Marrëzitë e burrave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Theksimi shumëshekullor i feminitetit e ka sjellë femrën në rrethin e mbyllur të sjelljeve dhe kërkesave, madje edhe virtytet e mashkullit binin në të njëjtin kurth.


Thjeshtësimi i standardeve jetike ia ka imponuar femrës ekzistencën vetëm brenda kuptimeve siç janë besnikëria, ndjeshmëria, afërsia dhe mirëkuptimi. Këto kuptime me kohë janë shndërruar në kundërthënie: nënshtrim, ndjeshmëri e tepërt, të jetuarit e jetëve të tjera dhe hulumtimi i mundimshëm i gjithë asaj që mendojnë të tjerët. Ajo që në fakt është pozitive në formën tepër të shprehur dhe të varfëruar është bërë burim i pakënaqësive. E nga ky burim njësoj pinin edhe meshkujt edhe femrat.

Zhgënjimi nga lidhjet

Të zhgënjyer me lidhjet në të cilat femrat deri para një kohe kanë qenë viktima, të cilat ata i kanë nxjerrë në sipërfaqen e shpresës, në mënyrë që pas një kohe të tregonin fytyrën e shtrigës, meshkujt pyeten se a kanë të drejtë “djelmoshat e këqij”, të cilët gjatë tërë jetës i bindin se femrat e pëlqejnë vrazhdësinë dhe nënshtrimin.

Mirëpo, nuk qëndron gabimi as te femrat, e as që është e vërtetë se femrat u bien në gjunjë me nënshtrim. Thënë thjesht, femrat sot mund të hetojnë fare lehtë nëse mashkulli shërbehet me të mirën në mënyrë që të fshehë “natyrën e vërtetë”, e kanë të qartë po ashtu edhe dallimin mes kujdesit të sinqertë dhe butësisë me të cilën meshkujt, dëshirojnë t’ua tërheqin vëmendjen ose të marrin pak seks. Princat e sotëm të pafat janë viktima, por vetëm nga shkaku i lëshimeve të tyre. Konsiderohen shpirtgjerë kur marrin guximin të jenë pranë një femre të cilën askush nuk e do, kur kanë guximin ta shpijnë para altarit dhe t’ia ndërrojnë shprehitë e saj të këqija. Theksimi shumëshekullor i feminitetit e ka sjellë femrën në rrethin e mbyllur të sjelljeve dhe kërkesave.

Burrëria e deformuar

Moszhvillimi i vlerave të tjera, përhapja e vetëdijes sipas zgjedhjes personale dhe mospranimi i ashpër i modeleve të tjera të sjelljes, e kanë identifikuar mashkullin me forcën, vendosmërinë, përgjegjësinë dhe kujdesin. Në këtë mënyrë burrëria është shndërruar në agresivitet, pandjeshmërinë emocionale, kontrollimin e veprimeve të të tjerëve dhe nevojën që të tjerët të bëhen të varur. Lufta midis gjinive me këtë fakt është bërë e pashmangshme, edhe meshkujve edhe femrave u mohoheshin të drejtat për ekzistimin e jetës së brendshme më të pasur. Ndarja gjithnjë më e thellë i ka ushqyer me parashenjën negative të padrejtësive të rrënjosura thellë. Kundërshtitë e imponuara kompensoheshin vetëm në sipërfaqen e jetës së përbashkët, e teoritë biologjike për dallimet e “lindura” dhe modeleve të sjelljes i krijonte shoqëria në të cilën nuk dominon vetëdija, porse bartja e skenave nga bota shtazore në të cilën mashkulli lufton për femrën, e mbars dhe kujdeset ose nuk kujdeset për pasardhësit e vet. I njëjti nxitës emocional me inteligjencën ironike ka krijuar modelet, e disa prej tyre, siç janë përrallat, vashëzat dhe djelmoshat i mirëpresin që nga fëmijëria.

B;yllipress
 
Pe: Marrëzitë e burrave

Thashe cila na qenka marrezia e radhes...Por jo qenka me mir sec e mendova...
 
Titulli: Marrëzitë e burrave

Eh marrezia burrave esht kur lejn gruan me femijet, e merren me gocat e reja.
u kulmi kulmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top