (përveë syve dhe buzëve) një shtresë të trashë. E lini të veprojë për sa kohë që këshillojnë përgatitësit e saj. Mos e shpërlani, por me një pambuk hiqni me kujdes atë pjesë që lëkura nuk arriti ta thithte. Nëse dëshironi të trefishoni rezultatin, përdorni, menjëherë më pas, një krem ushqyes.


Nëse lëkura është e yndyrshme

Maskat më ideale për këto raste janë pastrueset. I përdorni ato rregullisht dhe mos harroni të bëni piling me një produkt të butë, gati 2 herë në javë. Shmangiuni zonës së ndjeshme të syve dhe mos e lini maskën që të veprojë më pak ose më shumë se sa rekomandojnë përgatitësit e saj. Nëse e hiqni më shpejt se ë'duhet, nuk do të jetë thithur dhe poret nuk do të jenë pastruar deri në thellësi, ndërkaq është e padobishme që ta mbani më shumë orë pasi nuk do të keni rezultat më të mirë.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme

Një pastrim i thjeshtë me ujë të destiluar, përpara se të vendosni maskën, forcon veprimin kurues. Pastroni lëkurën me pambuk ose shami letre, pa e fërkuar fort. Vendosni maskën dhe shtrihuni në kanape, duke u qetësuar për sa kohë që ajo vepron.
I mbuloni sytë me pambuk të lyer me kamomil dhe shijoheni këtë moment shlodhësh që nuk shkon më shumë se 10 minuta.

Nëse lëkura juaj është e lodhur

Pavarësisht nga lloji i saj, ka momente që lëkura duket e lodhur, pa shkëlqim sikur të mos ketë jetë në të. Në këto raste një maske rigjeneruese do të ndihmonte që të vinte në vete dhe të fitonte shkëlqimin e mëparshëm, sikurse edhe do të luftonte rrudhat dhe do të tendoste lëkurën.

Maskë për çdo rast

Hidratantet

Janë të pështatshme për lëkurat e thata dhe shumë të thata, të cilat ose paraqesin mungesë lagështie të përhereshme ose vuajnë herë pas here nga thatësia. Të pasura me aloe vera, proteina qumështore, banane, mjaltë dhe vitaminë E, maskat hidratante ushqejnë lëkurën e uritur me lagështirë, duke lehtësuar funksionin e qelizave dhe frymëmarrjen e lëkurës.

Kurueset

Përmbajnë kamomil dhe përbërje të tjera që "qetësojnë" lëkurën e irrituar, duke ndihmuar në funksionimin më të mirë të lëkurës. Gjithashtu, përdoren edhe për lëkura me puërra.

Tendosëset

Janë të mira për lëkura më të pjekura, që kanë filluar të paraqesin shenja rënieje. Ato ndihmojnë në tendosjen e lëkurës dhe zhdukjen e gjurmëve të viteve mbi fytyrë (në shumicën e rasteve vetëm përkohësisht).

Për pastrim në thellësi

Këto maska përdoren për lëkurat e yndyrshme (zakonisht për moshat e reja). Arrijnë të pastrojnë poret si dhe të pengojnë shfaqjen e puërrave dhe shenjave të zeza. Zakonisht, maskat e pastrimit janë të pasura me vitamina, por përmbajnë edhe argjil (me ngjyrën e zakonshme të gjelbërt).

Për shkëlqim dhe rigjenerim

Këto maska kanë në përbërje vitaminë C dhe duke bërë një pastrim të lehtë të lëkurës, arrijnë tëë largojnë qelizat e vdekura dhe i japin asaj shkëlqimin e nevojshëm. Mund t'i përdorni pak para se të vendosni makiazhin.

Maskat-ekspres

Veprojnë në kohë rekord (vetëm 5 minuta) dhe i japin lëkurës freski e shkëlqim. Por ato janë të rezultatshme kryesisht në fytyra që nuk paraqesin probleme.

Si Ve

Pak para se të vendosni çfarëdolloj maske, duhet ta pastroni lëkurën me shumë kujdes (në fytyrë dhe qafë).

Vendosni një shtresë të trashë në fytyrë e qafë dhe zbatoni me saktësi udhëzimet që japin përgatitësit. Ndonëse, maskat-ekspres kërkojnë pak kohë (vetëm 5 minuta), shumica e maskave të tjera duhet të qëndrojnë mbi lëkurë më shumë se 10 minuta.

Në asnjë rast maska nuk duhet përhapur në zonën e syve dhe në buzë, përveë se në rastet kur produkti këshillohet edhe për këto zona.
Maska hiqet nga lëkura, duke përdorur pambuk dhe më pas ujë të bollshëm. Zakonisht menjëherë më pas përdoret krem i posaëëm.

Përdorni maska që kombinojnë me llojin e lëkurës suaj.
Shmangiuni maskave me fruta, nëse keni lëkurë të ndjeshme.
Preferoni ta vendosni maskën menjëherë sapo keni bërë një banjo të ngrohtë, kur poret janë ende të hapura dhe i japin mundësi maskës të veprojë më mirë.

Mos preferoni maska që paralelisht pastrojnë në thellësi, nëse keni puërra.
Mos harroni se maskat janë të nevojshme, por ato nuk mund të zëvendësojnë përdorimin e produkteve të tjera kozmetike për fytyrën


1. Gjysem banane, nje e verdhe veze, nje luge vaj ulliri
e shtyp bananen me nje pirun, bashke me te kuqin e vezes dhe vajin e ullirit derisa te behet nje mase kremoze. Pastal e hap ne fytyre duke shmangur syte dhe e mban 20 min.
pastaj e ferkon fytyren me masen qe ke ne te dhe e shpelan me uje te ngrohte

2.- Gjysem banane, nje luge kos, nje luge leng limoni ne mixer. 20 min.

3.3 - 4 luleshtrydhe, nje luge mjalte ne mixer. 15 - 20 min.

4. Nje e verdhe veze, nje luge kos, nje luge mjalte.i bejme si krem. 15 MIN.

5. dy karrota te ziera me nje luge krem qumeshti ( panna gatimi). 15 Min.

6. nje luge gjelle maja birre, pak qumesht te ngrohte, e bejme brume te qullet dhe e shperndajme ne fytyre. pas 15 min kur fillon dhe thahet, e ferkojme fytyren dhe e shpelajme me uje te ngrohte (antirrudhe) 20 MIN.

7. 2-3 luge fasule te ziera, i shtypim, i perziejme me nje te bardhe veze, nje luge mjalte dhe nje luge leng limoni. 20 Min

8. Lekure portokalli e grire ose limoni, e perzier me nje luge mjalte. 15 Min

Cdodite
 
po keto jane shume frutdhenese ,,,,,maska me e mire per fytyren ehste maska me produkte natyrale ...ja ka them kujtdo dhe asnjeri ska nerva me e provu por qe eshte efikase kte e kam provu vete ..
 
Une sinqerisht nuk kam nerva te merrem me maskra e kremra.Fytyren e laj ne mengjes vetem me uje dhe mjaft.Edhe pse i them vetes nga ky muaj do filloj te blej produkte per fytyren,asnjehere nuk e bej.Mundesisht dhe kur i blej,skadojne para se ti perdor une...
 
po me puqrat e pubertetit si ja behet..tek meshkujt a perdoren apo jo..
ngase i kam shum inatt keto puqrra..dhe me nervozojnn edhe pse shum pakzz me dalinn..

apo duhet te kshillohem me doktorinn..
 
une se vras menjen hic po ka ardh koha qe duhet me e vra i cik se me gjithe kete smog
e gjithe kete cigare qe pime do me dali mjekra per zotin:S
 
spara perdor patinim ne fytyr, keto vertet jan shum te vlefshme por fytyra ime vec me uje e me sapun eshte e fresket. i fus nga nje te lyer me pambuk e me alkol dhe e ben me xixe . qe te perdor make per fytyren dhe maske per floket , i be qe e gjithe rroga ime te jet vec kozmetike.

per kete kam nevoj une :

Për pastrim në thellësi


Këto maska përdoren për lëkurat e yndyrshme (zakonisht për moshat e reja). Arrijnë të pastrojnë poret si dhe të pengojnë shfaqjen e puërrave dhe shenjave të zeza. Zakonisht, maskat e pastrimit janë të pasura me vitamina, por përmbajnë edhe argjil (me ngjyrën e zakonshme të gjelbërt).

Për shkëlqim dhe rigjenerim

Këto maska kanë në përbërje vitaminë C dhe duke bërë një pastrim të lehtë të lëkurës, arrijnë tëë largojnë qelizat e vdekura dhe i japin asaj shkëlqimin e nevojshëm. Mund t'i përdorni pak para se të vendosni makiazhin.
 
Maska

Disa këshilla para se të aplikoni maskë.
maskat (1).jpg

Lëkura juaj mund të ndryshojë cdo stinë. Një lëkurë e cila është e yndyrshme në stinën e verës mund të bëhet e thatë gjatë stinës së dimrit. Pra merrini në konsideratë ndryshimet e lëkurës tuaj përpara se të vendosni në maskën që ju përshtatet.
1. Përpara se të aplikoni maskën që keni zgjedhur pastroni fytyrën tuaj. Më pas shpëlajeni atë me ujë të ngrohtë.
2. Nëse keni një lëkurë të kombinuar përdorni te dyja maskat; për një lëkurë të yndyrshme dhe atë për një lëkurë të thatë por kujdesuni që të aplikoni secilën në zonen që ka nevojë për të.
3. Shumica e maskava duhen lënë në fytyrë për rreth 3 deri në 10 min. Gjatë përdorimit të maskave të gatshme lexoni më parë instruksionet.
Maska në kushtet e shtëpisë
Maskë për lëkurë të thatë
Me vezë- Për këtë maskë nevojiten një e verdhë veze, nje lugë kafeje me qumesht pluhur dhe gjysëm luge kafeje mjaltë. Pasi të keni rrahur një të verdhë veze I shtoni më pas qumësht pluhurin dhe mjaltin. Përziejini vazhdimisht derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë dhe më pas shpëlajeni atë me ujë të ngrohtë.
maskat.jpg

Me avogado- Një maskë me një përbërje të tillë përbën një prej kurave më të mira për një lëkurë të thatë. Për ta përgatitur ktë maskë shtypni avogadon derisa ajo të bëhet një masë e qullët, shtoni vaj bajame dhe vendoseni në lëkurë. Mundohuni ta mbani sa më gjatë të mundeni në mënyrë që të ushqejë dhe të zbusë lëkurën tuaj.
Të tjera
Për një lëkurë të thatë provoni këto:
“ Të verdhë veze të përzier me vaj ulliri dhe mjalt të ngrohtë.
“ Shtalp (salcë kosi)
“ Vaj ulliri I thjeshtë
“ avogado
maskat (2).jpg
Maskë për lëkurë me yndyrë
Me domate- Për një lëkurë te yndyrshme qullni një domate të pjekur dhe vendoseni në fytyre. Mbajeni atë për 15 deri ne 20 min. Më pas shpëlajeni këtë me ujë të ngrohtë.
Skrab pastrues me mjaltë- Përzjeni një lugë gjelle me lëng patate me dy luge të tjera gjelle që përmbajnë bajame të prera shtojini dhe gjysem (1/2) lug caji lëng limoni. Aplikojeni atë në fytyrë duke e fërkuar e më pas shpëlajeni atë me uje të ngrohtë.
Të tjera
Për nje lëkurë me yndyrë provoni këto:
“ pure domateje e përzier me miell patateje, përzieni derisa të bëhet në formë paste
“ kastravec (do të zbardhë lëkurën tuaj)
“ vezë të bardha të rrahura me disa pika limoni (këshillohet dhe për pikat e zeza)
“ karrotat
 
E gjithë procedura e përdorimit të maskës bazohet në tre elemente: dëshirë, durim dhe kohë në dispozicion. -mesee vetet duhet sidomos shuem durim.

un per vete i perdor maskat kur jam duke ndenjur ne shtepi .perdo maska qe sduan kohe te perdoren apo gjera te tilla.

faktikisht mire eshet qe her pas here [jo gjithmon pasi fytyra mesohet keq] qe te perdoren maska ne kushte shtepiake pe tu ndejnjre ndoshta me e bukur. maskat ne kishet shtepia jane shume her me efikase sesa maskat qe blejme ne famaci etj.
Mmire eshte ti pedorim pasi bejne shuem jmire per pastrimin e lekures, pe pastetin e saj etj.

Limoni ehset shume i mire per pastimin e fytyes. mjafton te maresh nje limon dhe ta shtyrydhesh . me lengun e saj laj fytyen , mbaje per 20 min ose 30 min max [nuk ehste nevoja per me teper] deh laje me uj te vaket fytyen.

limoni pervecse per pastimin e fytyres ndihmon deh per heqjjen e pucrave. kjo keshillohet te perdoret nje jave rresht dhe do keni nej fytyre te pastruar, te lemuar .

postime te bukura
 
Maskë fytyre për lëkur dialektike

Përzieni shumë mirë në blendër ose me dorë 1 filxhan kafeje kos me 1/2 filxhan bollgur (nga gruri). Përhapeni masën e përgaditur në lëkurë të pastër dhe lerëni për 10 minuta. Pastaj shpërlajnei mirë me lëngun e një pjeshkje të freskët.

Bëni mask në mënyrë të lehtë

Do tju nevojitet :


•Mjaltë
•Miell gruri
•Birrë

Procedura për të bërë maskën tuaj të fytyrës është mjaftë e thjeshtë, ashtu edhe produktet që do të përdorni.

Hidhni në një tas lugë mjaltë, një lug miell gruri dhe 20ml birrë.
Përhapeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë të vakët pastaj me të ftohtë.
Edhe nëse e lini maskën për më shumë se 20 minuta, nuk do të keni asnjë problem, sepse përbërja e saj nuk shkakëton asnjë lloj alergjie ose acarimi.

Për një lëkurë te pastër të lëmuar të pastër dhe të shëndritshme.

Maskë ushqyese për lëkura të yndyrshme

Nevojiten:

•3 lugë gjelle kosi (plot)
•1 të verdhë të vezës
•1 lugë krem qumështi
•1 lugë gjelle mjaltë të shkrirë
•1/2 lugë gjelle me lëng molle
•1/2 lëng gjelle domateje të freskët

Përgatitja:


I përziejm bashkë të gjitha dhe e përhapim maskën në të gjithë fytyrën dhe në gushë. Që maska te veprojë nevojitet një kohë e mjaftushme, për këtë arsye mirë do të ishte që maskën ta përdorni përpara se të bini për të fjetur.
Ditën tjtër pastroni atë që ka mbetur dhe që nuk e ka thithur lëkura.

Krem pastrues për fytyrën tuaj

I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave.

Nevojiten:

•1/2 filxhan me kos
•1 lugë gjelle vajë ulliri
•1 e 1/2 lugë të vogël me lëng limoni

Përgatitja:
Trazojeni të gjithë bashkë dhe hidheni masën e përgaditur në një vazo të vogël të mbyllur mirë. Mbajeni në frigorifer dhe përdoreni 1 lugë të vogël në mëngjes dhe në dark që të pastroni fytyrën tuaj.

Maskë për fytyrë për lëkura me njolla të kuqe

Përzieni 2 lugë gjelle argjilë të bardhë ( do ta gjeni në dyqane që ka ushqim biologjik ose në farmaci)

•1 lugë vaj ulliri
•1 lugë krem qumështi
•dhe 3 lëng gjelle lëng portokalli (sipas rradhës së shkruar)

Përhapeni masën e përgaditur në lekurë të pastër për 2o minuta. Shpërlajeni fytyrën me ujë minral.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top