Maska të freskta për fytyrë të re

braziljania

Anëtar i Nderuar
Maskat nga produktet e freksta bëhen shumë lehtë dhe shpejtë.Për fytyrë të ndryshme egsistojnë edhe reçeta të ndryshme.

Vezë për mini lift

Nese deshironi qe lëkura juaj mos te jete me rrudha ather ju kisha preferuar te perdorni maske nga vezet.Ato permbajne alumin,substanca me aminoacide te cilat e terheqin pjeset e lekures ku ajo eshte rrudhur.


Limoni per te menjeanuar yndyren e tepert nga fytyra

Derisa fytyra juaj eshte e yndyrshme dhe e paisur me akne,pore dhe me te zeza ne fytyre ather ju kisha preferuar te perdorin maska nga limoni e cila ka efekt antiseptik.

Pervec asaj limoni eshte i pasur edhe me vitamin C e cila i lagë qimet dhe mundeson regjenerimin e lekures.
Zbutni nje lekure limoni ne nje filxhan me uje dhe pastaj perzihet e cila do te perdoret si tonik.Pastaj vendosni ate ne fytyre dhe le te qendroj deri 5 minuta para larjes se fytyres suaj.
 
Provoni me maskat e sallatës!

Me ardhjen e dimrit, në fytyrë dhe në trup dalin në pah difektet e para të lëkurës, si rrudha apo ç’ngjyrosje të lëkurës vende-vende. Për të riparuar gjithçka mjafton që të ndiqen recetat e specialistëve të cilët janë kujdesur dhe për lëkurën e Milly Carluccit.

Dimri tashmë ka ardhur dhe së bashku me të të gjitha problemet për bukurinë në që sjell ndryshimi i stinës. Nxirja që kemi marrë gjatë verës tashmë është zbehur shumë dhe lëkura e trupit nuk është më e bukur si më parë dhe ka nevojë që ta ndihmojmë me përkujdesje më të mëdha. Dhe sa hërë që jemi në krizë për pamjen tonë të jashtme u kërkojmë ndihmë specialistëve dhe ata këshillojnë. Para së gjithash fjala çelës është peeling.

Eleminimi i qelizave të vdekura i dhuron lëkurës një ngjyrë të bukur dhe mbi të gjitha i lehtësn ajrosjen. Fillojmë nga trupi, duke kujtuar që sidoqoftë peeling është një veprim agresiv ndaj lëkurës ndaj dhe duhet të bëhet në mënyrë të butë dhe delikate. Përsëriteni përsëri në qoftë se e shikoni të arsyeshme por me një distancë prej 8-10 ditësh. Në qoftë se keni pak probleme është i këshillueshëm një pastrues i lehtë që është dhe zbutës.

Përdoreni këtë solucion duke e hedhur në një shami teli të cilën pasi të keni lagur trupin ta përdorni në vend të fërkueses së zakonshme. Në qoftë se lëkura juaj është shumë e tharë për shkak të rrezeve të marra në stinën e verës, është e nevojshme një kurë më e fortë që të lagojë të gjitha qelizat e vdekura. Për këtë rast në fërkuesen prej teli të butë duhet të hidhni një tas të vogël miell misri integral, një tas të vogël me miell bajamesh të ëmbla dhe një tas tjetër me sambuko. Më pas proçedohet si herën e parë duke e fërkuar lëkurën për një kohë të gjatë por në mënyrë delikate.

Do të shikoni që lëkura do të bëhet e butë dhe elastike si kurrë ndonjëherë. Në qoftë se bëni pjesë tek ato fatlume të pata të cilat e kanë kaluar verën pa u dëmtuar nga rrezet e diellit i lejoni vetes një banjo të kënaqshme për të patur një lëkurë kompakte dhe elastike. Hidhni 3 litra qumësht në ujin e ngrohtë të vaskës dhe qëndroni për 20 minuta. Do të shikoni që lëkura juaj do të jetë e butë dhe e këndëshme ashtu siç keni ëndërruar gjithmonë.

Një dekolte si një star
Qafa është një pikë që lihet disi pas dore përsa i përket kujdesit të lëkurës. Atëherë ja një maskë e jashtëzakonshme: Merrni një sallatë të tërë, lajeni me kujdes dhe grijeni. Më pas aplikojeni sallatën e grirë në të gjithë qafën dhe në pjesën e krahërorit. Mbajeni për 20 minuta. Sallata përmban shumë vitamina dhe është efikase për të gjitha llojet e lëkurës.
 
Në fytyrë bajame dhe ananas

Në qoftë se do të bëjmë peeling në fytyrë ky duhet të jetë shumë i lehtë. Sigurisht që gjithçka varet nga gjendja e lëkurës suaj dhe nga dëshira juaj. Në qoftë se pëlqeni që të reagoni me një farë energjie merrni bajame të ëmbla të grira hollë dhe pastaj bashkojini me aq ujë sa mjafton për të krijuar një maskë kremi. Përbërjen aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar lëkurën por jo për një kohë më të gjatë se sa dy minuta.Më pas lajeni.

Në qoftë se lëkura e fytyrës suaj ka vetëm një shtresë mjaft të lehtë qelizash të vdekura, përdorni lëngun e ananasit i cili ka aftësi të mira për të zhvilluar peeling. Kështu pasi të keni shtrydhur një gjysmë ananasi shpërndajeni në të gjithë fytyrën. Mbajeni jo më tepër se 5-6 minuta dhe lajeni fytyrën. Përsëriteni të njejtën gjë tre javë me rradhë duke e aplikuar një herë në javë. Në këtë pikë jeni gati për të përballuar dimrin me një lëkurë të bukur dhe të rigjeneruar mirë.



r.spekter*
 
Maska te ndryshme ne kushte shtepijake.

Cdo femer kerkon gjithmon e me shume te ndjehet me e bukur se kurre, dhe per kete gje femra shpenzon me mijerra para neper qendra te ndryshme bukurie Sigurisht qe qendrat estetike jane vertet shume te mira, te vlefshme por i dhe shume te shtrrenjta....pavarsihst nga kjo ne duam te jemi te bukur.

Ne mund te kujdesemi per veten tone pa u shpenzuar kaq shume , duke pregatitur maska te ndryshme dhe mjaft efikase edhe duke qendruar ne shtepi. Pergatitja e nje maske nuk vonon me shume se pese minuta dhe aplikimi i saj eshet mjaft i thjesht dhe mafton te mbahet 10 deri ne 15 minuta, cfaredolloj maske te jete dhe ne do te ndjehemi te bukur gjithe kohen.....

....por shume femra nuk dine te pregatisin maska te ndryshme ne kushet shtepijake.....

Jepni ide te te ndryshme per pergatitje te maskave te ndryshme per floket fytyren apo trupin ne kushtet shtepie....gjithcka ju dini apo perdorni personalisht.....
 
Titulli: Maska te ndryhsme ne kushte shtepijake.

Lengu i limonit eshet nje mask shume e mire per fytyren. Mjafton te marresh nje limon

lengun e saj aplikoje ne fytyre , mbaje 30 minuta ne fytyre dhe aplikoje per nje jave rrejesht dhe fytyra juaj do te jete vertet shume e paster , e lemuar dhe me e bukur se kurre.
 
Titulli: Maska te ndryhsme ne kushte shtepijake.

Per flok sa me te bukur dhe et sendetshme....

Marri nje veze dhe te verdhen e saj e saj e perziejme me dy luge gjelle vaj ulliri dhe dy pika limon. I perziejme sa arrihet nje mase e njetrajtshme deh e aplikojme ne floke. E mbajme masken per 16 minutta dhe me pas e lame koken me shampon tine te zakonshme.
Floku juaj do te jete plot shkelqim dhe jete....

Nderkoh me te bardhne e vezes ju mund te beni nje maske per fytyre....mjafton ta aplikosh te bardhen e vezes ne fytyre dhe ta mbash per 15 apo 20 minuta.........
 
Titulli: Maska te ndryhsme ne kushte shtepijake.

Maske me te verdhen dhe te bardhen e vezes!

E hedh ne nje ene te verdhen e vezes,e perzien,e perhap ne lekure dhe e mban per 5 min.
Me pas e shpelan fytyren me uje te ftohte.
E verdha e vezes eshte teper ushqyese dhe natyrisht eshte natyrale.
E bardha e vezes gjithashtu mund te perdoret si maske,por me teper vlen si maske per zvogelimin e poreve.
Kjo maske perhapet ne fytyre,pune 2-3 minutash.Ne fund shpelarja behet me uje te ftohte.
Keshillohet nje here ne dy jave.



Masazh per fytyren.

Na duhet:vaj ulliri,leng limoni te fresket dhe pak kripe te bardhe te imet.

Vaji i ullirit,lengu i limonit dhe kripa perzihen bashke ne nje filxhan kafeje dhe mbahen ne frigorifer te mbuluar.Here pas here beni masazh te lehte ne fytyre duke e goditur lehte me majat e gishtave ne balle dhe ne mollezat e faqeve.
Hap,pastron dhe ushqen poret e fytyres.
 
Titulli: Maska te ndryhsme ne kushte shtepijake.

Maske me patate per rrathet e zinj te syve.

Pastroni nje patate dhe prijeni ne feta shume te holla.Shtrojini fetat ne sy dhe lerini rreth 10 min.Me pas hiqini dhe shpelani fytyren.

Krem pastrues per fytyren.

Nevojiten:

1 kastravec(me lekure te prere holle)
1/8 patate(me lekure te prere holle)
1 luge sode buke
1 kokerr veze
1 filxhan kos

Pergatitja

Hidhni ne makineri grirese pataten dhe kastravecin.Shtoni soden dhe vezen dhe vazhdoni perzierjen.Me pas hidhni kosin.Nese keni lekure te yndyrshme,shtoni 2 luge kafeje leng limoni.Kremi ruhet ne frigorifer per dy dite.

Si perdoret

Shtrojeni ne nje pambuk ose pecete te paster dhe pastroni me te fytyren.Me pas hiqeni dhe shpelani fytyren.
 
Titulli: Maska te ndryhsme ne kushte shtepijake.

Maska per lekuren rreth syve.


Dy luge djathi jo me yndyre te perzihen me nje luge caj te zi.Ketu shtohen dhe 3 pika leng limoni.Ne kete tretesire te zhyten dy copa pambuk dhe te mbahen mbi kapake te syve per 20 minuta.
Pastaj duhet te shperlahen me uje te vaket.


Maska nga qumeshti dhe kamomili(per te gjitha llojet e fytyres)


Nje grusht lulesh kamomili te pervelohen me 100 ml qumesht dhe te lihen te qendrojne 20 min.Te kullohen,perseri te nxehen edhe pak dhe te shtohet edhe nje luge humus pluhur dhe gjysme luge mjalte.
Te vihet ne fytyre dhe dekolte,te mbahet 15 min.
Te shpelahet me uje te ftohte.
 
Titulli: Maska te ndryhsme ne kushte shtepijake.

Maska per fytyre te yndyrshme

1 te bardhe veze
1 luge gjelle leng karrote
2 luge miell

I perzien mire te gjitha keto,dhe masen e fituar e shperndan ne fytyre,,e len te qendroje 20 min,pastaj fytyren e shpelan me uje te nxehte.


Maska nga vezet(per lekure me te bute)

1 te bardhe veze
2 luge miell
1 luge mjalt

Se pari perzihet e bardha e vezes e pastaj i shtohet mjalti e pastaj mielli.Maska e fituar shperndahet neper fytyre dhe e len te qendroje derisa te thahet.Pastaj fytyra shpelahet me uje te nxehte.
 
Titulli: Maska te ndryshme ne kushte shtepijake.

Sekreti per nje lekure te shndritshme

Lekure e shendetshme dhe e qart eshte sinonimi i bukurise dhe shendetit. Me agjentet atmosferik, duhani, smogu dhe nje ushqim jo korrekt dhe i shendetshem, eshte veshtire te mbani fytyren te shkelqyeshme. Duke marr parasysh keto veshtiresi, ju propozojme recete te cilen mund ta pergatisni vet ne shtepite tuaja per nje trajtim me baze limoni, per ti risjelle perseri shkelqim lekures tuaj.

Pergatitja eshte e thjeshte: ju nevojiten dy kokrra limone dhe nje lug vaj vegjetal. Duhet te lani mire limonet, pas grini lekuren dhe lereni sa te jete thare. Me pas perzini vajin vegjetal me limonin e grire. Aplikojeni ne fytyre dhe hapeni ne menyre delikate per 5 minuta, me pas shpelajeni me uje te vaket. Beni kujdes te mos irritoni lekuren./burimi: ikubINFO/
 
Si mund të përgatitni në shtëpi krem për fytyrë

Lexoni si mundeni që, nga preparatet natyrore që gjenden në shtëpinë tuaj, të përgatitni krem për fytyrë, apo preparat për trup

Ky lloj kozmetike është i lirë, i thjeshtë, përgatitet shpejt dhe është praktik, duke mos harruar as faktin që nuk përmban kurrfarë aditivësh dhe konservuesësh. Kur flitet për kozmetikën natyrore, me të vërtetë gjithçka është e mundshme. Lirisht mund t’i harroni losionet dhe kremrat e shtrenjta, meqë preparatet natyrore kanë edhe aromë aq të mirë, sa që ju vjen që t’i hani.

Lirë, shpejt dhe praktike

Përpos preparateve kozmetike, nga përbërësit natyrorë mund të përgatitni edhe, psh. zbutës natyror për rroba. Zbutësit industrialë për rroba zakonisht janë të dëmshëm, sidomos për fëmijët. Në vend të tyre, merrni një gotë ujë dhe qitni pesë pika vaji eterik të mentës. Një preparat i tillë i dezinfekton dhe freskon rrobat. Apo, ja një recetë e mrekullueshme për përgatitjen e shamposë natyrore. Në barnatoret bujqësore mund të gjeni bazën e shamposë, pastaj duhet të zieni çaj jeshil dhe ta shtoni në bazën e shamposë. Ky shampo natyror preferohet për forcimin e flokëve.
Nëse keni probleme me zbokth, atëherë në bazën e shamposë duhet të shtoni një lugë të ndonjë vaji bimor, si psh vaj të jojobës. Gjithmonë mund të shtoni vajra eterike sipas shijes dhe dëshirës suaj.
Gjatë dimrit më së shpeshti vjen deri te ftohja, gripi dhe infektimet tjera me viruse. Ka punëtori të specializuara që, me përdorimin e vajrave eterike, mund të bëjnë ilaçe të natyrshme që me sukses mjekojnë këto sëmundje.


Ja edhe një recetë për bërjen e qumështit nga tërshëra.
Merreni një grusht tërshërë dhe një litër ujë, përzieni me mikser elektrik. Pastaj kullojeni mirë këtë masë. Fundërrina që mbetet është e mrekullueshme si maskë për fytyrë, kurse pjesa e lëngshme paraqet një lloj të mrekullueshëm të qumështit natyror, për të cilin disa thonë se është më i mirë sesa qumështi i lopës.

IkubInfo
 
Titulli: Si mund të përgatitni në shtëpi krem për fytyrë

O bruna ca jan kto tema moj aman se do i shkatarroni ftyrat gocave me kto shpikje lerini ti blejne ne dyqan ;);).Ku gjern shampo natyrore sot moj lere ca shkruajn po cfare kan brenda do na behen gocat sikur i ka ren kolerja me kto prova hahaah .
 
Titulli: Si mund të përgatitni në shtëpi krem për fytyrë

Me pare rri pa krem fare se sa te perdor nje qe e bej ne shtepi.
 
Titulli: Si mund të përgatitni në shtëpi krem për fytyrë

Me pare rri pa krem fare se sa te perdor nje qe e bej ne shtepi.

Te pakten di se ç'i fut brenda atij qe ben ne shpi. Kush te siguron ty qe te gjithe perberesit e nje kremi jane te shkruar ne kopertinen e tij?
 
Titulli: Maska te ndryhsme ne kushte shtepijake.

Lengu i limonit eshet nje mask shume e mire per fytyren. Mjafton te marresh nje limon

lengun e saj aplikoje ne fytyre , mbaje 30 minuta ne fytyre dhe aplikoje per nje jave rrejesht dhe fytyra juaj do te jete vertet shume e paster , e lemuar dhe me e bukur se kurre.

jooo,nuk te ben mire,ta acaron fytyren,te djeg,ta irriton lengu i limonit
 
Titulli: Maska të freskta për fytyrë të re

Asnje krem perveq Nivea ne fetyr nuk perdori tjeter po e kom te lemuar te paster e mbi te gjitha te bukur :p
 
Titulli: Maska te ndryhsme ne kushte shtepijake.

Lengu i limonit eshet nje mask shume e mire per fytyren. Mjafton te marresh nje limon

lengun e saj aplikoje ne fytyre , mbaje 30 minuta ne fytyre dhe aplikoje per nje jave rrejesht dhe fytyra juaj do te jete vertet shume e paster , e lemuar dhe me e bukur se kurre.

Edhe une e di qe lengu i limonit te thane fytyren...Ndoshta varet nga tipi i lekures, por vetem leng limoni ti hidhet fytyres nuk besoj se eshte shume e preferueshme...nejse e kam me te degjuar jo me te lexuar :D.
 
Titulli: Maska të freskta për fytyrë të re

ka te drejte Bellatrix, por vetem per fytyre te yndyrshme, e ka permendur edhe braziljanja ne postimin e saj te pare
une e perdor vete dhe eshte me tvertet shume mire me limon
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top