Maska për fytyrë në kushte shtëpie

Jetmira

V.I.P
Kujdesi ndaj fytyrës është një ndër prioritetet e femrave, të cilat duan që fytyra e tyre të duket bukur dhe të shkëlqejë.
Më poshtë do t’ju paraqesim disa maska për fytyrë, të cilat janë bërë në kushte shtëpie dhe ushqejnë fytyrën tuaj, e cila shkëlqen pas pak minutash.


1).Banane dhe mjaltë
Kjo maskë është ideale nëse keni lëkurë të thatë, pasi që ajo ndihmon në hidratimin e saj. Për përgatitjen e kësaj maske, mjafton ta marrim një banane, ta shtypim dhe të shtojmë dy lugë mjaltë dhe disa pika limoni. Maskën e përfituar e mbajmë në fytyrë deri në 10 minuta dhe pastaj e pastrojmë fytyrën.

2).Kakao dhe kafe
Maska ndihmon në heqjen e lëkurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë. Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përziejini dhe më pas shtoni disa lugë mjaltë. Vendoseni maskën në fytyrën tuaj dhe prisni derisa të thahet përpara se ta lani.

3).Maska me qumësht
Qumështi është një nga përbërësit më adekuat për kujdes tأ « lëkurës së fytyrës. Merrni pak qumësht pluhur dhe përziejeni me ujë. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.


4).Të bardhat e vezëve
Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Hidhni dy lugë kos, tek të bardhat e vezëve dhe në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë.

5).Maska me tranguj
Trangujt janë përbërësit e duhur për një lëkurë të thatë dhe të vajosur. Një maskë e tillë më tranguj, rigjeneron lëkurën dhe largon njollat nga fytyra.
 
Bej nganjehere ndonje maske,por kam lekure te ndjeshme dhe sikur me japin alergji.
Keshtu qe rrofte kremi hidratues e ushqyes.
 
I ruhem maskave ne pergjithesi kam gjetur qetesi me aloe vera dhe jam ok
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top