Masakër për pronën në Kurbin, vriten në pritë xhaxhai e nipi

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
download-64-150x150.jpg


Kurbin Një konflikt i hershëm pronësie shënoi dje dy viktima në komunën Fushë-Kuqe në rrethin e Kurbinit. Xhaxha e nip janë qëlluar me armë zjarri nga një bashkëfshatar i tyre, pas disa konflikteve e debateve që kishin pasur mes tyre si pasojë e një çështje pronësie. Sipas policisë, kanë mbetur të vrarë Luigj Vuka 50 vjeç dhe nipi i tij Alket Vuka, 31 vjeç. Autori i dyshuar i krimit të rëndë, sipas policisë është Ndue Gjini, 72 vjeç, banor i fshatit Alk në komunën Fushë- Kuqe të Kurbinit. Ai u arrestua pak minuta pas krimit dhe në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar një armë automatike tip “Kallashnikov”. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21: 30 minuta në fshatin Alk, teksa Luigj dhe Dedë Vuka kanë zbritur nga furgoni tip “Benz” që drejtohej nga 50-vjeçari. Sapo kanë tentuar të afrohen pranë banesave të tyre, Luigj dhe Dedë Vuka janë gjendur nën breshërinë e automatikut të bashkëfshatarit të tyre Ndue Gjini, 72 vjeç. Ai u arrestua 30 minuta pas ngjarjes dhe gjatë marrjes në pyetje i dyshuari pranoi krimin e dyfishtë. Ndue Gjini ka shpjeguar se ishte konfliktuar një javë më parë me Luigj dhe Alket Vukën në qendër të fshatit Fushë-Kuqe. Një debat që dyshohet se ka nisur për konflikte pronësie, pasi palët në konflikt jetonin pran njëri-tjetrit, debat të cilin e kanë zhvilluar një javë më parë. Ndërsa dje, rreth orës 20:00 autori i dyshuar i krimit Gjini ka qenë në të njëjtin lokal në qendër të fshatit duke pirë, kur është konfliktuar sërish me Luigj dhe Dedë Vukën. Pas disa minutash 72-vjeçari Gjini ka dalë nga lokali dhe ka marrë automatikun, me të cilin u ka zënë pritë bashkëfshatarëve të tij dhe i ka qëlluar për vdekje.//Mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top